24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 208

Bizneset në pritje të funksionalizimit të Zonës Ekonomike të Prizrenit

0

Funksionalizimi i Zonës Ekonomike të Prizrenit po shihet si kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik jo vetëm të Komunës së Prizrenit por edhe më gjerë. Dhjetëra biznese punojnë në objekte me qira, ndërsa 46 kompani të mëdha të kësaj komune eksportojnë në vende të ndryshme të botës.

Funksionalizimi i Zonës Ekonomike në Komunën e Prizrenit, po i sfidon bizneset që operojnë në këtë komunë.

Në shoqatën “Esnaf” janë të regjistruara rreth 400 biznese, ndërsa sipas një hulumtimi në 70 prej tyre, 55 punojnë në objekte me qira.
Sipas Varis Gjelanit, kërkesat për Zonën Ekonomike janë shumë të mëdha.

 

“Në këtë anketë kanë marrë pjesë 70 kompani, të cilat operojnë vetëm në komunën e
Prizrenit, ku numri i të punësuarve tek ndërmarrjet aktuale për momentin është diku 1900 persona. 55 ndërmarrje janë që operojnë me qera, kurse 46 ndërmarrje eksportojnë prodhimet e tyre ne botën e jashtme”, tha Varis Xhejlani  nga shoqata “Esnaf”.

“Ne si odë e ndërmarrësve kemi hulumtuar që ka nevojë qyteti i Prizrenit për një zonë e cila do të ishte në funksion të bizneseve. Ne shpresojmë që me formimin e këshillit së fundmi edhe do të merret një vendim për parcializimin e këtyre zonave në mënyrë që t’u jepet sa më shpejt bizneseve që janë me vite të tëra në pritje”, tha  Afrim Tejeci nga Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit thotë se asambleja komunale, dy herë e ka kaluar funksionalizimin e kësaj zone.

“Komuna e Prizrenit dy herë në kuvendin e komunës në projekte politike të funksionalizimit të zonës ekonomike ose parkut të  biznesit e ka votuar, e kemi mbështetur me dokumente që kërkon ligji për funksionalizimin e zonës ekonomike. Këto dokumente kanë shkuar në drejtim të qeverisë së Kosovës, gjegjësisht ministrisë së Planifikimit Hapësinor”, tha Ymer Berisha nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun.

Nga këto biznese, 67 % e produktit eksportohet, ndërsa me funksionalizimin e zonës ekonomike, ata kanë deklaruar se do ta rrisin numrin e punëtorëve 97%./rtk

.

.

 

 

 

Moti sot i vranët e me pak diell

0
Moti sot do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

.

 

Au’Diese Toney, përforcimi i ri i Bashkimit

0

KB Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Au’Diese Toney, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri.

Toney vjen nga Kolossos H Hotels Rodou në Greqi, ku ka luajtur në ligën greke (GBL) dhe Basketball Champions League, duke sjellë një përvojë të rëndësishme evropiane në radhët e Bashkimit, raporton PrizrenPress.

Haradinaj në Rahovec: Trefishim i subvencioneve për bujqësi, ujë dhe elektricitet pa ndërprerje

0

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, prezantoi në Rahovec planin gjithëpërfshirës për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit, duke vënë theksin te shndërrimi i Rahovecit në zonë strategjike bujqësore dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.

Kliko :https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/2095177947577034/

“Me Ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci do të shndërrohet në zonë strategjike. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Komasacion dhe ndërtimi i Liqenit Akumulues në Zhdrellë do të revolucionarizojnë bujqësinë,” u shpreh Haradinaj para qytetarëve të Rahovecit.

Në kuadër të projekteve infrastrukturore, kandidati për kryeministër paraqiti planet për zgjerimin e rrugës Rahovec-Malishevë, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë. Sipas tij, zgjerimi i sistemit të ujitjes nga Liqeni i Dukagjinit do t’i japë energji të re prodhimit vendor.

“Duke e rritur prodhimin vendor të energjisë, do të sigurojmë energji elektrike pa ndërprerje dhe me çmim 20% më të ulët. Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, e çdo student do të ketë bursë,” theksoi lideri i Kosovës Fituese, duke shtuar se pagat mesatare do të kalojnë 1000 euro, ndërsa pensionet, përfshirë ato të veteranëve, do të arrijnë në 500 euro.

Programi parasheh gjithashtu grante pa kthim për bizneset e reja të të rinjve dhe anëtarësimin direkt në NATO, duke synuar një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti për Kosovën.

Marketing

Hamza në Prizren: Jemi bashkuar këtu për një betim për familjet tona, për të ardhmen tonë

0
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në tubimin në Prizren tha se janë mbledhur aty për një betim për të ardhmen.

 

Ai u shprej se do të punojnë pa ndalur, sepse siç tha ai, Kosova mundet dhe do të jetë më mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Jam i nderuar që me përkrahjen dhe besimin tuaj unë mund të bëhem kryeministër i Kosovës më 9 shkurt, që të punojmë bashkë pa ndalur sepse Kosova mundet ma mirë dhe Kosova do të jetë ma mirë, me ne dhe bashkë me ju”.

“Sot nuk jemi këtu thjeshtë për një tubim, sot jemi bashkuar këtu për një betim, një betim për familjet tona, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Një betim që të bëhemi bashkë përsëri, sepse bashkë do të fitojmë më 9 shkurt për një Kosovë që mundet ma mirë”

“Qytetar të dashur të Prizrenit, në këto zgjedhje, zgjidhja është e qartë, program realist apo program fare, punë me ekip, apo spektakël i një personi, ai që dëgjon apo ai që bërtet, unitet apo përçarje”.

“Padyshim që me program realist, me punë ekipore, duke i dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe duke bashkuar për një Kosovë më të mirë”, u shpreh tutje Hamza.

 

Superfinalja e Kupës: Trepça synon dominimin, Bashkimi kërkon lavdinë pas 23 vitesh

0

Trepça dhe Bashkimi do të përballen në superfinalen e ProCredit Kupës së Kosovës më 12 shkurt, ora 19:00, në Prishtinë, raporton PrizrenPress.

Trepça eliminoi Proton Cable Prizrenin në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj rivalit të vjetër Sigal Prishtinës, duke përmbysur humbjen e parë. Bashkimi mposhti Borën në çerekfinale dhe në gjysmëfinale siguroi finalen pas një përmbysjeje ndaj Vëllaznimit.

Trepça synon trofeun për të katërtin vit radhazi, ndërsa Bashkimi kërkon të rikthehet te suksesi pas 23 vitesh, me fitoren e fundit që daton nga viti 2001./PrizrenPress.com/

Marketing

Suhareka mbyll sezonin e gjuetisë 2024-2025 bazuar në vendimin e MBPZHR-së

0

Shoqata e gjahtarëve “Theranda” që menaxhon vendgjuetinë e përbashkët në Komunën e Suharekës ka njoftuar se është mbyllur sezoni i gjuetisë për vitin 2024-2025.

Menaxheri i vendgjuetisë së përbashkët në Komunën e Suharekës, Skender Sadikaj përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se mbyllja e këtij sezoni është bazuar në vendimin e ministrit të MBPZHR-së, Faton Peci.

“Shpallet i mbyllur Sezoni i Gjuetisë për periudhën 2024-2025 për të gjitha llojet e kafshëve të egra në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, të hapur sipas Vendimit me Ref. KM. 414/2024 të datës 10.10.2024, sipas nenit 7 të Udhëzimit Administrativ, Nr. 11/2007, Për Sezonin e Gjuetisë të dt. 14.09.2007, me interes të ruajtjes dhe mbrojtjes së faunës së egër”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Peci, ku theksohet se sezoni i gjuetisë mbyllet nga data 3 shkurt 2025, raporton Telegrafi.

Në këtë akt janë përmendur edhe arsyet për këtë vendimmarrje.

“Mbyllja e Sezonit të Gjuetisë 2024-2025 për të gjitha llojet e kafshëve të egra, bëhet duke u bazuar në kërkesën për mbylljen e sezonit të gjuetisë 2024/2025, me Ref. 05/03/2025 të dt.21.01.2025, të Departamentit të Pylltarisë e cila bazohet në faktin se shumica e menaxherëve të vendgjuetive të përbashkëta i kanë realizuar objektivat e planifikuara me planet vjetore të menaxhimit dhe se afati i gjuetisë sezonale bazuar në kalendarin e gjuetisë sipas legjislacionin në fuqi, ka përfunduar për shumicën e kafshëve që janë të evidentuara në planet vjetore të menaxhimit të faunës së egër për vendgjuetitë e përbashkëta të cilat i kanë plotësuar kriteret ligjore sipas Vendimit për Hapjen e Sezonit të Gjuetisë 2024-2025 me Ref. KM.414/24 të datës 10.10.2024. Gjithashtu, bazuar në planet menaxhuese 10 vjeçare dhe atë vjetore të aprovuara është vlerësuar se ka zvogëlim të fondit të kafshëve të egra si pasojë e gjuetisë ilegale, raport të pavolitshëm gjinor dhe të moshës së kafshëve për gjueti, degradimit të habitateve natyrore e sidomos të pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe elemente tjera të menaxhimit jo efikas të faunës së egër”, shkruan në vendimin e MBPZHR-së.

Tutje theksohet se mbyllja e sezonit të gjuetisë do të kontribuonte në ruajtjen e faunës së egër dhe do të zvogëlonte intensitetin e gjuetisë ilegale si dhe do të nxiste autoritetet komunale në themelimin dhe dhënien në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta të përcaktuara me legjislacion si dhe do të nxiste procesin e hartimit të planeve menaxhuese për vendgjuetitë e përbashkëta dhe ato me rëndësi të veçantë, raporton Telegrafi.

Për zbatimin e këtij vendimi janë obliguar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural -Departamenti Pylltarisë, Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, Menaxherët e Vendgjuetive dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

 

80 vjet nga lindja e legjendës së muzikës, Bob Marley

0

Kantautori, Bob Marley, nga Xhamajka, i cili themeloi dhe bëri të njohur dhe të dashur muzikën ‘reggae’ në të gjithë planetin, më 8 tetor në vitin 1980, u rrëzua në skenë gjatë koncertit të tij dhe u dërgua me urgjencë në spital. Atje ai u diagnostikua me një tumor në tru.

Në korrik 1977, Marley kishte ndjerë siklet në gishtin e këmbës dhe pas testeve ishte diagnostikuar me melanoma malinje. Mjekët e këshilluan që të vazhdonte me një amputim për t’i shpëtuar jetën, por bindjet e tij nuk e lejuan atë. Kanceri mori metastaza të shpejta në të gjitha organet e tij vitale dhe kështu kur vendosi të pranonte mjekimin nga mjeku ishte tepër vonë dhe si pasojë, disa muaj pasi u shtrua në spital në vitin 1980, ai ndërroi jetë, duke kaluar përgjithmonë në përjetësi dhe duke qëndruar gjithmonë “gjallë” përmes trashëgimisë muzikore që la pas.

Teorinë e vrasjes nga CIA e kanë hedhur edhe reperët e njohur T.I dhe Busta Rhymes dhe shkrimet e tyre në rrjetet sociale kanë patur shumë komente. Madje ndjekësit mendojnë se Marley u vra pas kritikave që bënte për CIA-n.

 

Final 8 Kupa e Ligës së Parë të meshkujve dhe FIBA Referee Talent Camp në Rahovec

0

Në Rahovec do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve.

Ky event i rëndësishëm për Ligën e Parë do të zhvillohet nga 21 deri më 25 shkurt.

Më 21 shkurt ndeshen Grapeland-Vushtrria në çerekfinalen e parë, derisa më 22 shkurt takohen: Kosovari – Kerasan, Istogu – Borea dhe KEKU – NEW Basket.

Të dielën (23 shkurt) do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa më 25 shkurt finalja nga ora 19:00.

Po ashtu në Rahovec, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon FIBA TALENT Referee Camp nga 20 deri 24 Shkurt 2025.

Në këtë Punëtori do të marrin pjesë nëntë gjyqtarë, prej tyre tre janë nga Kosova, derisa gjashtë janë të huaj (Një nga Greqia, Italia, Hungaria, Austria, Mali i Zi dhe Kroacia).

Gjyqtarët do të gjykojnë ndeshjet e Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve dhe gjysmëfinalet e Kupës së Femrave.

 

Kupa në Rahovec: 4 skuadra duan trofeun e çmuar

0

Në Rahovec do të zhvillohet Final 4 i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 21 shkurt, ku do të përballen Prishtina me Penzën, si dhe Bashkimi me Junior 06 Moni Bau, në derbin e qytetit prizrenas.

Katër skuadrat synojnë të kualifikohen në finale, si dhe të fitojnë trofeun e çmuar për basketbollin e femrave.

Takimet pritet të jenë mjaft interesante, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave, si dhe ndeshjeve të zhvilluara në Superliga Femrat.

Fituesit do të përballen në finale më 23 shkurt nga ora 14:30.

Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Bashkimi i Prizrenit.

Orari

E premte, 21 shkurt
17:00 Prishtina – Penza
19:30 Bashkimi – Junior 06 Moni Bau
E diel, 23 shkurt
14:30 Finalja e Femrave