17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 203

Një person nga pakujdesia godet me veturë dyert e një shtëpie në Dragash

0

Një person në Dragash nga pakujdesia ka goditur me veturë dyert e një shtëpie në Dragash.

Sipas raportit të policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se drejtuesi mashkull me veturë nga pakujdesia ka goditur dyert e shtëpisë së ankuesit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

Arrestohen tre burra në Prizren, kanosën dhe sulmuan një grua

0
Te burra janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar një grua.
Në raportin e policisë thuhet se  dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkaq njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Zhduket një grua në Suharekë

0

Një femër kosovare është raportuar e zhdukur në Suharekë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, viktima ka dalë nga shtëpia e saj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për të sqaruar rrethanat e zhdukjes së saj.

KDTP në Mamushë del bindshëm para partive tjera

0

Rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës tregojnë se KDTP në Mamushë ka një epërsi të votave krahasuar me subjektet tjera politike.

KQZ në platformën e saj ka raportuar se në Mamushë janë numëruar 40% të votave, ku KDTP ka marrë 64.47%, KATP ka marrë 20.32%, dhe LVV ka marrë 6.02%.

Vëzhguesit nga Demokracia në Veprim kanë bërë të ditur se zgjedhjet janë zhvilluar në frymë demokratike pa ndonjë parregullsi të theksuar.

LVV-ja me epërsi të votave në Dragash

0

Rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka një epërsi të votave krahasuar me PDK-në dhe LDK-në.

KQZ në platformën e saj ka raportuar se në Dragash janë numëruar 98.21% të votave, ku LVV ka marrë 26.66%, PDK ka marrë 23.64%, dhe LDK ka marrë 23.27%.

 

Vëzhguesit nga Demokracia në Veprim kanë bërë të ditur se zgjedhjet janë zhvilluar në frymë demokratike pa ndonjë parregullsi të theksuar.
Klan Kosova

Sipas KQZ-së, LVV-ja është partia më e votuar në Suharekë

0

Rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë është partia më e votuar në raport me subjektet tjera politike.

KQZ në platformën e saj ka raportuar se në Suharekë janë numëruar 97.70% të votave, ku LVV ka marrë 34.32%, LDK ka marrë 27.08%, AAK-Nisma ka marrë 18.43% të votave dhe PDK ka marrë 18.15%,

Vëzhguesit nga Demokracia në Veprim kanë bërë të ditur se zgjedhjet janë zhvilluar në frymë demokratike pa ndonjë parregullsi të theksuar.

 

Arrestohet kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka dhe djali i tij – dërgohen për 48 orë në mbajtje

0

Dy persona me inicialet F.D dhe F.D janë arrestuar të dielën rreth orës 18:00 për një rast “Kanosje dhe Sulm”, në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje siç tha ai të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë  ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë Bytyqi.

 

Siç merr vesh Telegrafi të arrestuar janë babë e bir, kryetar i partisë turke KDTP, Firim Damka dhe i biri i tij Fuat Damka.

Vetëvendosje në Prizren ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.

KQZ në Prizren ka numëruar 91.10% të votave, ku LVV ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

Prizreni është nën udhëheqjen e Shaqir Totaj nga PDK.

Mot i ftohtë gjatë kësaj jave – nga e marta priten fjolla bore

0

Në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar. Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta.

Prandaj IHMK ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
Gjithashtu, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë. Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e IHMK mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e duhura për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme

Moti për pesë ditë:

E Hënë – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.

E Martë- Mot me diell dhe vranësia te shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E Mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me bore. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

E Enjte – Parashikohet mot kryesisht i vranët . Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

E Premte – Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

0

I pari i LDK-së thotë se respektojnë rezultatin e zgjedhjeve edhe pse nuk janë të kënaqur me pritshmëritë.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në një konferencë për shtyp ka shpallur rezultatet preliminare duke u bazuar në komisionerët e LDK-së.

“LDK ka marrë 18.14 përqind të votave, LVV-39.88 për qind, PDK, 21.84 për qind të votave, AAK-Nisma 7.62 përqind të votave, Lista Familja ka marrë 1.5% të votave dhe minoritetet e të tjera 11.02%”, ka deklaruar Abdixhiku”.

Abdixhiku thotë se përgjegjësinë për këtë rezultat do ta merr ai.