19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 4599

6 lojtarë e duan largimin e Mourinhos, 5 e mbështesin

0

Jose Mourinho duket se i ka ditët e numëruara në stolin e Manchester Unitedit.

Trajneri portugez ka humbur dashurinë e lojtarëve dhe rezultatet jo të mira në këtë fillim të sezonit, mund të bëjnë që të largohet nga “Old Trafford” ende pa kompletuar sezonin e tretë te “Djajtë e Kuq”.

Përveç Paul Pogbas, që tashmë dihet se nuk e pëlqen Jose Mourinhon dhe e do largimin e tij, edhe lojtarë si; Andreas Pereira, Martial, Bailly, Shaw dhe Rashford janë të pakënaqur me punën e trajnerit portugez.

Sipas “Globoesporte”, ish-trajneri i Chelsea e ka mbështetjen vetëm të Maticit, Youngut, Valencias, Fellainit dhe Alexis Sánchezit.

United është eliminuar befasisht nga Kupa e Ligës nga skuadra e udhëhequr nga legjenda e Chelseat, Frank Lampard – Derby County.

Kurse pas gjashtë xhirove në Premierligë, United qëndron në pozitën e shtatë me 10 pikë, pas tri fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi. /Insporti.com/

Malishevë: Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi-Plaku

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, njofton, se ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi, i njohur si “Plaku”.

Homazhet për të ndjerin organizohen nga OVL e UÇK-së, në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë dhe Mbledhja Komemorative mbahet në ora 16:00.
Ndërsa varrimi bëhet në ora 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë.

Me këtë rast, edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ngushëllon familjen, miqtë dhe shokët e veteranit të luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqit-Plakut.

Hashim Thaçi tërë Kosovën po e fut në pazar kriminal

0

SHKRUAN: PROF.DR.HAKIF BAJRAMI

Në pazar të Beogradit, nga ekipi i Aleksandar Vuçiqit, është tani për tani kërkesa minimale: Leposaviqi(që deri më 1958 nuk ka qenë administrativisht me Kosovën kurrë. Është kthyer në Kosovë për ta rritur numrin e popullsisë sllave në regjistrimin 1961, duke e shtuar atë shifër me një falsifikim në “plus” 11% sllavë” me kërkesë të Dushan Mugoshës. Prapë me falsifikim të Dushanit është kërkuar që minus 11% shqiptarë t`i ketë Kosova zyrtarisht(- hulumtoni në AVIIB/61/11+,-), Zveçani, Mitrovica andej Ibrit dhe Zubin Potoku, si njësi administrative territoriale të Kosovës ishin pjesë e saj në çdo etapë. Në vijim Beogradi kërkon eksterritorialitet për komunat fantome-fshatra nëpër Kosovë. Në pazar të Prishtinës nga ekipi i Hashim Thaçit, është qitë malli kushtetutshmërisht jashtë Kosovës, i quajtur: Preshevë, Bujanofc, Medvegjë, që të tria toka shqiptare denbabaden. Në këtë mjegullim asgjë nuk dihet, çdo gjë duhet të mbetet mjegull sipas Frederika Mogerinit, e cila aspiron një çmim evropian e ndoshta edhe “Nobel” të përbotshëm. Këtu diku pushojnë shpresat e Sorrosit, për dy musketarët dhe “Motrën italiane”, sikur çështja izraelito-palestineze, që ka kaluar në histori të harruar dhe mjerisht tragjike.

Teatri tragjik
Asgjë nuk kemi shpalosur të re deri më tash, çdo marrëveshje që ka arritur Hashim Thaçi deri më sot e ka vulosur me nga dy thumba: duke i thurur lëvdata veti dhe në fund duke e sharruar fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mjegulla pazaresh. Ku do të dali loja e mejdanit tani vetëm ai e di. Por, në lojë të padukshme është Kremlini që përmes këtij “pazari” do të hyjë edhe një herë në lojën e madhe, pale mos tash do të i barazojë llogaritë si dikur në Kore, Vietnam, në Afganistan, Irak e së fundi në Krime dhe Siri, ku është ambientuar edhe pse herë turku e herë izraeliti po ia rrëzojnë avionët e supërlavduar, madje me “praçka” fëmijësh, aq “mllaznjakë” që janë, kuptohet se i tërë ky teatër tragjik bëhet për të shitur armatim të demoduar, sepse i janë mbushur depotë e aty duhet palosen armët e reja vetëvrasëse. Hashim Thaçi nuk po zbulohet ose nuk e dinë se tërë Kosovën po e fut në pazar kriminal, përmes një “detaji”. Lidhur me këtë, deri me tash askush nuk ka mundur t` ia heq asnjë “bujashkë” nga koka. E kotë është më pati thënë Baca Adem Demaçi, pasi që u kthye nga Lublana më 1999, edhe pse Zonja Ollbrajt ia tha tërthorazi se është fjala për Projekt Francez në Rambuje”. Me këtë, duhet të kuptohet se shërbyes i kujt është dhe sa e ka çmimin ‘made in Sorros-Putin”: kvadratura- Thaçi, Rama, Vuçiq, Basha e kompani+Sorrosi, me dhe pa vetëdije të kujt ndodhë i tërë ky ankth politik. Lexojeni Fishtën dhe i kuptoni lakuriq. Nuk është fjala te marrëveshjet e tanishme sekrete të Hashim Thaçit për të “kryer” punë, por vetëm për të filluar pazari që do të zgjasë nja 10-15 vjet? Madje kur është fjala te ky pazar, Hashim Thaçi shumë kujdeset që ta identifikojë vetën me Kosovën. Me këtë pozicionim ky njeri në të cilin Adem Demaçi kishte skepsa solide, e ne e këshillonim që për hir të unitetit mos të shpërthej. Dhe Baca për të na plasuar në “këshilltarë” që ia huqin zanatit, për hir të patriotizmit na pati thënë: “Ky njeri do ta fundosë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 2010. Ky po mendon se Gjykata Speciale është më e dobët nëse grabitet nga pozita. Jo, ai realitet na “barazon” me Milloshin. Serbisë iu mor Presidenti në Hagë, Kosovës po i merret Presidenti në Hagë. Kjo lojë është sikur ajo e Ramushit, që X+Y e afroi afër veti, e bëri kryetar Qeverie për 100 ditë, dhe e dorëzoi pastaj në Hagë, për hatër (Babës P) të italianëve dhe francezëve. Po, është ditë që nuk ka fakte, por pazari është më i fortë.

Mozaiku i nazifashizmit serbian bëhet më lakuriq se kurrë
Edhe për Hashimin si duket janë larguar shumë dëshmitarë të mbrojtur. Tash nuk po kanë kah t`ia mbathin gjykimit, dhe po i ndërrojnë prokurorët” dhe kanë shpikur “ndryshime, korrigjime, e çka jo për të fituar të paktën në kohë, derisa t`i kullosin ato 350 000 000 dollarë në dispozicion. Para janë ato dhe pse mos të eksperimentohet me një luftë të drejtë, së cilës i rri në qafë me thika e kmesa, për të rrahur mjegulla dhe për të grabitur para nga të varfrit dhe të uriturit anekënd botës. Po ku ka racizëm më eklatant se ky gjyq që është ngritur për një luftë që ishte e pastër si loti, të cilës ia njoh çdo rrjedhë, sepse kam qenë ushtar i Bacë Adem Demaçit, e që ua kemi hequr zdralën shoviniste diplomatëve e gazetarëve që na quanin kërcënueshëm “terroristë”!!!JO, JO, ka ZOT. Me lojën ThaçiVuçiq, Serbia që disa vite është kah i zgjeron apetitet në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje, Vojvodinë dhe Sanxhak, por jo në Kroaci, e Slloveni? Po kur sllavët nuk patën mirësinë të jetojnë me serbë, atëherë kush ka logjikë të na detyrojë neve shqiptarëve e që jemi në tokën tonë. E kur dihet se prej kah kanë ardhur sllavët në ILIRI, atëherë mozaiku i nazifashizmit serbian bëhet më lakuriq se kurrë. Tani sikurse më 1877 në këtë lojën serbiane ka hyrë edhe Vjena disi. Po, është bërë mëhallë e Kremlinit përmes dasmave dhe martesave, të cilat nuk janë të panjohura nga 15 janari 1877. Lexojeni Marrëveshjen sekrete të Budapeshtit 15. I. 1877 dhe do ta kuptoni se po përsëritet historia (Vjena donte ta promovojë Serbinë e Madhe në dëm të tokave shqiptare, e Peterbrgu donte ta promovojë Bullgarinë e Madhe dhe plagët mbi trupin e shqiptarëve i rrasi kryet edhe Stambolli. Po e shënojë këtu një këngë të kohës nga Murat Xhakja: “Baba mbret ma falë Gjakovën, ma shite Nishin Kurshumlinë, e shite Bosnjën Rumelinë, ia ke mësy Plavë e Gusinë, pas Ulçinit e shet Shipninë…” 1886.

Tani (2018) historia jo si dramë e përgjakshme, por si pazar i përgjakur, ku kurban po bëhen sërish viset shqiptare, është në lojë me letra herë të hapura e herë të mbyllura. Dhe, e them publikisht. Nuk e jep A. Vuçiqi Luginën e Preshevës me kurrfarë trampi, sepse përmes Veriut të Kosovës gjithmonë e mban tërë shqiptarizmin në maje të thikës. Kjo filozofi mjaftueshëm është që Kremlini me rruaza të “kuqe” të Krimesë, përmes saj e arsyeton çdo rritje të arsenalit ushtarak për të shitur armë dhe për t`i mbajtur punëtorët milionësh në punë në hapësirat e Siberisë. Për këto lojëra për firma të tjetërkujt, Presidenti narcisoid Hashim Thaçi nuk është i vetëdijshëm. Presidenti Hashim Thaçi nuk e di se Serbia nuk ka fuqi ta mbajë peshën e Jugosllavisë, as me financa e as me fuqi, me të cilën ka liferuar Milloshi. Prandaj ka nxituar të nënshkruajë atë që e ka thënë R. Hollbruk në Beograd më 23 mars 1999, me rastin e largimit, për t`i filluar dikush tjetër bombardimet të nesërmen pa dëshirën e tij. Të gjitha llafet tjera janë dokrra të cilat presidenti Hashim Thaçi, as nuk ka tru, as ekip për t` i deshifruar dhe lexuar me alfabetë të “Teorisë Relativitetit dhe kuanteve të “Pehlivanit”, si e quante Baca Demë, me cinizëm në çdo aspekt. President Hashim Thaçi shumë do të dëshiroja ta përmendja emrin tënd, në ndonjë simpozium shkencor për të mirë. Tani si je kah sillesh nuk ka kush të gjykojë më keq sesa që ti nuk e ndien peshën e gabimit. Askush nuk është me ty, përpos ata që i paguan e që të rrethojnë frikshëm, sepse marrin rroga dhe kanë beneficione e vetura e pasuri. Vetë i ke zgjedh, të kujtohet se çka të kam thënë kur më ftove disa ditë pasi që e themelove partinë? Thuaje TI i nderuar që nuk të ka mbetur asnjë pikë nder në popull. Unë ta them sepse nuk të urrej, as nuk kam inati ideologjik e partiak, sepse nuk guxoj as të mendoj, sepse dua të i mbetem besnik porosisë fisnike të Bacë Adem Demaçit e Legjendarit Adem Jashari.

Një aeroplan ia huq pistës, ateron në ujë

0

Një avion ka ateruar dhunshmëm në një lagune jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Chuuk në Mikronezi pasi ai e tejkaloi pistën, thonë zyrtarët e aeroportit.

Në imazhet që po qarkullojnë në internet shihet avioni Air Niugini, nga Papua New Guinea, i ateruar në ujë të cekët në bregun e detit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Asnjë prej 35 pasagjerëve dhe 12 ekuipazhit në fluturim në bord ANG73 nuk pësoi lëndime serioze.

‘Aeroplani u rrëzua në lagunë, rreth 160 metra larg pistës. Tani për tani nuk e dimë se çfarë ndodhi. Hetimet do të fillojnë nesër dhe operimi i linjave të fluturimit po vazhdon përsëri si zakonisht në aeroport’ -tha drejtori i aeroportit të Chuuk Jimmy Emilio për BBC.

Shkaku i rrëzimit është i paqartë, por hetimet duhet të fillojnë së shpejti.

I emëruari i Gjykatës Supreme në SHBA akuzohet për abuzim seksual, përballet me një prej viktimave

0

I emëruari i Gjykatës Supreme të SHBA-ve, Brett Kavanaugh është akuzuar për abuzim seksual nga tre gra. Kavanaugh i mohon të gjitha akuzat kundër tij, por pavarësisht kësaj, ai u vendos që të dëshmojë në Komisionin e Posaçëm të Senatit për disa nga akuzat që kanë ngritur kundër tij.

Christine Blasey Ford, profesoreshë psikologjie dhe statistike u shpreh se ishte “100% e sigurt” se personi që e kishte sulmuar në 1982-shin ishte Kavanaugh, aktualisht i emëruar nga Presidenti Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, transmeton tch.

Zonja Ford tha se kishte frikë se ai do ta vriste aksidentalisht gjatë incidentit, kur ajo tha se ai e sulmoi seksualisht dhe po përpiqej ta përdhunonte.

Ford ofroi hollësi të një mbrëmjeje rinore ku ajo kishte marrë pjesë bashkë me zotin Kavanaugh, atëherë 17-vjeç, me shokun e tij të fëmijërisë, Mark Judge dhe të tjerë.

Në korrik, Presidenti Donald Trump emëroi gjykatësin e Gjykatës së Apelit për një vend në Gjykatën Supreme. Ligjvënësit filluan të shqyrtonin rekordin e Kavanaugh mbi çështjet e diskutueshme si aborti dhe emigracioni.

Kryetari i Komisionit Juridik, Senatori Chuck Grassley e hapi seancën duke i dalë në mbrojtje të emëruarit për Gjykatën e Lartë dhe duke fajësuar demokratët që nuk i kishin bërë të ditura akuzat që më parë.

Ministri Gashi nënshkruan katër projekte sportive për Rahovecin

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot do ta vizitojë Komunën e Rahovecit, ku do të nënshkruhen katër memorandume bashkëpunimi: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”, “Ndërtimi i Stadiumit në Ratkoc”, “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe – Komuna e Rahovecit” dhe “ Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Komunën e Rahovecit”.

Ndërsa në ora 17:00, ministri Gashi do të merr pjesë në shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe Vitit Evropian të trashëgimisë kulturore në Lokalitetin arkeologjikë në Dresnik.

Kuvendi i Komunës pro rikthimit të vitit 1878 në emblemën e Prizrenit

0

Kuvendi i Komunës (KK) së Prizrenit, në seancën e sotme vendosi për formimin e një komisioni për ndryshime statutare, që ka të bëjë me kthimin e pamjes së mëparshme të logos së komunës, në të cilën në rrethin e saj është viti 1878.
Propozimi për rikthimin e pamjes së emblemës ishte njëra nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës në KK.

Derisa asamblistët e subjekteve shqiptare pjesë e KK-së, në fjalimet e tyre thanë se rikthimi i vitit në emblemë nuk është në dëm të asnjë komuniteti, kolegët e tyre nga komuniteti turk e boshnjak çështjen e ndryshimit të emblemës së Komunës, e konsiderojnë të përfunduar.

Në këtë kontekst Memnuna Hajdini nga koalicioni “Vakat” ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj çështjeje si pikë e rendit të ditës, duke thënë se për këtë ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Ensar Karamuqo ka thënë se si komunitet turk nuk është kundër askujt, por se do respektuar Kushtetuta e Kosovës.

Me 29 vota për dhe katër abstenime është vendosur për formimin e komisionit, që do të merret me ndryshimin e statutit të Komunës. Anëtarë të tij janë propozuar Shukri Quni, Fatmir Memaj, Ilir Baldedaj, Karafil Haxhillari dhe Sinan Aliaj, ndërsa subjektet minoritare KDTP, Vakat e NDS, do t’i sjellin emrat./gazetaeprizrenit/

Shuhet zjarri në bjeshkët e Pashtrikut

0

Komuna e Prizrenit ka arritur të shuajë një zjarr që kishte filluar dje në bjeshkët e Pashtrikut.

“Pas zjarrit që ka kapluar bjeshkët e Pashtrikut, Drejtoria e Emergjencës dhe Njësiti i Zjarrfikësve, dje gjatë ditës kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin dhe deri në orën 21:00 e kanë shuar atë në tërësi”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit, gjatë ditës gjithashtu ka pasur zjarr pranë fshatit Dobrusht, i cili po ashtu është neutralizuar.

Nga informatat e para është mësuar se zjarri është shkaktuar nga instalimet elektrike, ndërsa pos dëmeve materiale nga djegia e pyjeve nuk ka pasur dëme të tjera.

Dashuria në vjeshtë është bimë fatkeqe

0

Poezi nga Arian Lek.

Dashuria në vjeshtë është bimë fatkeqe.
Frutat lind nën dhé, në errësirë.
Dhe lulet nuk i rrojnë gjatë, as gjethet.
Fëmijë të thjeshtë, pa bekim, ardhur ditën, ikur natën.
Pagëzuar me ujë të zi dhe me baltë.

Trupi në këtë stinë ka më shumë ngut se sa ngè.
Merr formën e gjilpërës së madhe me një sy.
Hyn edhe del nëpër trupin tënd
Vetëm e vetëm për të thurur një lule të vogël.

Thjesht një lule. Qepur me pe të bardhë. Pa një nyjë apo komb.

Lulet janë krijesa pa arna.
Është i njëjti mundim, thuajse.
Është pothuajse ai mund që i duhet mendjes
Për të kthyer velën drejt mënyrave të thjeshta,
Ku fjala dua vdes për fjalën duhet dhe jo rrallë shkojnë dëm, fli,
Në vend të njëra-tjetrës.

Dashuria në vjeshtë ishte bimë fatkeqe.
Që nga lulja, fruti dhe gjethja mbi të cilën
e gjelbra shkon pa i hapur udhë të blertës.

Dhe ku unë.
Me të vetmen formë që më ka mbetur.
Atë të gjilpërës së madhe, me një sy,
më duhet të futem në trupin tënd të lodhur.
Të qep gjithë sa shqepa vetë
dhe gjithë sa gjeta të shqepur tek ti./

Një grua në Kinë paditet pas akuzave të rrejshme ndaj yllit televiziv për ngacmimet seksuale

0

Fushata kundër ngacmimeve seksuale #MeToo në Kinë ka marrë kundërsulme ditëve të fundit, kur një grua e cila kishte dalë publikisht me akuza ndaj një ylli televiziv u padit nga Prokuroria e shtetit për akuza të rrejshme.

BBC raporton se vetëm disa muaj më parë, Kina u godit nga një varg akuzash #MeToo që dolën nga arena aq të ndryshme sa tempuj, universitete dhe spektakle televizive. Tani, një rast duhet të shkojë përpara gjykatave civile të Kinës por është akuzuesi, jo i akuzuari, i cili duhet të mbrojë veten.

Në korrik, bota argëtuese e Kinës u përball me pretendimin se një nga yjet më të mëdhenj dhe më të dashur të vendit kishte prekur me forcë dhe e puthi një praktikante pasi mori një shportë frutash në zyrën e saj.

Zhu Jun, i njohur për spektaklin ekstravagant televiziv kombëtar, Gala Festivali i Pranverës, mohoi menjëherë akuzën dhe vazhdoi të padisë atë për dëmtim të reputacionit dhe mirëqenies së tij mendore, transmeton kp.

Gruaja, e njohur nga monikerja e saj online Xianzi, më në fund u tha të martën se rasti do të dëgjohet në gjykatën e qarkut Haidian të Pekinit.

Tani ajo ka paraqitur një kundërvënie dhe synon të luftojë çështjen, duke krijuar kështu konfrontimin e parë të Kinës për ngacmime seksuale në Gjykatë.