10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

E pabesueshme se çka bën basketbollisti i Ponte Prizrenit

Takimi ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit ka qenë pika më e ndritshme e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll dhe finishin e pati më dramatikun këtë sezon.

Reahoveci kishte epërsi 100:96, kur kishin mbetur 1 minutë e 32 sekonda deri në fund të ndeshjes, por basketbollistët e këtij ekipi më pas huqin 3 nga 4 gjuajtjet e lira, pas dy gabimeve personale të mysafirëve.

Me 101:96 ekipet hynë në sekondat fundit dhe Insporti ju sjell pamjet e Klan Kosovës kur Scott shënoi treshe për Ponte Prizrenin dhe e ktheu ekipin e tij në lojë, 101:99.
Në aksionin e fundit basketbollistët vendës, sërish, huqin duke i dhënë mundësinë e artë Scott që ta barazojë rezultatin.

Edhe pse e mori topin rreth 7 metra nga koshi kundërshtar dhe në radius prej 3 metrave nuk e kishte asnjë lojtar kundërshtar, Scott tentoi për treshe dhe fitore dhe nuk shkoi për shënim për 2 pikë dhe barazim të rezultatit.

Kjo bëri që Rahoveci të fitojë 101:99, duke arritur pesë fitore nga pesë ndeshje dhe duke u bërë një nga dy ekipet me start të përsosur, bashkë me Z Mobile Prishtinën.

Përndryshe, basketbolli i treguar ishte interesant, kryesisht sepse asnjëri ekip nuk luajti mbrojtje të mirë dhe u shënuan 200 pikë.

Rahoveci ishte në epërsi pas pjesës së parë 48:43, kurse në çerekun e tretë Ponte Prizreni shënoi 32 pikë dhe pas këtij dhjetë minutëshi shumë efektiv, për një kohë ishte në epërsi që shkoi deri në 7 pikë.

Megjithatë në fund, ishin basketbollistët e Bujar Locit, që shënuan fitore në Gjakovë, ku Rahoveci po vazhdon ti vazhdojë ndeshjet si vendës.

T

Më Shumë

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Lajmet e Fundit