21.5 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 4577

Katër studentë nga Prizreni do të trajnohen në Amerikë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur që bashkë me Drejtorin e Arsimit, Skender Susurin, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e organizatës “Kosovo HOPE”.

Sipas Haskukajt, kjo organizatë që 10 vite është shndërruar në urë lidhëse për bashkëpunimin mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit.

Ndërsa falë këtij bashkëpunimi, këtë vit katër studentë nga Komuna e Prizrenit kanë përfituar mundësinë për trajnime në Amerikë, ndërsa bashkëpunimi thuhet se do të thellohet edhe më shumë.

Ja postimi i plotë i Mytaher Haskukajt:

“Një mundësi e mirë për ta rritur cilësinë në arsim është edhe bashkëpunimi me organizata dhe me shtete të huaja me qëllim të ofrimit të mundësisë për programeve studimore jashtë vendit.

Në këtë drejtim, së bashku me drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri, takuam përfaqësuesit nga organizata Kosovo HOPE, të cilët tashmë e 10 vite janë shndërruar në urë lidhëse për bashkëpunim mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit.

Falë bashkëpunimit me këtë organizatë, sivjet katër studentë nga Komuna e Prizrenit kanë përfituar mundësinë për trajnime në Amerikë, ndërsa me anë të projekteve të ndryshme në të ardhmen, synojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më shumë”, ka shkruar Haskuka.

Rruga magjistrale pranë fshatit Landovicë, rrugë e vdekjes

0

Shoferët e pandërgjegjshëm zhvillojnë shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, edhe pse aty është e paraparë vetëm 50 km.

Mehmet Thaçi, duke folur për gazetën “Kosova Sot”, tregon se kjo rrugë ose segmenti i rrugës nga hyrja në fshatin Landovicë deri në dalje ka tri korsi. Mirëpo, fakti se dy korsi kanë të bëjnë me drejtimin Gjakovë -Prizren, shumë shoferë aty po zhvillojnë shpejtësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e këtyre banorëve.

Banorë të Landovicës që nga pas lufta patën organizuar disa herë protesta për shkak të deponisë rajonale dhe dëmet që tashmë këta banorë i kanë nga ajo deponi. Mirëpo, tani e pesë vjet ata janë duke u përballur me një problem tjetër të rëndë, me rrugën magjistrale që kalon pranë këtij fshati. Ndodhin shumë fatkeqësi në komunikacion Aty shoferët e pandërgjegjshëm zhvillojnë shpejtësi tepër të madhe deri në 120 kilometra në orë, edhe pse aty është e paraparë vetëm 50 km. Mirëpo, tashmë ai segment është shndërruar në segment të rrugës së vdekjes. Prandaj, ka shumë fatkeqësi komunikacion edhe me humbe jetësh. Banorë të shumtë të fshatit Landovicë, si: Kujtim Morina, Mehmet Thaçi, Hilmi Kalimashi e shumë të tjerë ankohen në neglizhencën e zyrtarëve komunalë dhe atyre qendrorë që nuk po ndërmarrin masa për të parandaluar aksidentet e shumta që po ndodhin në këtë segment rrugor,ku ka raste që qytetarët kanë humbur dhe jetën nga moskujdesi i shoferëve, të cilët ngasin automjetet e tyre pa menduar se mund të marrin jetën e ndonjë personi të pafajshëm.

Mehmet Thaçi, duke folur për gazetën “Kosova Sot”, tregon se kjo rrugë ose segmenti i rrugës nga hyrja në fshatin Landovicë deri në dalje ka tri korsi. Mirëpo,fakti se dy korsi kanë të bëjnë me drejtimin Gjakovë -Prizren,shumë shoferë aty po zhvillojnë shpejtësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e këtyre banorëve. Brengos fakti se në rrugë tashëm po mungojnë edhe shenjëzimet, kurse nevoja është që në ato rrugë të vendosen në tokë shenja me ngjyra ku shënohet shpejtësia e kufizuar në 50 km. Përndryshe, nëse aty nuk do të vendosen ndonjë pengesë në rrugë, ‘policë të shtrirë’ ,shenjëzime të shpeshta, ajo rrugë vërtet tashmë do të jetë rrugë e vdekjes.

Lidhur me këtë drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tregon se kujdesi i policisë rrugore pas ankesave të disa banorëve të atij fshati shpesh qëndron aty, dhe marrin masat përkatëse, por aty Ministria përkatëse duhet të ndërmarrë masat shtesë, që ajo rrugë të mos e marrë epitetin rruga e vdekjes. Banorët kanosin se do të bllokojnë rrugën Selim Morina,banor i këtij fshati, pohon se banorët e fshatit që moti kanë ankesa të mëdha në drejtim të shpejtësisë së madhe që shoferët e krijojnë në këtë segment, pasi ky segment për qëllim të lehtësisë së qarkullimit është bërë rrugë me tri korsi, por shumë shoferë të pandërgjegjshëm këtë po e keqpërdorin duke rrezikuar çdo minutë jetën e këtyre banorëve.

Mirëpo, këta banorë, tashëm duke parë rrezikun e madh dhe kaq të shpeshtë, nëse nuk ndërmerret ndonjë aktivitet i Qeverisë, ata pohojnë se do të bllokojnë këtë rrugë, ngase tashmë ai segment është shndërruar në segment te vdekjes. Ata kërkojnë që aty të vendosen ndalesa për kundër shpejtësisë, sepse deri më tani ka shumë të vdekur në këtë pjesë të rrugës.

(Kosova Sot)

Arbër Rexhaj i reagon ashpër Muharrem Nitës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Muharrem Nitës, i cili e krahasoi LDK-në dhe LVV-në me Listën Serbe.

Rexhaj thotë se këta e kanë pritur me orë të tëra Listës Serbe derisa kanë ardhë nga Beogradi për me votu Qeverinë e Ramush Haradinaj.

Sipas tij, më askush nuk iu beson broçkullave hipokrite të tyre.

Lexojeni shkrimin e tij:

Imagjino sikur dikush që bashkëjeton në koalicion me Listën serbe të akuzojë dikë të opozitës duke e krahasuar me Listën serbe. Është mungesë elementare logjike, por kështu bën Muharrem Nitaj. I ka pritur me orë të tëra Listën serbe derisa erdhen nga Beogradi për ta votuar Qeverinë e kryeministrit të partisë së tij dhe ende mendon se i beson dikush broçkullave hipokrite. Jo zotëri Nitaj, më as legjitimitetin e gënjeshtrave kur i thoje në Click nuk i ke, atje mund të kamulfoheshe, por tash jo.

Një i varur në litar në Krushë të Madhe

0

Një person është gjetur i varur në periferi të fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, sot rreth orës 11:20, Policia në Rahovec ka marrë informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe.

“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në periferi të fshatit kanë gjetur të varur në litar personin R.G. i gjinisë mashkullore, i lindur më 1978”, ka treguar zëdhënësja Podrimaj për KALLXO.com.

Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QMF- Krushë e Madhe.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë u është kthyer familjarëve.

Valencia do të largohet nga United

0

Mbrojtësi nga Ekuadori është në kërkim të një skuadre të re.

Shumë futbollistë të Manchester United janë në vitin e tyre të fundit të kontratës me klubin dhe një prej tyre është edhe kapiteni Antonio Valencia.

Tashmë e ardhmja e 33-vjeçarit është e qartë, larg Old Trafford, duke parë se nuk i është ofruar rinovimi i kontratës, por edhe për faktin se nuk luan rregullisht në formacionin bazë.

Edhe nëse bëhet ndonjë ndryshim trajnerësh në ekip nuk do të ndryshonte situatën rreth Valencias për shkak të moshës, çka e ka shtyrë lojtarin të nisë kërkimet për një ekip tjetër.

Që më një janar të 2019, Valencia është i lirë të zgjedhë ekipin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Ekuadorit ka oferta nga klubet angleze dhe ato spanjolle.

Berisha, Veselit: Shkojmë burrë në zgjedhje – Veseli: Veç voto ti

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur një debat me deputetin e Nismës, Zafir Berishën.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli theksoi se nuk do të tolerojë që individë të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit të Kosovës.

Por për këtë ka pasur reagimin e deputetit të Nismës, Zafir Berisha i cili theksoi “Shkojmë në zgjedhje burrë?!”.

Për këtë iu kundërpërgjigj kryeparlamentari Veseli, duke i kërkuar të votojë.

“Zafir veç voto ti, katër vota i duhen veç opozitës, po ta them publikisht ti edhe nja dy a tre i keni atje në bife”.

“Po të tregoj publikisht ti edhe dy apo tre i ke atje, por po frikësohem se më së shumti frikësohen ata me shkuar në zgjedhje, bashkë me opozitën, kjo është ajo që nuk ndodhë se me pas burrni po…”, u shpreh Veseli.

Prokuroria mbyll hetimet për vdekjet e dy nxënëseve në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Në një komunikatë të Prokurorisë thuhet se Prokurori i Shtetit, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në: intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj., dhe nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.

Plagoset një person në Malishevë

0

Një person është plagosur më armë zjarri në Malishevë.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Vermicë një person në rrethana të panjohura ishte plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë i njëjti ka marrë ndihëm e parë mjekësore në QMF-Malishevë, e më pas edhe në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Cili popull paguan më shumë se ne?

0

shkruan: Bejtullah KRASNIQI

Përgjigje deputetit Nait Hasani në deklaratën e tij: Dojm veç me marr e mos me pagu.

Kur njeriu i mat aftësitë, shkathtësitë dhe mundësitë e veta, dhe vie në përfundim se nuk është i zoti të gënjejë, të mashtrojë, të vjedh e të plaçkisë, atëherë nuk i mbetet tjetër veçse të trus bythën e të kujdeset për troshat e bukës që me aq mund e fiton. Njerëzit e tillë,herë pas here, mund edhe ta përcjellin në TV apo ta lexojnë ndonjë lajmë në portale në mënyrë që t’ia sigurojnë trurit sasinë e nevojshme të helmit, të cilën tashmë e ka të domosdoshme.
Tri katër ditë më parë, si çdo bashkëvendës i imi, edhe unë po shfletoja portalet duke shpresuar në mos do të ndodhte mrekullia e të has në ndonjë lajm të gëzueshëm, por kot.

Më pas një titull më zgjoi kurreshtjen. “DEPUTETI NAIT HASANI KRITIKON QYTETARËT: DOJM VEÇ ME MARR E MOS ME PAGU”. Më poshtë e kuptoj se e paska pas fjalën për kundërshtimin e qytetarëve për aplikimin e ligjit për RTK-në, sipas të cilit, qytetarët do të paguajnë nga 2.50 € për transmetuesin publik. Hasani kishte thënë: “Na jemi vend që nuk dojna me pagu kurgjo, i vetmi vend që nuk dojm me bo pagesa. Dojm veç me marr e mos me pagu. Në BE është parimi që çdo shërbim paguhet”. Opa! BE-ja! Athua e di deputeti Hasani se sa prej lexuesve kanë vjellë kur e kanë lexue krahasimin e Kosovës me BE-në? Natyrisht që nuk e di, nuk është punë e tij të kujdeset se a po iritohet elektorati i tij apo po plas nga marazi! E tija është, të lëshon deklarata që ia kërkon padroni!

Të them të drejtën, deklarata të tilla kam dëgjuar nga shumica e deputetëve dhe qeveritarëve të pasluftës në Kosovë, por nuk e kam prit nga Nait Hasani, sepse kam menduar se është më popullor se të tjerët.
E di se Presidenti, Kryeministri dhe deputetët, pas përfundimit të mandatit kanë privilegje paradoksalisht të paarsyeshme, duke u thirrur në faktin se edhe në BE është kështu. Po si nuk po iu shkon mendja që të barazoni edhe standardin e qytetarëve tuaj me standardin e qytetarëve të BE-së ore të mjerë?
Deputeti Hasani si duket nuk e di se shumë shqiptarë të Kosovës para tij i kanë shkel e shiju shtetet e BE-së, madje, me sy analitikë e studioz.
A e di ti z. Nait?

Në shtetet e Bashkimit Evropian nuk ka qytetarë pa strehë banimi siç ka shumë te ne.
Atje nuk ka qytetarë të papunë, me përjashtim të rasteve të veçanta, madje edhe ata paguhen nga qeveritë e tyre që nuk janë si e jona.

Shporta e artikujve ushqimor të domosdoshëm, është shumë më e lirë se te ne, ndonëse kanë paga shumëfish më të larta se tonat.

Energjia elektrike në shtetet e BE-së, është shumë më e lirë se te ne, krahasuar me të ardhurat që marrin, dhe asnjëherë nuk ndodh të mbeten në terr dhe t’iu digjen aparatet e amvisnisë.
Atje nuk ndodh që një grup etnik të paguaj rrymë për një grup tjetër etnik, siç ua paguajmë ne shkijeve.
Sa shumë paguan ky popull, e Naiti thotë të kundërtën.

Në ato vende nuk ndodh që zyrtarët e arsimit publik t’i shkollojnë fëmijët nëpër shkolla private, siç veprohet te ne. Hipokrizia nuk ka vend në logjikën e popujve shtetndërtues.

Në shtetet e BE-së, nuk ndodh që shkollat private, profitabile të finansohen nga Qeveria, dhe t’iu jepen nga katër hektarë tokë falas, siç po vepron tinëz Qeveria jonë me gjimnazin Loyola.Të gjitha këto i paguan populli shqiptarë i Kosovës
Atje, mësuesit nuk janë të detyruar të punojnë një punë të dytë për ta ushqyer familjen, siç janë mësuesit tanë të detyruar.

Në asnjë shtet të Bashkimit Evropian, një kilometër autostradë nuk kushton dhjetë milion €, ndërsa te ne kushton edhe më shumë.
Çudi si nuk e shef deputeti i Kosovës sa paguan ky popull?
Në ato shtete, nuk ndodh që të vidhet brenda objektit të policisë dhoma e dëshmive me vlerë marramendëse, dhe të mos zbulohen hajnat, ndërsa te ne, kjo është krejt normale.
Deputetët e atyre vendeve, gjatë udhëtimeve zyrtare, nuk shfrytëzojnë klasën e parë në aeroplan as hotele me pesë yje, ndërsa tanët pagojnë 300 € për një shishe shampanjë dhe ushqehen me fruta deti, jo pse ia ndiejnë shijen, po se, snobizmi është sëmundje e pashërueshme e vegjëlisë!!! Kështu e ka kjo punë kur barkëcullakët e marrin pushtetin, dhe e bankrotojnë atë.

A pak po të duket Nait se po paguan ky popull a?
A do ende argumente për paradokset që ju deputetët dhe pushtetarët së bashku i keni instalua në vendin tonë martirë dhe habiteni si mund t’ju kundërshtojë dikush?
Absurditete të tilla idioteske që kërkojnë të krahasohen me shtetet e BE-së, mund të vargojë deri në Pranverë, por mendoj se për këtë herë mjafton kaq.

Deklaratat publike të zyrtarëve të shtetit duhet të burojnë nga mendja e jo nga barku.Sa i përket Radiotelevizionit të Kosovës, si shtëpi publike që është (e pati thënë njëherë Daut Demaku) sa për qytetarët mund edhe të mbyllet përgjithmon. Stafi udhëheqës i RTK-së nuk kujdeset për interesin e qytetarëve. Nuk ka asnjë emision edukativ, arsimor, shkencor apo kuturor të mirëfilltë. Çdo gjë është në shërbim të pushtetarëve, prandaj le ta paguajnë ata, por, jo nga buxheti i shtetit , le ta paguajnë nga xhepi i tyre.

ra z. Nait Hasani kërkon që qytetarët të paguajnë për diçka që nuk e konsumojnë, madje të paguajnë dy herë, një herë nga buxheti i shtetit, e që mblidhet nga qytetarët, dhe një herë përmes fakturave të rrymës. Z. Hasani, si deputet që është, duhet ta dijë se një praktikë të tillë Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të paligjshme. Z. Hasani po kërkon që të shkilet Kushtetuta! Shkileni, shkileni sa të mundeni, deri sa të jetë ky vend pa Zot!!!

Prizren
15.10.2018

Zjarrfikësit e Malishevës shpëtojnë qenin e mbërthyer në rrethojën e oborrit (Foto/Video)

0

Ekipet e njësisë së intervenimit dhe shpëtimit në Malishevë, sot në mëngjes, kanë kryer një intervenim për shpëtimin e një qeni, i cili mbërthyer keq në rrethojën e oborrit në fshatin Carrallukë.

Kjo njësi ka intervenuar me kërkesën e një qytetari dhe ekipet e specializuara, kanë arritur ta shpëtojnë qenin.

Përndryshe, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, bazuar edhe në raportin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë kësaj jave kanë ndërhyrë në 39 intervenime të ndryshme. /Telegrafi/