24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 235

Liria ndan rrugët me trajnerin Devolli

0

Klubi i futbollit FC Liria njofton se trajneri Bledar Devolli është liruar nga detyra.

“Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit!”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell PrizrenPress.

Në të njëjtin njoftim, klubi falënderoi trajnerin Devolli për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë periudhës që ishte pjesë e ekipit dhe i dëshiroi suksese në të ardhmen.

“FC Liria vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të arritur objektivat tona!”, theksohet në njoftim.

Përndryshe, Liria ka përfunduar në gjysmë të tabelës pjesën vjeshtore të stinorit, kurse e nisi me trajnerin Granit Begolli, për ta vazhduar me Bledar Devollin./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Zjarri në fabrikën në Rahovec, flet Latifi

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka dhënë detaje rreth zjarrit që kaploi fabrikën e plastikës në Sapniq të Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje.

“Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë ne. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur përhapja e tij në zonat përreth”.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Njësinë e Zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm! Po ashtu, falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatës!”

“Do të ofrojmë mbështetje për këtë biznes dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie!”, shkruan ai,

Marketing

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Prizren, kanosi për fajde

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka arritur që me datë 20.01.2025 të arrestoj një person të dyshuar, në pikën kufitare në Merdare.

Ai njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” ,

”I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me me datë 06.12.2024 ka kanosur viktimën e fajdesë, përmes rrjetit social “Facebook”, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë
që kjo prokurori e ka nën hetim. I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin, i cili gjendet në paraburgim për veprën penale “Fajdeja” ”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Marketing

 

Arrestohet kosovari në Prizren, policia i gjeti marihuanë e kokainë si dhe 1215 euro para të gatshme

0

Një shtetas kosovar është arrestuar në rrugën “Qesk Zadeja” në Prizren, pasi në veturën dhe shtëpinë e tij u gjetën dhe konfiskuan 36.68 gram marihuanë, 0.09 gram kokainë, një peshore, 1215 euro para të gatshme dhe mjete të tjera.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Një shtetas kosovar është arrestuar në rrugën “Qesk Zadeja” pasi në veturën dhe shtëpinë e tij u gjetën dhe konfiskuan 36.68 gram marihuanë, 0.09 gram kokainë, një peshore, 1215 euro para të gatshme dhe mjete të tjera. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Marketing

 

Nga plumbi qorr dëmtohet xhami i një dritareje në Prizren, identifikohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.

Në raportin policor thuhet se nga një predhë (plumb qorr) ishte dëmtuar xhami i dritares së një objekti.

“Është raportuar se nga një predhë (plumbi) qorr ishte dëmtuar xhami i dritares së një objekti. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore dhe kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin, mashkull shtetas të Shqipërisë”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Marketing

Zjarri në fabrikën e plastikës në Rahovec, policia jep detaje

0

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një zjarr ka përfshirë një fabrikë të plastikës në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka dhënë detaje për Klankosova.tv rreth këtij zjarri.

“ Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit”, tha ai.

Nuk është raportuar për pasoja në njerëz.

Bëhet e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “zjarrvënie”.

Marketing

Mot i vranët dhe me mjegull

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me mjegull.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Marketing

Bëhen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

0

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 doktor Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”.

Mandej, për afro dy dekada, Rugova veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë, shkruan KP.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998.

Nën udhëheqjen e tij, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Bregun e Diellit”, me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:

Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971

Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978

Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën)

Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin)

Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980

Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982

Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986

Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987

Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991

Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994

– Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:

Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë

Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë

Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian

Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia

Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë

Në vitin 2004, Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi

U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

 

Hamza: Vendosmëria e Zhurit, Hasit, Piranës dhe Hoçës së Prizrenit për “Ma Mirë” është e madhe

0

Kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjithçka bëhet e mundshme kur bashkohemi.

Ai tha se vendosmëria e Zhurit, Hasit, Piranës dhe Hoçës së Prizrenit për “Ma Mirë” sipas tij, është e madhe.

“Gjithçka bëhet e mundshme kur bashkohemi. Edhe Kosova mundet ma mirë. Edhe fitorja jonë po vjen, sepse jemi të bashkuar”.

“Vendosmëria e Zhurit, Hasit, Piranës dhe Hoçës së Prizrenit për #MaMirë është e madhe”, ka shkruar Hamza.

 

Në fshatin Greikoc të Suharekës gjendet në rrugë një person pa shenja jete

0

Gjatë ditës së sotme një 71-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Greikoc të Suharekës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur i moshuari është gjetur pa shenja jete në rrugë.


Bytyqi, deklaroi se fillimisht viktima ishte dërguar në QKMF-në në Suharekë.

 

“Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”, tha Bytyqi.

Marketing