26.5 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 4561

ISIS vret dhjetëra luftëtarë që mbështeten nga ShBA

0

Një grup sirian për të drejtat e njeriut thotë se të paktën 68 anëtarë të forcave kurde që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara janë vrarë gjatë një sulmi të kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 100 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane (SDF) janë të plagosur, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.

Ky grup monitorues, që ka bazën në Britani, tha po ashtu se ka mësuar që ISIS-i ka sulmuar me rreth 200 luftëtarë, duke rimarrë fshatin Souseh dhe Baguth që gjenden në lindje të lumit Eufrat.

Grupi monitorues tha se ishte në gjendje që të dokumentonte se 24 luftëtarë të ISIS-it po ashtu janë vrarë gjatë këtij sulmi.

Vëzhguesi Sirian tha po ashtu se militantët e kanë kryer sulmin gjatë motit të keq, duke parandaluar që koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja të mund të ofronte ndihmë për forcat kurde. (REL)

Akil Gjakova kalon në finale, mposht rusin Mogushkov

0

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka kaluar në finale të turneut e Abu Dhabi në kategorinë deri 73 kilogramë.

Gjakova ka mposhtur në gjysmëfinale, rusin Musa Mogushkov, njofton Klan Kosova.

Me këtë fitore ai i ka sjell Kosovës edhe një medalje në këtë turne dhe ka mundësinë që me fitoren në finale ta rrëmbejë medaljen e artë.

Wenger pritet ta zëvendësojë Gattuso-n te Milan

0

Arsene Wenger është afër rikthimit në menaxhim.

Ish trajneri i Arsenal është njëri nga kandidatët që mund ta zëvendësojë Gennaro Gattuso-n në krye të Milanit, shkruan Daily Express, përcjell Klan Kosova.

Wenger është i papunë që prej kur la detyrën në Emirates në fund të sezonit të shkuar por që ka deklaruar se dëshiron një rikthim në të ardhmen e afërt në krye të ndonjë klubi.

Ish shefi ekzekutiv i Arsenal, Ivan Gazidis tash ka punon për Milan ku dhe e sheh Wenger si opsion për trajner, nëse Gattuso largohet në mes të mungesës së rezultateve.

Trump, pronar i udhëkryqeve të përgjakshme të politikës amerikane

0

Shkruan: Fareed Zakaria

Sfida për demokratët paraqet një sërë çështjesh kulturore – kryesisht emigracioni.

Përfundimisht, elektorati do të jetë më i ri dhe i larmishëm, por në ndërkohë, Partia Republikane është plotësisht dominante në politikën amerikane, sepse ajo zotëron udhëkryqin e përgjakshëm ku takohen kultura dhe politika

Për ata që besojnë se Presidenti Trump është një injorant qesharak, i cili në një farë mënyre ka ndikuar në gjendjen shpirtërore të elektoratit ose ka pasur vetëm fat në vitin 2016, muaji i fundit ka qenë udhëzues. Trump ka treguar instinktet e çuditshme politike. Kur bashkohet me “amoralitetin” e tij të pamëshirshëm – një term i përdorur nga një prej zyrtarëve të tij të lartë në një shkrim anonim në ‘New York Times’ – ai paraqet një sfidë të vështirë ndaj kundërshtarëve të tij. Trump përballet me një peizazh të njohur. Partia që mban Shtëpinë e Bardhë tradicionalisht ka pjesëmarrje të ulët dhe arrin rezultat të keq në zgjedhjet afatmesme. Por, në vend që ta pranojë këtë si të pashmangshme, Trump ka provuar në mënyrë agresive të mposhtë shanset. Ai shndërroi ato që zakonisht janë gara të ndryshme në Dhomën dhe Senatin në një zgjedhje të vetme kombëtare, të luftuar sipas një agjende të cilën vet ai e ka përcaktuar.

Strategjia afatmesme e Trump

Pika një në agjendën e tij është emigracioni. Arsyeja është e qartë: çështja nxit votuesit e tij si asnjë tjetër. Trump vazhdimisht e shfrytëzon një gjë të tillë, duke e bërë akuzën e rreme që nëse demokratët fitojnë, ata do të hapin kufijtë dhe do të lejojnë të gjithë të hyjnë. Ai ka përdorur karvanin aktual të emigrantëve të Amerikës Qendrore për të shqyrtuar çështjen e tij kundër demokratëve. Meqë republikanët janë ende shumë të motivuar nga frika e terrorizmit, Trump doli me akuzën se ka “banorë nga Lindja e Mesme” në karvan. (Së pari, nuk ka dëshmi për atë pretendim, të cilin vetë Trump e pranon edhe, dhe së dyti, nëse ka, është një përplasje e shëmtuar që nënkupton që çdo banor nga Lindja e Mesme është terrorist.) Ndërsa mediet padyshim faktikisht kontrollojnë retorikën e tij, Trump duket se është i vetëdijshëm se ata përsërisin rastësisht pretendimet e tij dhe përforcojnë dyshimin dhe frikën në mendjen e publikut. Mënyra e dytë me të cilën Trump ka shndërruar zgjedhjet afatmesme në një votim kombëtar është duke ngritur spektrin e fajësimit. Asgjë nuk do ta zemëronte bazën e tij më shumë se nocioni i një konspiracioni elitist (të juristëve, gazetarëve dhe gjyqtarëve) të vendosur për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se akuzimi (impeachment) është “i vetmi mesazh [që demokratët] duket se kanë, derisa hyjnë në zgjedhjet afatmesme”. Strategjia afatmesme e Trump ishte parashikuar nga Stephen K. Bannon disa muaj më parë, kur ai shpjegoi, në një intervistë me mua dhënë për CNN, se republikanët kishin nevojë për të kthyer zgjedhjet afatmesme në një referendum mbi Trumpin. “Gara e dytë presidenciale e Trump do të jetë më 6 nëntor të këtij viti”, tha Bannon. “Ai është në fletëvotim dhe ne do të kemi një të drejtë votimi”. Si mund të kundërshtohet kjo fushatë? Shumë demokratë pohojnë me zemërim se ata në të vërtetë nuk favorizojnë kufijtë e hapur dhe “impeachment”-in se pozicionet e tyre janë më të nuancuara. Por kur shpjegoni nuancën në politikë, ju humbni. Partia Demokratike nuk ka gjetur një mënyrë për të shkuar në ofensivë dhe për të detyruar Trump-in për të shpjeguar se ai ka, në fakt, një qëndrim më të komplikuar për çdo temë të caktuar. Por ekziston një problem thelbësor përveç problemit të stilit dhe taktikave.

Parimet bazë

Partia Demokratike këmbëngul që rezultatet e zgjedhjeve të fundit janë një shenjë e pagabueshme që ajo duhet të ndryshojë kursin dhe të bëhet shumë më populiste në ekonomi. Por, të dhënat tregojnë qartë se publiku amerikan është shumë i kënaqur me qëndrimet e partisë në çështjet e tilla si kujdesi shëndetësor dhe pabarazia. Sfida për demokratët paraqet një sërë çështjesh kulturore – kryesisht emigracioni, por edhe gjëra të tilla si ligjet e tualeteve të përbashkëta për të dy gjinitë dhe respektimi i flamurit – në të cilën një grup kyç i amerikanëve mendon se demokratët janë jashtë kontaktit. Një studim i shkëlqyeshëm i Fondacionit për Demokraci gjeti se njerëzit që kishin mbështetur më parë Barack Obamën dhe më pas votuan për Trumpin në vitin 2016 (një segment kyç që demokratët mund të fitonin) ranë dakord me demokratët mbi pothuajse të gjitha çështjet ekonomike por nuk u pajtuan me partinë mbi emigracionin dhe çështje të tjera kulturore. Thënë thjeshtë, studimi bën të qartë se sfida për Partinë Demokratike në mënyrë politike nuk është nëse ajo mund të lëvizë ekonomikisht, por nëse mund të lëvizë drejt në kulturë. E them këtë si dikush që pajtohet me demokratët në pothuajse çdo nga këto çështje kulturore. Por, një parti e madhe kombëtare duhet të tregojë se mund të strehojë disa njerëz që nuk pajtohen me të për disa çështje. Të bësh këtë pa braktisur parimet bazë është një sfidë, por është një sfidë që demokratët do të duhet të përqafojnë nëse kërkojnë një shumicë të qëndrueshme qeverisëse. Përfundimisht, elektorati do të jetë më i ri dhe i larmishëm, por në ndërkohë, Partia Republikane është plotësisht dominante në politikën amerikane, sepse ajo zotëron udhëkryqin e përgjakshëm ku takohen kultura dhe politika.

Protesta në Romë për gropat dhe mbeturinat në rrugë

0

Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Romës për të protestuar mbi gjendjen mjerane të kryeqytetit italian. Demonstruesit u mblodhën përpara Bashkisë së qytetit, për të denoncuar kryebashkiaken Virginia Raggi se ka dështuar të adresojë probleme të tilla si mosmbledhja e mbeturinave apo gropat nëpër rrugë.

Raggi mori drejtimin e Romës në vitin 2016 nën siglën e “Lëvizjes 5 yjet”, e cila formoi një qeveri kombëtare koalicioni në fillim të këtij viti me “Lega Nord”-in. Por, popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm, që kur dështoi të adresonte çështjen e borxheve të qytetit, shkruan Tch.

Të shtunën, demonstruesit u mblodhën duke valëvitur rrjetën plastike portokalli, të cilën autoritetet e përdorin zakonisht për të rrethuar zonat e rrugëve të dëmtuara, kalimeve të rrezikshme apo vendet ku kanë rënë pemë.

Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.

Protesta erdhi pas rrëzimit të një shkalle elektrike në një prej stacioneve kryesore të metrosë në kryeqytetin italian, që shkaktoi lëndimin e mbi 20 personave në fillim të javës. Shumë prej tyre ishin fansa rusë të CSKA-së së Moskës, që kishin ardhur në Itali për të ndjekur ekipin e tyre për ndeshjen e Champions League ndaj verdhekuqve të Romës.

Kryebashkiakja e parë femër e Romës, ndërkohë, shprehet se po bën përparime në përballjen me problemet e qytetit, por thotë se kërkon më shumë kohë për të kryer detyrën. Megjithatë, kritikët thonë se gjërat sa vijnë e përkeqësohen.

Raggi mori detyrën e kryebashkiakut pas disa skandaleve korrupsioni që prishën imazhin publik të partive tradicionale, por tashmë edhe ajo vet po përballet me gjyqin, me akuzën e shpërdorimit të pushtetit për një të emëruar në administratën e saj. Një vendim për këtë pritet më 10 nëntor, e nëse shpallet fajtore Raggi ka thënë se do të dorëhiqet, gjë që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Shaqir Totaj, në garë  për kryetar të PDK-së në Prizren  

0

Shaqir Totaj,  do t’i hyjë edhe një gare tjetër zgjedhore. Ai, po e synon postin e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren.

Totaj nuk ka pranuar të flasë për këtë ambicie.

“Është herët me fol. Kur  të vendosi e bëj publike”, tha shkurt Totaj për “PrizrenPress”.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor. Kjo degë,  dje ka zhvilluar takim me strukturat e tjera të partisë për të mobilizuar për zgjedhjet e brendshme.

Burimet e afërta me Totajn, ndërkaq kanë bërë të ditur se ai do të garojë për kryetar të Degës së  PDK-së në Prizren.

“Po, Totaj do të jetë në garë për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren”, tregon burimi për “PrizrenPress” .

Shaqor Totaj, në zgjedhjet lokale, ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit.

Ai, për pak vota humbi garën  në balotazh përballë kryetarit aktual të Komunës, Mytaher Haskuka.

Totaj, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme të PDK-së, ka zhvilluar  takime me përfaqësues të ndryshëm të partisë.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, është shprehur e bindur se nga këto zgjedhje do të dalë më e fortë./PrizrenPress.com/

Objekti gati, MKRS-ja brenda dy javësh zhvendoset në Prizren

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi për Ekonomia Online ka bërë të ditur se një pjesë e stafit të ministrisë brenda dy javëve pritet të zhvendoset në objektin e ri  të ministrisë në qytetin e Prizrenit.

Ai ka thënë se kjo zhvendosje është për të qenë sa më afër qytetit më kulturor të Kosovës, Prizrenit.

“Tashmë jemi në fazën finale të pajisjes së zyrës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me orenditë e duhura besoj se brenda disa ditësh do të kemi objektin e gatshëm, tashmë gjitha pajisjet, infrastruktura ka përfunduar në zyrat e MKRS-së në qytetin e Prizrenit dhe besoj që për disa ditë ndoshta dy javë do ta kemi të gatshëm objektin që natyrisht do ta përurojmë”.

“Një pjesë e ministrisë së Kulturës, përkatësisht kabineti i ministrit dhe një pjesë e departamentit të trashëgimisë kulturore dhe departamentit të kulturës do të jenë pjesë e këtij objekti në qytetin e Prizrenit në mënyrë që të jenë më afër aktiviteteve kulturore dhe gjithsesi pjesës së trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit”, tha Gashi.

Ministri Gashi tha se arsyeja e vonesës së kësaj zhvendosjeje është Komuna e Prizrenit, e cila nuk kishte arritur t’ia dorëzojë me kohë objektin ministrisë.

Sipas tij, objekti është pajisur dhe tani edhe stafi i ministrisë është i gatshëm për zhvendosjen e tyre.

“Besoj që e kemi bërë një punë jashtëzakonisht të madhe, kemi pas ndoshta pak vonesa për faktin se komuna jo me kohë na ka dorëzuar objektin dhe zyrat, por besoj se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe është e gatshme që ne një pjesë do të zhvendosemi në qytetin e Prizrenit”, tha Gashi.

Gashi tha se kabineti i ministrisë do të ndahet ku njëra do të operoj në Prishtinë, ndërsa tjetra në Prizren, kjo zhvendosje po bëhet në mënyrë që të mbulohet i tërë territori i Kosovës me shërbime të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton EO.

“Brenda 2 javë, një pjesë e ministrisë do të bartet në qytetin e Prizrenit, ndërsa pjesa tjetër do të operoj ashtu siç është edhe sot në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në objektin aktual ku edhe sot operojmë”.

“Do të kemi një ndarje të kabinetit ku një pjesë do të operoj në Prizren dhe një pjesë në Prishtinë në mënyrë që ta mbulojmë gjithë territorin e Kosovës edhe me shërbime, por edhe aktivitetet e nevojshme”, tha ai.

Ministri Gashi për Ekonomia Online ka folur edhe për bibliotekat e Kosovës dhe furnizimin e tyre me tituj të rinj.  Ai ka thënë se zhvillimi i teknologjisë ka bërë që librat të jenë më pak në përdorim se sa në të kaluarën nga lexuesit.

Por, megjithatë ai tha se Ministria është e gatshme të rris fondet në mënyrë që të mos mbyllet asnjë bibliotekë në Kosovë dhe të ketë sa më shumë libra dhe tituj në raftet e bibliotekave.

“Ndoshta kjo është për shkak të zhvillimit të teknologjisë, megjithatë ne e inkurajojmë edhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës që të ofroj projekte dhe kërkesën në Ministrinë e Kulturës, ne do të jemi të gatshëm të rrisim edhe fondet në mënyrë që asnjë bibliotekë të mos mbyllet në Kosovë dhe të mos të ketë më pak tituj, por përkundrazi të kemi sa më shumë tituj në mënyrë që lexueseve, studentëve e gjithë atyre që kanë nevojë për libra të i ofrojmë mundësi”, tha Gashi.

“Si ministri jemi të interesuar që të mos të kemi mbyllje të asnjë biblioteke, përkundrazi të kemi hapje të bibliotekave dhe furnizim të gjitha bibliotekave qofshin ato ndërkomunale, por në të njëjtën kohë edhe biblioteka që janë nëpër shkolla sepse ministria e kulturës tashmë ka rritur edhe buxhetin për librin”.

“Jemi të gatshëm të i financojmë edhe Bibliotekën Kombëtare dhe bibliotekat ndërkomunale të cilat janë kompetencë e komunave, por duke pa rëndësinë e bibliotekës dhe librit si ministri jemi jashtëzakonisht të interesuar dhe të gatshëm që të mbështesim  financime të reja”, shtoi Gashi.

Haskuka s’e mban premtimin, lë në komunë drejtorin e dënuar për dy vepra penale

0

Ehat Oreshka, Drejtor për Kulturë Rini e Sport në komunën e Prizrenit, është i dënuar për dy vepra penale, saktësisht për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Megjithatë, Orsheka vazhdon të punojë në pozitën e Drejtorit të Kulturës, raporton KTV.

Kohavisioni ka provuar ta marrë një përgjigje për këtë çështje nga drejtori i kulturës Ehat Oreshka, por ai nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

Naim Cahani nga KDI-ja, ka thënë se raste të tilla i japin imazh të keq Prizrenit dhe qeverisjes aktuale, andaj kryetari Haskuka duhet të reflektojë dhe ta shkarkojë atë nga pozita.

E, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndonëse thotë se nuk është në dijeni për këtë, veprat e drejtorit të kulturës i minimizon krahasuar me, sipas tij, shkeljet e ndryshme që bëjnë qeveritarët.

Ndërkaq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, përmes telefonit, i ka thënë Kohavision-it se Oreshka veprat penale i ka kryer në vitin 2013.

Në vitin 2017, sipas saj, është ngritur aktakuza për të, ndërsa në këtë vit i është shqiptuar masa prej 1 vit e 6 muaj dënim me kusht, derisa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatë të Apelit.

I pamposhtur

0

Poezi nga William Ernest Henley. Përkthyer në burg nga Visar Zhiti.

Jashtë natës që më mbulon mua
E zezë si ferri deri në polet,
Zotat, cilëndo, t’i falenderoj dua
Për shpirtin tim që nuk lodhet.
Nën kthetrat-tmerr të rrethanave
S’u drodha dhe nuk klitha, oh!
Fati me rënie të çomangave
M’i përgjaku kryet, s’i ula, jo.
Kudo na ndjek ankth’ i hijeve
Në baltë lotësh, ashtu të shëmbur.
Por mua kërcënim i viteve
Gjithnjë më gjen të pa trëmbur.
I rëndë qoftë çdo dënim
Dhe le t’mos hapet porta dot,
Zotërues jam i fatit tim,
I shpirtit tim jam unë Zot./ KultPlus.com

Fabregas: Pique dhe Messi janë shokët më të mirë

0

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, së fundmi ka folur në një intervistë, për kohën kur ishte në Arsenal pastaj në Barcelonë dhe tani në Chelsea, transmeton Klan Kosova.

I pyetur se me cilin lojtar ka lidhje të veçantë ai ka zgjedhur dy nga ta.

“Unë kam pasur shumë dhe shumë të mirë, por unë do të veçoj dy nga ta: Gerard Pique dhe Leo Messi. Me një kam luajtur që kur kam qenë dhjetë dhe tjetra që kur kam qenë rreth 12 ose 13. Kemi arritur të arrijmë në një nivel të lartë dhe të mbetemi miq … kjo është një marrëdhënie e veçantë”, ka shtuar spanjolli.

Spanjolli është shprehur se motivimi dhe dëshira e njëjtë për të fituar nuk i ka ndryshuar pavarësisht se ka kaluar kohë nga viti 2003.

Ai më tej shtoi se stadiumi më i mirë në të cilin ka luajtur është ai i Camp Nout, ndërsa pas tij vijnë Bernabeu dhe Old Trafford.