31.4 C
Prizren
E hënë, 14 Korrik, 2025
Home Blog Page 4567

Chelsea planifikon blerjen e Icardi

0

Fillimi i mirë i Maurucio Sarri këtë sezonë ka bërë që drejtuesit e Chelsea ta shpërblejnë atë me transferime të reja.

Ata synojnë që në Stamford Bridge ta sjellin sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Klan Kosova.

25 vjeçait ka shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitje këtë sezonë dhe kjo është arsyeja se pse po kërkohet nga Chelsea. Ai llogaritet se mund të sjellë një frymë të re në sulmin e Chelsea, me Alvarao Moratta që ka shënuar vetëm dy herë dhe Olivier Giroud që sivjet po pret ende që të realizojë.

Argjentinasi Icardi ka një klauzolë prej 97.5 milionë funta, që u bë aktive në verën që shkoi, e cila mund të paraqesë pengesë për blerjen e tij nga Inter.

Vjeshtë

0

Sahit Osmani

Harmonikisht shkrihen ngjyrat
E purpurta zjarr që djeg përbrenda
E arta rrezaton me mrekullinë
Gjelbërimit ia shuajnë harlisjen

Si buçetë lulesh shpërfaqin
Farfuritje dritash me kaltërsinë
Retë përmes ylberit ujvarë
Pa kufijë magjik joshin shpirtin

Gjethet pëshpërijnë dhimbjen e zogjve
Në shkrumbin e buzëve të tyre
Dridhshëm e të zhuritura fluturojnë
Krahëve të cicërimave për t’u kthyer

Prizren: Arrihet marrëveshje për kompensimin e të miturës 12 vjeçare që u lëndua në aksident

0

Kompania e sigurimeve KS ”Illyria” dhe përfaqësuesi i palës paditëse, avokati Blerim Mazreku, arritën marrëveshje që pala e dëmtuar, në këtë rast paditësja, të kompensohet në shumën prej 3.500 euro, si dhe e paditura KS ”Illyria” do t`i paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Në shkurt të vitit 2018, kishte ardhur deri te aksidenti dhe pala paditëse, e dëmtuara gjatë kohës kur lëvizte në këmbë, shoferi i minibusit që ishte i siguruar te kompania e sigurimeve ”Illyria”, i njëjti gjatë lëvizjes, kthimit në anën e djathtë në mënyrë të pakujdesshme, e godet këmbësoren pranë rrugës, por pa e vërejtur vazhdon lëvizjen duke mos u ndalur për t`i ofruar ndihmë. Në këtë mënyrë i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të konstatuara më vonë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Gjykatësja e rastit Edije Sezairi e aprovoi marrëveshjen e palëve dhe ujdinë gjyqësore, dhe u detyrua pala e paditur KS ”Illyria”, që brenda 15 ditësh t’ia paguajë detyrimet e lartcekura në llogari të përfaqësuesit avokat Blerim Mazreku, i cili deklaroi që ujdia gjyqësore është e pranueshme nga pala paditëse meqenëse kemi të bëjmë me person të moshës së re dhe se shëndeti i së njëjtës është përmirësuar dukshëm./kallxo.com/

Prizren, i akuzuari: Në ditën e grabitjes në ‘Western Union’ isha në teqe

0

Në gjykimin për grabitjen në “Western Union” në Prizren më 2010, mbrojtjen sot e dha i akuzuari Remzi Kuqi.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Prizrenit janë shikuar CD-të me pamjet nga vendi i ngjarjes në momentin kur ka ndodhur grabitja nën kërcënimin e armëve.

Në këtë seancë, prokurori i shtetit dhe Betim Kadolli, avokat i të akuzuarit, e kanë dhënë fjalën përfundimtare.

Prokurori i shtetit fillimisht konsideroi se meqenëse ka dy ekspertiza të kundërta i propozoi trupit gjykues që incizimet nga CD-të e propozuara sipas aktakuzës të dërgohen në një qendër që posedon aparaturë dhe aftësi për të bërë krahasimin e dy CD-ve në mënyrë që të vërtetohet se a kemi të bëjmë me personin e njëjtë, pra me të akuzuarin Remzi Kuqi, në të dy rastet e grabitjes, andaj të bëhet dhe një super-ekspertizë që të vërtetohen sa më mirë dhe sa më drejtë të gjitha faktet lidhur me rastin.

Një propozim i këtillë u refuzua nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Artan Sejrani, me arsyetimin se prokurori i shtetit nuk e ka qartësuar se në cilin institucion apo vend mund të bëhet ky ekzaminim, pasi që tashmë rasti është në shqyrtim gjyqësor, e të gjitha këto veprime dhe qartësime Prokuroria është dashur të merret dhe të bëhen në fazën e hetimit.

Gjatë procedurës së provave, prokurori i shtetit Mehdi Sefa propozoi që të bëhej shikimi i CD-së nga ku janë marrë pamjet gjatë kohës kur ka ndodhur grabitja në “Western Union” në Prizren, si dhe propozoi që të bëhej shikimi i një CD-je tjetër të një rasti të grabitjes, rast për të cilin i akuzuari Remzi Kuqi është dënuar për veprën penale të grabitjes.

Sipas prokurorit të çështjes nga shikimi i këtyre CD-ve mund të vërtetohej që grabitjen e ka kryer i akuzuari Remzi Kuqi sipas aktakuzës, si dhe duke u bazuar në ekspertizën e Agjencisë së Drejtorisë së Forenzikës, nga eksperti Ruzhdi Zeneli, ka ardhur në përfundim nga krahasimet e bëra se kemi të bëjmë me personat e njëjtë në të dy rastet e grabitjes.

I akuzuari Remzi Kuqi, gjatë mbrojtes së dhënë deklaroi se në datën kur akuzohet se e ka kryer veprën penale të grabitjes, ka qenë duke i kryer ritet fetare sipas religjionit që i takon.

“Kam qenë në teqe, ku vizitohet nga të gjitha anët ku ka shqiptarë dhe bëhen faljet. Të njëjtat zgjasin 10 ditë dhe i thojnë muaji Matem”, tha i akuzuari.

Ndërsa sa i përket rastit për të cilin akuzohet ai deklaroi se më 23.11.2017 në shtëpinë e tij kishin ardhur zyrtarët policorë për ta marrë në pyetje lidhur me një grabitje dhe plagosje që kishte ndodhur atë ditë.

Mirëpo pas kontrollit dhe marrjes në pyetje, të njëjtit vërtetuan që Kuqi nuk kishte lidhje me rastin, por pas verifikimit doli se ndaj tij kishte një urdhër-arrest për rastin për të cilin gjendet sot në Gjykatë.

Në fjalën përfundimtare, prokurori i shtetit kërkoi nga Gjykata që duke u bazuar në provat e ofruara në aktakuzë si dhe nga shikimi i CD-ve u vërtetua që i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, si dhe i propozoi Gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor, si dhe që gjatë matjes së dënimit të merr parasysh rrethanat sipas dispozitave ligjore, dhe të merr parasysh personalitetin e të akuzuarit, të kaluarën e tij kriminale, si recidivist i veprave penale.

Mbrojtësi i të akzuarit Remzi Kuqi, avokati Betim Kadolli, deklaroi se duke parë rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor, si dhe duke u bazuar në mungesën e fakteve dhe në aktakuzën e pabazuar mirë, kanë pritur që prokurori i çështjes të tërhiqet nga ndjekja penale, sepse është e qartë që nuk ka prova të bazuara mirë që i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale.

Trupi gjykues i përbërë nga kryetari – gjyqtari Artan Sejrani, dhe gjyqtarët Xheladin Osmani dhe Nazim Vllaço, kanë caktuar datën 24 tetor për shpalljen e vendimit gjyqësor lidhur me këtë çështje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, në vitin 2010, më 9 dhjetor, në lagjen Bazhdarhane në Prizren, të akuzuarit në agjencinë ”Western Union”, të njëjtit duke përdorur dhunën – armën, paraprakisht kishin vendosur maskat në kokë, të armatosur kanë hyrë tek sirtarët e tavolinës, ku gjendeshin paratë në shumën prej 5.000 eurosh, derisa i akuzuarit i dytë Besnik Veliaj, qëndronte tek dera i ka mundësuar të akuzuarit të parë Remzi Kuqi të grabitë paratë në vlerë prej 2.480 euro, më pastaj për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, në këtë formë Remzi Kuqi, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të grabitjes./kallxo.com/

Barça nuk do ta kthejë Neymarin

0

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk e ka në plan të kthejë sulmuesin brazilian Neymar në “Camp Nou” dhe po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë transferimi tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Neymar vitin e shkuar iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro.

“Neymar është larguar dhe nuk pritet të kthehet te Barcelona, pasi nuk kemi një plan të tillë. Po ashtu, në janar nuk do të bëjmë asnjë përforcim”, ka thënë Bartomeu të hënën në një intervistë dhënë radios “El Mati de Catalunya”.

Ai i ka dhënë mbështetje dhe trajnerit Ernesto Valverde, për të cilin ka thënë se do të udhëheqë ekipin edhe stinorin e ardhshëm.

NATO: Rusia po e shkelë marrëveshjen për armët nukleare

0

Të gjitha 29 anëtaret e NATO-s janë të bindura se Rusia po shkel marrëveshjen e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësja e Aleancës Veri-atlantike, Oana Lungescu.

Duke marrë parasysh mungesën e ndonjë informacioni rreth raketës së re ruse, anëtarët e NATO-s besojnë se është e mundur të arrihet në përfundimin se Rusia shkel marrëveshjen, tha sot zëdhënësja e Aleancës, raporton AP, shkruan Ksp.

Ajo nuk ka komentuar mbi deklaratat e presidentit Donald Trump se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja, por tha vetëm se anëtarët “vazhdojnë konsultimet”.

Trump tha më herët se SHBA do të tërhiqet nga një marrëveshje për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimit, pasi Rusia shkeli këtë marrëveshje, por nuk ofroi ndonjë shkelje.

Marrëveshja për shkatërrimin e raketave me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi e vitit 1987 ndalon prodhimin, testimin dhe vendosjen e raketave bërthamore dhe konvencionale që variojnë nga 500 në 5.500 km, dhe i referohet raketave balistike dhe kryqëzueset që lansohen nga toka.

Prizren: Prokurori tërhiqet nga ndjekja penale

0

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për veprën penale të kanosjes, Mehmet Mazrek.

Aktgjykimi refuzues ndaj tij është shpallur nga gjykatësja, Teuta Krusha, pasi që paraprakisht prokurori i rastit Musli Gashi, kishte hequr dorë nga aktakuza me të cilën ngarkohej i akuzuari Mazrek.

Prokurori Gashi, ka deklaruar se tërhiqet nga aktakuza ndaj të akuzuarit, pasi që i dëmtuari Reshat Morina, ka thënë se nuk kërkon ndjekje të mëtejme penale ndaj tij.

Lidhur me këtë prokurori Gashi, ka thënë se ndjekja penale për këtë vepër parashihet vetëm nga propozimi i palës së dëmtuar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 janar 2018, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Mehmet Mazrek, të cilin e akuzonte se më 13 dhjetor 2017, rreth orës 18:00, ka kanosur biznesmenin Reshat Morina për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Sipas aktakuzës, në ditën kritike, i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit dhe ka kërkuar që i njëjti të mos i privatizojë disa prona që ai i ka në shfrytëzim, ndërsa pasi që i dëmtuari nuk kishte pranuar një kërkesë të tillë, i akuzuari duke dalë nga shtëpia i ka thënë të dëmtuarit se nëse nuk tërhiqet nga privatizimi i pronës, do t’ia vrasë fëmijët. /Betimi për Drejtësi

Prizrenasi dënohet me burg, u kap me 100 mijë euro false dhe armë e municion

0

Ersun Maloku, pranoi fajësinë për akuzat që i ngarkoheshin nga Prokuroria për veprat penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe për falsifikim të parasë, ku vlera ka tejkaluar mbi 100.000 Euro.

Në shqyrtimin fillestar pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i shtetit Metush Biraj, i akuzuari Ersun Maloku e pranoi fajësinë për të dyja veprat që i ngarkoheshin nga ana e Prokurorisë, me çka gjykatësja e rastit Ajser Skenderi, morri aktvendim dhe u pranua fajësia e të akuzuarit për veprat penale sipas aktakuzës.

Gjykatësja e rastit Ajser Skenderi i shqiptoi dënimet për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve, i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, ndërsa për veprën penale të falsifikimit të parasë i shqiptoi dënimin me burgim prej 2 vite e 6 muajsh.
Më tutje konform dispozitave ligjore gjykatësja e rasatit i shqiptoi dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh, në të njëjtën kohë iu ndërpre masa e paraburgimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Shtetit i akuzuari Ersun Maloku akuzohej se me datë 11.05.2018, në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Prizren, në veturën e tij ka mbajtur të fshehur pistoletën e tipit ”Glock”, kurse në banesën e tij ka mbajtur të fshehur 64 fishekë të kalibrit të panjohur dhe 87 fishekë me gaz, një shufër metalike me fotroll, një sprej, një elektroshok, një granat dore, një karikator dhe një palë pranga me fotroll.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me datën e njëjtë 11.05.2018, ka poseduar para të falsifikuara me qëllim që t`i vë në qarkullim si të vërteta, sasia e të cilave ka tejkaluar shumën prej 100.000 Euro.

Palët ndaj vendimit të gjykatës kanë të drejtë ankese vetëm sa i përket lartësisë së dënimit./kallxo.com/

4 policët e akuzuar për marrje ryshfeti dalin para gjyqit të Prizrenit

0

Në nëntor të vitit 2017, Gjykata e Prizrenit kishte shpallur aktgjykimin dënues për zyrtarët policorë, të akuzuar për marrje ryshfeti.

Driton Bajrami, Neshat Avdaj dhe Myzafer Sylejmani ishin shpallur fajtorë dhe janë dënuar, ndërsa kolegu i tyre Binak Bytyqi ishte shpallur i pafajshëm.

Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në fillim të vitit 2018.

Prokuroria Themelore e Prizrenit i ngarkonte të akuzuarit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla.

Të akuzuarit ngarkoheshin se këto para i kanë marrë nga shkelësit e rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro, në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin gjatë të cilit u shfaqën pamje ekskluzive nga momentet kur policët e trafikut merrnin ryshfet nga shoferët kundërvajtës.

w

AKP shet varrezat në Vërmicë të Prizrenit

0

Varrezat e vjetra të banorëve të Vërmicës në Prizren do të nxirren në shitje shumë shpejtë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Sipërfaqja prej 24 hektarësh, pronë e kompanisë shoqërore “Printeks” nga Prizreni, figuron në listën e aseteve që do të shiten nga ky agjencion, shkruan gazeta inFokus.

Sipas dokumentacioneve që posedon inFokus, në këtë sipërfaqe, vetëm në 25 ari aktualisht janë bërë disa ndërtime jo ligjore, ndërsa pjesa tjeter sipas vendësve është varrezë e vjetër.

Sipas të dhënave, një pjesë të varreve të vjetra e ka zhvendosur tashmë kompania “Bechtel & Enka” për shtrimin e trasesë së Autostradës Prishtinë-Morinë. /Gazeta inFokus/