21.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4594

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese “shuan” shpresën e Kuvendit të Prizrenit

0

Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka ‘shuar’ shpresën e Kuvendit të Prizrenit, për kthimin e vitit 1878 në emblemën e Prizrenit.

Ai, thotë se vendimet e Kushtetueses janë të paapelueshme.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të paapelueshme, derisa Republika e Kosovës të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtar, respektivisht të jetë palë pranë Gjykatës së Strasburgut”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2010, pati hequr vitin 1878 nga emblema e Prizrenit.
Vendimi ishte marrë pas ankesës së ish- zëvendëskryesusit të Kuvendit Komunal për Komunitete në Komunën e Prizrenit, Qemajl Kurtishi.

Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të ankesës së parashtruar nga Kurtishi, pati vlerësuar se emblema respektivisht neni 7 i Statutit të Komunës së Prizrenit nuk është në përputhje me Kushtetutën, meqë shkelen të drejtat e komuniteteve jo shumicë, dhe kishte kërkuar ndryshimin e saj.

Tetë vjet pas këtij vendimi, Kuvendi i Prizenit, ka marrë vendim javën e kaluar për kthimin e vitit “1878” në emblemën e Prizrenit.

Kjo çështje është diskutuar të premten në seancën e Kuvendit të Komunës dhe anëtarët e këtij organi janë pajtuar që së pari të krijojnë Komisionin statutar, i cili do të merret me propozimin e ndryshimeve në statutin e Komunës së Prizrenit, përfshirë këtu emblemën e Komunës.

Gjatë këtyre diskutimeve është vënë në pah fakti se lidhur me emblemën e Komunës së Prizrenit me vitin 1878 ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, porse sipas tyre kjo padrejtësi duhet të korrigjohet.

Para miratimit të rendit të ditës së mbledhjes së KK-së, këshilltarja e “Vakatit”, Memnuna Ajdini, ka vlerësuar se çështja e emblemës së Komunës së Prizrenit është e kryer, madje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur bindjen se nuk duhet të jetë në rend të ditës.

Këshilltari i PDK-së në Prizren, Shukri Çuni, shpreht i bindur se LSHP-ja nuk është kundër asnjë komuniteti dhe se viti i mbajtjes së saj nuk duhet t’i pengojë askujt.

Çuni ka insistuar që Kuvendi i Prizrenit, duhet të marrë iniciativë për të korrigjuar “gabimin” e Gjykatës Kushtetuese.

“Na duhet me ba kërkesë me e kthye. Logoja ka kuptim me 1878.Ky vit nuk e fyen asnjë komunitet”, tha Çuni.

“Asnjë qytetar i Prizrenit nuk ndihet keq nëse kthehet viti 1878 në logon e Komunës “, tha ai.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi,i cili vjen nga Vetëvendosje, ndërkaq është shprehur i rezervuar në mundësitë për të kthyer vitin 1878 në emblemë, ndonëse ka mbështeur një iniciativ të tillë.

Ai tha se Vetëvendosje në vitin 2010, ka protestuar kundër këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, nuk ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Përgjigjja ime për këtë çështje është personale dhe akademike, duke u mbështetur në përgatitjen time intelektual dhe profesionale”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit nuk është palë e autorizuar në këtë çështje, pasi për çështjen e komuniteteve është i autorizuar vetëm zëvendëskryesuesi i Komunës nga radhët e komuniteteve.

“Në bazë të Nenit 113, pika 4, Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e Komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt”.

Kryeziu thotë se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme.

“Në bazë të Nenit 116 pika 1 ‘ Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”./PrizrenPress.com/

Rusia dhe Gjermania drejt ndërtimit të një hekurudhe të re

0

Rusia dhe Gjermania kanë rënë dakord të lidhin me linjë hekurudhore Berlinin me Shën Petersburgun, i konsideruar shpesh si kryeqyteti verior i Rusisë.

Treni do të shkojë nga Gjermania në qytetin rus të Kaliningradit dhe pastaj në Shën Petersburg.

Aktualisht nuk ka hekurudhë të drejtpërdrejtë midis Shën Petersburgut dhe Berlinit. Pasagjerët duhet të bëjnë rreth 32 orë rrugë për të shkuar tek destinacionet në fjalë dhe duhen ndryshuar trenat dy herë.

Hekurudha e re gjithashtu do të zvogëlojë kohën e udhëtimit në mes të Shën Petersburgut dhe Kaliningradit në pothuajse gjysmën e kohës.

Vendet nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me datën e fillimit të punës për ndërtimin e hekurudhës.

City në dimër ofron 200 milionë për Mbappe

0

Manchester City është gati që në dimër të bëjë një ofertë marramendëse për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

The Citizens janë gati që të ofrojnë 200 milionë funta, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.

Pep Guardiola beson se francezi mund të bëjë që skuadra të jetë pretendente serioze për Champions League.

Mbappe përveç me PSG në Francë është edhe Kampion i Botës me këtë kombëtare.

Wilder kërcënon Furyn: Sa më të mëdhenj, aq më lehtë t’i godasësh

0

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, parashikon një fitore me “KO” ndaj Tyson Furyt në duelin e 1 dhjetorit që dy boksierët do të zhvillojnë në Los Angeles.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, Wilder 40 fitore e 0 humbje, ndërsa Fury 27 fitore e 0 humbje. Ata u takuan sot në emisionin “Good Morning Britain” në Londër, pak para konferencës për shtyp.

“Fury synon që ta sjellë titullin kampion në qytetin e tij, të mbrojë vendin e tij, ndaj e zhvilloi këtë duel me mua. Ai beson se tërheqja e Joshua ishte e turpshme për britanikët dhe shpreson të shpëtojë vendin e tij nga turpi, duke dueluar me mua. Por ai nuk e di që unë jam i rrezikshëm, jam si një bombë që shpërthen në çdo çast”, tha Wilder.

Më tej, kampioni i botës tha: “Ky titull është i imi dhe do të qëndrojë këtu, pasi do ta mund Fury me “KO”, këtë ua premtoj. Do ta hedh në tapet për fansat e mi, t’i gëzoj ata. Nuk kam ndërmend të rrezikoj karrierën time, ndaj nuk do të toleroj. Unë dua të unifikoj titujt kampionë, më 1 dhjetor do të festoj unë”.

Dorëheqja misterioze e Abelard Tahirit, Nait Hasani ‘zbulon’ këto detaje

0

Për dorëheqjen e pa-pritshme të Ministrit të Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike, Abelard Tahiri nuk ka qenë në dijeni as Deputeti i kësaj partie Nait Hasani.Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani i tha “Gazetës Blic”, se Brenda partisë nuk ka pasur asnjë vendim sa i përket dorëheqjes së Tahirit.Madje ai thekson faktin që Kryetari Veseli gjendet jashtë vendit.

“Jo valla kurgjo hiç unë nuk kam asnjë informacion qashtu qysh e keni pa ju edhe unë e kam parë. Brenda PDK-së nuk asnjë vendim që është marrë deri më tash, Kryetarin e kemi jashtë nuk di kurgjo më tepër”, ka thënë Hasani për “Gazeta Blic”.Edhe nënkryetari i partisë, Xhavit Haliti nuk ka qenë në dijeni që Abelard Tahiri do të japë dorëheqje nga posti i Ministrit të Drejtësisë.Haliti në prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ai nga mediat ka kuptuar për veprimin e ndërmarrur nga Tahiri.
“Unë prej mediave e mësova që Abelard Tahiri e ka paraqitur dorëheqjen e tij më shumë nuk di kurgjo, unë as nuk jam takuar me të”, ka deklaruar Halitit për Gazeta Blic.Në anën tjetër Burime të Gazetës Blic brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Hajredin Kuçit i është ofruar pozita e ministrit të Drejtësisë.
“Kryetari i PDK- së Kadri Veseli ia ka ofruar Hajredin Kuçit postin e ministrit të Drejtësisë, dhe rikthimin e tij aktiv në parti”, thonë burime të Gazetës Blic.

Mirëpo, sipas këtyre burimeve Hajredin Kuçi ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Madje, merret vesh se Hajredin Kuçi po heziton t’i kthehet politikës aktive dhe kthimit në post të lartë ekzekutiv.I kontaktuar nga Gazeta Blic, Kuçi ka theksuar se ai nuk do të pranoj të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj.“Jo nuk kam pasur një bisedë të tillë as nuk më ka shkuar ndërmend e as nuk e kom ndërmend, absolutisht e kam përfunduar unë atë kapitull”, ka thënë Hajredin Kuçi për Gazeta Blic.Theksojmë se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.Siç mësohet vendimi për dorëheqje erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave.“Gazeta Blic”, që nga orët e hershme të mëngjesit ka tentuar të flasë me tashmë ish-ministrin mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur.

Prokuroria Themelore në Prizren reagon ndaj Mytaher Haskukës

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka reaguar ndaj kryetarit të kësaj komune Mytaher Haskuka i cili në një shkrim në rrjetin social Facebook ka shkruar se po has në mosbashkëpunim me prokurorinë si dhe është duke u kërcënuar nga kjo e fundit.Kjo prokurori me anë të një kumtese ka thënë se të dhënat që kryetari i komunës së Prizrenit i ka shkruar në këtë status nuk qëndrojnë.

Ky i fundit në shkrimin e tij kishte thënë se nuk kanë hasur në bashkëpunim nga Prokuroria e Prizrenit dhe se kanë marrë telefonatë kërcënuese nga Prokurorja kujdestare me fjalët, se ‘kryeprokurori rajonal ju urdhëron që t’ i largojë menjëherë shiritat ndalues, pasi komuna me tërë kompetencat që ka, kishte inspektuar një objekt ku kishin hasur në staf teknik.’

Kjo prokuori thekson më tej se është e vendosur dhe e pa lëkundur në luftën kundër kriminalitetit dhe se në rastin konkret nuk ka pasur asnjë tendencë që të ndikohet apo të pengohet puna e inspektoratit komunal, përkundrazi bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit ka qenë i mirë në të kaluarën dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen.

Komuna e Prizrenit akuzon prokurorinë se lejoi hapjen e objektit pa pranim teknik

0

Komuna e Prizrenit po has në telashe me një objekt të hapur rishtazi si qendër tregtare në këtë komunë.

Komuna pretendon që ky objekt që KALLXO.com mëson se është ‘Abi Qarshia’ e hapur solemnisht të shtunën, ka kaluar lejen ndërtimore në një pjesë të saj dhe ka uzurpuar një rrugë publike.

Ata po ashtu thonë se objekti është lëshuar në përdorim pa dokumentet e pranimit teknik dhe për këtë gjë komuna ka vendosur shirita rreth objektit.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka përmes një statusi në Facebook tha se prokuroria e Prizrenit e ka urdhëruar komunën t’i heqë këta shirita.

“Komuna e Prizrenit bazuar në ligjet në fuqi kërkon që të gjitha objektet që funksionalizohen të kenë pranimin teknik, prandaj javën e kaluar inspektorët komunalë kanë intervenuar në një qendër tregtare për shkak të mungesës së pranimit teknik. Por gjatë intervenimit, inspektorët komunalë jo vetëm që nuk kanë hasur në bashkëpunim nga prokuroria, madje kanë marrë edhe telefonatë nga prokurorja kujdestare e cila ka kërkuar nga inspektorët që t’i heqin shiritat ndalues nga objekti”, shkroi Haskuka

Ai më tej shtjelloi ngjarjen që ndodhi pas hapjes solemne të këtij objekti.

“Objektet e tilla pa pranim teknik paraqesin rrezik publik, prandaj janë të obliguar t’i sigurojnë këto leje. Pas vendosjes së shiritit ndalues, pronari i objektit inspektorëve iu ka thënë se do t’i largojë ato krye në vete pas largimit të tyre. Ky veprim i palës paraqet vepër penale, prandaj sipas procedurës, zyrtarët komunalë rastin ia kanë lajmëruar prokurores kujdestare si dhe policisë. Pas pak prokurorja kujdestare ka thirrur inspektorët në terren dhe u është kërcënuar me fjalë, se “kryeprokurori rajonal ju urdhëron që t’i largoni menjëherë shiritat ndalues”, tha Haskuka.

Ai shtoi se “për çfarëdo fatkeqësie që mund të ndodhë në të ardhmen në këtë objekt, të gjithë përgjegjësinë do ta marrë kryeprokurori rajonal, e me të edhe përgjegjësinë juridike për moszbatim të ligjit”.

Pronari i objektit ‘Abi Qarshia’, Irfan Fusha tha se komuna po i bën padrejtësi biznesit.

“Ne e shohim që është pengesë e biznesit, sipas të gjitha informatave nga ana e inspektoratit i cili na ka ardhë të enjten nga ora e fundit të orarit të punës, në 15:30 dhe na kanë treguar që kemi nevojë me e bë para se me bë hapjen, me bo pranimit teknik. Prandaj ne të premtën kemi marrë iniciativë dhe kemi bërë kërkesën për pranimin teknik dhe ata apet të shtunën në ditën e hapjes erdhën me gjithë polici, inspektorati komunal na qiti shiritat, me e pengu hapjen e ‘Abi Qarshia’, ku janë punësuar 1200 persona”, tha Fusha pèr KALLXO.com

“Dëm, boll stres që na kanë bo, jo vetëm ndaj neve por edhe investitorëve të huaj sepse kemi investitorë nga Turqia, Anglia, Italia dhe ata janë shqetësuar. Nuk na dhanë afat fare për pranim teknik. 24 orë krejtësisht kemi pasë afat”, shtoi ai.

Ndaj akuzave të komunës ka reaguar Prokurorira e Prizrenit duke mohuar që kjo prokurori ka mbrojtur paligjshmërinë.

“Kryeprokurori Shala, nuk është përzier për asnjë moment në rastin në fjalë, ndërsa prokurorja kujdestare ka vepruar me përgjegjësi, paanshmëri dhe pavarësi të plotë konform dispozitave ligjore për të cilat është e obliguar që t’ i zbatoj. Mospranimi teknik i objektit është kundërvajtje dhe jo vepër penale, andaj ndërhyrja e Prokurorisë në këto raste është e pa nevojshme. Ndërsa, sa i përket dyshimit për heqje të shiritave, personat përgjegjës do të ndiqen penalisht konform dispozitave ligjore të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ata shtuan se bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit ka qenë i mirë në të kaluarën dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen.

Lidhur me problemet e komunës me këtë objekt KALLXO.com ka raportuar më herët

Policia konfiskon marihuanë në një pikë kontrolli në Dragash

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiksuar rreth pesë kilogram marihuanë në Dragash.

Sipas njoftimit, në një pikë kontrolli në fshatin Plavë, mëngjesin e sotëm policia ka ndaluar një veturë për shkak të shpejtësisë ndërsa gjatë shqiptimit të gjobës njëri nga policët e kishte vërejtur një qese plastike e cila i është dukur e dyshimtë.

“Gjatë kontrollit është vërtetuar se në te ishin fshehur 4 kilogramë e 694 gramë drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se deri më tani është arrestuar një i dyshuar, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati.

Përveç narkotikëve është konfiskuar vetura, katër telefon celularë dhe një sasi e parave kesh.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Nënshkruhet memorandum për realizimin e librit monografik për këngëtaren Nexhmie Pagarusha

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur sot në kabinetin e tij, përfaqësues të organizatës Integra, ku edhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është mbështetja financiare për të realizuar monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha, e clila ka dhënë kontribut unik jetësor në pasurimin kulturor, social, ekonomik dhe politik të Kosovës.

Libri do të vijë si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t’i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës. Monografia për Nexhmije Pagarushën do përmbledhë gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje. I ndarë në disa kapituj, libri do të paraqesë rrugën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Vet këngëtarja me rrëfimin e saj artistik e jetësor do të jetë boshti i rrëfimit të librit që do të publikohet në konturat e një romani.

Ministri Gashi, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se: “Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”.

Po ashtu, ministri sqaroi se projekti, pjesë përbërëse e këtij Memorandumi zbatohet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore dhe theksoi se “Libri do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj”.

Ndërkaq, organizatori ekzekutiv i organizatës Integra, Kushtrim Koliqi, falënderoi ministrin dhe Departamentin e Trashëgimisë, për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe në fushën e kulturës e të trashëgimisë.

Ndër të tjera, Koliqi shpjegoi se përveç rrëfimit të këngëtares Pagarusha si bosht i rrëfimit të librit, “intervistat me muzikantë të tjerë që kanë punuar në këngët e Pagarushës, do të plotësojnë rrëfimin e saj. Pos këtyre, pjesë e monografisë do të jenë edhe të gjeturat e hulumtimeve që do të bëhen në arkivat e kohës. Tekstet apo kritikat që i janë bërë veprave të saj po ashtu do të jenë pjesë e librit. Kësisoj, libri do të kompletohet edhe me fotografitë e shkrepura në kohëra të ndryshme përgjatë karrierës së Pagarushës, në mënyrë që pos rrëfimit të saj, periudhat të dokumentohen edhe me pamje”.

Inspektorati urdhëron anulimin e konkursit për mësimdhënës-mjekë në Prizren

0

Inspektorati i Punës ka urdhëruar Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren që të anulojë konkursin për pranimin e disa mjekëve të përgjithshëm për procesin mësimor në SHMLM “Luciano Motroni”.

Këtë vendim, IP-ja e ka marrë pas miratimit të ankesës së një grupi të mësimdhënësve të kësaj shkolle, që janë mjekë specialistë, të cilëve DA-ja nuk ua kishte vazhduar kontratat e punës, shkruan sot Koha Ditore.

“Urdhërohet KK-ja, DA-ja e Prizrenit që të anulojë konkursin publik nr. i protokollit 2115/2018, dt 08.08.2018 në SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren; t’i njoftojë palët se kontratat e punës nuk u vazhdohen dhe së pari të shpallë konkurs të brendshëm, e në rast të dështimit të shpallë konkurs publik”, shkruan në vendimin e Inspektoratit të Punës, ku paraprakisht theksohet se miratohet ankesa e dr. Sharr Vezgishi, dr. Nazif Ahmeti, dr. Nexhip Berisha, dr. Genc Muja, dr. Shenasi Xhemaj.