31.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 4597

Humb Unitedi, Mourinho pran shkarkimit

0

Manchester Unitedi e ka pësuar humbjen e tretë pas vetëm shtatë xhirove në Premierligë.

Në xhiron e shtatë, “Djajtë e Kuq” humbën 3-1 në udhëtim nga West Ham Unitedi, humbje që ia lëkund shumë karrigen portugezit.

Felipe Anderson 3’ dhe Victor Lindelof autogol në minutën e 43’, shënuan për rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71’të, Unitedi e ngushtoi epërsinë në 2-1 kundër West Ham Unitedit me golin e Marcus Rashford, që i dha shpresa “Djajve të Kuq” për një rezultat pozitiv në këtë takim.

Por, tre minutë më vonë, këto shpresa përfundimisht u shuan nga Marko Arnautovic, i cili riktheu sërish epërsinë prej dy golave për West Hamin, duke shënuar për 3-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj humbje, e treta deri më tani në Premierligë për Unitedin, Mourinho i ka orët e numëruara në stolin e “Djajve të Kuq”.

Tifozët e duan kokën e portugezit dhe kërkojnë që menjëherë Zinedine Zidane të ulet në stolin e Unitedit. /I

Shukri Çuni: Asnjë qytetar nuk ndihet keq nëse kthehet viti 1878 në logon e Komunës së Prizrenit

0

Këshilltari i PDK-së në Prizren, Shukri Çuni shpreht i bindur se LSHP-ja nuk është kundër asnjë komuniteti dhe se viti i mbajtjes së saj nuk duhet t’i pengojë askujt.

“Na duhet me ba kërkesë me e kthye. Logoja ka kuptim me 1878.Ky vit nuk e fyen asnjë komunitet”, tha Çuni.

“Asnjë qytetar i Prizrenit nuk ndihet keq nëse kthehet viti 1878 në logon e Komunës “, tha ai.

Organet komunale të Prizrenit do të bëjnë përpjekje për të gjetur një mënyrë për kthimin e vitit “1878” në emblemën e Komunës.

Kjo çështje është diskutuar të premten në seancën e Kuvendit të Komunës dhe anëtarët e këtij organi janë pajtuar që së pari të krijojnë Komisionin statutar, i cili do të merret me propozimin e ndryshimeve në statutin e Komunës së Prizrenit, përfshirë këtu emblemën e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë këtyre diskutimeve është vënë në pah fakti se lidhur me emblemën e Komunës së Prizrenit me vitin 1878 ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, porse sipas tyre kjo padrejtësi duhet të korrigjohet.

Para miratimit të rendit të ditës së mbledhjes së KK-së, këshilltarja e “Vakatit”, Memnuna Ajdini, ka vlerësuar se çështja e emblemës së Komunës së Prizrenit është e kryer, madje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur bindjen se nuk duhet të jetë në rend të ditës.

Osman Hajdari: Busti i Skënderbeut dhe shtatorja e Adem Jasharit janë projekte serioze për Prizrenin

0

Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se ndërtimi i bustit të Skënderbeut , si dhe shtatores së Adem Jasharit në Prizren janë projekte serioze dhe se nuk duhet të ketë nxitim në këtë drejtim.

Sipas tij, projekti i bustit mund të realizohet më shpejt, ndërsa shtatorja kërkon përgatitje më të madhe.

“Nëse vendosim me i ba, duhet me i ba mirë e jo shkel e shko”, tha Osmani.

“Prandaj, nuk bën të ngutemi . E realizojmë , por mirë”, tha ai.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të premten me shumicë votash kanë miratuar vendimin për ngritjen e bustit të Skënderbeut, si dhe shtatores së Adem Jasharit në Prizren.

Sipas tyre, vendosja e bustit dhe shtatores të këtyre figurave të historisë kombëtare e nderon qytetin e vjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kërkesa e anëtarëve të caktuar që këto projekte të jetësohen në afatin sa më të shpejtë kohor ka hasur në përgjigjen e zyrtarëve të Ekzekutivit se nuk duhet punuar me nxitim, ashtu që busti dhe shtatorja të punohen në mënyrën e duhur dhe të vendosen në lokacione adekuate.

Diskutimi rreth mundësisë për ngritjen e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit është shtuar në rend të ditës për seancën e KK-së pas kërkesave të parashtruara në mbledhjen e fundit të KPF-së.

Vetëaksident në Dragash, tre të lënduar

0

Tre persona kanë pësuar lëndime në një vetëaksident trafiku që ka ndodhur në Dragash.

Të aksidentuar janë vozitësi i veturës dhe dy pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

10 autobusë me protestues nisen edhe nga Prizreni( Video)

0

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku ka publikuar fotografi nga nisja e autobusëve nga qyteti i Prizrenit.

Ajo ka thënë se 10 furgona e qindra automjete janë nisur nga Prizreni.

“U nis edhe autobusi i 10, 10 furgona e qindra automjete nga Prizreni
Shihemi te sheshi!
Nje popull s’i nënshtohet një njeriu!”

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me transport falas për protestë nga 28 qytete të Kosovës.Të parët që janë nisur rreth orës 11:00, janë protestuesit nga Dardana, Deçani, Juniku, Peja dhe Sharri.

Ndërsa më parë edhe nënkryetarja e VV-së Fatmire Kollçaku ka publikuar një fotografi nga autobusi në të cilin ndodhet ajo, e që u nis nga qyteti i Pejës.

Ajo që vërehet është se aty ka persona të moshuar që po vijnë në Prishtinës të protestojnë kundër idesë së Presidenti Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Kurse, në orën 12:00, VV ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka.

Protestuesit nga Shtimja, Vushtrria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Malisheva, do të nisen në orën 12:30, për në Prishtinë. Ndërsa, ata nga Artana dhe Lipjani në orën 13:00.

NISEN PËR NË PRISHTINË AUTOBUSËT ME PROTESTUESIT NGA PRIZRENI…

NISEN PËR NË PRISHTINË AUTOBUSËT ME PROTESTUESIT NGA PRIZRENI…

Gepostet von RTV BESA am Samstag, 29. September 2018

Rrëzohet avioni më i shtrenjtë luftarak

0

Ushtria amerikane ka pësuar humbjen e parë në avionët e saj F-35, ku një prej tyre është rrëzuar në Karolinën e Jugut, njoftuna trupat detare.

Ndërkohë, piloti arriti të dalë me parashutë para se avioni të rrëzohet, duke shpëtuar. Autoritetet bën të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbulimin e shkakut të rrëzimit të avionit. F-35 janë avionët më të shtrenjtë luftarakë. Shitjet globale janë parashikuar në më shumë se 3 mijë avionë.

Ky program ka marrë kritika të shumta si për koston e tij, ashtu edhe për efektivitetin në luftime. Avioni i përfshirë në incident kap një vlerë prej 100 milionë dollarë.

Haxhi Avdyli doli kundër partisë së tij për të marrë pjesë në protestën e VV-së

0

Deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti Haxhi Avdyli kanë dal kundër vendimit të partisë së tyre, që para disa ditësh kryetari Isa Mustafa tha se nuk do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve.

“Nuk e konsiderojmë që tash kemi nevojë të dalim në rrugë dhe të protestojmë për këto çështje. Në atë moment kur LDK e sheh të nevojshme se duhet të protestohet për një çështje atëherë do të dalin dhe do të marrim përgjegjësi për to”, kishte thënë Mustafa.

Por Osmani dhe Avdyli e kanë konfirmuar edhe zyrtarisht që sot nga ora 14:00 do të marrin pjesë në këtë protestë.

Vjosa Osmani përmes një statusi në Facebook mrëm renditi disa arsyeje pse i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Vetëvendosjes, e duke thënë se “të gjithë kemi vetëm një atdhe”.

Haxhi Avdyli pjesmarrjene në protest e kishte konfirmuar para dy ditësh. Kishte thënë se do të protestojë i zhveshur nga petku politik, shkruan Insajderi.

“Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e Neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës”, ka shkruar ne Facebook, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

“Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë. Për hatër të asnjë lideri opozitar por vetëm kundër Hashim Thaçit vizatuesit të dështuar hartave të copëtimit Qosiqian të Kosovës”, ka shkruar tutje Avdyli.

Prizreni vendos për bust të Skënderbeut e shtatore të Adem Jasharit

0

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të premten me shumicë votash kanë miratuar vendimin për ngritjen e bustit të Skënderbeut, si dhe shtatores së Adem Jasharit në Prizren.

Sipas tyre, vendosja e bustit dhe shtatores të këtyre figurave të historisë kombëtare e nderon qytetin e vjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kërkesa e anëtarëve të caktuar që këto projekte të jetësohen në afatin sa më të shpejtë kohor ka hasur në përgjigjen e zyrtarëve të Ekzekutivit se nuk duhet punuar me nxitim, ashtu që busti dhe shtatorja të punohen në mënyrën e duhur dhe të vendosen në lokacione adekuate.

Diskutimi rreth mundësisë për ngritjen e bustit të Skënderbeut dhe shtatores së Adem Jasharit është shtuar në rend të ditës për seancën e KK-së pas kërkesave të parashtruara në mbledhjen e fundit të KPF-së.

Zidane i gatshëm për të zëvendësuar Mourinhon

0

Zinedine Zidane është i interesuar për të marr drejtimin e Manchester United, sipas The Sun, shkruan Klan Kosova

Ai tashmë sipas të përditshmes angleze, po merr mësime në anglisht për t’u bërë gati për detyrën e re.

Francezi, i cili u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar, konsiderohet të jetë një kandidat ideal për të zëvendësuar Jose Mourinho i cili sezonin e ri në premierligën angleze e nisi jo mirë pasi ka dy humbje, dy fitore dhe një barazim duke qëndruar kështu në pozitën e shtatë dhe 10 pikë të arkëtuar.

Vdes kitaristi dhe vokalisti i grupit Jefferson Airplane

0

Marty Balin ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Balin ishte kitaristi dhe vokalisti kryesor i grupit Jefferson Airplane – rock grupi ikonik që u formua në vitin 1965.

Humbja e Balin preku anëtarët e tjerë të grupit.

“Ne kemi humbur një legjendë të vërtetë. Marty Balin ka ndihmuar të nisë një revolucion që jeton edhe ditëve të sotme. Do të na mungojë shumë. Në këto momente, jemi me familjen, miqtë dhe fansat e tij, gjithandej”, kanë shkruar ata në rrjetet sociale.

Marty Balin u bë pjesë e Rock & Roll Hall Of Fame në vitin 1996.

Jefferson Airplane njihen për hitet e tyre “Wooden Ships” dhe “Somebody To Love”.