Shukri Çuni: Asnjë qytetar nuk ndihet keq nëse kthehet viti 1878 në logon e Komunës së Prizrenit

Këshilltari i PDK-së në Prizren, Shukri Çuni shpreht i bindur se LSHP-ja nuk është kundër asnjë komuniteti dhe se viti i mbajtjes së saj nuk duhet t’i pengojë askujt.

“Na duhet me ba kërkesë me e kthye. Logoja ka kuptim me 1878.Ky vit nuk e fyen asnjë komunitet”, tha Çuni.

“Asnjë qytetar i Prizrenit nuk ndihet keq nëse kthehet viti 1878 në logon e Komunës “, tha ai.

Organet komunale të Prizrenit do të bëjnë përpjekje për të gjetur një mënyrë për kthimin e vitit “1878” në emblemën e Komunës.

Kjo çështje është diskutuar të premten në seancën e Kuvendit të Komunës dhe anëtarët e këtij organi janë pajtuar që së pari të krijojnë Komisionin statutar, i cili do të merret me propozimin e ndryshimeve në statutin e Komunës së Prizrenit, përfshirë këtu emblemën e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë këtyre diskutimeve është vënë në pah fakti se lidhur me emblemën e Komunës së Prizrenit me vitin 1878 ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, porse sipas tyre kjo padrejtësi duhet të korrigjohet.

Para miratimit të rendit të ditës së mbledhjes së KK-së, këshilltarja e “Vakatit”, Memnuna Ajdini, ka vlerësuar se çështja e emblemës së Komunës së Prizrenit është e kryer, madje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur bindjen se nuk duhet të jetë në rend të ditës.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit