14.9 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 4582

OVLUÇK-ja kërkon riverifikim të plotë të veteranëve

0

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gucati ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti.

Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat.

Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.

Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.

Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.

Presidenti i Venezuelës: Trump kërkon të më vrasë!

0

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro akuzoi administratën e Presidentit amerikan Donald Trump se po përpiqej që ta vriste.

Por, këtë akuzë të rëndë opozita e Venezuelës nuk e merr për bazë, duke thënë se Maduro i bën shpesh këto akuza për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tij.

Rreth 2 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi i tyre që nga viti 2015, nga mungesa e mjekësisë, inflacionit në rritje dhe krimeve.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Venezuelës, duke denoncuar Maduron si një diktator i cili ka anuluar të drejtat e njeriut dhe ka sjellë shkatërrimin ekonomik.

Shtëpia e Bardhë akuzoi qeverinë e Maduros të mërkurën për përfshirjen në vdekjen e një politikani të burgosur venezuelian, të cilin autoritetet thonë se vrau veten, por që partitë e opozitës thanë se u vra.

Persona të maskuar rrëmbejnë miliarderin e ri afrikan

0

Personi që konsiderohet miliarderi më i ri në Afrikë është rrëmbyer nga persona të armatosur dhe me maska në qytetin Dar es Salaam të Tanzanisë.

Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku shkonte për të bërë stërvitjen e mëngjesit.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe dy prej rrëmbyesve mendohet se janë shtetas të huaj.

Motivi për rrëmbimin e 43-vjeçarit është ende i paqartë.

Po kush është Mohammed Dewji?

Revista financiare Forbes vlerësoi pasurinë e tij në 1.5 miliard dollarë dhe e konsideroi atë si miliarderi i vetëm i Tanzanisë.

Në një raport të vitit 2017, Forbes tha se Dewji ishte miliarderi më i ri në Afrikë.

Ai premtoi në vitin 2016 se do dhuronte të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi, raportoi Forbes.

Dewji, i njohur si Mo, ktheu biznesin e tij familjar nga një biznes me shitje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.

Kompania e tij, METL, merret me prodhimin e tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve dhe vajrave ushqimore në të paktën gjashtë shtete afrikane.

SHBA-të “parkojnë” avionët luftarakë F-35

0

Pentagoni ka pezulluar përkohësisht operacionet e fluturimit F-35 pas incidentit të 28 shtatorit në Karolinën e Jugut. Përplasja e avionit luftarak ka ndodhur gjatë një fluturimi trajnimi dhe nuk ka shkaktuar viktima. Pezullimi do të lejojë, ndër të tjera, të kryejë inspektime të linjave të karburantit.

Inspektimet duhet të zgjasin “ndërmjet 24 dhe 48 orëve”. Një avion që kushtonte rreth 100 milionë dollarë ishte “i shkatërruar plotësisht” në aksident.

Në 28 shtator ndodhi incidenti i parë i programit të armatimit në SHBA në fillim të viteve 1990, më i shtrenjti në historinë ushtarake amerikane, për një kosto totale të vlerësuar rreth 400 miliardë dollarë për rreth 2.500 pajisje që duhej të prodhoheshin në dekadat e ardhshme.

F-35 luftarak, subjekt i polemikave të nxehta në shumë vende, duke përfshirë dhe Italinë, aktualisht përdoren nga forcat e armatosura të Britanisë së Madhe dhe Izraelit.

Këto janë disa nga poezitë më të njohura të Fatos Arapit

0

Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Aarapi.

Ai pa vetës ka lënë shumë shkrime – ndër ato edhe disa poezi shumë të njohura.

Si s’të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”.

 

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban – dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n’erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

Vetëaksident në Dedaj të Hasit

0

Një veturë është vetëaksidentuar në fshatin Dedaj të Hasit.

Vozitës ka pësuar lëndime të rënda.

Ai, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Lorik Canës i kushtohet një film

0

Lorik Cana mbetet legjendë e futbollit shqiptar.

Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me kombëtaren përfundoi pikërisht një vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë.

Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar. Ish-kapiteni ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuloi se së shpejti do të publikohet një film dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.

“Është hera e parë që unë flas për këtë dokumentar. Në fakt nuk ka qenë iniciativa ime. Ka qenë gazetari sportiv Andi Deçka ai i cili ka filluar gazetarinë kur unë kam nisur karrierën në Francë. Pasi unë përfundova karrierën ai erdhi dhe më tha se kishte dëshirë të realizonim një film dokumentar.

Ai është munduar të bëjë diçka të mirë, ka shkuar në vendet ku kam luajtur dhe ka folur me njerëz. Ka dalë diçka shumë e mirë dhe kemi menduar ta shfaqim nga fundi i Dhjetorit. Shpresojmë që gjatë mbrëmjes për shfaqjen e parë të dokumentarit ku do të ketë shumë të ftuar të ngremë fonde për Fondacionin e bamirësisë.

Këtë trailer të shkurtër ne nuk e kemi shfaqur, e kanë parë vetëm njerëz me të cilët është dashur të punojmë. Besoj është një mundësi e mirë ta shfaqim një fragment sot”, tha Cana. /TvKlan/

Deputeti Nait Hasani kritikon qytetarët: Dojmë veç me marrë e mos me pagu

0

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka kritikuar qytetarët që po e kundërshtojnë impelementimin e ligjit për RTK-në, ku do të duhet që cdo muaj të paguajnë nga 2.50 euro për transmetuesin publik.

Hasani ka thënë se na jemi vend që dëshirojmë veç me marrë e mos me pagu, duke iu përgjigjur kundërshtimeve për pagesën e RTK-së.

“Na jemi vend që nuk dojna me pagu kurgjo, i vendi vend që nuk dojm me bo pagesa. Dojm veç me marrë mos me pagu. Në BE është parimi që cdo shërbim paguhet”, përfundoi ai.

Hasani, thotë se një formë e tillë e parapagimit për transmetuesit publikë aplikohet në vendet e BE-së, dhe e njejta duhet të praktikohet edhe në Kosovë.

“Na e kemi përcjell për lexim të parë Ligjin në Kuvend. Modelet e tilla bëhen për shkak të transparencës për shkak të shikueshmërisë për shkak të publikut dhe për shkak që mungon pavarësia e plotë edhe editoriale edhe financiare. Si komision jemi dakordu që si vend i rajonit Sllovenia të merret si model, që mos me shku në ekstremin e Gjermanisë”, tha Naiti për Gazetën Express.

Nga viti 2010 financimi i RTK-së bëhet direkt nga buxheti i shtetit. Më parë është bërë përmes arkëtimit nga pagesa e faturave të rrymës. Për një periudhë të gjatë kohore qytetarët kanë paguar shumën prej 3.50 euro në muaj për RTK-në deri sa një vendim i Gjykatës Kushtuese ndaloi një praktikë të tillë pasi u pa si shkelje kushtetuese.

Deklarata e hoxhës nga Prizreni për homoseksualët që po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale

0

Dihet qartë se asnjëra nga fetë në botë nuk e përkrah orientimin homoseksual. E ashpër me këtë kategori është feja islame, e për këtë tregon edhe një hoxhë i cili para disa vite ka folur për këtë dukuri.

Sipas hoxhës, Irfan Salihu, populli shqiptar nuk ka pasur asnjëherë homoseksual dhe as politikanë të cilët kanë përkrahur daljen në shesh të komunitetit LGBT, transmeton Magazina.al.

Sipas tij, homoseksualizmi është sëmundje dhe nuk mund ta tolerojë një sëmundje të tillë që njerëzit e të njëjtës gjini të martohen dhe të mbyllet lloji njerëzor.

Për më shumë ndiqni deklaratën e imamit e dhënë para disa vite, e cila po shpërndahet sot pasi në Prishtinë u mbajt parada e dytë e komunitetit LGBT.

 

Ibra beson në Mourinho-n

0

Zlatan Ibrahimoviq beson se Jose Mourinho mund t’ia sjellë Manchester United-it një titull të Premierligës, por ka thënë se portugezi nuk mund të “bëjë mrekulli” me një klub që performon dobët.

Mourinho është në pozitë të keqe javëve të fundit pas një starti të dobët me Djajtë e Kuq, pavarësisht fitores së vështirë ndaj Newcastle United vikendin që lamë pas.

“Mendoj që ai është trajneri i duhur për atë klub, për atë ekip”, ka thënë Ibra për The Mirror.

“Dhe ndjej se ekipi është i mirë – po përparon, po bëhet më i mirë”.

“Ky është viti i tij i tretë, lojtarët dinë shumë e më shumë, dhe mënyra se si ai dëshiron të luajë dhe se si e do lojën – prandaj besoj, po”.