19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizren: Prokurori tërhiqet nga ndjekja penale

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për veprën penale të kanosjes, Mehmet Mazrek.

Aktgjykimi refuzues ndaj tij është shpallur nga gjykatësja, Teuta Krusha, pasi që paraprakisht prokurori i rastit Musli Gashi, kishte hequr dorë nga aktakuza me të cilën ngarkohej i akuzuari Mazrek.

Prokurori Gashi, ka deklaruar se tërhiqet nga aktakuza ndaj të akuzuarit, pasi që i dëmtuari Reshat Morina, ka thënë se nuk kërkon ndjekje të mëtejme penale ndaj tij.

Lidhur me këtë prokurori Gashi, ka thënë se ndjekja penale për këtë vepër parashihet vetëm nga propozimi i palës së dëmtuar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 janar 2018, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Mehmet Mazrek, të cilin e akuzonte se më 13 dhjetor 2017, rreth orës 18:00, ka kanosur biznesmenin Reshat Morina për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Sipas aktakuzës, në ditën kritike, i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit dhe ka kërkuar që i njëjti të mos i privatizojë disa prona që ai i ka në shfrytëzim, ndërsa pasi që i dëmtuari nuk kishte pranuar një kërkesë të tillë, i akuzuari duke dalë nga shtëpia i ka thënë të dëmtuarit se nëse nuk tërhiqet nga privatizimi i pronës, do t’ia vrasë fëmijët. /Betimi për Drejtësi

Më Shumë

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit