Caktohet eksperti i gjeodezisë në kontestin për vërtetim pronësie ku e paditur është Komuna e Malishevës

Me vendim të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është caktuar për ekspert Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Komunën e Malishevës, në rastin ku paditës janë Ukë, Qerim, Haxhi, Bajram, Asllan dhe Adem Morina, ndërsa e paditur është Komuna e Malishevës.

Përkatësisht, propozimin për caktimin e ekspertit të gjeodezisë e ka dhënë përfaqësuesi i paditësve, avokati Rrahman Kastrati, ndërsa ky propozim, nuk u kundërshtua nga avokati publik komunal, Mujë Sahitaj.

Lidhur me këtë, avokati publik komunal Sahitaj, shtoi se e kundërshton padinë dhe kërkesëpadinë, pasi sipas tij, duke u bazuar në faktin se pala paditëse për momentin nuk ofron prova të mjaftueshme, përveç një aktvendimi të organeve të atëhershme komunale, ku paditësve  Morina, nuk u pranohet që prona është e tyre.

Ndryshe, seanca e radhës u caktua të mbahet më 25 tetor 2018, në ora 11:00.

Në padinë e paditësve Ukë, Qerim, Haxhi, Asllan dhe Adem Morina, thuhet se paditësit janë pasardhës të trashëgimlënësit Feriz Morina, i cili ka vdekur në vitin 1965, i cili ishte pronar i ngastrës kontestuese prej 7.00.00 hektar, në vendin e quajtur “Bozhur”, në Drenovc.

Mirëpo, siç thuhet në padi, në periudhën para vitit 2000, nga organet e pushtetit të atëhershëm, kjo paluajtshmëri i është marrë paditësve Morina, pa kurrfarë kompensimi, me vendimin numër 2802, pa datë, pa vit, dhe pa nënshkrim të organit që e ka nxjerrë.

Andaj, përmes padisë, paditësit Morina, po kërkojnë nga gjykata që të merret aktgjykim me të cilin paditësit Morina të regjistrohen si pronarë të kësaj paluajtshmërie kontestuese, e cila evidentohet si palujtshmëri e Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit