33.4 C
Prizren
E hënë, 14 Korrik, 2025
Home Blog Page 4566

Tifozët e ofenduan “Mourinho, i biri i k…”, ja çfarë thotë portugezi

0

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, ka pasur edhe pak spektakël nga tifozëria e mysafirëve.

Mbi 4 mijë tifozë të pranishëm në “Old Trafford” vazhdimisht gjatë ndeshjes kanë brohoritur dhe ofenduar Jose Mourinhon duke i thënë atij: “Mourinho, njeriu i m…” dhe “Mourinho i biri i k…”.

Reagimi i portugezit ishte ekip, duke ngritur tre gishta lart – që simbolizojnë trileptën e fituar me Interin në vitin 2010.

Pas ndeshjes, portugezi tha se ndoshta nuk e duan për atë që arriti Interi 8 vite më parë.

“Përgjigjja ishte e qartë. Natyrisht, ata nuk më duan. Kuptohet, momenti më i vështirë për ta ishte tripleta e Interit. Por, është në rregull, kemi respekt të plotë për lojtarët, trajnerët, klubin dhe gjithçka. Gjithçka është shumë e përzemërt”, u shpreh Mourinho. /Insporti.com/

Tabelat informuese për objektet e trashëgimisë kulturore në Prizren me shumë gabime

0

Komuna e Prizrenit në fillim të kësaj jave, përmes ueb faqes së saj zyrtare, ka njoftuar se me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe orientimit më të lehtë të vizitorëve të huaj, janë vendosur tabelat informuese që tregojnë drejtimin dhe largësinë e monumenteve kulturore apo institucioneve me rëndësi. Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, ndërsa tabelat janë vendosur në udhëkryqet kryesore të qytetit.

EC Ma Ndryshe përmes një komunikate për media thekson se ky hap, edhe pse shumë i vonshëm për Komunën e Prizrenit, është një investim i duhur dhe i mirëseardhur. Megjithatë, vëren se ky projekt ka një sërë gabimesh, që duhet të adresohen:

·Komunat e ndryshme të Kosovës gjatë viteve të fundit në raste të ndryshme kanë vendosur shenja për nevojat e tyre të promovimit dhe orientimit të vizitorëve. Fatkeqësisht, çështja e rregullimit të shenjëzimit të lokaliteteve të trashëgimisë kulturore nuk ka qenë e rregulluar deri vonë nga niveli qendror. Më 20 shtator të këtij viti është përmbyllur procesi i konsultimit publik për Draft – udhëzimin administrativ Nr.XX/2018 për specifikat e shënjimit të trashëgimisë kulturore dhe vendeve turistike të udhëhequr nga MKRS. Për këtë arsye EC konsideron se ky hap i Komunës së Prizrenit ka qenë i ngutshëm dhe paraqet shpenzim të paarsyeshëm të parasë publike për një investim, i cili së shpejti duhet të zëvendësohet në mënyrë që t’i përshtatet standardeve të kërkuara.

·Shenjat e vendosura kanë edhe gabime përmbajtësore dhe teknike. Shumica e shenjave kanë gabime të mëdha drejtshkrimore, pastaj në raste të caktuara ka pasaktësi, derisa nganjëherë përkthimet joadekuate në gjuhët përkatëse paraqesin defekte serioze. Po ashtu ka edhe gabime në kalkulim të distancave nga lokacioni i vendosur deri tek destinacioni.

EC rekomandon që Komuna e Prizrenit, gjegjësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Rural t’i merr parasysh çështjet e ngritura dhe t’i adresojë në mënyrë prioritare.

Për më tepër, në qershor të këtij viti EC Ma Ndryshe ka publikuar hulumtimin “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”, i cili merret me identifikimin e fenomenit të degradimit vizuel të Qendrës Historike të Prizrenit përmes mungesës së shenjëzimit adekuat dhe reklamimit të pakontrolluar dhe zbatimit të ligjeve të aplikueshme. Hulumtimi në pjesën e rekomandimeve jep një sërë veprimesh që duhet të ndërmerren në këtë fushë.

Për hulumtimin e plotë shih: https://bit.ly/2OJLyOQ

Naser Selimi, njeriu që mposhti kancerin në Prevallë (VIDEO)

0

Mëngjesi i sotëm në Klan Kosova zbardhi me një rrëfim pozitiv të një njeriu të fortë. Është fjala për Naser Selimin, i cili po e mposht kancerin nga mrekullitë që i ofron natyra, në këtë rast Prevalla e bukur.

 

Rama zhvendos qeverinë dy ditë në Kukës

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë fundjavë do të mbledhë qeverinë në Kukës. Nga burimet mësohet se kryeministri dhe ministrat do të kenë takime me qytetarët, inspektime në doganë, spitale dhe institucione të tjerë, ndërsa do të ketë një aktivitet edhe për anëtarësimet e reja dhe bashkëqeverisjen, shkruan Report TV.

Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama pritet që të zbardhë edhe vendimet e marra në qarkun e Kukësit.

Cubat e vitit 2050

0

NEXHMEDIN SPAHIU
Viteve të ‘90-ta, në lokalet e Tiranës bisedonim se çfarë është profesioni stereotip i kombeve të ndryshëm. Për shumë gjëra, shumica pajtoheshin se gjermani ishte mekanik, se italiani ishte një këngëtar apo poet, se japonezi ishte një inxhinier, se greku ishte tregtar, se serbi ishte një bujk, se bullgari ishte një punëtor, se kinezi ishte një ndërtimtar, se amerikani ishte një kauboj, se anglezi ishte një administrator, se suedezi ishte një organizator, se turku ishte një luftëtar etj. Por, pyetja më e rëndë që shtrohej ishte: çfarë ishte shqiptari?

Përgjigjet ishin: shqiptari nuk është mjeshtër, ai vetëm aktron mjeshtrin. Shqiptari nuk është mësues, ai vetëm aktron mësuesin. Shqiptari nuk është luftëtar, ai vetëm aktron luftëtarin. Shqiptari nuk është mjek, ai vetëm aktron mjekun.

Nga përgjigjet e shumta të këtij lloji, njëri nga të pranishmit brofi në këmbë dhe tha: shqiptari pra qenka aktor. Ndryshe, si mund të ishte aktori më i mirë jugosllav i të gjitha kohërave, shqiptari Bekim Fehmiu. Të bëhesh aktori më i madh në një ambient armiqësor, siç ishte Beogradi për shqiptarët, kjo mund të ndodhte vetëm kur je aktor e përtej aktori.

Aktorët shqiptarë kanë për publikë aktorët. Dhe këtu nuk dihet nëse aktorët më të zotë janë ata që janë në skenë apo ata që janë të ulur në sallë si publikë. Shqiptarët që shikojnë teatër janë aktorë që aktrojnë publikun. Por, shqiptarët jetonin edhe në kohën kur aktrimi nuk njihej si profesion dhe dikush nga diskutuesit tha se megjithëkëtë duhet ta gjejmë një profesion më themeltar që i përgjigjet shqiptarit. Përfundimi ishte se profesioni bazik i shqiptarëve është cubnia. Shqiptarët ishin dhe mbetën cuba.

Shqiptarit i mungon durimi (me përjashtime, kuptohet). Shqiptarit i mungon pasioni për punë (me përjashtime, kuptohet). Prandaj, shqiptari nuk mbjell se kjo do punë dhe nuk pret që fryti të piqet se kjo do durim. Shqiptarit i pëlqen që të grabisë frytin e tjetrit, ashtu të gatshëm.

I keni parë shqiptarët e Maqedonisë, që ndër shqiptarë konsiderohen më punëtorët? Edhe këta janë grabitqarë. Nuk lodhen që të ndërtojnë institucione në Maqedoni. Ata duan që bullgarët/maqedonët t’i bëjnë institucionet, kurse këta vetëm të ulën në Parlament dhe për së gatshmi të votojnë nëse u pëlqejnë apo jo ato çfarë kanë bërë bullgarët/maqedonët.

Shih në anën tjetër vëllezërit e tyre. Shqipëria nuk u bë shtet tamam as edhe për më shumë 100 vite qëkur Fuqitë e Mëdha e njohën për shtet. A nuk po ecën edhe Kosova rrugës së njëjtë si Shqipëria? Cubat shtet nuk bëjnë, ata vetëm e grabisin atë. Po për të grabitur dikush duhet të krijojë gjënë që do të grabitet. E bota u mëshirua me shqiptarët dhe u krijoi jo një, por dy shtete, e këta vazhdimisht i shkatërrojnë duke i grabitur ato.

Natyrisht, çdo shoqëri përmes përjashtimeve kompenson vetveten. Sa më frikacak që është një popull, trimat e tij rrallë shquhen deri në ekstrem. Sa më i padijshëm që të jetë një popull, dijetarët e tij të rrallë shquhen deri në ekstrem. Sa më i padurueshëm të jetë një popull, durimtarët e tij shquhen deri në ekstrem. Kështu me radhë.

Shqiptarët si popull në përgjithësi, frikacak e jo sakrifikues, nxorën trima si Adem Demaçi e Adem Jashari. Shqiptarët si popull jo i durushëm në përgjithësi, nxorën simbolin e durimit Ibrahim Rugovën. Shqiptarët si popull i padijshëm, nxorën dijetarë si Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Gjergj Fisha, Branko Merxhani e Ferit Murati. Shqiptarët si popull grabitqarë nxorën simbolin planetar të humanitetit, Gonxhe Bojaxhiun – Nënën Tereze.

Shqiptarët nuk ndërtuan shtet, se nuk u shquan në ndërtime, por në grabitje. Këtë profesion e shpurën deri në përsosmëri. Kulmi i këtij profesioni ishte kur shqiptarët ua grabitën sulltanëve Perandorinë Osmane.

Në shkrimin paraprak tek revista “Shenja” kam shpjeguar se si Qypërlinjtë shqiptarë e grabitën pushtetin perandorak osman dhe e mbajtën atë që nga 1656 e deri më 1710. Kjo është koha më e lavdishme e shqiptarëve. Shqiptarët ndërruan fe në masën 85 për qind dhe u bënë zotër të një perandorie të cilën dikur e kishin luftuar kur kishte qenë në kulmin e saj (koha e Skënderbeut). Në kohën e Qypërlinjëve shqiptarët kishin pushtetin, zotërimet faktike dhe namin.

Ky duket të jetë kulmi çfarë shqiptarët mund të bëjnë si tërësi.

Konform këtij shembulli nuk është e pritshme që Shqipëria e Kosova të bëhen shtete të hairit as edhe më 2050, sepse energjia primitive e shqiptarëve ndeshet me njëri-tjetrin dhe nuk krijohen sisteme të qëndrueshme.

Shansi i shqiptarëve do të paraqitet në Bashkimin Evropian. Livadhet e gjëra të kësaj perandorie moderne do të jenë pre të lehta për cubat shqiptarë. Ata do t’i gllabërojnë ato me energjinë e tyre primitive, dhe duke qenë ky një sistem i krijuar me shekuj, do t’ua mundësojë shqiptarëve që të ecin shtigjeve të rrahura me energjitë e tyre të ndrydhura.

Faza e parë, ajo kulturore, veçse po vegjeton: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi… Majlinda Kelmendi e sportistë të tjerë në klubet anë e mbanë Evropës veçse dëshmojnë energjinë e ndrydhur të prindërve të tyre, me ëndrrat e lëna përgjysmë në një truall që për një arsye apo tjetër nuk ua mundësoi realizimin e këtyre ëndrrave. Prindër që ëndrrat e tyre muzikore apo sportive nuk i realizuan dot në atdheun e tyre, gjithë energjitë e tyre i investuan tek fëmijët, rezultatet e të cilëve po vërehen.

Por, pas fazës kulturore e sportive vjen faza e ambicieve më të mëdha, ambicieve politike. Fëmijët e prindërve, mbijetesa e të cilëve funksionon vetëm përmes politikës, ku nuk mund ta punësosh djalin apo vajzën po nuk je i kyçur në partitë që kanë pushtetin, janë fëmijë që shtresojnë etjen për pushtet. Livadhet e mëdha të Bashkimit Evropian do të jenë kafshatë e lehtë për këta fëmijë të prindërve me ëndrra të thyera.

Shqiptarët do ta kenë në dorë gjithë Bashkimin Evropian. Ndoshta ky edhe do të jetë fundi i kësaj perandorie moderne, por më 2050 kjo perandori do të udhëhiqet nga shqiptarët e shtrirë në të gjitha skajet e saj. Përkundër këtij fakti, Shqipëria e Kosova do të ngelen vendet më të prapambetura të kësaj Perandorie. Edhe më 2050 shqiptarët do të kenë Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin e Faik Konicën e vet, edhe Nënën Tereze, por cubat e 2050-shit do t’i lënë ata nën hije.

Gjithsesi, kryebashkiaku shqiptar i Londrës, Parisit apo Berlinit të vitit 2050, do ta ketë më të lehtë e më të suksesshme qeverisjen se kryebashkiaku i Tiranës, Prishtinës, Pukës apo Skenderajt,

Ndonjë nga këta edhe do të jetë dorëlirë në bamirësi si Adem Kurtpasha në poezinë Hafiz Yvejs Efendisë nga Gjakova e shkruar me shkronja arabe më 1699.

Uratë për Adem Kurtpashën

Do t’i lutem unë Allahut
Adem Kurtpashës t’i falë shnet,
E t’ia ruej Murat begin
Që t’a pshtojë kët milet.

Do t’i lutem që Adem pashës
T’i falë Allahu aq vjetë e jetë,
Gjithë sa ka yje qielli
Gjithë sa ka n’botë dushk e fletë.

O Zot, t’lus unë m’katari,
Falnaj m’katet për jetë e mot,
Gjithë ku shkel këmbë shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashë po t’kënnoj uratën
Oxhak i parë n’kët Shqipni,
Nuk u lodhe për arkëthatën
Veç ky popull t’marrë dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahu
Si fener ti Dritë na jep
Me emër t’vet t’ruejt Allahu
Që nxorre pop’llin n’selamet.

Kjo poezi e vjetër shqipe, njëra ndër më të mirat në letërsinë shqipe, ku sidomos strofa e tretë do të duhej të ishte himn kombëtar, tregon se nga disa prej atyre që grabitën pushtetin perandorak osman, panë dobi shqiptarët.

Nga ndonjëri shqiptar që më 2050 do të jetë në krye te Parlamentit Evropian apo Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, apo që do të jetë në vend të Frederica Mogherinit, shqiptarët mund të kenë ndonjë dobi, por shumica e tyre do të jenë vetëm për vetën e tyre, sepse brezi i këtyre që tani janë 10-20 vjeç, e që më 2050 do të jenë në kulmin e karrierës së tyre politike, nuk është duke u edukuar aspak me frymë patriotike.

Nëse tani do të bënim reforma rrënjësore në edukimin tonë patriotik, nëse tani nxënësit tanë do të mësonin nga abetaret e viteve 1941-1944 dhe frymën patriotike që mbartin ato tekste shkollore, në vitin 2050 Evropa jo vetëm që do të ishte në dorë të shqiptarëve, por edhe do të përjetonte lulëzim. Në të kundërtën, nëse vazhdojmë kështu, Evropa më 2050 do të jetë në duar të shqiptarëve, por nga ky fakt nuk do të kenë dobi as shqiptarët e as evropianët e tjerë.

Spitali i Prizrenit me mungesë të mjekëve specialistë

0

Derisa spitalet në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të mjekëve specialistë, rreth 150 specialistë vazhdojnë të jenë të papunë në Kosovë, raporton “Zëri.info”.

Drejtor të Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe drejtorë të spitaleve kanë thënë ditë më parë për “Zërin” se kanë bërë kërkesë për punësimin e më shumë specialistëve në Institucionet Publike Shëndetësore në Kosovë.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit.

Zyrtari për informim në këtë spital, Shefajet Berisha tha për “Zëri.info” se kanë bërë kërkesë për punësimin e nëntë specialistëve të rinj.

Sipas Berishës, as në Klinikën Emergjente numri i mjekëve specialistë nuk është i mjaftueshëm.

“Më datën 18.09.2018 kemi bërë kërkesë për rekrutimin e 9 specialistëve të rinj për këto lëmi: dy specialistë të emergjencës, dy specialistë të kardiologjisë, një specialistë ortoped, një specialist hematolog, një specialist urolog, një specialist nefrolog dhe një specialistë fiziatër”, theksoi ai.

Mospunësimi i specialistëve të pa punë, është konsideruar si njëri ndër shkaqet që i ka shtyrë këta të fundit të kërkojnë një punë jashtë vendit.

E kjo gjë sipas anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, është shqetësuese, pasi që siç kanë thënë ata, Kosova së shpejti mund të ketë mungesë të madhe të mjekëve specialistë/ZERI/

Pogba: Përballja me Juventus, emocionale

0

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba totë se ka “shumë emocione” para përballjes me Juventusin derisa ka shtuar se “ne ende shkëmbejmë mesazhe dhe shihemi me Juventusin kur kemi mundësi”

Francezi kaloi katër sezone në Torino, para se të vinte tek Djajtë e Kuq për afër 100 milionë euro.

Pasi kishte fituar Scudetton katër vite rresht, ai u kthye në Old Trafford për një shumë rekord në atë kohë, për 105 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Sonte ai do të ribashkohet me Zonjën e Vjetër për herë të parë prej që u largua nga aty, pasi që skuadra e vjetër e viziton atë në Manchestër për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Kam biseduar me vëllain për këtë”, ka pranuar Pogba duke folur për faqen zyrtare të UEFA’së.

“Ne thamë: A mund ta imagjinoni çfarë do të ndoshta nëse ne do të ishim në të njëjtin short me Juventusin”.

“Kështu ndodhi dhe është me të vërtetë një ndeshje speciale. Ne ende shkëmbejmë mesazhe dhe do të shihemi me njëri-tjetrin përsëri”.

“Kemi shumë emocione që janë të përfshira në këtë gjë sepse unë fillova karrierën si futbollist profesionist me këtë skuadër dhe shënova golin e parë me Juve”.

“Ishte kjo skuadër ku u zhvillova si lojtar dhe kam një respekt të madh për këtë klub”.

“Jam kthyer në shtëpi. Ju bashkova akademisë së United. Jam në shtëpi këtu por gjithmonë do ta kujtojë këtë rrugë. Jam rritur me këta shokë të skuadrës dhe ne do të ribashkohemi përsëri në skuadrën e parë, kështu që është një tregim i bukur”.

“Karriera që kisha dhe tani, me këtë rikthim në Manchester, ishte më të vërtetë e mahnitshme”.

Nënshkruhet memorandumi për aktivitete që aftësojnë të rinjtë e Kosovës

0

Sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bashkësisë së Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International).

Memorandumi, që në emër të MKRS-së nënshkroi Kujtim Gashi, ndërkaq për DVV International nënshkroi Ramadan Alija, Drejtor Ekzekutiv i zyrës së DVV-së në Kosovë, parasheh rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve. Konkretisht, fuqizimi i rinisë, përgatitja e të rinjve për treg pune, nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në të mësuar përmes edukimit jo-formal, mbështetja e vizitave studimore dhe shkëmbimi i përvojave, fuqizimi i rrjeteve dhe qendrave rinore në Republikën e Kosovës janë ndër objektivat dhe aktivitetet që pritet të realizohen përmes këtij dokumenti që do të vlejë deri në fund të vitit 2021.

Me rastin e nënshkrimit ministri Gashi theksoi se përmes këtij dokumenti po hapim rrugën për intensifikimin e aktiviteteve për të rinjtë në Kosovë duke marrë edhe nga përvoja gjermane.

Ndërkaq, përfaqësuesi i DVV International, Ramadan Alija tha se dokumenti që kanë nënshkruar ka zyrtarizuar një bashkëpunim në dobi të të rinjve.

Gashi: Veprat e artit flasin më shumë se fjalët e politikës

0

Sot në Muzeun e Kosovës është inauguruar projekti “Prishtina: Qyteti i Nderit dhe Mirënjohjes”, e frymëzuar nga “Prishtina: Lulëzimi”, krijuar nga artistë, studentë, edukatorë dhe studiues nën udhëheqjen e Ellen Frank, fituese e Programit Specialistët e Fulllbright në ndërtimin e Paqes dhe Pajtimit.

Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, tha se ky projekt do ta renditë Prishtinën në mesin e qyteteve botërore që mbajnë vulën e qyteteve të paqes.

Ministri Gashi tha se institucionet e trashëgimisë kulturore me ndihmën e SHBA-së po arrijnë të mirë t’i transmetojnë për paqe, mirëkuptim dhe tolerancë, ndërsa premtoi vazhdimin e mbështetjes së MKRS-së për trashëgiminë kulturore përmes projekteve të ndryshme.

Ndërsa, Ellen Frank ka lavdëruar punën e krijuesve të këtij projekti duke thënë se ata kanë bërë një punë të madhe në promovimin e paqes.

Ndryshe, Programi Specialistët e Fulllbright është mbështetur nga Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Muzeu i Kosovës.

147 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës

0

Politikani, kleriku, shkrimtari Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871.

Që 6 vjeç e dërguan në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880 vazhdoi studimet në Kolegjin Françeskan në Troshan, ku mbaroi dhe shkollën e mesme. Ai ishte nxënës i poetit arbëresh Leonardo De Martino. Më 1886 vazhdon studimet për filozofi dhe teologji në Bosnjë. Më 1893 u kthye në Shqipëri dhe më 1984 filloi punën si profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit.

Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atij viti ai bëhet bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës Françeskane në Shkodër. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.

Më tetor 1913 Fishta themeloi revistën “Hylli i dritës” dhe ishte drejtor i saj. Më 1916 botoi revistën “Posta e Shqypnisë”. Po më 1916-tën së bashku me Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën, Mati Logorecin etj. themeluan Komisinë Letrare në Shkodër. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës në Parlamentin Shqiptar. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të Parlamentit zgjidhet Nënkryetar. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali.

Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Ai nxjerr botimin e plotë të veprës së madhe “Lahuta e Malcis” (1937). Fishta duke qenë njohës i latinishtes, greqishtes së vjetër, italishtes, frengjishtes, e gjuhëve slave. Veprimtaria e tij letrare, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, ku ai përdori 24 pseudonime.

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”. Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.