Limaj: Zgjedhjet nuk po i shoh si zgjidhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Famtir Limaj, nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Thotë se zgjedhjet aktualisht nuk do t’i ndihmojnë vendit.

“Nëse vijmë në një moment ku zgjedhjet e ndihmojnë vendin, atëherë pse të mos mbahen, por nuk po shoh që aktualisht zgjedhjet mund të ndihmojnë vendin”, tha Limaj për RTV Besa.

Ai, ka ftuar partitë politike që të unifikohen dhe të ndërtojnë një konsensus për dialogun me serbinë.

“Forcat politike, duhet ta tejkalojnë vetveten dhe të gjejnë rrugën e bashkimit për formimin e delegacionit shtetëror të dialogut me Serbinë”, tha ai.

Limaj, mbrëmë ka takuar strukturat e partisë së tij, Nisma, transmeton “PrizrenPress”.

Ai, në këtë takim ka folur për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Po ashtu, Limaj ka lavdëruar punën e drejtorëve të Nismës, të cilët janë pjesë e qeverisë së Mytaher Haskukës në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit