33.4 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 4569

Vetëm 25 nga 120 fëmijët me nevoja të veçanta në Rahovec trajtohen nga një shoqatë

0

Fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Rahovecit tash e një kohë të gjatë po përballen me mungesë të kushteve të duhura për trajtim.

Një pjesë e vogël e tyre po marrin trajtim falas në Shoqatën e Gruas “Hareja”, raporton KTV.

Shërbime të ndryshme u ofrohen 25 fëmijëve më nevoja të veçanta në këtë institucion.

Prindërit janë të kënaqur me punën që bëhet nga psikologet dhe edukatoret, sipas të cilave, fëmijët po përmirësohen falë punës së tyre.

Për psikologet e këtij institucioni, puna me këta fëmijë është shumë e vështirë, si pasojë e mungesës së kushteve.

Ndërkaq, drejtoresha, Adelina Paqarizi, tregon për vështirësitë për shkak të mungesës së investimeve për këtë kategori të fëmijëve.

Ajo tregon se fondet për këtë projekt përfundojnë në fund të muajit nëntor, ndërkaq kanë marrë disa premtime nga komuna e Rahovecit.

Kjo e fundit thotë se do të punojnë me çdo kusht të krijojnë fonde të mjaftueshme për ta vazhduar projektin edhe më tutje.

“Javën e kaluar, e kemi rinovuar komplet dhomën ku qëndrojnë fëmijët me nevoja të veçanta, po ashtu në fillim të vitit i kemi ndihmuar me të holla në vlerë prej 1500€ . Do të mundohemi, do të bëjmë përpjekje maksimale deri në fundvit t’iu dalim në ndihmë me mjetet dhe subvencionet që janë në Drejtorinë e Shëndetësisë. Do ta kemi parasysh që në vitin 2019 këtyre fëmijëve t’iu ndihmojmë më shumë se në vitin 2018”, ka thënë Samir Mustafa, drejtor i Shëndetësisë në Rahovec.

Shoqata “Hareja”, që nga viti 2002, ka ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta, duke iu ofruar shërbime të ndryshme në përmirësimin e gjendjes së tyre, madje këtë punë shpeshherë e ka bërë pa pagesë.

Reçani me pamje të re

0

 

Qendra e fshatit në Reçan së shpejti do të fitojë një pamje të re.
Fillimisht është duke u siguruar bregu i shtratit të lumit, pranë të cilit do të ndërtohet një shëtitore për banorët e fshatit.

Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës dhe i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Po ashtu, Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke ndërtuar murin mbrojtës në fshatin Mushnikovë, për të siguruar banorët nga shembjet e dheut.

Shkëmbinjtë gëlqerorë në këto anë, lehtë shkëputen pas reshjeve, prandaj ndërhyrjet e kësaj natyre janë të domosdoshme.

E pabesueshme se çka bën basketbollisti i Ponte Prizrenit

0

Takimi ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit ka qenë pika më e ndritshme e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll dhe finishin e pati më dramatikun këtë sezon.

Reahoveci kishte epërsi 100:96, kur kishin mbetur 1 minutë e 32 sekonda deri në fund të ndeshjes, por basketbollistët e këtij ekipi më pas huqin 3 nga 4 gjuajtjet e lira, pas dy gabimeve personale të mysafirëve.

Me 101:96 ekipet hynë në sekondat fundit dhe Insporti ju sjell pamjet e Klan Kosovës kur Scott shënoi treshe për Ponte Prizrenin dhe e ktheu ekipin e tij në lojë, 101:99.
Në aksionin e fundit basketbollistët vendës, sërish, huqin duke i dhënë mundësinë e artë Scott që ta barazojë rezultatin.

Edhe pse e mori topin rreth 7 metra nga koshi kundërshtar dhe në radius prej 3 metrave nuk e kishte asnjë lojtar kundërshtar, Scott tentoi për treshe dhe fitore dhe nuk shkoi për shënim për 2 pikë dhe barazim të rezultatit.

Kjo bëri që Rahoveci të fitojë 101:99, duke arritur pesë fitore nga pesë ndeshje dhe duke u bërë një nga dy ekipet me start të përsosur, bashkë me Z Mobile Prishtinën.

Përndryshe, basketbolli i treguar ishte interesant, kryesisht sepse asnjëri ekip nuk luajti mbrojtje të mirë dhe u shënuan 200 pikë.

Rahoveci ishte në epërsi pas pjesës së parë 48:43, kurse në çerekun e tretë Ponte Prizreni shënoi 32 pikë dhe pas këtij dhjetë minutëshi shumë efektiv, për një kohë ishte në epërsi që shkoi deri në 7 pikë.

Megjithatë në fund, ishin basketbollistët e Bujar Locit, që shënuan fitore në Gjakovë, ku Rahoveci po vazhdon ti vazhdojë ndeshjet si vendës.

T

Trajneri: Nuk di asgjë për kontratën e re të Bolt

0

Trajneri i Central Coas Mariners, Mike Mulvey ka deklaruar se ai nuk është në dijeni të një kontrate të re të mundshme për lojtarin e tij, Usain Bolt.

“Unë nuk di asgjë në lidhje me këtë. Nuk flas për thashetheme ose të ngjajshme me të”, ka deklaruar Mulvey.

Madje ai edhe vuri në dyshim mundësinë që xhamaikani të zë vend në ekip.

“E vlerësojë se sa shumë bota ëshët duke i dhënë rëndësi kësaj gjëje, por nëse ju shikoni në fazën tonë ofansive ju do të keni dyshime se a do të mund të luajë ai në atë pozicion”, ka shtuar ai.

Më herët ishte raportuar se Boltit do t’i ofrohet një kontratë e re e cila do ta mbante për një kohë më të gjatë në klub.

Fier: Banorët lëshojnë shtëpitë, shkak fusha e mbetjeve

0

Banorët e Sheqit në Fier janë duke lëshuar shtëpitë e tyre, kjo për shkak se fusha e mbetjeve aty sa vjen e zgjerohet duke bërë që banorët të jetojnë mes ndotjes.

Gjendja në atë fushë degradon dita-ditës dhe deri më tash askush nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problem dhe ajo veqse iu është afruar shtëpive të banuara, njofton TCH.

Fusha e Sheqit ndodhet 500 metra nga hyrja e qytetit të Fierit dhe aty mbetjet hidhen të patrajtuara  ndërsa ato gjatë verës edhe digjen.

Crvena Zvezda interesohet për ketë futbollist kosovar

0

Pak më shumë se dy muaj më parë, shefi ekzekutiv i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç, do të deklaronte në një intervistë për mediat në vendin e tij se në klub ekzistonte një traditë që nuk thyhej dhe që tregonte se në radhët e skuadrës nuk kishte vend për një lojtar shqiptar.

Por i njëjti shef ekzekutiv duket se është gati të thyejë këtë tabu historike, pasi ka miratuar planin që skautë të klubit të ndjekin një futbollist të kombëtares kuqezi si objektiv të mundshëm të merkatos për sezonin e ardhshëm.

Vip Sport ka mësuar se emri që ka piketuar Crvena Zvezda është ai i mesfushorit Kamer Qaka, i cili në këtë sezon po aktivizohet me skuadrën e Politeknika Iasi pasi dështoi transferimi i tij në radhët e Steauas së Bukureshtit gjatë verës.

Qaka është një profil që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre edhe Crvena Zvezdës, e cila e bindur nga cilësitë e lojtarit, ka harruar aspektin nacionalist dhe është fokusuar të aftësitë e tij sportive dhe kontributin që mund të japë ai për këtë skuadër.

Skautë të klubit kanë qenë gjatë muajit tetor në Rumani dhe kanë ndjekur në veprim disa futbollistë, duke mbajtur shënime rreth paraqitjeve të tyre dhe perspektivës për të ardhmen.

Një nga emrat që është studiuar më me kujdes është pikërisht ai i Qakës për të cilin janë kërkuar informacione pranë klubit për vlerën e kartonit të tij. Por transferimi i mundshëm i mesfushorit do të diskutohet vetëm në verën e vitit 2019, pasi lojtari nuk mund të lëvizë në janar meqë është aktivizuar në këtë sezon futbollistik me dy klube, Steauan e Bukureshtit dhe Politeknika Iasi.

Zvezda e Beogradit interesohet për transferimin e shqiptarit, gati oferta për Kamer Qakën

Sigurisht, nuk është e thënë që Qaka të pranojë një ofertë nga klubi i Crvena Zvezdës, por fakti që klubi serb, i njohur për një tifozeri ultranacionaliste po mendon të thyejë një tabu historike, tregon edhe një herë se sa mbresa u ka lanë skautëve të kësaj skuadre paraqitja e Qakës dhe cilësia e tij.

Ekspertët rrëfejnë gjendjen shpirtërore të të akuzuarit në momentin e vrasjes së trefishtë në Prizren

0

Tre ekspertë të psikiatrisë kanë dëshmuar në gjykimin për vrasjen e trefishtë në Prizren, për çka akuzohen babë e bir, Eshref dhe Ejup Shemollari.

Në këtë proces gjyqësor, që po zhvillohet në Gjykatën e Prizrenit, dëshmi dhanë ekspertët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës: Dr. Jeton Zogaj, psikiatër forenzik, dr. Arsim Gashi, psikiatër forenzik, dhe dr. Blerta Veseli, psikologe klinike.

Dëshmitarët janë pyetur kryesisht për gjendjen shpirtërore të të akuzuarit Eshref Shemollari në momentin e kryerjes së veprës penale – vrasjes së trefishtë, ku viktima janë: Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Belgin Ersoi.

Vrasja ka ndodhur në qendër të Prizrenit në mars të vitit 2015.

Në elaborimin e superekspertizës, dr. Jeton Zogaj sqaroi se në Institutin e Forenzikës në Prishtinë është kryer vlerësimi psikiatrik i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për Eshref Shemollarin, për sa i përket veprimeve ose mosveprimeve të tij, raporton kallxo.com.

Sipas ekspertit, përgjegjësia e të pandehurit ka qenë e zvogëluar pasi që i njëjti më parë ka pasur një ngjarje traumatike, të cilën e ka përjetuar disa vite më herët. “Kjo është ajo që llogaritshmëria e tij ka qenë e zvogëluar po jo esencialisht”, tha dr. Zogaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Eshref Shemollari, avokati Mahmut Halimi, kryesisht parashtroi pyetje lidhur me dëshmitë, provat dhe deklaratat që i kanë marrë për bazë dhe se ku janë bazuar në ekspertët e mjekësisë forenzike kur e kanë përpiluar raportin dhe eskpertizën e tyre, si dhe parashtroi pyetje se a janë marrë për bazë deklarata e të akuzuarit Eshref Shemollari gjatë marrjes në pyetje në Polici dhe Prokurori, për të vlerësuar gjendjen dhe përgjegjësinë e tij në ditën kritike kur ka ndodhur ngjarja.

Lidhur me këtë, dr. Arsim Gashi deklaroi se çdo deklaratë nga shkresat e lëndës dhe çdo deklaratë gjatë secilës fazë të intervistimit të të akuzuarit është marrë për bazë nga ekipi vlerësues.

Tre ekspertët dhanë dëshminë e tyre para trupit gjykues me kryetar Xheladin Osmanin dhe gjyqtarët Ajser Skenderi dhe Refki Piraj anëtarë.

Ata elaboruan ekspertizën e tyre pasi janë angazhuar me urdhër të Gjykatës, sipas udhëzimeve të Gjykatës së Apelit, e cila ka marrë vendim që rasti të kthehet në rigjykim.

Më 02.10.2017 Gjykata Themelore në Prizren kishte shqiptuar dënimet ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi në mars të vitit 2015 në Prizren.

Në vendimin e dhënë, trupi gjykues kishte vendosur që i akuzuari kryesor Eshref Shemallari të dënohet me 24 vjet burg në akuzat për vrasje të rëndë ndërsa djali i tij Ejup Shemallari u dënua me 4 vjet e gjysmë burg në akuzën për ndihmë të dhënë kryesit pas kryerjes së veprës penale.
Para përfundimit të seancës, avokati Mahmut Halimi, propozoi që të ftohen në Gjykatë edhe mjekët të cilët kanë përpiluar dy ekspertizat e mëparshme dhe ekspertët e mjekësisë forenzike, në mënyrë që të dëgjohen dhe të shmangen të gjitha dilemat e paraqitura dhe kundërthëniet në të tri ekpertizat e bëra lidhura me rastin.

Por një propozim i këtillë nuk u aprovua nga trupi gjykues, “meqenëse janë kryer dy ekspertiza dhe super-ekspertiza ku janë bërë dallimet lidhur me mospajtimet ndërmjet ekspertizës së parë dhe të dytë”.

Me datë 30 tetor 2018 do të bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 16 nëntor.

Kallxo.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë rast.

Dy të lënduar në aksidentin në Duhël

0

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy automjetesh në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 9:20.

Si pasojë e aksidentit mes dy veturave lëndime trupore kanë pësuar dy persona të gjinisë mashkullore.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Në Prizren theret me thikë shtetasi i Shqipërisë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren dy persona të dyshuar kanë therur me thikë një shtetas të Shqipërisë.

Sipas Policisë, viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe dorasit nuk janë arrestuar.

Policia theksoi se rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në rrugën “Rambuje”.

Diell mos pafsha me sy n’luajsha me ty, Kosovë

0

Shirat bijnë

Poezi nga Rexhep Hoxha

Diell mos pafsha me sy
n’luajsha me ty,
Kosovë,
tokë trëndafilash,
ti lindja ime dhe varri,
ti dorë martine,
shqipe me krahë zjarri,
ti besë e përjetësuar,
që vdes vetëm atëherë
kur dielli
për herë të fundit perëndon,
kur jeta shkon,
s’ka njerëz,
kur s’ka stinë,
s’ka lule,
s’ka pranverë./KultPlus.com