19.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4589

Konvikti gati, mensa ende jo

0

Studentët e akomoduar në Qendrën Studentore ende nuk mund të llogarisin në ushqim brenda saj.

Kjo pasi që mensa nuk është funksionalizuar ende, ani se ata tashmë kanë parapaguar për shërbimet e saj.

Studentët kanë kërkuar që ditët e humbura të kompensohen por drejtuesit e kësaj qendre kanë refuzuar këtë kërkesë të studentëve me arsyetimin se nuk bëhet fjalë për shumë para. /Klan Kosova/

Haradinaj: Suhareka, shembull i mirë i realizimit të projekteve për mirëqenien e qytetarëve

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj me bashkëpunëtorë.

Në takim është diskutuar për projektet zhvillimore të komunës, që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet për të cilat Haradinaj premtoi mbështetjen e Qeverisë.

“Është shumë mirë të fillojmë me parkun e qytetit, në këtë rast me shtigjet e ecjes, që janë shtigje vërtet për lakmi, të bukura, të organizuara, të rregulluara dhe të ndriçuara”, tha Haradinaj duke shtuar se  se të gjitha projektet që janë të dedikuara për banorët e Suharekës do të realizohen në bashkëpunim me komunën.

Pas takimit, i pari i Qeverisë mori pjesë në prerjen e shiritit të “Shtegut të ecjes” i cili u përurua me defilimin e biçiklistëve të kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, tha se përurimi i parkut të qytetit, “Shtigjet e ecjes”, me gjatësi 2.5 km, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Haradinaj ka vizituar dhe ka bërë nderime te parku Dëshmorët e Kombit.

Aty ai mori pjesë në përurimin e rrugës së përfunduar “N25” që lidh komunën e Suharekës me Prizrenin duke vlerësuar se Qeveria e Kosovës, është duke përmbyllur infrastrukturën rrugore si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Më pas, shefi i Qeverisë ka vizituar Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së re të eksportit, ku është pritur nga Presidenti i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, me bashkëpunëtorë.

Në fund të vizitës së tij në Suharekë, Kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Delloc-Shterpcë.

 

Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për uzurpim të pronës në Rahovec

0

Katër muaj burgim me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, Xhevdet Zllanoga.

Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Zllanoga, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur, duke thënë se atë parcelë e ka punuar qysh para lufte që nga viti 1992 e deri më sot.

Ndërsa, i premtoi gjykatës që nga ky vit më nuk do ta punojë parcelën kontestuese, por do të bëj përpjekje që me të dëmtuarin të arrij marrëveshje, pasi që nuk ka rrugë tjetër për të kaluar tek toka e tij.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh gjendjen e varfër ekonomike, pasi që të ardhurat i siguron nga bujqësia dhe është mbajtës i familjes pesë anëtarëshe, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar as prokurorja e shtetit, Dëshire Jusaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 29 nëntor 2016, ndaj Xhevdet Zllanoga, duke e ngarkuar atë me veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri nga data e pavërtetuar e deri më 22 tetor 2014, e deri më tani në fshatin Hoçë e Madhe e Rahovecit, në vazhdimësi, në mënyrë të kundërligjshme dhe arbitrare uzurpon pronën e paluajtshme të personit tjetër.

I njëjti akuzohet se të dëmtuarit Bajram Rexha i ka pamundësuar disponimin me paluajtshmërinë e tij që gjendet në vendin e quajtur “Leska”, me sipërfaqe prej 1304m2./betimiperdrejtesi/

Caktohet eksperti i gjeodezisë në kontestin për vërtetim pronësie ku e paditur është Komuna e Malishevës

0

Me vendim të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është caktuar për ekspert Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Komunën e Malishevës, në rastin ku paditës janë Ukë, Qerim, Haxhi, Bajram, Asllan dhe Adem Morina, ndërsa e paditur është Komuna e Malishevës.

Përkatësisht, propozimin për caktimin e ekspertit të gjeodezisë e ka dhënë përfaqësuesi i paditësve, avokati Rrahman Kastrati, ndërsa ky propozim, nuk u kundërshtua nga avokati publik komunal, Mujë Sahitaj.

Lidhur me këtë, avokati publik komunal Sahitaj, shtoi se e kundërshton padinë dhe kërkesëpadinë, pasi sipas tij, duke u bazuar në faktin se pala paditëse për momentin nuk ofron prova të mjaftueshme, përveç një aktvendimi të organeve të atëhershme komunale, ku paditësve  Morina, nuk u pranohet që prona është e tyre.

Ndryshe, seanca e radhës u caktua të mbahet më 25 tetor 2018, në ora 11:00.

Në padinë e paditësve Ukë, Qerim, Haxhi, Asllan dhe Adem Morina, thuhet se paditësit janë pasardhës të trashëgimlënësit Feriz Morina, i cili ka vdekur në vitin 1965, i cili ishte pronar i ngastrës kontestuese prej 7.00.00 hektar, në vendin e quajtur “Bozhur”, në Drenovc.

Mirëpo, siç thuhet në padi, në periudhën para vitit 2000, nga organet e pushtetit të atëhershëm, kjo paluajtshmëri i është marrë paditësve Morina, pa kurrfarë kompensimi, me vendimin numër 2802, pa datë, pa vit, dhe pa nënshkrim të organit që e ka nxjerrë.

Andaj, përmes padisë, paditësit Morina, po kërkojnë nga gjykata që të merret aktgjykim me të cilin paditësit Morina të regjistrohen si pronarë të kësaj paluajtshmërie kontestuese, e cila evidentohet si palujtshmëri e Komunës së Malishevës.

Bojkot, fyerje dhe ofendime në debatin për arsim në Kuvendin e Prizrenit

0

Kuvendi i Prizrenit, ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga PDK-ja, ku është debatuar për gjendjen në arsim. Kjo mbledhje është përshkruar me debate jo të zakonshme ku pati ofendime e fyerje. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit, ende pa filluar kishte rrjedhë jo të zakonshme, pasi kuvendarët e LDK-së e bojkotuan atë.

Shefi i GK të këtij subjekti politik, Haziz Hodaj, tha se arsyet e mospjesëmarrjes sonë në seancë, janë pakënaqësitë të cilat i kemi shprehur edhe më herët rreth emërimit të drejtorëve të shkollave.Ai tha se, drejtori i Arsimit “do të jetë i burgosur i ndërgjegjes së vet, i besimit të qytetarëve” ndërsa shtoi se përgjegjësia për gjithçka që ndodh në arsim bie në kryetarin e komunës. Në anën tjetër, ne sallë kishte filluar debati për gjendjen në arsimin prizrenas, me ç’rast shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi, akuzoi drejtorinë komunale të arsimit dhe qeverinë Haskuka, për politizim, nepotizëm dhe shkelje të ndryshme ligjore, duke i përmendur si arsye të thirrjes së kësaj seance.

Pas tij foli kuvendari nga Nisma Socialdemokrate, Pranverim Berisha, i cili tha se gjendja në arsim është si rrjedhojë e qeverisjes kriminale me Prizrenin nga PDK-ja, dhe se ajo nuk mund të rregullohet brenda natës, duke përdorur edhe një fjalor jo të zakonshëm ndaj kësaj partie dhe zyrtarëve të saj.

Lidhur me këto akuza dhe ofendime, në të njëjtën mënyrë ishte edhe reagimi i shefit të GK të PDK-së, Simir Krasniqi. Më pas, situata disi u qetësua, edhe pse kritika të reja në adresë të drejtorisë së arsimit drejtuan edhe kuvendarë të tjerë të PDK-së dhe shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj, madje ky i fundit hodhi akuza për shkelje ligjore në formimin e komisioneve rreth konkursit për zgjedhjen e drejtorëve.

Në të gjitha këto kritika e akuza, në fund u përgjigj drejtori i Arsimit, Skender Susuri, i cili tha se është i vetëdijshëm për ekzistimin e shumë problemeve të cilat janë grumbulluar që nga paslufta në këtë sektor, por, ai tha se , është duke e u angazhuar maksimalisht në bazë të kompetencave ligjore që të ushtroj pozitën e drejtorit të arsimit, në shërbim të ndryshimeve pozitive në këtë sektor. Dhe njoftoi se në fund të vitit, do të flas edhe me kryetarin e komunës, që mund të jetë takim përcaktues rreth të ardhmes së tij në këtë pozitë.

Para se të fliste drejtori Susuri, shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi, kërkoi nga bashkëpartiakët e tij që ta lëshojnë mbledhjen, pasi që ata kërkonin përgjigje nga kryetari i komunës për çështjet e ngritura, dhe se në mungesë të tij, ata nuk do dëshironin të dëgjonin përgjigje, shumicën e së cilave i kishte dhënë në mbledhjet e kaluara drejtori i arsimit. Mirëpo, një kërkesë e tillë, nuk u përfill nga shumica e bashkëpartiakëve të tij, dhe ai u largua nga salla i shoqëruar vetëm nga kuvendari, Sulltan Badalli./tvpz/

https://web.facebook.com/prizreni.tv/videos/160687664868126/

136 shikime

Hapet shkolla e futbollit “Open Fun”

0

Zëvendësministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva dhe Boban Stankovic, në shoqërim të Kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë në hapjen e shkollës së futbollit “Open Fun”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkolla e futbollit “Open Fun”, është shkollë e cila i bashkon të gjithë fëmijët nga të gjitha komunitetet turk, serb, rom dhe ashkali.

Më këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët për hapjen e kësaj shkolle, duke thënë se pjesëmarrja edhe e fëmijëve nga komuniteti serb, turk, rom e ashkali është porosi që të gjithë të jenë bashkë dhe se sporti nuk njeh kufij.

Përurohet parku “Shtigjet e ecjes” në Suharekë

0

Në komunën e Suharekës është bërë përurimi i parkut “Shtigjet e ecjes”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Shtigjet në këtë park kanë një gjatësi prej 2.5 kilometrash.

Kështu ka njoftuar i pari i Suharekës, Bali Muharremaj. Ai tha se e veçanta e këtij parku është se do t’i shërbejë edhe personave me aftësi të kufizuara. Ai po ashtu njoftoi që vitin e ardhshëm do ta shtojnë rrugën edhe për 2.5 kilometra të tjera.

Kurse kryeministri Haradinaj tha se po ia ka lakmi një parku të tillë, të cilin do të donte ta kishte edhe në Prishtinë. Ai po ashtu tha se në Suharekë ka nevojë të realizohen projekte dhe premtoi që do të punojnë në këtë drejtim. Gjatë ditës së sotme Haradinaj është takuar me kryetarin Muharremaj, si dhe do të bëjë edhe përurimin e rrugës së fshatit Shirokë në Suharekë.

Rahoveci furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

0

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, Samir Msutafa njoftoi se janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar dhe se vaksinat janë pa pagesë.

Në njoftim bëhet e ditur se do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ‘Fahredin Hoti’ në qytetin e Rahovecit është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me vaksina kundër gripit sezonal në sasi të konsiderueshme të vaksinave dhe se vaksinat janë pa pagesë. Në ditët në vazhdim do të fillohet me vaksinimin e të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për vaksinim në QKMF dhe në QMF, në gjithë territorin komunës. Nëse ka nevojës vaksinat mund t’i shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familjare”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Zhduken dy fëmijë në Rahovec

0

Dy fëmijë janë zhdukur në qytetin e Rahovecit më tre tetor [30.10.2018], ata janë raportuar nga prindërit e tyre në polici.

Sipas policisë ata janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për ndodhjen e tyre, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet njëri prej viktimave, ndërsa për viktimën e dytë janë duke vazhduar kërkimet.

Prania ushtarake gjermane në Prizren zëvendësohet me praninë ekonomike

0

Prania ushtarake e Gjermanisë në Prizren që prej fillimit të vitit të ardhshëm do të zëvendësohet me praninë ekonomike, kanë bërë të ditur të enjten zyrtarët politikë e ushtarakë gjermanë, si dhe shefi i ekzekutivit të Kosovës, gjatë parakalimit festiv lamtumirës të paqeruajtësve gjermanë në qytetin historik, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ceremoni ka shënuar fillimin e largimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it nga Prizreni, pas shërbimit 19- vjeçar. Paqeruajtësit gjermanë kanë parakaluar në sheshin e Shadërvanit, ndërkohë që qytetarët e pranishëm mirënjohjen e kanë shprehur përmes duartrokitjeve.

Mirënjohje për kontributin e shtetit dhe paqeruajtësve gjermanë ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se flamuri i shtetit mik gjerman do të vazhdojë që të valojë lartë në Prizren edhe pa praninë ushtarake.

“Sot, ushtarëve gjermanë u them se kjo është dita e juaj dhe duhet të jeni krenarë. Keni shërbyer në emër të kombit tuaj në një vend gjatë kohërave të vështira dhe falë jush ky komb këtu jeton në paqe. Dhe ky është suksesi juaj”, ka thënë Haradinaj. Ai ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen në të gjitha fushat, gjë që, sipas tij, ka mundësuar që sot Kosova të jetë paqësore dhe njerëzit e saj të jetojnë në harmoni..