14 vjet nga tragjedia ku vdiqën 15 maturantët nga Malisheva në ekskursion

Një tragjedi ka tronditur Kosovën 14 vjet më parë, ku 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Ngjarja kishte ndodhur kur autobusi që po barte 49 maturantë, u rrokullis dhe ra në humnerë në Fushë Arrëz të Pukës, me ç’rast 34 nxënësit e tjerë u lënduan rëndë.

identifikimet të trupave shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Në një vjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dy vjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytetin e Malishevës.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit