16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Persona të maskuar rrëmbejnë miliarderin e ri afrikan

Personi që konsiderohet miliarderi më i ri në Afrikë është rrëmbyer nga persona të armatosur dhe me maska në qytetin Dar es Salaam të Tanzanisë.

Mohammed Dewji u rrëmbye jashtë një palestre ku shkonte për të bërë stërvitjen e mëngjesit.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen dhe dy prej rrëmbyesve mendohet se janë shtetas të huaj.

Motivi për rrëmbimin e 43-vjeçarit është ende i paqartë.

Po kush është Mohammed Dewji?

Revista financiare Forbes vlerësoi pasurinë e tij në 1.5 miliard dollarë dhe e konsideroi atë si miliarderi i vetëm i Tanzanisë.

Në një raport të vitit 2017, Forbes tha se Dewji ishte miliarderi më i ri në Afrikë.

Ai premtoi në vitin 2016 se do dhuronte të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi, raportoi Forbes.

Dewji, i njohur si Mo, ktheu biznesin e tij familjar nga një biznes me shitje me shumicë dhe pakicë në një konglomerat pan-afrikan.

Kompania e tij, METL, merret me prodhimin e tekstileve, bluarjen e miellit, prodhimin e pijeve dhe vajrave ushqimore në të paktën gjashtë shtete afrikane.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Lajmet e Fundit