Policia konfiskon marihuanë në një pikë kontrolli në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiksuar rreth pesë kilogram marihuanë në Dragash.

Sipas njoftimit, në një pikë kontrolli në fshatin Plavë, mëngjesin e sotëm policia ka ndaluar një veturë për shkak të shpejtësisë ndërsa gjatë shqiptimit të gjobës njëri nga policët e kishte vërejtur një qese plastike e cila i është dukur e dyshimtë.

“Gjatë kontrollit është vërtetuar se në te ishin fshehur 4 kilogramë e 694 gramë drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se deri më tani është arrestuar një i dyshuar, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati.

Përveç narkotikëve është konfiskuar vetura, katër telefon celularë dhe një sasi e parave kesh.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit