21.2 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025
Home Blog Page 4563

Konfiskohen 50 euro të falsifikuara në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren një punëtore e bankës ka informuar se nga i dyshuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 50€, që dyshohet se është e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Aksident në Prizren, lëndohen dy këmbësore

0

Një aksident ka ndodhur në Prizren, gjersa një person nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur me veturë dy këmbësorët të komunitetit romë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit

“Çelikët” e Malishevës vijnën me ngjyrat e emblemës së UÇK-së (FOTO)

0

Nga sot edhe zyrtarisht ekipet sportive nga Komuna e Malishevës, do të kenë mbështetjen e tifozërisë.

“Çelikët”, është emri i tifozëve të cilët, pasi i kanë kryer të gjitha procedurat e regjistrimit zyrtarë, kanë zgjedhur komunën për ta prezantuar zyrtarisht grupin e tifozëve, që do t’i mbështetë ekipet sportive të Malishevës.

Udhëheqës i grupit të tifozëve është Veli Kabashi.

Për këtë qëllim udhëheqësi i grupit të tifozëve “Çelikët”, bashkë me atë ekipeve sportive nga Komuna e Malishevës, janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtoresha e për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj dhe zyrtari komunal sport, Albert Morina, dhe bashkërisht e kanë shpalosur llogon e grupit të tifozërisë.

Llogo e grupit të tifozërisë, paraqet tifozërinë malishevase, bashkimin, forcën dhe mbështetjen, ndërsa ngjyrat janë e kuqja, e zeza dhe e verdha, ngjyrat e emblemës së UÇK-së, njofton Klan Kosova.

18 sportistë marrin 31 mijë euro bursë për përgatitje për Olimpiadën Tokyo 2020

0

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë 31 mijë euro për 18 sportistë elitarë që janë në përgatitje për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ky buxhet do të ndahet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropianpër tri kategori.

Buxheti i ndarë vlen vetëm për përgatitje dhe pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare si: kampionati evropian, botëror, apo edhe ndonjë garë tjetër që vlen për normë Olimpike dhe të cilat organizohen deri në fund të këtij viti.

Për kategorinë e parë që ndodhen: Majlinda Kelmendi (xhudo), Nora Gjakova (xhudo), Distria Krasniqi (xhudo), Herolind Nishevci (karate) dhe Akil Gjakova (xhudo), KOK-u do të mbështesë dy përgatitje të sportistëve dhe një garë në vlerë totale prej 3 mijë Euro për secilin sportistë.

Për kategorinë e dytë, në të cilën përfshihen: Alvin Karaqi (karate), Orges Arifi (karate), Fortesa Orana (karate) dhe Loriana Kuka (xhudo), KOK-u do të mbështesë një garë dhe një përgatitje në vlerë prej 2 mijë Euro për sportistë.

Ndërsa, në kategorinë e tretë, në të cilën ndodhen: Musa Hajdari (atletikë), Astrit Kryeziu (atletikë), Vijona Kryeziu (atletikë), Urata Rama (shenjëtari), Dasar Xhambazi (not), Flaka Pruthi (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari), Edon Shala (mundje), Fortesa Orana (karate), Drilon Ibrahimi (shenjëtari), do të ndahen nga 1 mijë euro, ndërsa sportistët do të vendosin nëse do t’i shpenzojnë në garë ndërkombëtare apo përgatitje.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar këta sportist marrin paga prej 250 dollarë deri në 1 mijë dollarë nga Solidarieti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa nga 100 euro tjera nga komunat prej nga vijnë.

Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i ka ndalur bursën boksieres Donjeta Sadiku, më 3 maj 2018, për shkak të mospajtimeve që ka Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Të dielën akrepat kthehen për një orë pas, nis llogaritja dimërore e kohës

0

Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës përfundon llogaritja verore e kohës, duke kthyer akrepat pas për një orë, kur fillon periudha e llogaritjes dimërore të kohës, transmeton Koha.net.

Të dielën, më 26 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy. Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe sivjet matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet llogaritja verore e kohës.

Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Kosova ende nuk ka marrë ndonjë vendim, ndonëse pritet që ai të jetë me atë të Bashkimit Europian, rikujton Koha.net.

Policia raporton për dy persona të lënduar në aksidentin Krajk-Gjonaj të Hasit

0

Dy persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur dje në rrugën Krajk-Gjonaj të Hasit.

Policia njofton se lëndime ka marrë vozitësi dhe pasagjeri i veturës.

“ I dyshuari derisa ishte duke ngarë automjetin e tij, nga pakujdesia humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjere”.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Ramë Vataj: Nuk konkurroj më për rektor të UPZ-së

0

Rektori aktual i UPZ-së, Ramë Vataj, thotë nuk do të konkurrojë më për këtë pozitë, derisa Ministria e Arsimit do të vazhdojë ta ketë këtë përbërje.

Sipas tij, vendimi është politik, sepse zgjedhja bëhet vetëm nëse i takon Nismës, parti prej së cilës vjen Ministri i Arsimit.

Ramë Vataj konteston përzgjedhjen e Ismet Temajt në pozitën e rektorit, derisa Gjykata në Prizren ka vendosur në favor të tij këtë fazë.

Kjo Gjykatë, ka marrë vendimin për masën e përkohshme të sigurisë, duke e shtyrë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues, i cili e ka zgjedhur rektorin e ri.

Këto detaje bëhen të ditura në vendimin e Gjykatës së Prizrenit, të cilin e ka siguruar KTV-ja.

Masa e sigurisë vlen deri në momentin kur Gjykata do të dalë me një vendim të ri.

Në padi, Vataj pretendon se ka pasur shkelje të procedurave gjatë përzgjedhjes së rektorit të ri.

“Para se të fillojë raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Rektorit, në mbledhje kanë mbetur vetëm 4 anëtarë të Këshillit Drejtues. Sipas statutit të Universitetit, për t’u mbajtur mbledhjet e Këshillit Drejtues nevojitet një kuorum prej 5 anëtarëve, ku së paku 4 prej tyre duhet të jenë me të drejtë vote”, thuhet në këtë dokument.

Pjesë e Këshillit Drejtues, pos Parim Kosovës, janë edhe dy persona të tjerë e që janë anëtarë të NISMA-së, Bedri Muhadri, anëtar i kësaj partie në Gjakovë, dhe Isak Hoxha, anëtar i NISMËS në Malishevë.

Në maj, ky këshill zgjodhi Ismet Temajn rektor, ani pse nuk morën pjesë në votim edhe 3 anëtarët e tjerë.

Rektori i ri i UPZ-së, Ismet Temaj: Jam i befasuar me vendimin e gjykatës së Prizrenit

0

Rektori i ri i Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, të cilit i është pezulluar pozita ka thënë se është i befasuar me vendimin e gjykatës.

“Unë kam kontaktuar me disa shokë gjykatës. Kurrë kësi vendimi nga gjykata nuk ka pasur”, ka thënë Temaj, në një përgjigje për KTV-në.

Rregullohet dhe pastrohet shtrati i Lumëbardhit në Prizren

0

Në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit është edhe rregullimi i shtratit të lumit prej “40 Bunarit” e deri në qytet.

Projekti parasheh largimin e mbeturinave, zgjerimin e shtratit në vende ku është i ngushtuar dhe nivelizimin e tij.

Gjatësia e Lumbardhit në këtë segment është 5 kilometra, ndërsa hapja e rrjedhës është i rëndësishëm posaçërisht për shkak të evitimit të përmbytjeve në të ardhmen.

Në Suharekë mbahet takimi i radhës për hartimin e planit zhvillimor komunal

0

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim e Suharekës së bashku me ekipin komunal për planifikim dhe kompaninë konsulente INSI nga Prishtina, kanë mbajtur të enjten takimin e radhës, në të cilin është diskutuar draft -dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal i cili së shpejti pritet të dalë në diskutim publik.

Nga të pranishmit u diskutua faza në të cilën ndodhet drafti dhe hapat e mëtutjeshëm që duhen marrë.

Nga drejtoritë u kërkua që sa më parë të dorëzohen raportet sektoriale me vërejtjet dhe sugjerimet rreth draftit i cili pas kompletimit do të procedohet sipas legjislacion në fuqi./PrizrenPress.com/