34.9 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 213

Caterrion Thompson e Bashkimit, MVP e xhiros me double-double

0

Basketbollistja e Bashkimit, Caterrion Thompson, ka qenë më e dalluara e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave, duke regjistruar një paraqitje mbresëlënëse me 30 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime, raporton PrizrenPress.

Me këtë performancë të shkëlqyer, ajo udhëhoqi skuadrën e saj drejt një tjetër paraqitjeje dominuese, duke dëshmuar se është një nga lojtaret kryesore të kampionatit. Double-double i saj e bën atë padyshim MVP e kësaj xhiroje.

Në mesin e pesë më të dalluarave të xhiros ishin edhe Adrienne Godbold (Bashkimi), Alaina Rice (Prishtina), Jayla Johnson (Prishtina) dhe Nicole Terry (Penza), të cilat gjithashtu dhuruan paraqitje të forta në parket./PrizrenPress.com/

Marketing

Tervell Beck i Prizrenit, MVP i javës

0

Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës. Më i miri i kësaj sfide ishte ish-basketbollisti i Pejës, Tervell Beck.

Ai ndaj skuadrës prishtinase kishte 30 pikë, 12 kërcime, pesë asistime, pesë topa të vjedhur dhe një bllokadë. Beck kishte indeksin 43 apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur edhe MVP.

Ndeshje shumë të mirë kishte edhe Jordan Johnson me 31 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Sigal Prishtina fitoi ndaj Bashkimit në Prizren, ku sërish qendra Rashid Mahalbashiq udhëhoqi bardhekaltrit. Ai e mbylli ndeshjen me 11 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime.

Vëllaznimi fitoi ndaj Golden Eagle Yllit, ku te kuqezinjtë më i dalluari ishte Arian Azemi me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Trepça triumfoi në derbin ndaj Pejës, ku më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 17 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

MVP

Tervell Beck (Proton Cable Prizreni) 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 43 indeksi

Top 5

Tervell Beck (Proton Cable Prizreni) 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 43 indeksi

Jordan Johnson (Proton Cable Prizreni) 31 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi

Rashid Mahalbashiq (Sigal Prishtina) 11 pikë, 13 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi

Arian Azemi (Vëllaznimi) 24 pikë, 6 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 17 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 17 indeksi /PrizrenPress.com/

 

Nesër mbahet mbledhje komemorative për mjekun Bajram Kryeziun

0

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren do të mbajë nesër një mbledhje komemorative për Dr. Bajram Kryeziun, i cili u nda nga jeta më 30 janar 2025.

Mbledhja do të mbahet  në orën 13:00, në sallën e mbledhjeve të QKMF-së.

“Në nderim të figurës dhe kontributit të Dr. Bajram Kryeziut, ftohen të marrin pjesë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë vlerësuar”, thuhet në njoftim.

Marketing

Bukoshi i Suharekës bëhet me çerdhe të re për fëmijët

0

Sot, në fshatin Bukosh të Suharekës, u përurua çerdhja e re për fëmijë, një investim i rëndësishëm nga Komuna e Suharekës për përmirësimin e kushteve të edukimit dhe kujdesit për fëmijët, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, theksoi rëndësinë e rolit të familjes në jetën e fëmijëve.

“Fëmijët kanë prindër dhe dashnia më e madhe iu vjen nga familja e tyre. Institucionet shtetërore duhet të krijojnë mundësi për përkujdesje”, u shpreh Muharremaj.

Ai theksoi se ky investim është një hap i rëndësishëm për krijimin e kushteve të mira për zhvillimin e fëmijëve në komunitet./PrizrenPress.com/

Marketing

 

 

Botohen dy përzgjedhje nga krijimtaria e Ragip Sylajt

0

Janë botuar dy përzgjedhje nga krijimtaria e Ragip Sylajt dhe një libër me shkrime të pabotuara.

Botuesi nga Prishtina “Jakup Ceraja” i ka botuar dy përzgjedhje nga krijimtaria letrare e shkrimtarit të ndjerë, Ragip Sylaj: vëllimin e parë që përfshinë përzgjedhjen me poezi “Shakullinë përpëlitjesh” (përgatiti Anton Nikë Berisha) dhe vëllimin e dytë që përfshinë prozën, “Rrëfime për kohën e vdekur” (përgatiti Arben Veselaj).

Këtyre dy përzgjedhjeve botuesi ia ka bashkëngjitur edhe vëllimin e tretë, “Me Anton Nikë Berishën”, ku përfshihen shkrime të pabotuara të autorit të ndjerë, si vështrime librash, biseda, letërkëmbime etj.

Në parathënien e vëllimit të parë, “Shakullinë përpëlitjesh”, Anton Nikë Berisha shkruan se përpëlitjet dhe tundimet shpirtërore, dhuna e jetës, rrënjët kulturore dhe etnike, poezia si art i fjalës, dashuria etj., janë tema që bëhen objekt në poezinë e Ragip Sylajt.

“Ragip Sylaj, ashtu si ishte në jetë, skajshmërisht i sinqertë dhe fisnik, ashtu është edhe në poezi: e thotë atë që e ndien dhe e mendon. Përmes poezisë ai përballet, para së gjithash, me vetveten, me shqetësimet, me brengat, me mirësinë e me fisnikërinë e tij. Poezia e Ragip Sylajt është zëri i shpirtit dhe i ndërgjegjes së tij; fryt i mendjes dhe i dijes”, ka shkruar Berisha.

Ndërkaq, në tekstin hyrës të përzgjedhjes me prozë, “Rrëfime për kohën e vdekur”, Arben Veselaj shkruan se proza e Ragip Sylajt është kryesisht eseistike, prozë ku shkrihen shumë gjini letrare, si eseja, tregimi, shkrimi publicistik, dijet filozofike etj.

“Në prozën e Ragip Sylajt lexuesi nuk do të gjejë aspak ngjarje e histori, por vetëm ndjenjësime dhe përjetime që kanë shkaktuar ngjarjet dhe historitë. Monopatit narrativ të prozës së Sylajt prin një personazh që ironizon me vetë autorin – personazhi vetëironik”, shkruan Veselaj.

Vëllimi i tretë, me titull “Me Anton Nikë Berishën”, i përgatitur nga Labinot Berisha dhe Arben Veselaj, ndërkaq, synon për ta bërë sa më të njohur krijimtarinë e Ragip Sylajt si shkrimtar e gazetar; për ta ndriçuar atë që nuk është botuar më parë nga ky autor. Ky vëllim përfshinë tetë vështrimet e Ragip Sylajt kushtuar disa veprave të Anton Nikë Berishës, me të cilin ai ka qenë shumë i afërt dhe ka bashkëpunuar vite me radhë, pastaj tekstin e tri bisedave me Antonin të bëra nga ai dhe të botuara në kohë të ndryshme si dhe 11 letra të Ragipit dërguar Antonit dhe dy letra të Antonit dërguar Ragipit.rtklive

Teatri “Bekim Fehmiu” publikon programin e shfaqjeve për muajin shkurt

0
Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar programin e shfaqjeve për muajin shkurt.

Në këtë itinerar krahas shfaqjeve të realizuara nga teatri i qytetit, figurojnë edhe dramat e teatrove mysafire, sikurse edhe një për fëmijë.

Programi i muajit parashihet të hapet me 12 shkurt me reprizën e shfaqjes “Krejona” nga autori dhe regjisori Kaltërim Balaj. Kjo shfaqje është në program edhe me 13 shkurt.

Ndërkaq më 20 shkurt në program është premiera e shfaqjes teatrale me vallëzim “Brendësia e kostumit” nga Dans Pri Fest dhe autori Gëzim Sertollaj.

Në vijim të programit të muajit shkurt ka edhe shfaqje të teatrove mysafire, shfaqje për fëmijë e Stand Up komedi.

Programi i këtij muaji mbyllet me 28 shkurt me shfaqjen “Deni dhe deti i thellë i kaltër”, me regji nga Ana Bateva.

Sipas njoftimit, shfaqjet për të rriturit fillojnë në ora 20:00, derisa ato për fëmijë prej orës 12:00. /Telegrafi/

Marketing

Policia shqiptoi 1493 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1493 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 8 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 24 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

0

Gjesti është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai u largua për pak kohë për të vazhduar trajtimin pas incidentit që pësoi, meqë Gerta Gixhari i kishte hedhur alkool në sy.

Duket se gjendja e tij është stabile dhe se është i gatshëm të vazhdojë garën.

Gerta u tha se i hodhi alkool dy herë në sy Gjestit dhe se ishte e qëllimshme.

Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga Vëllai i Madh.

Edhe pse ndodhi kjo, Gerta me një pjesë tjetër të banorëve vazhduan darkën në oborr. /Telegrafi/

Marketing

Moti sot kryesisht i vranët, priten reshje shiu

0
Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, e vende-vende edhe me reshje shiu.
Kjo sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë Celsius.

“Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu”, njofton IHMK-ja.

Marketing

Aksident me të lënduar në Hamovc të Rahovecit

0

Një aksident raportohet se ka ndodhur sonte në Hamovc të Rahovecit.

Sipas RahovecPost, në këtë aksident një person dyshohet se ka pësuar lëndime trupore.

Marketing