Fury kërcënon dhe injoron keq rivalin e tij Wilder

Bosieri britanik Tyson Fury u shpreh se përgatitja që ai po kryen në prag të duelit të 1 dhjetorit ndaj Deontay Wilder po shkon mjaft mirë. Dy boksierët e pamposhtur të peshës së rëndë do të kryqëzojnë dorezat në Los Anxhelos, më amerikanin që do të mbrojë titullin e kategorisë WBC.

Fury ka zgjedhur zonën e “Big Bear” (Ariut të Madh) në Kaliforni për t’u përgatitur për këtë sfidë, ku synon të rikthehet kampion bote, si atëherë kur mposhti Wladimir Klitchko.

“Gjithçka po shkon mjaft mirë në këtë fazë përgatitore. Këtu nuk ka shumë vend për argëtim dhe nuk e humbas kohën me gjëra të kota. Ajri është i pastër, është ftohtë dhe po kryej një fazë përgatitore të fortë. Zgjodha të stërvitem këtu, pasi jam shumë pranë qytetit ku do të zhvilloj duelin dhe kjo është e rëndësishme”, u shpreh sot Fury, gjatë një seance stërvitore të hapur për mediet.

“Po e shijoj çdo minutë të kësaj faze përgatitore dhe përgatitja po ecën me ritmet e duhura, sipas planifikimit. Të gjithë po bëjmë një punë të shkëlqyer. Jam në formë dhe i shpejtë, Wilder nuk do të ketë asnjë shans të lëshojë ndonjë grusht mbi trupin tim. Stërvitja në lartësi ka qenë e fortë dhe mund të zhvilloj pa asnjë problem 12 raunde. Zgjohem që në orët e para të mëngjesit dhe përgatitja vijon deri vonë”, tha Fury.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit