22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 4579

Në Prizren  u promovua libri “ Në kujtesën e qytetit”  i autorit Salajdin Krasniqi

0

Libri  “ Në kujtesën e qytetit” i autorit Salajdin Krasniqi, u promovua në Prizren

Recensentët e kanë vlerësuar lartë botimin e këtij libri.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se përurimet e librit janë ngjarje me rëndësi në këtë kohë kur librin po e atakon teknologjia.

“ Do të vazhdoj të mbështes librin edhe në të ardhmen”, premtoi Gashi, shkruan “PrizrenPress”.

Recensenti i libirit  Enver Batiu, tha se ky libër është një enciklopedi  për Prizrenin.

Dr. Nexhat Çoçaj tha se në librin   “ Në kujtesën e qytetit”,  autori Salajdin Krasniqi, ka përmbledhur personalitet të ndryshme të cilët kanë lënë gjurmë në jetën shoqërore në Prizren.

Libri  “ Në kujtesën e qytetit” i autorit Salajdin Krasniqi është mbështetur edhe Ministria e Kulturës. /PrizrenPress.com/

Limaj nga Prizreni paralajmëron tri lajme të mëdha për Kosovën

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar tri lajme të mëdha për Kosovën deri në fund të vitit.

Limaj të shtunën në Prizren ka thënë se liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë nëpërmjet ligjeve dhe anëtarësimi në Interpool janë objektivat e qeverisë së Kosovës dhe se po punohet shumë në këtë drejtim.

Për çështjen e ushtrisë ai ka thënë se do të bëhet deri në fund të muajit të ardhshëm.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj i ka bërë thirrje subjekteve politike që të bëhen bashkë në këtë proces.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka hedhur poshtë çdo mundësi që të krijohet ‘Republikë Srpska’, në Kosovë.

Më tutje, Limaj ka folur për partinë të cilën ai e drejton. Ka thënë se ndryshojnë nga të tjerët.

“Nisma ka nevoje të zgjerohet, të hapet partia me personalitete e gjenerata të reja dhe me intelektual. Kem nevoje për energji të reja. Jemi në momentin kur duhet të ndërtojmë komunikimin. Tubimi i sotëm e ka këtë qëllim për të treguar drejtuesve të degës jemi kthyer brenda vitit me ju raportu e informu dhe me ju tregu çka po ndodhë. Po ju kërkoj nga ju të jeni bartës të këtij vizioni. Idetë e Nismës kanë gjetur mbështetje edhe nga kundërshtarët politikë dhe ato ide janë kthyer në ide shtetërore të Kosovës”, ka thënë Limaj gjatë një takimi me strukturat drejtuese të Nismës në Prizren dhe Dragash.

Limaj ka thënë kërkuar nga Nisma në Prizren që t’u japin mundësinë djemve e vajzave të reja.

Ai ka lavdëruar qeverisjen lokale të Nismës në drejtorëve të Nismës në Prizren.

Pa lëvdata nuk i ka lënë as këshilltarët komunal të këtij subjekti.

E, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se dega e Nismës në Prizren përben degët e strukturuara mirë të partisë.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo degë duhet të fuqizohet akoma më shumë.

Sherifi ka shtuar se pritjet e Nismës janë që dega në Prizren të forcohet edhe më shumë dhe t’i sjellë vota më shumë këtij subjekt.

Kryetari i degës në Prizren, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se po kërkojnë vazhdimësi të angazhimit politikë në përballjet që kemi si qeverisje në nivel lokal e qendror.

“E gjithë puna dhe serioziteti i juaj e bën edhe më të përgjegjshëm strukturën e Nismës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Pushteti lokal për vite është qeverisë jashtëzakonisht keq. Ai ka thënë se Nisma në qeverisjen lokale në Prizren ka bërë dhe po bën punë në të mirë të qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë Berisha

Deputetja e Nismës në Prizren, Albulena Balaj ka thënë se asamblistët dhe drejtoret komunalë kanë marrë një serë iniciativash të cilat kanë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë. Po ashtu ajo ka përmendur edhe një serë iniciativash të deputetëve të Nismës nga rajoni i Prizrenit në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishmeve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe kryetari i Nismës në Dragash, Fatmir Halili.

Prizreni pasurohet me 10 mijë metra katrorë gjelbërim(Foto)

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se në këtij qyteti po i shtohen edhe një hapësirë e madhe me gjelbërim.

Sipas Haskukës, një kodër e tërë është duke u pyllëzuar me pisha.

“Kodra mbi lagjen e Ralinit, që njihet në popull me emrin “Dalltullum”, po pyllëzohet e tëra me me pisha. Pos gjelbrimit të peisazhit, nga ky veprim qyeti përfiton një hapsirë të re rekreative dhe vrojtuese, me njërën prej pamjeve më të bukra të Prizrenit”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Merreshin me prostitucion, arrestohen tre persona në Prizren

0

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se janë marrë me prostitucion.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Vendoset gurthemelin i përmendores së Skënderbeut në Zym të Hasit

0

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujitm Gashi, në manifestimin tradicional Takimet e Gjeçovit në Zym, i cili këtë vit mbahet në kuadër të aktiviteteve të viti mbarëkombëtar të Skënderbeut shprehu kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës është bashkë me zymjanët në aktivitetin tradicional “Takimet e Gjeçvit”.

Ministri Gashi tha Zymi i Hasit është epiqendër e zhvillimit të një prej ngjarjeve më të mëdha në regjionin e Prizrenit në regjionin e prizrenit dhë ka karakter dhe rëndësi të veçantë kulturore e shkencore.

“Kjo ngjarje është e pakrahasueshme edhe për shkak të ruajtjes së vazhdimësisë si ngjarje e veçantë” tha Ministri Gashi.Sipas një komunikate të MKRS-së, ministri Gashi, At Shtjefën Gjecovin e portretizoi si një personaliet të shquar të kombit veçanërisht për mbledhjen argumentimin dhe dokumentimin e historisë dhe kulturës së popullit tonë, ndërsa e dha edhe një premtim para të pranishmëve.

“Që të gjithë jemi dëshmitar se Shtjefën Gjeçovit po i mungon një personalitet i madh prandaj jam sot këtu në emër të Qeverisë por edhe si Ministër i kultrurës të ju them se vitin e ardhshëm këtu do ta inaugurojmë edhe shtatoren e Pejtër Bodanit”.Ministri i Kulturës Kujtim Gashi edhe në këtë rast tha se Ministria që e udhëheq ai është e përkushtuar që t’i mbështes fuqishëm manifestimet e mëdha.Ministri Gashi bashkë me organizatorët vendosi gurthemelin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut./KosovaPress/

Migjeni, model i jashtëzakonshëm i prozës moderne shqiptare

0

Millosh Gjergj Nikolla ose siç njihej me pseudonimin e tij të shkrimit Migjeni ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930.

Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani, një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni), ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin.

Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm neëvitet kur shkroi. Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Ai ka vdekur më 26 gusht 1938. Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë, eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Po ashtu, Migjenit iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957.

Zëri modern poetik i Fatos Arapit

0

Poeti më kërkues dhe më i veçantë i letërsisë së sotme shqipe, Fatos Arapi, i cili shquhetme artikulimin modern të shprehjes poetike, e ka pasuruar vazhdimisht lirikën e vet tematikisht e semantikisht, duke i dhënë një ton të mëvetësishëm poetikës së tij. Poezia e Fatos Arapit është moderne dhe individuale njëkohësisht. Individualiteti krijues, në kuadër të aktit të krijimit, përfshin dy skajet – individualen dhe të përgjithshmen, kohoren dhe të përjetshmen, shkruan sot Koha Ditore.

Fatos Arapi që nga veprat e para poetike deri tek ato të fundit sjell në letërsinë tonë një zë poetik paksa tjetër nga brezi i tij (Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj.), duke artikuluar mendimin poetik nëpërmjet figurës së qëndrueshme e specifike, me një intonim modern në kompleksin unik e të papërsëritshëm strukturor.

Vargu poetik i tij shquhet posaçërisht me nuancat lirike, shprehjen eliptike sugjestive dhe reflektimet simbolike. Shprehja e tij poetike sheston përherë strukturime artistike e es­tetike. Konceptimi refleksiv i jep një ton karakteristik poezisë së tij, kurse kërkimi dhe qëndrimi aktiv ndaj jetës dhe mendimi i thellë filozofik mbi dukuritë më të qenësishme të saj e bëjnë këtë poezi moderne, e cila më shumë sugjeron sesa flet, më shumë udhëzon sesa shpjegon. Mendimi poetik i Fatos Arapit është i mprehtë duke u thelluar në nëntekstin poetik dhe duke u zgjeruar në kontekstin semantik të asociacioneve simbolike…(

Dy aksdente trafiku në Astrazub të Malishevës

0

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Astrazub të Malishevës.

Rreth orës 10:00 është raportuar për një person të lënduar si pasojë e një aksidenti me motocikletë.

Sipas policisë, i dyshuari perderisa ishte duke drejtuar motocikletën duke mos përshtatur shtpejtësinë e lëvizjes ka humbur kontrollin mbi motocikletë dhe është aksidentur.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motociklisti dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Një aksident tjetër ka ndodhur poashtu në fshatin Astazub, ku një kamion ka goditur një kamionetë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi i kamionetës dhe një pasagjer të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Krasniqi mbron titullin e Evropës më 17 nëntor

0

Më 17 nëntor, boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi do të mbrojë për herë të parë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Këtë e ka bërë të ditur të premten kompania menaxhuese e Krasniqit, SES Boxing.

Junikasi 31-vjeçar, që jeton në Gjermani, titullin e vërtetë të Evropës e fitoi më 2 qershor kur fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Stanislav Kashtanovit. Tani titullin e versionit EBU do ta mbrojë ndaj gjermanit Stefan Hartel. Meçi do të jetë kryesori i mbrëmjes që do të organizohet në Dessau të Gjermanisë më 17 nëntor të këtij viti.

“Për Krasniqin ky meç për titull do të jetë rast për të stabilizuar veten si kampion evropian dhe kështu të vazhdojë ëndrrën për meçe tjera për tituj më të mëdhenj”, ka shkruar SES Boxing të premten.

Krasniqi në boksin profesionist ka 48 fitore e pesë humbje. Dy herë ka luftuar për titull të botës por ka dështuar.

Edhe Stefan Hartel është pjesë e SES Boxing. Hartel, 30-vjeçar, ka 17 fitore e një humbje. Nuk është ndonjë emër i madh i boksit dhe nuk ka ndonjë titull me peshë.

Zyrtare: Besnik Hasi ua plotëson ‘dëshirën’ shqiptarëve

0

Trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, në këtë edicion e ka marrë drejtimin e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Raed FC, raporton Insporti.com.

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, gjatë karrierës si trajner ka drejtuar ekipe si Anderlecht, Legia Warsaw dhe Olympiacos.

Ai është kritikuar në masë të madhe nga tifozët shqiptarë për faktin se nuk transferonte futbollistë shqiptarë në skuadrat që i drejtonte.

Megjithatë, Hasi e ka thyer ‘akullin’ së fundmi.

Pjesë e skuadrës arabe është bërë futbollistin i njohur shqiptar, Ferhan Hasani i njohur si ‘Buba’.

Hasani së fundmi ka luajtur te Shkëndija e Tetovës.

Ai që është pjesë e rëndësishme edhe e Përfaqësueses së Maqedonisë. /Insporti.com/

Image result for ferhan hasani al rahdi