29 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 4562

Në nëntor fillon arsimi joformal për të rritur në Prizren

0

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit, Skender Susuri përmes një publikimi në rrjetin social ka treguar se Prizreni nga fillimi i muajit tjetër do të organizojë arsimin jo formal, për të rritur.

Po ashtu ka treguar se në fillim të muajit tjetër do të hapet konkursi publik për të gjithë të interesuarit.

“Po përmbushim një tjetër zotim publik. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, me mbështetjen e kryetarit Haskuka, ka arritur të ndajë 5000 euro për organizimin e arsimit jo formal / për të rritur, për të gjithë ata/ato që nuk e kanë përfunduar shkollimin nëntëvjeçar, për arsye të ndryshme. Pas përfundimit të shkollimit të obliguar, do të kenë mundësi te vazhdimit të shkollimit të mesëm të lartë dhe atij profesional. Në fillim të muajit nëntor 2018 do të procedojmë konkursin publik për regjistrimin e të gjithë të interesuarve të Komunës së Prizrenit, të cilët kanë interesim të përfundojnë shkollimin nëntëvjeçar”, ka shkruar Susuri në Facebook.

Maldini: Milan është duke luajtur mirë

0

Drejtori i Milan, Paolo Maldini pas rezultateve jo të mira të Rosonerëve ka provuar të qetësojë fansat të cilët kërkojnë shkarkimin e Gennaro Gattusos.

“Unë kuptojë shumë mirë zhgënjimin e madh për ndeshjet e Ligës së Evropës, por ne duhet të shikojmë përpara me sigurinë që kishim më herët”, ka deklaruar legjenda e Milan.

Ai vlerësoi si pozitive performancën e deritashme të Kuq e Zinjve.

“Ne gjithashtu jemi të bindur se Milan ka luajtur mirë në shumicën e ndeshjeve. Në ligën tonë edhe ekipet e vogla mund të shkaktojnë probleme”, ka shtuar 50 vjeçari.

Tutje Maldini kërkoi fokusim për dy ndeshjet e radhës, të cilat në rast të fitoreve do të kthenin italianët në zonën e Ligës së Kampionëve.

Hasi terrorizohet nga hajnat

0

Fshatrat e Hasit të Prizrenit, janë bërë cak i hajnave.

Numri i vjedhjeve është shtuar.

Shqetësimi i banorëve të Hasit është ngritur edhe në Kuvendin e Prizrenit.

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së Haziz Hodaj,ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Kërkoj nga kryetari i Komunës që të thrras një mbledhje të Komitetit për Siguri për të diskutuar rreth këtij fenomeni”, tha Hodaj.

Sipas tij, banorët e fshatrave të Prizrenit, janë të terrorizuar nga hajnat.

“Familjet hasjane janë të terrorizuar nga hajnat”, shprehet Hodaj, shkruan “PrizrenPress”.

Hodaj tregon edhe një detaje intersante për “fatin” e hajnave.

“Kemi informacione se hajnat pas arrestimit lirohen pas dy dite “.

“Pas lirimit ata po e vazhdojnë hajnin”.

Ai ka ftuar policinë që të tregoi nëse ka hequr dorë nga hajnat.

“Nëse policia ka heq dorë nga hajnat, atëherë duhet të tregojë, sepse banorët vetorganizohen në mbrojtje të shtëpive të tyre”.

Muaj më parë fshati Tupec i Hasit ka qenë caku më i shpesht i hajnave. Për dy javë, në këtë fshat janë vjedhur disa shtëpi.

Ndërkaq, policia nuk ka raportuar se është kapur ndonjë hajn i këtyre shtëpive./PrizrenPress.com/

Prizren: Lagjja “Jeta e re” adreson brengat që lidhen me hekurudhën

0

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit bashkë me operatorin e kontraktuar për zhvillimin e Hartës Zonale të Komunës kanë nisur takimet me qytetarët për nevojat e hartimit të këtij dokumenti të planifikimit hapësinor, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi i parë është mbajtur gjatë kësaj jave me banorët e lagjes “Jeta e re”, të cilët kryesisht kanë shprehur brengat e tyre rreth çështjes së mobilitetit, të cilat ndërlidhen edhe me praninë e trasesë së hekurudhës në këtë zonë.

Drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, para banorëve ka shpjeguar se Harta Zonale e Komunës është dokument i planifikimit hapësinor që përpilohet nga Komuna në bazë të Ligjit për Planifikimin Hapësinor. Sipas tij, për hartimin e këtij dokumenti është i nevojshëm edhe diskutimi me banorët, si obligim ligjor por edhe moral. “Jemi këtu për të dëgjuar opinionet tuaja për të pasur një planifikim sa më të mirë.

Harta Zonale është në fazën e hartimit fillestar. Ky është takimi i parë me banorët. Propozimet tuaja mund t’i paraqitni gjatë debatit, por mund t’i adresoni edhe me shkrim”, ka thënë Memaj, duke kërkuar nga të pranishmit që nevojat të shihen në mënyrë të arsyeshme. “Mendimet tuaja janë të vlefshme për procesin e planifikimit hapësinor”, ka deklaruar ai.

Ish-drejtoresha e një shkolle në Suharekë ankohet se u largua për motive politike

0

Edona Bytyqi, për 10 vjet, ishte e angazhuar në arsim si mësimdhënëse e lëndës së fizikës dhe kimisë.

Katër vitet e fundit, ajo u përzgjedh në pozitën e drejtoreshës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, në Reshtan të Suharekës, raporton KTV.

Ndërkaq, pa paralajmërim, në zyrën e saj, i erdhi aktvendimi nga kryetari i kësaj komune, përmes së cilit u njoftua se i ndërpritet marrëdhënia e punës.

E vlerëson si një padrejtësi të madhe ndaj saj, pasi që në vendim nuk janë cekur fare arsyet e largimit, derisa beson se kjo është bërë për inate politike.

Për këtë është ankuar në Komisionin për Ankesa të kësaj Komune, i cili ka dalë në anën e saj duke e urdhëruar Kryetarin e Komunës që ta sistemojë atë në sistemin arsimor, ashtu siç e përcakton Udhëzimi Administrativ.

Vendimin e Komisionit të Ankesave nuk e ka respektuar Kryetari, i cili e ka lënë atë pa punë.

Ish kolegët e Edona Bytyqit thonë se ajo ka treguar një performancë jashtëzakonisht të mirë në punën e saj si drejtoreshë, për çka është dashur ta vazhdojë punën si mësimdhënëse.

Drejtori i Arsimit, Remzi Bytyqi, fajin për mossistemimin e kësaj mësimdhënëseje së cilës thotë se i ka përfunduar kontrata si drejtoreshë, ia hedh qeverisjes së kaluar.

Sipas tij, mësimdhënësja në fjalë, kur është avancuar në pozitë, nuk i është lëshuar vendim për ruajtjen e vendit të punës, derisa mohon se ka ndikuar pozicioni politik që ka ajo.

Pavarësisht kësaj, i pari i arsimit në këtë komunë thotë se po angazhohet gjatë gjithë kohës që e njëjta mësimdhënëse të punësohet sërish, pasi siç thotë, veç Udhëzimit Administrativ, si drejtori obligohen edhe me kontratë kolektive.

Sidoqoftë, kjo mësimdhënëse tashmë ka bërë edhe padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, kundër Komunës, lidhur me këtë çështje.

UPZ, shtyhet zgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit (VIDEO)

0

Për Universitetin e Prizrenit po del të jetë problem zgjedhja e ushtruesit të detyrës së Rektorit.

Një vendim që duhej marrë sot, është shtyrë për të hënën.

 

 

Zbulohet njëri prej transportuesve të drogës në Has

0

Elis Bahushi, personi që shikoni në foto është njëri nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.

Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se, 35-vjeçari ka pasur rolin e trasnportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Disa hyrje dalje nga sistemi TIMS, ku Elis Bahushi ka udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë, provohen nga dokumenti i mëposhtëm. Organi i akuzës kërkon informacion nga homologët turq se kë ka takuar në Stamboll në datat 25 dhe 26 tetor Elis Bahushi, ku janë administruar edhe bilatat e tij të udhëtimit.

Uniformat blu pohojnë se Bahushi dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit. Furnizimin me lëndë të parë familja Bahushi e kryente në Turqi dhe për këtë arsye ka dyshime nga prokurorisë se, dy ekspertët turq, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare të jenë dërguar në vendin tonë nga 35-vjeçari Elis Bashushi.

Gjykata e Krimeve të Rënda, ditën e enjte ka vendosur të lërë në burg biznesmenin bashkë me mikun e tij  Orges Jahelezi, masë e cila ishte vendosur më herët edhe nga gjykata e Elbasanit.

Ndërkohë, ideatori i krijimi të laboratorit të përpunimit të heroinës, Admir Hoxha është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia e Shtetit, ku për kapjen e tij kërkohet ndihma e homologëve gjermanë dhe italianë. Hoxha mundi t’i shpëtonte prangosjes bashkë me dy ekspertë turq dhe një kosovar, të cilët u larguan nga vendi ynë disa ditë para se të zhvillohej operacioni ku përfunduan në pranga 27 persona dhe u lëshuan 44 urdhër-arresti. Mes të prangosurve ishin edhe dy deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Biblioteka e qytetit të Rahovecit “Sulejman Krasniqi” është pasuruar me 384 tituj librash

0

Biblioteka e qytetit të Rahovecit “Sulejman Krasniqi” është pasuruar me 384 tituj librash të ndryshëm, duke pasuruar kështu fondin librar të kësaj biblioteke, njëkohësisht duke shërbyer kështu edhe lexuesve për pasurimin dhe zgjerimin e dijeve të tyre.

Aktualisht, biblioteka e qytetit posedon 1152 ekzemplarë të rinj. Një ndër punët më kryesore te bibliotekës është pasurimi, kjo ndikon edhe në rritjen e anëtarësisë së saj. Duke disponuar sa më shumë materiale biblioteka, aq më shumë lexues tërheq pranë saj.

Komuna e Rahovecit përkatësisht DKRS-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen furnizimin e bibliotekës me literaturën e nevojshme për të gjithë lexuesit tanë.

Fury kërcënon dhe injoron keq rivalin e tij Wilder

0

Bosieri britanik Tyson Fury u shpreh se përgatitja që ai po kryen në prag të duelit të 1 dhjetorit ndaj Deontay Wilder po shkon mjaft mirë. Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë do të kryqëzojnë dorezat në Los Anxhelos, më amerikanin që do të mbrojë titullin e kategorisë WBC.

Fury ka zgjedhur zonën e “Big Bear” (Ariut të Madh) në Kaliforni për t’u përgatitur për këtë sfidë, ku synon të rikthehet kampion bote, si atëherë kur mposhti Wladimir Klitchko.

“Gjithçka po shkon mjaft mirë në këtë fazë përgatitore. Këtu nuk ka shumë vend për argëtim dhe nuk e humbas kohën me gjëra të kota. Ajri është i pastër, është ftohtë dhe po kryej një fazë përgatitore të fortë. Zgjodha të stërvitem këtu, pasi jam shumë pranë qytetit ku do të zhvilloj duelin dhe kjo është e rëndësishme”, u shpreh sot Fury, gjatë një seance stërvitore të hapur për mediet.

“Po e shijoj çdo minutë të kësaj faze përgatitore dhe përgatitja po ecën me ritmet e duhura, sipas planifikimit. Të gjithë po bëjmë një punë të shkëlqyer. Jam në formë dhe i shpejtë, Wilder nuk do të ketë asnjë shans të lëshojë ndonjë grusht mbi trupin tim. Stërvitja në lartësi ka qenë e fortë dhe mund të zhvilloj pa asnjë problem 12 raunde. Zgjohem që në orët e para të mëngjesit dhe përgatitja vijon deri vonë”, tha Fury.

VV në Malishevë kërkon shkarkimin e drejtorit të akuzuar për marrje ryshfeti

0

Qendra e VV-së në Malishevë ka reaguar lidhur me akuzat ndaj drejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha”, Izet Hotit, i cili dyshohet të ketë marrë ryshfet.

Hoti po akuzohet se në Maj të këtij viti, si drejtor i gjimnazit “ Hamdi Berisha” në Malishevë, kishte keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar duke kryer veprën e marrjes së ryshfetit.

Drejtori dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 eurosh nga Gëzim Kastrati, menaxher i restorantit “Bimi-2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës në këtë restorant – thuhet në aktakuzë.

Qendra e VV-së në Malishevë, nëpërmjet një komunikate ka thënë se kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, nga çerdhe të dijes, e ka kthyer arsimin në çerdhe të korrupsionit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë me shqetësim të madh ka përcjellë informacionet të cilat janë publikuar në media në lidhje me skandalin në të cilin është i përfshirë drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, ndaj të cilit, Gjykata Themelore në Gjakovë ka nisur një proces gjyqësor nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare për marrje ryshfeti”, shkruhet në komunikatë.

Në reagimin e VV-së thuhet se qeverisja e Begajt në Malishevë po mbijeton me abuzime dhe skandale, duke thënë se qeverisjes së qeverisja e Nismës si në rrafshin qendror edhe në atë lokal përbën modelin më eklatant të keqqeverisjes që formë dhe mjet për mbajtjen e pushtetit e ka nepotizmin, shantazhin dhe keqpërdorimin e pasurisë publike për interesa klienteliste, partiake dhe te mafisë së biznesit.

“Edhe ky skandal ngjashëm si edhe shumë manipulime të tjera janë tregues i qartë i degradimit të vazhdueshëm të qeverisjes Begaj e cila jo vetëm në sektorin e arsimit, por në të gjithë sektorët tjerë ka vazhduar thellimin e problemeve dhe rritjen e keqpërdorimeve, duke u bërë njëherit shembull i një qeverisje e cila mbijetesën e saj e ka të lidhur ngushtë me abuzime dhe skandale”, shkruhet në komunikatë.

Më tej, VV në Malishevë kërkon nga kryetari Ragip Begaj dhe drejtori i Arsimit në këtë komunë që ta sqarojnë opinionin publik për këtë rast dhe më pas ta shkarkojnë Hotin.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Malishevë, reagon ashpër ndaj akteve të tilla kriminale dhe kërkon urgjentisht nga Kryetari Begaj dhe Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi, që të sqarojnë opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit në gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe menjëherë të nisin procedurat ligjore për shkarkimin e drejtorit aktual të kësaj shkolle.
Në të kundërtën çdo përpjekje e tyre për ta kaluar në heshtje edhe këtë skandal do të nxisë rritjen e pakënaqësisë dhe reagimit qytetar për të cilën Nisma dhe Begaj do të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagim.