25.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 4578

Suso: Ai është numri një, këtu është një ëndërr

0

Pas një fillimi të vështirë, Jesús Joaquín Fernández Sáez de la Torre, i cili njihet nga të gjithë me emrin Suso, ka filluar të bëjë paraqitje bindëse.

Asiste, gola dhe grumbullimi me kombëtaren si një shpërblim i drejtë për formën e gjetur. Në një intervistë të dhënë për “Marca”, sulmuesi i Milan-it dhe Spanjës, ka folur për momentin e tij dhe të dy trajnerëve, të cilët nuk bëjnë dot pa të në këtë moment.

KOMBËTARJA – Në lidhje me paraqitjen e mirë të bërë në ndeshjen e fundit të Spanjës: “Ata që më njohin e dinë se çfarë mund dhe nuk mund të bëj, cilat janë pikat e mia të forta dhe defektet e mia. Mendoj se në Kardif është parë ajo që mund t’i jap kombëtares. Është një ëndërr për mua të jem këtu, Spanja është një nga përfaqësueset më të mira në botë, e konsideroj një vlerësim të jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë ndryshim mes Luis Enrique dhe Gattuso-s, kanë ide të ngjashme. Edhe Milan do të ketë zotërimin e topit, për të sulmuar më pas nga krahët”.

Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit mbi turmë në Gjermani

0

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi që një avion i vogël i prodhuar nga “Cessna”, u rrëzua mbi një turmë në shtetin perëndimor Hesse të Gjermanisë.

Gjithashtu raportohet se disa të tjerë janë plagosur gjatë incidentit që ndodhi rreth orës 3:45 pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Avioni Cessna ka goditur dy të rritur dhe një fëmijë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Gjatë përpjekjes për të ateruar, avioni ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur përmbi turmën e njerëzve.

CSU,partia aleate e Merkel pëson rënie në zgjedhjet e Bavarisë

0

Aleatët e kancelares gjermane ,Angela Merkel ,Unioni Social Kristian (CSU) sipas sondazheve po del se ka pësuar rënie në zgjedhjet rajonale të së dielës në Bavari, vend ky i cili njihej si bastion i kësaj partie.

Sipas Exit Polleve, CSU humbi shumicën absolute të saj në shtetin jugor gjerman, kështu duke marrë vetëm 35.5% të votave kurse të Gjelbërit të cilët patën ngritje morrën përqindjen e dytë më të lartë prej 18.5%, raporton Deutsche Welle, përcjell Klan Kosova.

Rënie ka pësuar edhe Partia Social Demokratike e cila ka marrur vetëm 10%, kurse Partia e Lirë Demokratike ka marë 5%.

Veseli thotë se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së dhe premtoi përkrahje për këtë qytet edhe nëse nuk do të jetë në qeverisjen e tyre.

Ai në hapjen e zgjedhjeve të brendshme partiake në Prizren, qeverisjen komunale në këtë komunë e quajti si qeverisje e fituar pandershmërisht, transmeton KP.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se përmes zgjedhjeve brenda partiake synojnë fuqizimin e PDK-së, dhe për këtë kërkoi mbështetjen e banorëve të Prizrenit. Sipas tij, këto zgjedhje do të sjellin ide dhe njerëz të rinj. Njëherësh, ai tha se kjo parti e njeh më së miri artin e politikës.

Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, qeverisjen aktuale të Prizrenit e quajti keqqeverisje, duke thënë se Kosova nuk do të ketë integrime evropiane pa u bërë Kadri Veseli kryeministër i Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Zgjedhor në Prizren nga radhët e PDK-së, Samir Hoxha, tha se tashmë janë bërë përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor.

Ai tha se nën udhëheqjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, do ta marrin përsëri qeverisjen e Prizrenit, ndërkaq qeverisjen e tanishme e quajti keqqeverisje, për të cilën tha se po shuan shpresat e qytetarëve.

Po ashtu, Hoxha tha se përmes fitoreve që do të arrijnë, Kosova do ta ketë kryeministër Kadri Veselin.

Shkolla në Struzhë të Prizrenit ka vetëm 7 nxënës

0

Një shkollë në Struzhë të Prizrenit ka vetëm 7 nxënës.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skënder Susuri, ka thënë për Express se nuk kanë mbyllur asnjë shkollë, përkundër rënies së numrit të nxënësve.

Ai ka shtuar se situatë të rënduar sa i përket numrit të vogël të nxënësve kjo komunë ka në viset e thella rurale.

Sipas tij, në fshatin Struzhë funksionin një shkollë e cila ka vetëm 7 nxënës.

“Gjithsesi edhe në Komunën e Prizrenit ka zvogëlim të numrit të nxënësve krahasuar me vitet e mëparshme. Në situatë më të renduar janë viset e thella rurale, siç është rasti me fshatin Struzhë ku funksionon shkolla në gjuhën mësimore shqipe me gjithsej 7 nxënës. Kjo edhe nga fakti se pas luftës se vitit 1998/1999 për shkak të shkatërrimit të tërësishëm të këtij fshati, popullata nuk është kthyer, përkatësisht është shpërngulur në qytet“, ka thënë Susuri.

Rrëfimet e të mbijetuarve në aksidentin e maturantëve të Malishevës, që ndodhi para 14 viteve

0

Sot janë bërë 14 vjet nga aksidenti në Fushë Arrëz të Shqipërisë, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, të cilët po ktheheshin nga një eksursion. Familjarët dhe të mbijetuarit e aksidentit rrëfejnë për ngjarjen, ndërkohë që tregojnë se janë të zhgënjyer me trajtimin që iu bëjnë institucionet shtetërore.

Në familjen Suka në Banjë të Malishevës, për 50 vjet kishte pas vetëm lindje dhe asnjë vdekje. Kjo ndryshoi në tetorin e vitit 2004, kur më i riu i familjes humbi jetën tragjikisht.

Berat Suka kishe shkuar në ekskursion, të cilën e organizonte shkolla, por duke u kthyer autobusin në të cilin ndodhej e kishte goditur një veturë, që shkaktoi pastaj hedhjen e autobusit në humnerë.

14 vjet më vonë, Beratin e përkujtojnë njësoj me dhimbjen më të madhe që humbi jetën në moshën 18 vjeçare.

Në një bisedë për KosovaPress, babai i tij, Osman Suka rrëfen për kohën kur kishte marrë lajmin, më 14 tetor të 2004-ës.

Thotë se me të dëgjuar për aksidentin, mendja i kishte shkuar për djalin dhe ishte nisë për në Shqipëri.

“Kur kemi shku në Fushë Arrëz e kemi parë autobusin kishte rënë poshtë. Çanta e këpucë të shkapërderdhura, autobusi i kish pas rreth 51 persona, ka pas vajza dhe meshkuj. Prej atyre vetëm 15 meshkuj kanë gjetur vdekjen, 14 kanë gjetë vdekjen aty për aty, i 15’i në spital në Tiranë. Kur kemi shkuar i kemi parë qytetarët, tanë qajshin, vendosnin lule, lekë, pyetëm ku janë kufomat, na thanë në morgun e Pukës. Morëm rrugën për Pukë, në një restaurant kishin qen kryetari i komunës, nënkryetari dhe përfaqësuesi i arsimit. Aty më kanë thënë është shnosh e mirë në spital të Tiranës. Ma kanë ofruar një pije. Vëllai nuk u ulë e gjeti listën e të vdekurve. Aty e ka parë emrin e djalit tim, kështu ai filloi të qajë… Aty e mora vesh që djali im ka vdekur”, rrëfen ai.

Autobusi i Gjimnazit “Abdyl Frashëri” ishte plot, 51 persona brenda, prej tyre 15 nxënës nuk iu bënë ballë lëndimeve dhe humbën jetën. Të gjithë të vdekurit ishin djem.

Ndërkohë, lëndime morën të gjithë të tjerët, përfshirë profesorët dhe shoferin e autobusit. Ky i fundit, siç tregojnë të mbijetuarit e aksidentit, nuk ka vozitur asnjëherë më autobus që nga ai rast.

Sot 14 vjet pas aksidentin, babai i Berat Sukës, arrin të kujtojë çdo fjali që e kishte shkëmbyer me djalin para se ai të nisej për në Shqipëri.

“Djali im mua më ka thënë ja do të shkoj ja do të mbytëm. Kështu unë kam dorë i kam thënë nuk t’i jap paratë, por vëllau ia ka dhënë. Edhe profesorit i kishte thënë, kishin pas një skeq, i kishte thënë profesor hajde të kënaqemi edhe sot se nesër ka me ndodh një vdekje e madhe dhe do ta marrë vesh krejt bota”, thotë ai.

Profesori Zeqë Kastrati, që atëherë ishte kujdestar i klasës 12/4, mundohet të rrëfejë ngjarjen, por pranon se është shumë e vështirë të kujtohen nxënësit dhe të bisedohet me prindërit e tyre.

“Ishte një veturë kur u aksidentua me autobusin e parë, pastaj ishim ne në autobusin e dytë. Kështu që në atë moment ramë në humnerë, diku mbi 100 metra dhe fatkeqësisht humbën jetën 15 maturantë… Është shumë e vështirë kur i kujton ata maturantë, kur i sheh prindërit, komunikon me ta. Është e dhimbshme”, thotë ai

Nxënësit kosovarë kishin shkuar të vizitonin Shqipërinë për herë të parë. Për këtë, në atë kohë duhej të kalohej rruga e vjetër mjaft e papërshtatshme për vetura, sidomos për autobus.

Bajram Thaçi është një prej të mbijetuarve të aksidentit.

Sot thotë se është shumë e vështirë të shkojë e të vendosë lule pranë varreve të shokëve të tij.

“Nuk ka fjalë me përshkru këtë rast, ishim të rinj dhe shkuam të shohim Shqipërinë për herë të parë dhe pësuam një aksident shumë të rëndë… Unë kam qenë mbrapa shoferit të autobusit. Në ato momente një veturë e tipit Mercedes ka rrokur autobusin e parë dhe ka ardh në drejtimin tonë. Shoferi tentoi për me ikë dhe ai na rroki neve te goma e autobusit dhe na hudhi poshtë. Kur ka filluar autobusi të lëshohet poshtë të gjithë nxënësit kanë ardh të çrregulluar prej mbrapa dhe aty kam marrë lëndime. Më nuk e di si ka ndodhë deri në pra 9 në spital, erdh ish presidenti Mojsiu dhe e pash që ka ndodh rast i rëndë… Mua më kanë shti për të vdekurit, sepse kam mbetën në pjesën i vjerrur, por një profesor i afërt ma ka gjuajt do ujë dhe kam reaguar, dhe kanë thënë edhe ky është i gjallë”, rrëfen ai.

Pas këtij aksidenti, biblioteka e gjimnazit mori emrin “15 maturantët”.

Familjarët, të mbijetuarit e aksidentit dhe nxënës e profesorë të gjimnazit, që sot mban emrin “Hamdi Berisha”, për çdo 14 tetor organizohen dhe bëjnë homazhe te varrezat. Aty është e vendosur edhe një pllakë përkujtimore.

Por, familjarët dhe të mbijetuarit e aksidentit, sot janë të zhgënjyer nga trajtimi që iu bën shteti.

“Më ka thirr një pedagoge dje, përvjetori është më 14, ajo më ka thënë do ta mbajmë më 15. Unë i kam thënë jo më 15, por më 14 është përvjetori dhe do ta mbajmë. Ne familjarët do ta mbajmë me 14, ju kur të doni”, thotë ai.

Nga të mbijetuarit ka të lënduar që ende kanë nevojë për trajtime mjekësore, meqë kanë mbet me problem të mëdha shëndetësore.

“Unë kam pas lëndime shumë të mëdha, mirëpo asnjëherë nuk e kam qajtë vetveten, sepse është shumë e dhimbshme kur ata kanë humb jetën. Ka edhe shumë ish-maturantë të tjerë që kanë lëndime të mëdhaja, njëra prej tyre është Ardita që përballet çdoherë me problem të rënda shëndetësore që asnjëherë nuk është kujdes shteti për të, as për ne as për të”, thotë ai.

Ata nuk janë të kënaqur as me mirëmbajten e varrezave.

Maturantët u aksidentuan më 14 tetor të vitit 2004, derisa po ktheheshin në Kosovë nga një ekskursion në Shqipëri./kp

Enver Hoxhaj zëvendëson librin me Malet e Sharrit

0

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, ka zgjedhur që këtë vikend të gjej frymëzim në malet e Sharrit për dallim se vikendeve tjera atë jemi mësuar ta shohim me libra në duar.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka zgjedhur malet e Sharrit për shëtitje.

Përveç kësaj ai ka njoftuar se këtë ecje në male është duke e bërë para zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Shëtitje e këndshme në malet e Sharrit, para se të filloj me takimet e pasdites për zgjedhjet e brendshme të #PDK-së nëpër degët e partisë në qytete të ndryshme. Ngjyrat e vjeshtës janë absolutisht të mrekullueshme në këtë pjesë të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ditëve të vikendit ka ndarë foto duke lexuar disa nga autorë botërorë filozof dhe politikanë. Ndër tjera ai ishte mburru se lexon 2-3 libra për një muaj. /Insajderi.com

Miqësia e prizrenasve me gjermanët

0

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 19 vjet, kujtimi i qytetarëve të Prizrenit për datën 12 qershor 1999 është ende i freskët. Madje qyteti jugor i Kosovës tashmë tradicionalisht e feston 12 qershorin si Ditë të Çlirimit.

Në këtë datë kishte nisur zbarkimi i trupave të NATO-s në Prizren, përkatësisht i ushtarëve gjermanë, ndërkohë që paralelisht në qytet patën zbritur edhe ushtarët e UÇK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Që prej asaj periudhe e deri më tani ushtarët gjermanë bashkë me aleatët e tyre shumëkombësh kanë dhënë kontribut në ruajtjen e paqes në këtë rajon. Por krahas paqeruajtjes, me shërbimin e tyre, ata kanë krijuar raporte të afërta edhe me popullatën vendëse. Kësisoj, gjatë 19 vjetëve popullata e Prizrenit ka krijuar një miqësi të afërt me ushtarët gjermanë, që sipas autoriteteve të qeverisë lokale e asaj qendrore do të vazhdojë edhe më tutje me aktivitete të tjera, pavarësisht largimit të ushtarëve gjermanë nga Prizreni në fund të këtij viti.

Bashkim Gashi, aktivist shumëvjeçar për të drejtat e njeriut nga Prizreni, kujton sesi ardhja e paqeruajtësve gjermanë në qytet në qershor të vitit 1999 pati ngjallur gëzimin e madh të banorëve….

Sot fillon gara zgjedhore e PDK-së në Prizren

0

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, fillon sot procesin e brendshëm zgjedhor.

Garën zgjedhore zyrtarisht do ta hap kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërkaq, Veseli, ditë më parë, ka premtuar se në këtë garë zgjedhore nuk do të kenë vend ata që kanë keqpërdorë dhe shfrytëzuar për ineteresa personale partinë./PrizrenPress.com/

Limaj: Zgjedhjet nuk po i shoh si zgjidhje

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Famtir Limaj, nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Thotë se zgjedhjet aktualisht nuk do t’i ndihmojnë vendit.

“Nëse vijmë në një moment ku zgjedhjet e ndihmojnë vendin, atëherë pse të mos mbahen, por nuk po shoh që aktualisht zgjedhjet mund të ndihmojnë vendin”, tha Limaj për RTV Besa.

Ai, ka ftuar partitë politike që të unifikohen dhe të ndërtojnë një konsensus për dialogun me serbinë.

“Forcat politike, duhet ta tejkalojnë vetveten dhe të gjejnë rrugën e bashkimit për formimin e delegacionit shtetëror të dialogut me Serbinë”, tha ai.

Limaj, mbrëmë ka takuar strukturat e partisë së tij, Nisma, transmeton “PrizrenPress”.

Ai, në këtë takim ka folur për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Po ashtu, Limaj ka lavdëruar punën e drejtorëve të Nismës, të cilët janë pjesë e qeverisë së Mytaher Haskukës në Prizren./PrizrenPress.com/