26.2 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025
Home Blog Page 4584

Suharekë, vetura godet shtyllën elektrike dhe një kamion

0

Një person ka goditur me veturë një shtyllë elektrike dhe një automjet transportues ku si pasojë janë lënduar i dyshuari dhe dy pasagjere gra.

Policia dyshon se aksidenti ka ndodhur si shkak i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Studenqan të Suharekeës.

“I dyshuari mashkull përderisa ishte duke drejtuar veturën Golf me targa lokale, humb kontrollin mbi veturën dhe fillimisht godet një shtyllë elektrike e më pas edhe një automjet transportues që lëvizte në shiritin e kundërt”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Tenton ta godasë me thikë babanë në Rahovec

0

Një person është arrestuar në fshatin Opterushë të Rahovecit pasi ka tentuar ta godasë me thikë babanë e tij shkaku i një mosmarrëveshje që kishin.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

UPZ-ja rrezikon krizën institucionale nëse nuk arrihet kompromisi në Këshillin Drejtues

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren rrezikon që të hyjë në krizë institucionale. Në fund të këtij muaji, përkatësisht më 28 tetor, rektorit aktual Ramë Vataj i skadon kontrata, ndërkohë që vendimi i Këshillit Drejtues të këtij universiteti për zgjedhjen e rektorit të ri është pezulluar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Rektorati i UPZ-së ka vlerësuar se në këtë situatë KD i UPZ-së duhet të emërojë një ushtrues të detyrës së rektorit.

Por edhe për emërimin e u.d. të rektorit sipas dispozitave të Statutit të UPZ-së nevojiten dy të tretat e votave të anëtarëve të KD-së, i cili në muajt e fundit ka qenë i ndarë në dy tabore sa i përket çështjes së zgjedhjes së rektorit të ri të UPZ-së.

Prandaj, kompromisi në këtë organ drejtues shihet si mundësi e vetme për të krijuar një zgjidhje të përkohshme për autoritetin kryesor menaxhues të Universitetit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe rektorati i UPZ-së, duke vlerësuar se kompromisi i palëve është i nevojshëm, për hir të institucionit dhe studentëve.

Turistët shpenzuan 2 miliardë dollarë gjatë vitit 2017 në Shqipëri

0

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit në OKB, vitin e shkuar 2017, turistët shpenzuan rreth 2 miliardë dollarë në Shqipëri.

Harta tregon se në Ballkan, kryeson Kroacia, me 11 mld dollarë, Shqipëria e dyta dhe Mali i Zi dhe Serbia me një miliardë dollarë.

Më të dhënat e OBT, një shpenzim turisti përcaktohet çdo shumë e shpenzuar nga një turist ndërkombëtar përbrenda, duke përfshirë gjëra të tilla si transporti, mallrat dhe shërbimet.

Shifrat e përmendura përjashtojnë turizmin vendas, duke dhënë një pamje të saktë se cilat vende varen më së shumti (dhe më së paku) në tregun ndërkombëtar të turizmit.

5 vendet që kanë përfituar më shumë nga turistët në 2017 janë:

1. SHBA: $ 211 mld

2. Spanjë: $ 68 mld

3. Francë: $ 61 mld

4. Tajlandë: $ 57 mld

5. Mbretëria e Bashkuar: $ 51 mld.

Ushtria amerikane ka nevojë për harta të reja të Evropës, do të paguajë miliona

0

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes zgjodhi ekspertë, të cilët do të japin informacion të detajuar hartografik në shumicën e vendeve evropiane dhe janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë dollarë.

Ushtria amerikane është e interesuar për gjithçka: imazhe nga atmosfera, modele të gjera, harta gjeodezike, skema të përdorimit të tokës dhe komunikime nëntokësore, duke përfshirë rrjetet komunale, të dhënat topografike, të dhënat kadastrale dhe kontrollin dhe matjen, si në elektronikë ashtu edhe në shkrim, bazat e të dhënave ekzistuese hartografike.

Zona e interesit është për 31 vende evropiane, në mesin e të cilave janë edhe Ukraina dhe Gjeorgjia, derisa në listë nuk janë Bjellorusia, Moldavia dhe Rusia.

Konkursi u njoftua në faqen e internetit të prokurimit të qeverisë amerikane për një kontratë pesëvjeçare dhe kontraktori mund të fitojë 50 milionë dollarë.

Qëllimi i Pentagoni që të shpenzojë në një shumë kaq të madhe parash për të mbledhur një sasi të hartave më të ndryshme të Evropës nuk është e shënuar në dokument. E vetmja gjë që tregohet është se materialet e fituara do të përdoren për para-planifikim.

“Me publikimin e këtij konkursi paralajmërohet se SHBA ka vendosur të fillojë seriozisht modernizimin e infrastrukturës së komunikimit në Evropë, e cila nuk është e përshtatur për lëvizjen e shpejtë të ushtrisë”, tha Yuri Bjali, nënkryetar i Fondacionit Publik Ndërkombëtar “Qendra Kreative Eksperimentale”.

“Sondazhet e para të shërbimeve inxhinierike të Pentagonit kanë treguar, se nëse është e nevojshme, vendosja e shpejtë e ushtrisë në lindje nuk do të jetë e mundur – nuk ka rrugë, ura, porte apo aeroporte të duhura. Brukseli dhe Uashingtoni u bëjnë thirrje qeverive evropiane për të trajtuar ristrukturimin e infrastrukturës së transportit, por me sa duket nuk mbështeten në to. Kjo është arsyeja pse Pentagoni ka vendosur të marrë iniciativën dhe fillimisht të vlerësojë qëllimin e çështjes,” shtoi ai.

Kur është fjala për rrugët, komunikimet evropiane nuk janë të destinuara për transferimin operacional të trupave, dhe modernizimi i tyre do të marrë shumë kohë dhe para, thotë Nikolai Topilin, president i Këshillit të Veteranëve të Trupave Inxhinierike.

Megjithatë, ai thotë se nuk ka dyshim se NATO, dhe mbi të gjitha, sponsori kryesor i Aleancës – SHBA, do ta zgjidhë këtë detyrë.

“Autostrada legjitime evropiane, madje edhe autostradat e famshme gjermane, janë ndërtuar gjatë kohës së Hitlerit, por ato nuk janë gjithmonë të përshtatshme për qëllime ushtarake”, shton ai.

Nga ana tjetër, shumica e problemeve janë në Lindje, në vendet e mëparshme të demokracisë kombëtare dhe në vendet post-sovjetike. Rrugët në këto vende ndonjëherë janë aq të ngushta sa një kamion që do të rrokullisej, do të jetë në gjendje të ndalë krejtësisht lëvizjen e ushtrisë.

“Serbi i ka rënë në kokë dhe e ka rrëzu për asfalti Çlirimin”, rrëfimi i kryetarit të shoqatës shqiptare në Novi Sad

0

Kryetari i shoqatës “Amza e Shqiptarëve në Novi Sad”, Demo Berisha në një rrëfim për Insajderin ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja brutale e dy të rinjve shqiptarë.

Berisha ka thënë se dy kosovarët janë rrahur nga të rinjtë serb kur janë dëgjuar duke folur shqip. Sipas tij Çlirim Maloku, dhe Gigolli janë rrahur kur katër të rijnë serb kanë qenë duke u përleshur me dy serb të tjerë në afërsi të tyre.

“Un kam bidesu me njërin nga te rinjtë, Gigollin, dhe arsyeja e përleshjes ka qenë se ka pas një rrahje në mes të rinjve serbë në afërsi të tyre. Pra duke kalu serbët në afërsi të tyre i kanë degju duke folur shqip mes vete. Në ato momente ata kanë qenë në stacionin e taksive, duke e prit një taksi, përmes të cilit ka pas të largohet nga ajo pikë, Çlirim Maloku, dhe në atë moment serbet i kanë degju të rinjtë kosovarë duke bisedu shqip, dhe ky ka qenë momenti kur serbi i ka ra me kokë në kokë dhe e ka rrëzu për asfalti Malokun”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se të dy të rinjtë e kanë humbur vetëdijen nga goditjet, dhe se Çlirim Maloku ka pësuar edhe gjakderdhje në tru.

“Në atë rrahje Maloku ka pësuar lëndime të rënda, ai ka qenë në moment kritik deri sa ka dal nga aparatet, ai ka pas gjakderdhje në tru, dhe e ka pas kokën të lënduar. Të dytë e kanë humbur vetëdijen në vend të ngjarjes. Sot të rinjtë serb janë indetifikuar dhe janë në paraburgim të dyzet e tetë orëve, nesër pritet që të dalin para gjykatës”, ka thënë Berisha.

Flet babai i Çlirimit, që u rrah në Novi Sad: Turp për institucionet tona

0

Kamber Maloku, babai i Çlirim Kamberit, të riut që u rrah brutalisht në Novi Sad, ka shprehur zhgënjimin e tij me reagimin e institucioneve të Kosovës, për rastin e djalit të tij.

Babai i Çlirim Malokut, Kamberi ka rrëfyer për RTV Dukagjinin, se si e kishte marr lajmin për rrahjen brutale që katër serb, i kishin bërë djalit të tij, në Novi Sad të Serbisë. Ai thotë se djali i tij është rrahur nga nacionalistët serbë, vetëm se ka folur shqip.

Ai thotë se me djalin e tij ka fol përmes telefonit.

“Çlirimi është vendosur në Novi Sad qe 20 ditë, por ai është kthyer në Kosovë për shkak të një dasme, dhe tani është rikthyer atje qe nja 5 ditë. Ka shkua atje me mësua zanatin si bukëpjekës. Pasi ka mbarua orarin e punës në mbrëmje kanë dalë me pi kafe me një shok që ka punua bashkë. Ata dy i kanë rrahur ndërsa një i tretë ka ikur. Unë kam dëgjuar përmes telefonit pasi vet nuk kamë qenë atje. Djali nuk ka ditur asnjë fjalë serbisht, prandaj kjo rrahje ka ndodhur për këtë arsye. Ata në lokal kanë folur, kanë bërë shaka diçka në shqip, prandaj janë rrahur”, tha Maloku.

Ai shprehet i mllefosur ndaj përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, duke thënë se edhe Vuciqi kishte reaguar përpara tyre.

“Më përpata pari ka reagua Vuçiqi në këtë ngjarje, sesa liderët tanë si Thaçi ose Ramushi. Ata asnjëri nuk ka reagua, përveç një Vlora Çitaku, edhe pse lajmet i kanë dhënë gazetarët. Unë nuk di çfarë të them vetëm se marre për liderët tonë që janë në atë vend e që nuk interesohen”, tha më tej Kamber Maloku.

Ai shtoi se kushtet e rënda e kishin detyruar Çlirimin të shkojë në Serbi për të punuar, ndërkaq u shpreh i mërzitur për këtë situatë.

Reagime të shumta, ka pasur edhe nga familjarë dhe shoqëria e Çlirimit, që i kanë uruar atij shërim të shpejtë dhe kthim në Kosovë.

https://web.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/286171688666752/

Ta ruajmë identitetin tonë

0

Kujtim Gashi

Me interesim të madh kam ndjekur debatin e zhvilluar, argumentet dhe kundërargumentet e hedhura në opinionin publik për domosdoshmërinë e ruajtjes së objekteve, gjurmëve dhe vlerave të trashëgimisë kulturore apo kujtesës historike kolektive përmes të cilave ne ruajmë identitetin tonë të krijuar në të kaluarën. Jam i lumtur që ky debat është zhvilluar në këtë mënyrë.

Publiku, profesionistët, shoqëria civile, opinioni publik në përgjithësi, shpeshherë janë një nga pikat referente më të rëndësishme për të përcaktuar nëse një aset të trashëgimisë kulturore, duhet ruajtur apo jo.

Ministria që unë drejtoj ka për detyrë themelore të zhvillojë dhe zbatojë legjislacionin e standardet ndërkombëtare profesionale të përcaktimit të regjimit të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës dhe në këtë drejtim do të nxisë gjithnjë e më shumë përfshirjen e palëve të interesuara nga jashtë ministrisë në funksion të transparencës dhe fuqizimit të zbatimit të ciklit të mbrojtjes efektive të vlerave që i kemi krijuar nëpër kohë.

Në këtë drejtim, institucioneve dhe profesionistëve të Ministrisë së Kulturës, u janë krijuar kushtet që të zhvillojnë një proces profesional, transparent të inventarizimit, shqyrtimit dhe vlerësimit me detaje të propozimeve përkatëse të objekteve dhe aseteve të rëndësishme me vlera të trashëgimisë kulturore si dhe kemi kërkuar, të jenë kujdesshëm në adresimin e shqetësimeve që janë ngritur në opinion nga profesionistë dhe qytetarë të angazhuar publikisht.

Lista e re e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, është finalizuar nga komisionet përkatëse të institucioneve vartëse dhe MKRS-së dhe do të hy në fuqi me datë 10.10.2018, në të cilën janë përfshirë mjaft propozime të reja të aseteve që do të jenë nën mbrojtje.

Gjithashtu, Institucionet e Trashëgimisë Kulturore janë duke hartuar politika dhe projekte konkrete, të bazuara në analiza dhe vlerësime profesionale, të cilat do të adresojnë në mënyrë shumë më gjithëpërfshirëse domosdoshmërinë e ruajtjes së zonave, lagjeve, komplekseve e strukturave të ndryshme arkitektonike me qëllim që të ruajmë identitetin e qyteteve tona, ashtu siç bëjnë shtetet e civilizuara.

Haskuka viziton familjen e Çlirim Malokut, i cili u rrah në Serbi

0

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar sot familjen e Çlirim Malokut, 19-vjeçari nga Kosova që ishte sulmuar fizikisht në Novi Sad të Serbisë.

Sipas Haskukës, familjarët e Çlirimit e kanë njoftuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe se ai sot ka biseduar me babanë e tij, Kamberin.

Haskuka ka theksuar se rasti i Çlirimit dhe i një shokut të tij për fat të keq nuk është i pari por nuk do të jetë as i fundit.

Ai ka thënë se asnjëherë deri më tani nuk kanë reaguar institucionet qendrore në mbrojtje të qytetarëve tanë.

“Për dallim prej nesh, po të ndodhte një rast i tillë në Kosovë, ndaj një qytetari me origjinë serbe, me siguri shteti fqinj do të thirrte mbledhje të jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit në OKB”, ka shkruar Mytaher Haskuka në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Mytaher Haskukës:

“Sot vizitova familjen e Çlirimit (Maloku) i cili është sulmuar në Novi Sad vetëm pse ka folur shqip. Nga familjarët e kuptova se gjendja e tij është stabilizuar dhe sot ka biseduar me babain e tij Kamberin.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj shqiptarëve në Serbi dhe fatkeqësisht nuk do të jetë as i fundit, ngase asnjëherë deri më tani nuk kanë reaguar institucionet qendrore në mbrojtje të qytetarëve tanë – një veprim që obligon me ligj përfaqësuesit e shtetit tonë në botë. Për dallim prej nesh, po të ndodhte një rast i tillë në Kosovë, ndaj një qytetari me origjinë serbe, me siguri shteti fqinj do të thirrte mbledhje të jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit në OKB.

Këto raste janë pasojë e mosndryshimit të politikave të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Në mungesë të reagimit intitucional shtetëror dhe vazhdimsisë së politikave hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës ftoj qytetarët të shprehin mospajtimin e tyre ndaj këtij sulmi. Mënyra më e mirë e reagimit fillimisht është bojkoti i produkteve serbe.

Nëse nuk mbrohet dinjiteti ynë qytetar, rastet të tilla do të na përsëriten”, ka shkruar Haskuka./Telegrafi/

Rrëfehet Helena Kadare: Udhëtimi në letërsi dhe momenti i vështirë me Ismailin

0

E lashë letërsinë duke besuar te letërsia e madhe e Kadaresë… Momenti më i keq në jetën tonë ka qenë debati për poemën ‘Në mesditë’ kur u mblodh byroja politike”. Helena Kadare është në “Sonder” në Prishtinë e ftuar të flasë për letërsinë e saj dhe jetën e saj pranë shkrimtarit Ismail Kadare.

Ajo ka qenë për herë të parë Helena Kadare atje në një rrëfim për letërsinë dhe jetën si bashkëshorte e shkrimtarit të madh para lexuesit të Kosovës. E vënë përballë gazetareve Beti Njuma e Alda Bardhyli, ajo bëri një rrëfim të rrallë mbi udhëtimin e pazakontë të një gruaje në letërsi

Në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970-të me romanin “Një lindje e vështirë”. Libri u prit mirë nga kritika. Më pas ajo rikthehet për lexuesin në fillim të viteve ‘90-të me romanin “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” në vitin 2002. Me një stil të veçantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri i hollë.

Në Prishtinë tregoi se “në Kosovë kam qenë për herë të parë në një delegacion të Lidhjes së Shkrimtarëve të kryesuar nga Dritëro Agolli. Një vit më pas erdha me Ismailin. Kur erdha me të, vaska e hotelit ishte e mbushur me lule nga adhuruesit e tij, megjithatë më thanë se në Hotel Grand kishte përgjues”,-kujton ajo vite më pas.

Helena ka një kontribut të konsiderueshëm në fushën e përkthimeve, mjaft të kujtojmë për shembull “Tri gratë” e japonezit Isushi Inoe apo “Një grua në Berlin” ditar i një autoreje anonime, gjermane, që përshkruan javët nga 20 prilli deri në 22 qershor 1945.

“Libri i parë që kam lexuar është një libër i vjetër me tregime, përsëri i shtëpisë vajzërore në Kala. “Kallëzime të çuditshme” e kishte emrin. Me autor Edgar Poe-n. Kam përshtypjen se më shumë se përmbajtja e këtyre tregimeve, ka qenë titulli që ka tërhequr vëmendjen time. Në mënyrë të veçantë ajo fjala “të çuditshme” edhe pse, me sa më kujtohet, nuk kuptova shumë gjëra prej tij. Ndoshta ishte një libër i parakohshëm për moshën që kisha”, ka rrëfyer ajo më 2015.
Vitet e fundit ajo botoi librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” ku tregon jetën e saj përkrah shkrimtarit Ismail Kadare. Udhëtimi i saj me “Letërsia dhe qyteti” drejt Prishtinës ishte një ngjarje për jetën kulturore, pasi sipas nuk ishte thjesht një rrëfim, por dhe një reflektim mbi mënyrën sesi kulturat sot ndër -veprojnë me njëra- tjetrën dhe cili është roli i letërsisë sot në zhvillimet social-politike. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Helena pati dhe një takim me studentë të Universitetit të Filozofisë.

Dekorimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Helena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Thaçi është shprehur se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Helena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës. “E dekorova shkrimtaren e njohur Helena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe.

Tek Helena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi. Ndërsa, shkrimtarja Helena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo arritjeje të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare. Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë.(gsh.al)/KultPlus.com