Deputeti i VV-së: Qeveria në gjumë ariu, mund të na servohet një koncension ende më i keq

Pas deklaratës të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Arbër Rexhaj , cili ka thënë se në kohën kur presidenti i Kosovës po bën pazare për territore, Serbia punon fuqishëm për tërheqje të njohjeve.

Për më tepër, ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kam frikë se kjo po bëhet qëllimshëm që së shpejti në tavolinë të na servohet një koncension ende më i keq dhe më i dhembshëm të cilin institucionet tona do ta pranojnë”.

Postimi i plotë:

Në kohën kur Hashim Thaçi bën pazare për territore, Serbia punon fuqishëm për tërheqje të njohjeve. Sot na erdhi lajmi që Granada ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, dhe tash nga ministria e jashtme do të thonë se kjo nuk qëndron. Fusnota ndaj Kosovës, negociatat për territore, Hashim Thaqi vetë, dhe kjo qeveri kanë zbehur rolin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, dhe kam frikë se kjo po bëhet qëllimshëm që së shpejti në tavolinë të na servohet një koncension ende më i keq dhe më i dhembshëm të cilin institucionet tona do ta pranojnë. Serbia për çdo ditë po bën beteja të vogla dhe të mëdha, ndërsa Thaqi dhe kjo qeveri janë zënë në idetë e tyre për territore, dhe po flejnë me gjumë ariu.

Dhe akoma ka njerëz që habiten pse ne insistojmë që kjo kastë njerëzish të dështuar duhet të largohet sa më parë.

Më Shumë

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit