26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 215

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

0
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0 gradë deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimat e ditës do të lëvizin nga 8 gradë Celsius e deri në 11 gradë.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metër për sekond”, thuhet në njoftimin e IHMK-s.

Marketing

Koalicioni për Familjen në Rahovec zotohen për mbështetje të familjes

0

Koalicioni për Familjen vazhdoi fushatën zgjedhore me një tubim elektoral në Rahovec, ku prezantoi programin dhe zotimet e tij për qytetarët. Liderët dhe kandidatët e këtij koalicioni theksuan rëndësinë e mbështetjes së familjes dhe angazhimin e tyre për të qenë zëri i qytetarë.

Tubimin elektoral të radhës, këtë të shtunë, Koalicioni për Familjen e pati në qytetin e Rahovecit.

Bartësi i kësaj liste, Eman Rrahmani, tha se kauza e tyre ka plot kuptim në Rahovec, ndërsa theksoi se kanë vendosur të jenë zëri i qytetarit në Kuvendin e Kosovës.

Partneri i koalicionit, Ferid Agani, tha se janë bashkuar për fuqizimin e familjes, duke shtuar se programi i tyre përmbledhet në disa zotime në fusha të ndryshme.

Kandidati për deputet, Visar Korenica, u shpreh se do të angazhohet me shumë përkushtim për vendin.

Për t’i përmbushur këto zotime, nga tubimi në Rahovec, partnerët e këtij koalicioni bënë thirrje që të votohen kandidatët për deputetë nga kjo listë.

Marketing

 

Xhavit Ukaj: Sot patëm nderin ta vizitojmë Shejh Tahirin

0

Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Xhavit Ukaj gjatë ditës së sotme është takuar me Shejh Tahirin.

Ai u shpreh se mirëpritje në atë vend ishte në nivel dhe gjithashtu u ndan edhe disa këshilla.

“Sot patëm nderin ta vizitojmë Shejh Tahirin. Gjatë takimit tonë, ai na priti me ngrohtësi dhe na ndau këshilla të çmuara mbi vlerat e besimit, durimit dhe ndershmërisë. Kjo vizitë ishte një përvojë e veçantë, e mbushur me paqe dhe reflektim!”, thuhet në postimin e tij.

 

Të dielën zhvillohen katër ndeshjet në elitën e basketbollit

0

Pas emocioneve të Kupës, adrenalina në basketboll vazhdon me super-ndeshjet në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 20. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën, ku secila përballje është shumë e rëndësishme.

Proton Cable Prizreni-Bora është një takim shumë i rëndësishëm pasi përballen vendet shtatë dhe tetë. Prizrenasit kanë katër fitore e 15 humbje, ndërsa prishtinasit kanë gjashtë fitore e 13 humbje. Ndeshje mjaft interesante shihet edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit. Kuqezinjtë kanë dhjetë fitore e nëntë humbje, derisa therandasit tetë fitore e 11 humbje.

Bashkimi – Sigal Prishtina është një përballje mjaft interesante, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme në “Sezai Surroi”. Prizrenasit janë në vendin e parë me 14 fitore e pesë humbje, derisa bardhekaltrit në pozitën e tretë me 11 fitore e tetë humbje. Derbi është edhe dueli ndërmjet Trepçës dhe Pejës ku, po ashtu, pritet një atmosferë e ‘zjarrtë’ në “Minatori”. “Xehetarët” janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët në pozitën e katërt me dhjetë fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga – Java 20
Të dielën takohen:
16:00 Proton Cable Prizreni – Bora
16:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Trepça – Peja
19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

Marketing

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

0

Në reagimin e tyre ata thonë se e kundërshtojnë këtë vendim “për shkak të kundërligjshmërisë dhe detyrimit të barnatoreve për ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme për vendosjen e çmimit të banderolave në produkte e cila sipas neni 11, paragrafi 6 i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale ne ndërlidhje me UA për banderola është detyrim i subjekteve tjera dhe jo barnatoreve”.

Sipas Odës së Farmacistëve “MSH një ditë para implementimit të këtij vendimi, ende nuk ka njoftuar asnjë barnatore për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, duke bërë të pamundur implementimin e këtij procesi të përcaktimit të çmimit të barnave të kërkuara nga ana e farmacistëve tash e 20 vite”.

“OFK tash e disa muaj është duke kërkuar këto sqarime nga MSH rreth implementimit të këtij vendimi, të cilët në asnjë raste nuk janë përgjigjur”.

“OFK rikujton zyrtarët publik dhe institucionet të cilët janë urdhëruar për zbatimin e këtij vendimi se zbatimi i një urdhri qeveritar apo të eprori për të cilën ka qenë në dijeni për kundërligjshmërinë është vepër penale, dhe OFK do të njekë të gjitha rrugët ligjore ndaj tyre për konstatimin e kryerjes së veprës penale ashtu siç përcaktohet me nenin 16 të Kodit Penal të Kosovës”, vijon reagimi.

OFK fton hapur Ministrin e Shëndetësisë, që vendimin në fjalë ta nxjerrë në bashkëpunim me komunitetin farmaceutik të cilët janë zbatues të këtij vendim.

OFK akuzon MSH për mosbashkëpunim, prandaj ka ftuar të sqarojë publikisht disa veprime:

– Si të veprojnë barnatoret për rreth 1700 produkte të cilat nuk kanë deklaruar çmimin

– Mbi çfarë legjislacioni AKPPM do të bëjë shtypjen e banderolave të stokut aktual të barnatoreve dhe depove, dhe cilat dokumente duhet dorëzuar nga barnatoret meqë legjislacioni aktual nuk e rregullon këtë çështje

– Çfarë të veprohet me stokun aktual – sipas legjislacionit tatimor ku nuk mund të shitet një produkt nën çmimin furnizues apo sipas vendimit të Ministrit

– OFK fton Ministrinë e Shëndetësisë për zgjatjen e periudhës tranzitore për stokun farmaceutik dhe zbatim, derisa të sqarohen dilemat e lartcekura nga farmacistët të cilët dilema e pamundësojnë implementimin e këtij vendimi.

Për të gjitha këto veprime, OFK i është drejtuar Gjykatës me paditë me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi (masa siguruese).

OFK, fton Ministrinë e Shëndetësisë të përmbahet nga veprimet të cilat mund të sjellin në ndërmarrjen e masave të padëshiruara nga ana e farmacistëve dhe barnatorëve për të cilat do të ketë përkrahjen e OFK-së në kundërshtim të paligjshmërisë së vendimit dhe dëmit që i shkaktohet me këtë vendim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga sot (1 shkurt) do të fillojë së zbatuari vendimi për listën zyrtare të çmimeve të barnave.

Në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se nga ky vendim, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët.

“Ministria e Shëndetësisë ju njofton se po shënohet një hap i rëndësishëm në reformimin e sektorit farmaceutik, fillimin e zbatimit të listës zyrtare të çmimeve të barnave, nga data 1 shkurt 2025. Me këtë po garantojmë rregull dhe transparencë në tregun farmaceutik, në të cilin përfitues më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk do të jetë i lehtë, do të ketë sfida, por jemi të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë, me theks të veçantë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Ilirjani jep një lajm të mirë për Parashqevi Simakun

0

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit.

Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani.

“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

Ilirjani kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pasi të mbyllë kurimin në spitalin psikiatrik të New York-ut.

“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”.

Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.

Nga gjithë kjo situatë e vështirë, biznesmeni dhe modeli shqiptar pohon se ka nisur konsumin e cigares.

“Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time. E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.

Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York.

Abdixhiku mbetet pa fjalë nga pritja në Piranë të Prizrenit: Po i jepni shpirtë e mbështetje fitores sonë të madhe

0

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit në fshatin Piranë të Prizrenit.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku falënderoi simpatizantët duke thënë se “po i jepni shpirtë e mbështetje fitores sonë të madhe.”

“Kështu na pritén në fshatin Piranë të Prizrenit! Pa fjalë! Ju faleminderit nga zemra që po i jepni shpirtë e mbështetje fitores sonë të madhe. Fitore, asgjë më pak! Të lumtë Xhavit; të lumtë Driton! Kandidatëve suksese!” – tha Abdixhiku.

Marketing

Aldo zbulon sekretin: Kam qenë i lidhur me njërën nga vajzat këtu…

0

Në një sfidë të re nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania duhet të tregonin dy të vërteta dhe një gënjeshtër, dhe banorët e tjerë duhej të gjenin se cila ishte gënjeshtra.

Kur ishte radha e Aldos, ai përmendi disa ngjarje interesante, por natyrisht, njëra prej tyre ishte e rreme.

Aldo tha: “Kam bërë falsifikime. Deri në moshën 25 vjeçare kam dalë vetëm me bionde. Kam qenë në lidhje me dikë nga Big Brother VIP Albania 4”.

Pas këtyre deklaratave, banorët filluan të mendojnë dhe të analizojnë, për të zbuluar gënjeshtrën.

Laerti hodhi poshtë mundësinë që Aldo të kishte qenë në lidhje me një ish-banore të Big Brother, duke shpjeguar se disa nga ish-banorët ishin në lidhje të tjera, ndërsa Amber ishte transgjinore dhe siç tha Laerti, nuk kishte mundësi që Aldo të kishte qenë në lidhje me të.

Në fund, Aldo zbuloi se gënjeshtra ishte se ai nuk kishte pasur një lidhje me një ish-banore të Big Brother.

Ai rrëfeu se kishte falsifikuar një raport në shkollën e mesme dhe që kishte pasion të vetëm për bionde deri ne moshën 25-vjeçare, duke zbuluar se ato ishin dy të vërtetat.

Sfida solli shumë humor dhe diskutime interesante mes banorëve, të cilët gjithmonë gjejnë mënyra për të mbajtur emocionet dhe dinamizmin e shtëpisë.

=======

Marketing

 

66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale

0

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 66 aksidente, 19 prej tyre me të lënduar dhe 47 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 19 persona dhe tetë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Policia shqiptoi 2039 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2039 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 19 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 47 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing