19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 4552

Rrahje mes tre personave në Dragash, arrestohet njëri prej tyre

0

Një rrahje mes disa personave është raportuar në fshatin Breznë të Dragashit.

Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje lidhur me një pagesë për punën e kryer, tre persona janë rrahur mes vete.

Si pasojë e lëndimeve të marra, tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit është hospitalizuar, kurse dy të dyshuarit e tjerët janë liruar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sali Asllanaj: Aktakuza ndaj meje e paqëndrueshme

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, dhe dy të dyshuarve tjerë në një rast që ka të bëjë me transportin e nxënësve në këtë komunë.

Në lidhje me këtë rast, Asllanaj tha për KALLXO.com se kjo aktakuzë është e paqëndrueshme, pasi sipas tij komuna e ka pasur për detyrë të sigurojë transportin e nxënësve të fshatit Nishor.

“Prokuroria e ka hapur këtë rast për një kontratë me një OJQ në lidhje me transportin e nxënësve të fshatit Nishor. Unë mendoj se hapja e kësaj aktakuze është e paqëndrueshme sepse ne e kemi pasur për detyrë t’i sigurojmë transportin këtyre nxënëse nga fshati”, tha Asllanaj.

Aktakuza ndaj Sali Asllanajt dhe dy të dyshuarve të tjerë është ngritur sot, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Kallxo.com ka raportuar në lidhje me këtë aktakuzë të ngritur:

Aktakuzë për keqpërdorim të postit zyrtar ndaj ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj

0

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sali Asllanaj, në cilësinë e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës.

Gjithashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj SH.B., në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, dhe M.H., në cilësi të drejtorit të SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Nishor, Komuna e Suharekës, për shkak se kanë kryer secili veç e veç veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042.

Ky është Ligji për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €.

Gjykata e Prizrenit shpall nesër aktgjykimin në rastin e shoferit të kamionit të ‘Bechtel-Enka’-s

0

Gjykata e Prizrenit nesër do ta shpallë verdiktin në rastin e Driton Asanit, shoferit të kamionit të kompanisë “Bechtel-Enka”, i akuzuar për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.

Si pasojë e veprës për të cilën akuzohet Asani mbetën të vdekur Gazmend Gashi dhe Adem Elshani.

KALLXO.com raportoi nga seancat e kaluara të këtij gjykimi.

Në seancën ku i akuzuari kishte dhënë deklaratën e tij rreth aksidentit kishte deklaruar se “ka ndodhur shpesh që të punojmë jashtë orarit të punës, ndërsa ditën kritike kur ka ndodhur aksidenti kam punuar rreth 30 orë pandërprerë”.

Driton Asani për Kallxo.com kishte dhënë intervistë ekskluzive për aksidentit e ndodhur, ku kishte zbuluar detaje për kushtet e punës.

“Unë e kam vozitë një kamion të madh në ‘Bechtel- Enka’, me standarde jonormale”, ka thënë Asani në intervistën për KALLXO.com.

Kallxo.com ka raportuar në detaje dhe në vazhdimësi për shqyrtimet gjyqësore të këtij rasti./kallxo.com/

Krimet në Krushë, i akuzuari Tashiq përballet me dëshmitarët e radhës

0

I akuzuari për krime të luftës, Darko Tashiq do të dalë nesër dhe pasnesër para Gjykatës Themelore të Prizrenit për të dëgjuar rrëfimet e dëshmitarëve për krimet për të cilat akuzohet se i kreu në Kosovë në mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Në seancat e radhës do të vazhdojnë dëshmitë e tyre dëshmitarë të tjerë të propozuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në seancat e kaluara janë treguar dëshmi rrëqethëse rreth krimeve për të cilat akuzohet edhe i pandehuri.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Tashiq ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Tashiq akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.

Pika tjetër e aktakuzës që e ngarkon Tashiqin është se ndërmjet datave 26-27 mars 1999, si pjesëtar rezervë i Policisë së Jugosllavisë së bashku me kryes të tjerë të forcave të MPB-së, mori pjesë në përdhosjen e trupave të pajetë, të një numri të personave të paidentifikuar duke i djegur ata trupa në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar shkatërrimin e tyre si dhe duke i hedhur në mënyrë të pahijshme në lumin Drin, në një vend që ndodhet jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Kallxo.com edhe më parë ka raportuar për këtë rast.

www.kallxo.com

QMF-ja në Prizren me shërbim gjithëditor dhe atë laboratorik

0

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçanë prej fillimit të këtij muaji mund të kryhen shërbimet bazike laboratorike.

Po ashtu, kanë theksuar se tani e tutje kjo QMF do të punojë në dy ndërrime, me qëllim të ofrimit të shërbimeve mjekësore për banorët e kësaj ane. Këto veprime janë përshëndetur nga përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, të cilët kanë theksuar se ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të Luginës së Lumëbardhit (Zhupës).

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas konstatimit të gjendjes në QMF-në e Reçanit, javë më parë, nga drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, nga fillimi i nëntorit kanë filluar të bëhen ndryshimet për t’i përmbushur nevojat e banorëve të asaj ane. Sipas komunikatës në këtë QMF ka filluar të funksionalizohet laboratori, në të cilin do të mundë të kryhen shërbimet bazike laboratorike.

Lejleku te Liqeni i Breznës (Foto)

0

Një lejlek është shfaqur befasisht dhe po qëndron në Liqenin e Breznes/ Opojë/ Dragash (Kosovë), përkatësisht tek livadhet te ‘Likeni’.

Temperaturat e ngrohta 20 deri 25 gradë celcius që kanë karakterizuar këto ditë nëntori në Opojë, e ka joshur lejlekun i cili ka ardhur nga zonat bregdetare dhe ja ka mësyrë Liqenit të Breznes në Opojë.

Qytetarët janë befasuar nga ‘vizitori’ dhe e fotografonin nga distanca./OpojaSot.com/

 

Mamushë: Lirohen dy turqit e arrestuar pas mosmarrëveshjes

0

Dy familje të komunitetit turk janë përleshur mes vete të premten, ku dy persona u arrestuan për 48 orë nga Policia.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit janë lënë të lirë, rastin për Klan Kosova e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili po ashtu tregoi se këto dy familje kanë shpesh zënka.

“Rasti ka ndodhur të premten, ku Policia ka intervenuar dhe ka marrë masat e duhura, dy persona kanë qenë të arrestuar për 48 orë, por sot me urdhër të Prokurorit janë lënë të lirë”.

Gashi, po ashtu tregoi se personat e përfshirë kanë pasur lëndime të lehta trupore.

Përmes një videoje, artistët falënderojnë ministrin Gashi për rritjen e pagave

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u pati premtuar artistëve ngritje pagash prej 50% dhe këtë premtim ai e realizoi gjatë muajit shtator të këtij viti, pasi që Qeveria e Kosovës miratoi plotësim-ndryshimin e rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore.

Për ta falënderuar ministrin, artistët e kanë përgatitur një video në të cilën i kanë përshkruar përpjekjet e tyre: zhgënjimin për shumë vite, kërkesat, grevat, dhe mbajtjen e premtimit nga ministri Kujtim Gashi.

Gashi e ka shpërndarë këtë video në faqen e tij personale të rrjetit social “Facebook”. Ndër të tjera, ai ka shkruar se artistët e kanë merituar këtë rritje.

“Një video e përgatitur nga artistët rreth përpjekjeve, sfidave, grevave, pezullimit të aktiviteteve kulturore e deri te realizimi i kërkesave të tyre…

Faleminderit krijuesve e performuesve të kulturës dhe punëtorëve profesional të trashëgimisë kulturore për vlerësimin ndaj meje dhe MKRS-së.

E keni merituar. Urime!”, ka shkruar ministri Gashi në faqen personale në rrjetin social “Facebook”.

Në konferencën e organizuar më 13 shtator, ministri pati treguar se pagat me rritje do t’u dalin aktorëve nga 1 nëntori në mënyrë retroaktive nga qershori i këtij viti, pas tha se buxheti nuk e përballon pagesën retroaktive që nga janari i këtij viti.

 

Deputeti i VV-së: Qeveria në gjumë ariu, mund të na servohet një koncension ende më i keq

0

Pas deklaratës të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj , cili ka thënë se në kohën kur presidenti i Kosovës po bën pazare për territore, Serbia punon fuqishëm për tërheqje të njohjeve.

Për më tepër, ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kam frikë se kjo po bëhet qëllimshëm që së shpejti në tavolinë të na servohet një koncension ende më i keq dhe më i dhembshëm të cilin institucionet tona do ta pranojnë”.

Postimi i plotë:

Në kohën kur Hashim Thaçi bën pazare për territore, Serbia punon fuqishëm për tërheqje të njohjeve. Sot na erdhi lajmi që Granada ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, dhe tash nga ministria e jashtme do të thonë se kjo nuk qëndron. Fusnota ndaj Kosovës, negociatat për territore, Hashim Thaqi vetë, dhe kjo qeveri kanë zbehur rolin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, dhe kam frikë se kjo po bëhet qëllimshëm që së shpejti në tavolinë të na servohet një koncension ende më i keq dhe më i dhembshëm të cilin institucionet tona do ta pranojnë. Serbia për çdo ditë po bën beteja të vogla dhe të mëdha, ndërsa Thaqi dhe kjo qeveri janë zënë në idetë e tyre për territore, dhe po flejnë me gjumë ariu.

Dhe akoma ka njerëz që habiten pse ne insistojmë që kjo kastë njerëzish të dështuar duhet të largohet sa më parë.