25.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4593

Pritja e gjatë e Shaqir Totajt

0

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj po deklaron vazhdimisht së është i gatshëm të marrë detyrën e ministrit, në njërën nga ministritë në të cilat udhëheqë PDK-ja.

Totaj gatishmërinë për t’u bërë ministër e tregoi edhe sot, por nuk tregoi se a do të behët ministër, apo do të vazhdojë vetëm të tregojë se është i gatshëm për tu bërë ministër.

“Unë jam i gatshëm, por nuk mund të them asgjë konkretisht për shkak se zhvillimet janë shumë dinamike dhe është shumë vështirë me parashiku diçka, përndryshe unë jam i gatshëm”, ka thënë Totaj.

Ai këtë deshirë e shprehte edhe gjatë kohës kur PDK-ja diskutonte shkarkimin e ministrit i i Inovacionit, Besim Beqaj, pasi ai ishte përfshirë në aktakuzën e ngritur nga prokuroria, në rastin e 11 të akuzuarve në skandalin e përgjimeve “dosja e shefave”.

“Këto bisedime janë ka zgjasin që një kohë, dhe nuk ka të konfirmune kurgjë. Derisa kemi biseduar për këtë punë d.m.th që jam i gatshëm ta marr përgjegjësinë”, ishte shprehur Totaj.

PDK-ja udhëheqë gjithsej gashtë ministri në qeverinë Haradinaj.

Ministër i financave, Bedri Hamza, ministër i Shëndetësisë Uran Ismajli, ministër i Drejtësisë është Abelard Tahiri, ministër i Kulturës, Kujtim Gashi, Dhurata Hoxha minister e Integrimit Evropian dhe ministër i Inovacionit është Besim Beqaj. /Insajderi.com

Vidhen para e dukat në Atmaxhë të Prizrenit (VIDEO)

0

Në Prizren pati grabitje. Atje persona të panjohur u futën në një shtëpi të një mërgimtari, duke vjedhur një sasi të parave dhe stolive të arit.

 

Akademi përkujtimore për infermierin e Spitalit të Prizrenit, Sefer Karanezi

0

Në organizim të drejtorit ekzekutiv të spitalit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, Këshillit Drejtues dhe gjithë punonjësve të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të martën, në Amfitetarin e Spitalit është organizuar Akademi Përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të infermierit, Sefer Karanezi.

Për jetën dhe veprën e Sefer Karanezit ka folur shefi i personelit, Shefajet Berisha, për punën në infermieri ka folur drejtori i Infermierisë, Shyqri Hasani, ndersa për figurën, punën, angazhimin dhe kontributin gati 40 vjeçar të Seferit ka folur drejtori ekzekutiv i spitalit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj

‘Seferi ishte njeri i dashur dhe i afërt, ishte profesionist dhe vizionar. Ai me kohë e kishte kuptuar se t’i shërbesh popullit tënd, është detyrë profesionale, humane. Këtë e ka dëshmuar i duke qenë gjithmonë pranë dhe në shërbim të pacientëve, ndërsa ishte shembull edhe i kryerjes së detyrave me përgjegjësi udhëheqëse, duke qenë në pozitën e kryeinfermierit të departamentit të Diagnostikës dhe të laboratorit”, – theksoi drejtori Avdaj.

Kujtime nga puna dhe veprimtaria e Sefer Karanezit ka evokuar dr. Nurishahe Hulaj, në emër të familjes ka falënderuar i biri, Adem Karanezi, ndërsa me flautë ka intrerpretuar Kaltrina Krasniqi, profesoreshë në shkollën e muzikës “ Lorenc Antoni” dhe anëtare e Filharmonisë së Kosovës.

Biografia

Sefer Bahtijar Karanezi lindi më 15 shkurt 1960 në fshatin Shtruzhe. Katër klasat e para të fillore i kreu në vendlindje, ndërsa katër tjerat i vazhdoi në shkollën “Mustafa Bakiu “ në Prizren. Në vitin 1978 kreu shkollën e mesme të mjekësisë në Prizren. Në vitin 1979 regjistrohet në fakultetin e Biologjisë në Prishtinë. Në vitin 1981 punësohet infermier në fshatin e lindjes, në Struzhe. Aty punoi deri në vitin 1991 prej nga u transferua në Prizren në ambulancën në lagjen “Lakuriq”. Në vitin 1995 masat e dhunshme të pushtetit serb e larguan nga puna. Nga viti 1995 deri në përfundim të luftës në vitin 1999 Seferi vazhdoi angazhimin e tij professional, duke ndihmuar popullatën në forma të ndryshme. Pas përfundimit të luftës, në qershor të vitit 1999 deri në momentet e fundit të jetës punon në spitalin e përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, duke mbajtur edhe pozita udhëheqëse në Departamentin e Diagnostikës.

Në korrik të vitit 2017 fillon keqësimi i gjendjes shëndetësore dhe diagnostifikohet me një sëmundje të rëndë, ndërsa në muajin shkurt 2018 i nënshtrohet edhe një operacioni të rëndë.

Gjendja shëndetësore sa vinte e bëhej edhe më e rëndë. Të dielën e 30 shtatorit 2018, në ora 17.15 pushoi së rrahuri zemra e Sefer Karanezit, duke u ndarë fizkisht nga kjo botë, por duke lënë kujtimet më të mira të kolegut, familjarit dhe prindit shembullor.

Sefer Karanezi është varrosur të hënën në varrezat e qytetit në Prizren. /PrizrenPress.com/

Prizren: Kapen 229 mijë euro false, ndalohet një i mitur (VIDEO)

0

Një kontroll rutinor i policisë në Prizren çoi në zbulimin e një sasie të konsiderueshme të parave të falsifikuara.

Dyshimet nisën kur personit iu gjetën fillimisht 500 euro false, njofton Klan Kosova.

Më pas policia bastisi shtëpinë e tij ku hasi në 229 mijë euro në bankënota të dyshimta.

 

 

Totaj: Jam i gatshëm të bëhem ministër

0

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në një prononcim për KALLXO.com deklaroi se është i gatshëm të marrë detyrë në Qeverinë e Kosovës.

I pyetur nëse është kontaktuar së fundi nga kryetari i partisë, Kadri Veseli, Totaj tha se ka qenë në pushim dhe nuk kanë diskutuar, mirëpo nuk e përjashtoi mundësinë e emërimit si ministër, në njërën nga ministritë që priten të lirohen nga radhët e PDK-së.

“Unë jam i gatshëm, por nuk mund të them asgjë konkretisht për shkak se zhvillimet janë shumë dinamike dhe është shumë vështirë me parashiku diçka, përndryshe unë jam i gatshëm”, tha Totaj prej KALLXO.com.

Kohë më parë ishte përmendur në media se Shaqir Totaj do e zëvendësoj Besim Beqajn në Ministrinë e Inovacionit.

“Kjo çështje është përmendur moti, por prej atëherë nuk ka diçka konkrete. Unë deri dje kam qenë në pushime, e s’kam diskutu për këtë”, tha Totaj për KALLXO.com.

Nexhmije Pagarusha nderohet për kontributin e saj në muzikë

0

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga sot Nexhmije Pagarusha të ketë statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dha propozimin që bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës, t’i njihet statusi i qytetares me merita te veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe duke përfshirë edhe mbështetjen financiare të saj siç është përcaktuar në propozim-vendim në vlerë prej 500 euro në muaj.

“Nexhmije Pagarusha siç njihet në popull bilbili i muzikës shqipe, me paraqitjet e saj në shumë vende të botës bëri që karriera e saj të jetë e bujshme, duke përfaqësuar kësisoj Kosovën dhe përçuar vlerat dhe traditat e vendit tonë. Ajo interpretoi në festivale dhe skena të njohura ndërkombëtare, duke interpretuar edhe vepra të përkthyera në gjuhën shqipe, si ato të Bethovenit etj.”, ka thënë Gashi.

Gashi ka folur edhe rreth “Bareshës” duke theksuar se “Nexhmije Pagarusha në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë duke filluar nga kryevepra ‘Baresha’ që me interpretimin e saj i paraqiti vlerat e Artit dhe Kulturës, edhe në atë kohë kur muzika shqipe dëgjohej dhe kultivohej shumë pak”.

Mjeku Ramadan Sopaj nga Malisheva, kërkon që të lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

Mjeku familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), “Shpëtim Robaj, në Malishevë, Ramadan Sopaj, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi,  ka kërkuar që aktakuza ndaj tij, të hudhet poshtë.

Ai akuzohet se prej 25 gushtit 2017 e deri më 2 prill të vitit 2018, u ka përshkruar terapi pacientëve me barnat që e ka furnizuar barnatoren në Malishevë djali i tij, Shpend Sopaj, i cili punonte në depon farmaceutike “EP-DEA”, Prishtinë.

Kërkesën për hudhjen e aktakuzës, a ka bërë mbrojtësi i tij, avokati Rrahmon Kastrati, i cili e ka konsideruar këtë aktakuzë si të pabazuar, duke shtuar se nuk ka prova për të dëshmuar fajësinë e klientit të tij,

“Andaj aktakuza si e tillë duhet të hudhet dhe të pushohet rrjedha e procedurës penale ndaj të mbrojturit tim”, ka thënë avokati Kastrati.

Por, një kërkesë të tillë, e ka kundërshtuar prokurori i rastit, Agron Matjani.

“Sa u përket kundërshtimeve të mbrojtësit të të akuzuarit Ramadan Sopaj, nuk qëndrojnë pasi që si mjek familjar pranë QKMF-së në Malishevë, ka lëshuar 2987 terapi të njëjtat që i kanë shpërndarë fëmijët e tij, që kanë punuar në firmën farmaceutike në Prishtinë. Kjo i ka mundësuar që fëmijët e tij të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga shitja e tyre. Andaj aktakuza ka prova të mjaftueshme lidhur me veprat penale. I propozoj gjykatës që kërkesën e mbrojtësit ta hudhë si të pabazuat”, ka thënë prokurori Matjani.

Gjykatësi i rastit, Nikollë Komani, ka thënë se lidhur me propozimet e palëve, do të vendos me aktvendim të veçantë të arsyetuar, e ku sipas tij, më pas do të njoftohen palët në procedurë.

Në seancën e 28 gushtit i akuzuari Ramadan Sopaj, ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, aktakuzën ndaj mjekut Ramadan Sopaj e ka ngritur më 24 korrik të vitit 2018.

Sipas aktakuzës, Ramadan Sopaj, akuzohet se më 25 tetor 2017 e deri më 02 prill 2018, në cilësinë e personit zyrtar, mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Shpejtim Robaj”, në Malishevë, ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veti dhe për të tjerët – fëmijëve të tij Shpend dhe Qëndrim Sopaj, si dhe të shkaktojë dëm të tjerëve, duke shkelur nenin 26 par.1 të Ligjit për Shëndetësi, të sektorit farmaceutik.

Sipas aktakuzës, ai akuzohet se 2957 pacientëve (me emra të mbrojtur), u kishte përshkruar terapi me sirupa “dea herbal”, “fero force” dhe “deasan” me ampulat “eselan”, “neo endosix”, “nipogalin”, duke mos përshtatur as tabletat me emrat “fero force” dhe “neo endosix”, të cilat sirupa dhe ampula i furnizonte djali i tij, Shpend Sopaj, i cili punonte ne depo farmaceutike EP-DEA në Prishtinë.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “ konflikt interesi”.

217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen fazës së parë të vlerësimit

0

Mësimdhënësit e Kosovës do t’i nënshtrohen një vlerësimi, proces ky i cili sipas ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është një proces shumë i rëndësishëm për sistemin para-univerzitar në Kosovë ndërsa shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e vlerësimit të mësimdhënësve.

Sipas tij ky vlerësim është i bazuar në 4 fusha dhe 7 standarde, ku mësimdhënësit do të duhet të plotësojnë këto kritere, të bazuara në kornizën e miratuar nga Ministria e Arsimit.

Bytyqi sqaroi se për fazën e parë fillestare janë përzgjedhur edhe shkollat e para, dhe mësimdhënësit e parë që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

Bytyqi tha se pas vlerësimit mësimdhënësit do të ndahen në katër grupe në bazë të rezultateve që kanë treguar. Mirëpo, në rast të dështimit ata do të mund edhe të paraqesin ankesë.

Njëra nga fazat e këtij procesi është edhe vetvlerësimi nga mësimdhënësit.

Drejtori i Inspektoriatit në MASHT, Defrim Gashi tha se faza e vetvlerësimit do të gjykohet nga vet drejtori i shkollës.

Komunat e para që do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të mësimdhënësve do të jenë: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Vushtria, Skenderaji, Gjakova, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj.

A do të luajë Pogba kundër Valencias? Mourinho me vendimin befasues

0

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja më e shumëpritur do të jetë dueli në mes të Valencia e Manchester United.

Mediat në britani po përflasin se kjo është mundësia e fundit që Mourinho të reflektojë dhe të fitojë pasi në të kundërt do duhet të largohet nga Manchester United.

The Times parashikon se Sanchez (i cili është futbollisti më i paguar në Premier League) dhe Lingard do të mungojnë sërish për Man Unitedin.

Paul Pogba? Pavarësisht problemeve mes tij dhe Jose Mourinhos, francezi pritet të startojë në ndeshjen e sontme.

“The Times” ka parashikuar formacionin e mundshëm të skuadrës angleze. Në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, Man Unitedi regjistroi fitore, 3-0 ndaj Young Boys në Zvicër.

Formacioni i mundshëm i Manchester United (4-3-3): De Gea; Valencia, Smalling, Lindelof, Shaw; Fellaini, Matic, Pogba; Martial, Lukaku, Rashford.

Liga e Kampionëve, tri formacionet e mundshme të Juventusit pa Ronaldon

0

uventusi sonte pa Cristiano Ronaldon.

Juventusi do ta zhvillojë sonte (e martë) xhiron e dytë në Ligën e Kampionëve. ‘Zonja e vjetër’ do të përballet me Young Boys, duke filluar nga pra 18:55.

Juventusi do të tentojnë që në këtë ndeshje të fus më shumë lojtarë që kanë pak minuta, andaj sonte pritet të mungoj Cristiano Ronaldo.

Portugezi do të mungojë në këtë përballje për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Valencias, por që nuk do e lë keq skuadrën italiane.

Më poshtë mund t’i shikoni disa formacione se si mund të renditet sonte Juventusi ndaj Young Boys.