19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 204

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

0

Kryetari i Vetëvendosjes në konferencë për media, ka thënë se kishte një luftë hibride kundër tij. Ai gjithashtu tha se do ta formoj Qeverinë Kurti III.

“Gjithashtu koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3 dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë punët që kemi nisur. Besoj që qytetarët e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër të një lufte të paparë hibride klundër nesh, Oligarkët kanë shpenzuar pa hesap, kanë kërcënuar punëtorët, dhe gjithashtu kemi pasur premtimet më absurde të mundshme në këltë fushatë, të cilët kanë kriuar atmosfeër irracionale. Por populli fitoi e VV, ne jemi subjekti fitues i cili d ota formojë qeveria e ardhshme,. Rezultatet preliminare e bëjnë të qartë ata të dytët e tretët edhe bashkë s’bëjnë sa VV. VV fitoi.” – tha ndër të tjera ai.

 

Suharekë/ LVV 33.06%, PDK 17.35 %, LDK 26.29% e AAK-NISMA 18.06%

0

Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në Suharekë me 33.06 për qind apo 8 mijë e 889 vota.

E dyta në këtë qytet është Lidhja Demokratike e Kosovës me 26.39 për qind apo 7 mijë e 95 vota.

Kurse, vendin e tretë sipas rezultateve preliminare e ka AAK-ja me 18.06% apo 4 mijë e 857 të votave, ndërsa në vendin e katërt është PDK-ja me 17.35 për qind apo 4 mijë e 665 vota.

Limaj shpall fitoren në Malishevë

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka shpallur fitoren në Malishevë.

Në një postim në Facebook, Limaj ka shkruar se në vendlindjen e tij kanë fituar mbi 40 për qind të votave.

“Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.  Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën. Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar Limaj.

Në këto zgjedhje, Nisma garoi në koalicion me AAK-në.

 

Përplasje mes partive të komunitetit turk, YTHP dhe KDTP me akuza të ndërsjella

0

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së.

Sipas kësaj partie rasti ka ndodhur në parkun në lagjen Kurrillë.

“Kryetari i përgjithshëm i KDTP-së, Fikrim Damka, ka sulmuar fizikisht kandidaten për deputete të YTHP-së, Arda Maloku, në Parkun e Dëshmorëve në Kurrillë. Përfaqësuesit e partisë sonë do të ndërmarrin menjëherë hapat ligjorë lidhur me këtë sulm, duke e denoncuar rastin në Drejtorinë e Policisë në Prizren dhe në Prokurorinë e Prizrenit, si dhe do të bëjnë kallëzim penal ndaj personit në fjalë”, thuhet në komunikatën e YTHP-së. Aty gjithashtu është shprehur mallkimi për “duart që ngrihen kundër grave”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) e cila akuzat e YTHP-së i ka cilësuar si të pabaza.

“Njoftojmë se kemi nisur procesin ligjor ndaj personave që gjatë procesit zgjedhor kanë ndërmarrë veprime provokative me synimin për të prishur qetësinë shoqërore dhe më pas kanë tentuar të mashtrojnë opinionin publik me akuza të pabaza”, thuhet në reagimin e KDTP-së.

Sipas kësaj partie, çështja i është referuar organeve kompetente.

“Akuzat e pavërteta ndaj Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, z. Fikrim Damka, tregojnë dëshpërimin e një mentaliteti përçarës, i cili e kupton se do ti humbasë zgjedhjet. Ne e dënojmë fuqishëm këtë lloj shpifjeje dhe provokimi dhe informojmë publikun se çështja i është referuar organeve kompetente dhe procesi ligjor do të ndiqet me vendosmëri”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Kjo parti i ka bërë thirrje qytetarëve për maturi përballë këtyre provokimeve dhe “të veprojnë me ndjenjë përgjegjësie për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe të drejtë”.

.

.

Prizren/ Nga 5.29 përqind e votave të numëruara nga KQZ: LVV 32.96%, LDK 11.07%, PDK 25.01%, AA 9.56

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 11.07 % të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 25.01.% të votave

Sipas numërimit të deritashëm AAK-ja me partnerë të koalicionit ka 9.56 % të votave.

.

DnV vlerëson se zgjedhjet në Prizren janë zhvilluar në frymë demokratike

0

Koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se procesi zgjedhor në Komunën e Prizrenit është zhvilluar në frymë demokratike, deri në mbylljen e vendvotimeve.

Naim Cahanaj nga DnV ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në përgjithësi është zhvilluar mirë, përkundër trendit jo edhe aq të kënaqshëm të daljes së votuesve.

“Vlerësimi i përgjithshëm është se ka qenë një proces me notë kaluese, për të mos thënë shkëlqyeshëm për shkak të asaj se kemi pasur kryesisht vendvotime që janë hapur me kohë. Procesi ka shkuar shumë mirë, megjithëse ka pasur një trend të daljes jo shumë të kënaqshëm. Por po shpresojmë se me lëvizjet e fundit ndoshta do të rritet kuota e daljes së përgjithshme të votuesve në vendvotime dhe të ushtrojnë të drejtën e votës”, ka thënë Cahanaj.

Sipas tij, ka pasur edhe ca vonesa në hapjen e vendvotimeve të caktuara.

“Në anën tjetër kemi parë aty këtu një lloj mungese të organizimit të përgjithshëm të KKZ-së, sidomos në trajnimin e komisionerëve. Po ashtu ka pasur raste të vonesave në ardhjen e komisionerëve për të marrë përgjegjësinë për hapjen me kohë të vendvotimeve të caktuara”, është shprehur Cahanaj.

Pavarësisht kësaj ai ka nënvizuar se imazhi i përgjithshëm ka qenë pozitiv dhe ka kërkuar që kjo frymë të mbizotëroj edhe gjatë numërimit të votave.

“Meqë nuk ka pasur ndonjë incident që mund të prish imazhin e përgjithshëm të këtij procesi mund të vlerësohet që ky proces sic thashë një notë të shkëlqyeshme ose kaluese dhe shpresojmë që gjatë procesit të numërimit të votave mos të ketë ndonjë incident që do të prishte imazhin e përgjithshëm të organizimit të zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit”, ka deklaruar Cahanaj.

Për ditën e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, DnV në nivel vendi ka akredituar 500 vëzhgues statikë të cilët po mbështeten nga 50 ekipe mobile dhe dhjetëra vullnetarë në Qendrën e Thirrjeve. /Telegrafi/

Në rajonin e Prizrenit, Mamusha me daljen më të lartë të votuesve edhe në ora 15:00

0

Të dhënat e procesuara nga vendvotimet në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se në rajonin e Prizrenit, deri në ora 15:00, dalja më e madhe e votuesve ka qenë në Komunën e Mamushës me mbi 30%.

Ndërkaq në Komunën e Dragashit deri në këtë orë kanë votuar më pak se mbi17 % të votuesve.

Sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit, të drejtë vote kanë 182,939 votues dhe deri në ora 15:00 kanë votuar 46,530 votues ose 25.43%. Të dhënat janë procesuar nga 226 vendvotime, derisa numri total i tyre është 236.

Në Komunën e Suharekës, të drejtë vote kanë 68,101 votues dhe deri në ora 15:00 kanë votuar 18,668 votues ose 27.41%. Të dhënat janë procesuar nga numri total i vendvotimeve që është 87.

Në Komunën e Dragashit, të drejtë vote kanë 40,263 votues dhe deri në ora 15:00 kanë votuar 6,980 votues ose 17.34%. Të dhënat janë procesuar nga 51 vendvotime, derisa numri total i tyre është 56.

Në Komunën e Mamushës, të drejtë vote kanë 4,699 votues dhe deri në ora 15:00 kanë votuar 1,451 votues, ose 30.88%. Të dhënat janë procesuar nga numri total i vendvotimeve që është 5.

Zgjedhjet parlamentare 2025 në rajonin e Prizrenit sipas Policisë së Kosovës po zhvillohen qetë dhe pa incidente. /Telegrafi/

.

Brenda tekstit kutelian: Kërkimi i vdekjes si shpëtim dhe etje për amshim

0

Nga: Eduart Bardhi

Hermann Hesse dëshmonte se letërsia është mjet për krijimin e “mbretërive matanë kohës dhe iluzionit”, ose “përjetësive”.[1] Pra, bota e saj mund ta nxisë krijimin e një “vizioni të përjetësisë”, të mbështetur në vlerat e përbotshme dhe të përjetshme. Piktura mesjetare, ndërkaq, përmes tablove shumëngjyrëshe ka dëshmuar për ekzistimin e një mbretërie tjetër vlerash, atë të “bashkësisë së shenjtëve”, frymëzueses së madhe të letërsisë mbi të cilën janë krijuar disa shekuj letërsi. “Bashkësia e të shenjtëve” (ideja e Zotit), e kodifikuar në kujtesë përmes pikturës, përbën një paradigmë të dyfishtë: morale dhe sociologjike. Si paradigmë morale ajo i ka shërbyer artit, letërsisë para së gjithash, po kaq sa mësimeve teologjike. Si paradigmë sociologjike, ndërkaq, ajo ka ndikuar në përbashkimin e njerëzve të cilët besojnë në një sistem vlerash.

Religjioni, “mbretëria e të shenjtëve”, kësisoj, përbën dhuratën që Mesjeta ia dhuroi njerëzimit: krijimin e bashkësisë religjioze, si përbashkësi, e cila i përafron njerëzit mbi disa vlera të përbashkëta. Përbashkësia nënkupton kujtesën dhe jo përditshmërinë nga e cila priret besimi e veprimi. Letërsia e mesjetës, prandaj, e lidh nyjë kujtesën religjioze me vizionin për përbashkësinë në “mbretërinë e përjetshme” të letrave.

Bashkësia religjioze ndërtohet përmbi dy premisa të fuqishme: komunikimin dhe socializimin.[2] Duke i përkthyer tekstet e vjetra fetare, autorët filobiblikë synonin që t’ua lehtësonin arbërorëve të krishterë njohjen e mësimeve të Zotit, duke i dëgjuar (më shumë se sa duke i lexuar) të kënduara në gjuhën e tyre. Kësisoj, ata e plotësonin kriterin e parë të përbashkësimit religjioz: komunikimin “në një gjuhë”. Së dyti, ata synonin që duke i përkthyer tekstet fetare në gjuhën e besimtarëve të veriut (parimi regjional a lokal është po kështu kriter i përbashkësisë), t’i mbanin ata “të lidhur për kishën”. Nga ky lloj bashkërendimi u krijua bashkësia etno-gjuhësore, e cila identifikohet me territorin (regjional), gjuhën e kulturën. Pra, letërsia filobiblike, përveç rolit utilitar, krijoi edhe përmasën e pjesshme të kombit (të paraformacionit kombëtar: etnisë). Ajo i dha shtysë identifikimit të një bashkësie, e cila duke e synuar homogjenitetin religjioz, duke i zgjeruar format e komunikimit, si dhe duke e përcaktuar territorin regjional, pjesëtarët e të cilit të socializoheshin me njëri-tjetrin, i paraprinë procesit të mëvonshëm të formimit të kombit.

Letërsia shqipe e mëvonshme e njohu këtë trashëgimi, duke e zhvilluar një tip letërsie e cila i referohet mitit religjioz mesjetar, sidomos në nivel të diskursit. Religjioni depërtoi në forma të ndryshme në metashkrimin e letrave tona, krahas ndikimit spiritual që pati herë-herë – jo shkaku i konstruksionit të saj si realitet, sa shkaku i rrethanave historike dhe shoqërore. Shqiptarëve, duke ju rastisur që filozofinë e ekzistencializmit të tyre – për ironi – ta kenë pikërisht brenda religjionit: ata ngelen me një letërsi të vonshme, me krijuesit e saj – sidomos të fillimletërsisë – klerikë.

Thelbi i religjionit është mbinatyrorja dhe një aspekt universal i saj është besimi në frymë, shpirtra dhe jetën pas vdekjes. Tylor e ndiente që besimi në një frymë brenda njeriut, kafshëve dhe, madje, brenda objekteve të pashpirt, përfaqësonte format më të hershme të religjionit. Ai u zhvillua, siç besonte ai, nga ëndrrat dhe përvojat e tjera në lidhje me gjumin. Kur njeriu i hershëm flinte, shpesh ëndërronte sikur përshkruante vende dhe kryente veprime. Pas zbulimit që trupi i tij nuk e braktiste shtëpinë gjatë gjumit, ai ndeshi idenë që shpirti ose fryma e tij kishte pasur përvojat që i sillte ndërmend nga ëndrra e tij.[3]

Vështruar në rrafsh kohor, rrëfimet e Kutelit kanë për brendi kryesisht të kaluarën, epoka të afërta e të largëta, historinë e gdhendur në kujtesën e popullit, të cilën autori e gjurmon, e qartëson, e interpreton dhe e përshkruan. Ajo vjen nga mitologjia, përmes qeniesh e bëmash të jashtëzakonshme, si pjesë e mjegulluar e historisë dhe shpaloset në ngjarje e figura të qarta; flet për kohën e Skënderbeut dhe të Bendo Shapërdanit; përshkruan epokën e madhe të Rilindjes, evokon ndodhi të luftërave ballkanike e asaj botërore dhe ndalet në kufijtë midis dy kohërave, kur mbyllen përpjekjet për një Shqipëri të lirë dhe nis zhgënjimi i popullit dhe urrejtja e tij ndaj pushtetit të bejlerëve.[4] Edhe kur merr ngjarje që e kapërcejnë këtë kufi, ato tregohen më shumë si ndodhi të së kaluarës.

Brenda tekstit kutelian, e integruar në gjerësinë ideomatike dhe interpretative të krejt rrëfimit, është tema e vdekjes. Mund të pohosh se Kuteli është një lloj i veçantë i tregimtarit modern, që bashkon fantazinë dhe perceptimin folklorik me kulturën shkrimore biblike, për të na rrëfyer vdekjen në një variant sa mitik e profetik, aq edhe bashkëkohës. “Të gjitha tregimet, që nisin e vazhdojnë në mëngjes, përfundojnë me vdekjen, dhe ai nuk do të ishte tregues i vërtetë i tregimeve nëse do ta mbante të larguar nga ju”.[5]

Pothuajse në të gjitha rrëfimet e këtij prozatori, është e pranishme vdekja si shqiptim, si hije, si vegim, si prishësi, si realitet; por disa prej tyre përpiqen të kapin një kuptim më esencial të vdekjes, që lidhet sa me perceptimin popullor, që vendos përmes fantazmagorisë një urë lidhëse midis dy botëve, nëpërmjet një udhëtimi që sot do ta quanim udhëtimi astral i shpirtrave, duke u përpjekur të japin mallin e të vdekurve për të lënë pas, duke u kthyer herë në hyj të bardhë, herë në lugat, herë në flutërza që vijnë e gëndohen në parvazet e dritareve të shtëpive të tyre, si një urë e fundit e lidhjes me botën e të gjallëve … Ndërsa, pjesa që është akoma më interesante është bërë objekt i shumë studimeve mbi Kutelin, pikërisht pritshmëria e vdekjes si amshim, si shpëtim, si fund i përsosur, ku shpirti i çliruar nga mëkatet tenton të bashkohet sa më parë me krijuesin e tij dhe të kthehet domosdoshmërisht te burimi prej nga u nis, për t’u strehuar përkohësisht në një trup njerëzor…

Rrafshi i parë konceptual mbi vdekjen, sipas perceptimit mitik popullor, shfaqet kryesisht tek I vdekuri dhe i gjalli, i cili është ndërtuar përafërsisht sipas modelit të përrallës popullore I vdekuri lan borxhet, me disa ndryshime në rrafshin e thurjes së ngjarjes dhe narracionit, si dhe te Rime Kateriniza, e ndërtuar sipas motiveve të përrallës së Mimikaliut. Ky perceptim mitik shfaqet edhe te disa rrëfime të tjera, si te Të vdekurit dhe Lugëtarët e fshatit tonë. Këtu kemi një dialog mes dy botëve, një komunikim shpirtëror ku të dy palët, pasi provojnë realitetin e këtij dhe të andejshëm, fatkeqësisht përfundojnë në botën andej varrit; madje edhe fluturat, pasi enden një fare kohe në këtë botë, befas zhduken.

Në rrafshin e dytë konceptual të vdekjes, do të përfshinim kryesisht rrëfimin Si e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit dhe novelën E madhe është gjema e mëkatit. Ndërsa elemente të pjesshme të ndërtimit të këtij kuptimi të vdekjes mund të gjejmë, jo rrallë, edhe në rrëfime të tjera të tij. Këto nuk janë thjesht për të zbuluar domosdoshmërish kuptimin e vdekjes, por për të theksuar mirësinë njerëzore, lirimin e shpirtit dhe përgatitjen e tij për të shkuar te krijuesi përmes veprimtarisë mirëbërëse në dobi të komunitetit, si Papu Tira, i pasuri dhe ish i varfër, Latir Kulira.

Në këtë rrafsh, vdekja kërkohet për individin kryesisht në spektrin e komunikimit me hyjninë, si provë që tregon shkallën e fundit të stoicizmit të brishtë të qenieve humane dhe pafuqinë e tyre para përjetësisë në këtë botë.

Një lidhje të ndërmjetme gjejmë midis këtyre rrafsheve kuptimore të vdekjes, atëherë kur ndarja futet si pjesë integrale e rrëfimit dashuria, e cila bëhet shkaku që të vdekurit të rikthehen përkohësisht në këtë botë (Rinë Katerinëza dhe Lugëtarët e fshatit tonë), apo kur dashuria tokësore kthehet në një ndëshkim për të kapur përjetësinë (Tat Tanushi i Bubëtimes). Ky ndërveprim i erosit me tanatosin; dy instinkte bazë të njeriut sipas Frojdit, bëhet për arsyen se koncepti i lumturisë dhe i dhimbjes njëherësh, në gjithë letërsinë e shekujve.

Dashuria është lidhur pazgjidhshmërisht me dy aspekte: dashuria si lumturi që i përket jetës tokësore dhe dhimbja që i përket shpirtit. Kjo lidhje detyrimisht krijon një urë që mban të lidhura dy botë krejt të kundërta. Njerëzit enden midis këtyre dy kahjeve, duke kaluar nëpërmjet ndjenjave që quhen ndjenja. Prandaj, Leopardi në një nga kantot e tij shprehet:

Kur për herë të parë
në thellësinë e zënies lind dashuria
Mundshëm dhe ngadalë, bashkë me të depërton
në zemër dëshira e vdekjes
Pse? S’e di, por kjo
është shenjë e pagabueshme e pasionit të vërtetë.

Në rrëfimet e tipit të parë, siç pohuam më sipër, autori vendos një dialog mes dy botëve. Shkaku i këtij korrelacioni fantazmagorik është ose mbajtja e fjalës së dhënë, ose dashuria, ose mall për të dashurit e gjallë. “Bashkimi i Rinisë së gjallë me Kirillojin e vdekur, dashuria e Tat Tanushit me Kalijen, bashkimi në greminat e ligë të vajzës së ‘krahëve të bardhë’ me Pjeter Kulirën etj., përfaqësojnë përpjekjen e dyanshme të dy shpirtrave të ndarë nga vdekja”.[6]

Ky koncept i bashkimit përpiqet të sjellë tjetrin në solidaritetin e kësaj bote, duke pasur parasysh se ai ka veshur vetë … Kjo përbën mendësinë rreth së cilës sillet proza e tij rrëfimtare.

Lindja mitologjike në veprat e Kutelit ka veshje etnike, por kumti i saj është universal. Ashtu si gjenia e përvojës së krijimit gojor, Kuteli synon drejt përshfaqjes së asaj që ka të bëjë me esencën, me energjinë e përbashkët që i bashkon njerëzit në një letër. Kjo energji nuk zhbëhet, por mbetet në jetë të jetëve dhe është pikërisht energjia universale.

Në disa studime të antropologjisë kulturore, drejtohet vëmendja tek mënyra se si njeriu komunikon me hyjnoren. Njeriu i drejtohet Zotit përmes lutjeve, sakrificash, përmes pjesëmarrjes në modele, ndërsa hyjnorja i adresohet njerëzores përmes mrekullish, ose ëndrrës. Mesazhi hyjnor i jepet Ago Jakupit përmes ëndrrës: deri në fundin e jetës së tij, atij i jepet mundësia të shpëtojë shpirtin në raport me Zotin. Ëndrra ishte kodi që zbërthen dhe realizon Ago Jakupi në jetë për të marrë statusin e të përkohshmit; dhe pasi realizon katarsisin, ai shkon të shtrihet në derësat e arkëmortit që kishte përgatitur vetë: “Dhe u shtua në të shumtët”. Ky është fundi sipas A. Plasarit: vdekja si fillim absolut, si fund i përsosur, si zanafilla dhe thelbi i jetës, si e shkuara dhe e ardhmja e së tashmes.[7] Këtë, Kuteli e realizon plotësisht si Janushi i Bubëtimes, mesazh të shumëfishuar të gjithë procesit të tij të Tat.

Toni religjioz ngjizet prej shenjash gjuhësore përmes përzgjedhjes së personazheve. Në një moment, Tata, duke i dhënë një rëndësi absolute dashurisë tokësore, prish drejtpeshimin e universit, të raportit të gjenisë me Zotin dhe kjo sjell pavdekësinë. Por, jeta njerëzore, sipas një projeksioni gjenial, nuk e rok dot mendja njerëzore, pasi mundimet e njeriut duhet të mbarojnë. Këtu dënimi me vdekjen përkthehet në mundim pa fund, në një mënyrë si në mitin e Sizifit. Nga marrëdhëniet e dy instinkteve bazë kuptuar si dy domosdoshmëri bazë, eros dhe thanatos, autori projekton kalvarin e jetës njerëzore. Ai i ka vendosur ngjarjet sipas një lëvizjeje fikcionale ku vdekja e Kalijes dhe dashuria shënojnë dy nyje narrative ku përshkruhet gjithë linja narrative. Proza, përmes plasticitetit të frazës, sjell tek receptuesi ndjesinë e amshimit përmes përshkrimeve të situatave dhe objekteve me ngarkesë fetare.

____________

[1] Hermann Hesse, Der Steppenwolf (Suhrkamp Verlag, Frankfurt am Main), cituar sipas përkthimit në gjuhën shqipe: Herman Hese, Ujku i stepës, përkthyer nga Arbër Çeliku, “Asdreni”, Shkup, 2010, fq. 171.
[2] A. Smyth, National Identity (London, “Penguin”, 1991), fq. 6.
[3] Lowell D. Holmes, Anthropology: An Introduction (The Ronald Press Company, New York), 1965, faqe 240.
[4] Mirosh Markaj. Vende dhe njerëz në veprën e M. Kutelit (Kumtesë mbajtur në sesionin shkencor kushtuar 80-vjetorit të M. Kutelit. Pogradec, tetor 1987).
[5] Ernest Heminguej te Vdekje pasdite (Tiranë, 2002), fq. 19.
[6] Plasari A., Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve (Prishtinë, 2000), fq. 82.

Atmosferë pozitive në qendrën e Prizrenit teksa procesi zgjedhor vijon i qetë

0

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët kanë shijuar kafet e tyre nën rrezet e buta të diellit, duke krijuar një peizazh të ngrohtë dhe mikpritës.

Gjallëria në zemër të qytetit është ndier në çdo cep, nga bisedat e përzemërta në shoqëri të kafesë deri te ritmi i lehtë i kalimtarëve.

Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, procesi zgjedhor që nga hapja e qendrave të votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente. /Telegrafi/

Kosova

Policia rajonale e Prizrenit nuk ka iniciuar asnjë rast lidhur me procesin zgjedhor deri në ora 14:30

0

Policia e Kosovës deri në orën 14:30 nuk ka regjistruar asnjë incident që ka të bëj me procesin zgjedhor në komunat e rajonit të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka theksuar se që nga hapja e qendrave të votimit procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht në mënyrë të qetë.

“Që prej hapjes së qendrave të votimit në ora 7:00 e deri në këto momente nuk është iniciuar asnjë rast që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Urojmë që edhe pjesa e mbetur e procesit të zhvillohet në mënyrë të qetë”, ka thënë Gashi.

Edhe sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve është zhvilluar në mënyrë të qetë.

DnV u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe përmes pjesëmarrjes së tyre të sigurohen që zëri i tyre do të dëgjohet në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.