27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 206

Parandalohet kontrabanda me mallra të padeklaruara në Prizren

0
Njësitet e antikontrabandës gjatë një ndalese rrugore në dalje të autostradës në Prizren, kanë ndaluar një automjet transportues të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët doganorë kanë konstatuar praninë e mallrave pa dokumentacion përkatës të prejardhjes, të cilat janë sekuestruar për verifikim të mëtejmë.

Mallrat e gjetura përfshijnë:

-Shampo për flokë me rozmarinë dhe proteina – 190 copë (me prejardhje nga Shqipëria)

-Ora dore smart Ultra Premium 2 – 99 copë;

-Ora dore smart Ava Ëatch – 99 copë;

-Ora dore smart SC Kids – 200 copë;

-Kufje me Bluetooth SC Pods – 109 copë;

-Ora dore të thjeshta – 300 copë;

-Bizhuteri të ndryshme (vathë, qafore, unaza, byzylykë);

-Rrypa për ora dore (silikon) – 29 copë;

-Rrypa për ora dore (metal) – 50 copë.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë procedurat ligjore për këtë rast dhe fton të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat doganore për import dhe tregti të mallrave.

Transporti i materialit zgjedhor në Prizren realizohet me përcjelljen e policisë

0

Materiali zgjedhor është transportuar me përcjelljen e Policisë së Kosovës në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen të dielën më 9 shkurt.

Sipas drejtuesit të KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.
Numri i votuesve në Komunën e Prizrenit sipas KQZ-së është 182,939./Telegrafi/

5-shja e Trepçës

0

Trepça është kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës në basketbollit. Mitrovicasit kanë treguar formë të lartë në këtë edicion, duke pasur 14 fitore e gjashtë humbje.

Trepça dhe Bashkimi do të përballen në finalen e ProCredit Kupës, më 12 shkurt në Prishtinë, nga ora 19:00, përcjell PrizrenPress.

Statistikat janë sipas faqes Eurobasket.com.

5shja e Trepçës
Malik Johnson
(10.9p, 5k, 7.4a)
Larry Thomas
(9.9p, 2.9k, 2.5a)
Mikaile Tmusiq
(9.6p, 3.9k, 2.4a)
Dardan Kapiti
(9.2p, 7.3k)
Sammy Hunter
(12.8p, 4.1k, 1.6a)

Ambasadori turk viziton Dragashin, diskutohen zhvillimet politike dhe investimet në shëndetësi

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të QKMF-së, priti dje ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Ang?l?, i shoqëruar nga konsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, Celal Dogan.

Në njoftimin e komunës thuhet se diskutimet gjatë këtij takimi u përqendruan kryesisht rreth aktualitetit politik dhe zgjedhor në Kosovë. Kryetari Xheladini i falënderoi përfaqësuesit e institucioneve turke në Kosovë për interesimin dhe vizitën e tyre në Komunën e Dragashit.

Pas takimit në zyrën e kryetarit, delegacioni vizitoi objektin e ri të QKMF-së në Krushevë, për të parë nga afër investimet e bëra nga Komuna e Dragashit, si dhe objektin e vjetër të QKMF-së në këtë fshat./PrizrenPress.com/

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, merr mbështetje të jashtëzakonshme në Zhur

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Xhavit Ukaj, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme gjatë tubimit të tij të djeshëm në Zhur.

Ai ka shprehur falënderime për mikpritjen dhe përkrahjen masive të qytetarëve të Zhurit, duke e cilësuar këtë si një forcë të rëndësishme për të ecur përpara në fushatën elektorale.

“Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në tubimin e djeshëm në Zhur! Një mirënjohje e veçantë për kryesinë dhe kryetarin Eshref Memaj për organizimin dhe përkushtimin e tyre. Mbështetja juaj është forca jonë për të ecur përpara. Bashkë për fitore!”, shkruan ai në Facebook.

Kandidati Ukaj shprehu besimin se mbështetja e qytetarëve do të jetë katalizatori që do të çojë përpara projektin e LDK-së për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

LDK 124
Xhaviti 97

 

Lejohet edhe votimi me dokumente të skaduara, të identifikimit të Kosovës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin për RTK-në e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së.

Aty gjithashtu thuhet se lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025.

“II. Obligohen Këshillat e vendvotimeve për zbatimin e këtij vendimi.

III. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në njoftim.

Kanosi dy zyrtarë policorë për shkak të një tikete në trafik, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për kanosje të zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 05:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarët policorë të cilët e kishin ndaluar atë lidhur me një kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Biletat për finalen e Kupës: 750 për Trepçën, 750 për Bashkimin

0

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se biletat për finalen e ProCredit Kupës së Kosovës do të ndahen për tifozët e dy klubeve finaliste, Trepçës dhe Bashkimit.

Secili klub do të ketë në dispozicion nga 750 bileta, të cilat do të shpërndahen për tifozët e tyre. Çmimet e biletave janë vendosur në 5 euro për biletën e thjeshtë dhe 15 euro për biletat VIP (nën kosh), të cilat janë të kufizuara në numër.

Finalja e shumëpritur do të zhvillohet më 12 shkurt, në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

FBK ka bërë thirrje që të gjithë tifozët të mbështesin skuadrat e tyre me sjellje sportive dhe korrekte, duke e kthyer këtë finale në një spektakël të vërtetë basketbolli./PrizrenPress.com/

Nën përcjelljen e policisë fillon shpërndarja e materialit zgjedhor nëpër komuna

0

Në shoqërinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është shpërndarë materiali zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së për zgjedhjet e nesërme.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot (e shtunë) nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve, në të cilët garojnë 27 parti politike.

Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës. Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore./EO/

Suhareka forcohet me Drin Ymerin dhe Destan Bytyqin

0

Klubi i Suharekës ka bërë dy afrime të rëndësishme, duke zyrtarizuar Drin Ymerin dhe talentin e ri Destan Bytyqin si pjesë të ekipit.

Drin Ymeri vjen si një lojtar me përvojë, i gatshëm të sjellë kontributin e tij në skuadër, ndërsa Destan Bytyqi, i lindur në vitin 2004, shihet si një perspektivë premtuese për të ardhmen.

Të dy lojtarët pritet të jenë pjesë e rëndësishme e strategjisë së ekipit për të arritur objektivat e sezonit./PrizrenPress.com/