Totaj: Jam i gatshëm të bëhem ministër

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në një prononcim për KALLXO.com deklaroi se është i gatshëm të marrë detyrë në Qeverinë e Kosovës.

I pyetur nëse është kontaktuar së fundi nga kryetari i partisë, Kadri Veseli, Totaj tha se ka qenë në pushim dhe nuk kanë diskutuar, mirëpo nuk e përjashtoi mundësinë e emërimit si ministër, në njërën nga ministritë që priten të lirohen nga radhët e PDK-së.

“Unë jam i gatshëm, por nuk mund të them asgjë konkretisht për shkak se zhvillimet janë shumë dinamike dhe është shumë vështirë me parashiku diçka, përndryshe unë jam i gatshëm”, tha Totaj prej KALLXO.com.

Kohë më parë ishte përmendur në media se Shaqir Totaj do e zëvendësoj Besim Beqajn në Ministrinë e Inovacionit.

“Kjo çështje është përmendur moti, por prej atëherë nuk ka diçka konkrete. Unë deri dje kam qenë në pushime, e s’kam diskutu për këtë”, tha Totaj për KALLXO.com.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit