Ramë Vataj: Nuk konkurroj më për rektor të UPZ-së

Rektori aktual i UPZ-së, Ramë Vataj, thotë nuk do të konkurrojë më për këtë pozitë, derisa Ministria e Arsimit do të vazhdojë ta ketë këtë përbërje.

Sipas tij, vendimi është politik, sepse zgjedhja bëhet vetëm nëse i takon Nismës, parti prej së cilës vjen Ministri i Arsimit.

Ramë Vataj konteston përzgjedhjen e Ismet Temajt në pozitën e rektorit, derisa Gjykata në Prizren ka vendosur në favor të tij këtë fazë.

Kjo Gjykatë, ka marrë vendimin për masën e përkohshme të sigurisë, duke e shtyrë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues, i cili e ka zgjedhur rektorin e ri.

Këto detaje bëhen të ditura në vendimin e Gjykatës së Prizrenit, të cilin e ka siguruar KTV-ja.

Masa e sigurisë vlen deri në momentin kur Gjykata do të dalë me një vendim të ri.

Në padi, Vataj pretendon se ka pasur shkelje të procedurave gjatë përzgjedhjes së rektorit të ri.

“Para se të fillojë raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Rektorit, në mbledhje kanë mbetur vetëm 4 anëtarë të Këshillit Drejtues. Sipas statutit të Universitetit, për t’u mbajtur mbledhjet e Këshillit Drejtues nevojitet një kuorum prej 5 anëtarëve, ku së paku 4 prej tyre duhet të jenë me të drejtë vote”, thuhet në këtë dokument.

Pjesë e Këshillit Drejtues, pos Parim Kosovës, janë edhe dy persona të tjerë e që janë anëtarë të NISMA-së, Bedri Muhadri, anëtar i kësaj partie në Gjakovë, dhe Isak Hoxha, anëtar i NISMËS në Malishevë.

Në maj, ky këshill zgjodhi Ismet Temajn rektor, ani pse nuk morën pjesë në votim edhe 3 anëtarët e tjerë.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit