27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 4603

Ministri Gashi priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim në kabinetin e tij Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek

Me këtë rast ministri Gashi tha se “vizita e Presidentit Adam, është pikërisht në kuadër të shënimit të Javës Evropianë të Sportit dhe ka për qëllim për të parë nga afër të arriturat si shtet në infrastrukturën sportive. Është fat i mirë që Kosova ka Federatën e Sporteve Universitare. Dhe ne si Ministri jemi duke i mbështetur fuqishëm federatat sportive” tha ministri Gashi

“Gjatë këtij takimi u konfirmua edhe një herë mbështetja e Federatës Evropiane të Sportit Universitar dhe jemi me fat që tashmë bashkëpunimi me të gjitha Federata Evropiane po rritet dhe bashkërisht do të rrugëtojmë në fuqizimin e rolit tonë në arenën ndërkombëtare sa i përket aktiviteteve sportive”, përfundoi ministri Gashi.

Ndërkaq Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, z. Adam Roczek tha se“Federata është bërë anëtare me të drejta të plota në EUSA këtë vit pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe jemi krenarë qe e kemi anëtarin e 46-të në Evropë. Gjithashtu është e rëndësishme të përmendet se studentët nga Kosova që prej shumë viteve marrin pjesë në garat që ne organizojmë në ombrellën e EUSA-së dhe medalja e parë është fituar nga studentët prej Kosovës”.

“Vizita ime ne Kosovë nuk është vetëm një vizitë formale por ne do të kemi këtu në punëtori në mënyrë që të ndihmojmë dhe të këshillojmë si të zhvillojmë sportin në universitetet e Kosovës për përfitimet e studentëve, për të mirën e shoqërisë në Kosovë”, shtoi Presidenti Adam.

Kryetari i Federatës Kosovare të Sportit Universitar, Musa Selimi, tha se “Është shumë e rëndësishme ardhja dhe do të jete gërshetim i aktiviteteve tona. Kemi diskutuar rreth mundësisë së organizimit të një ngjarje të madhe sportive evropiane në Kosovë. Morëm mbështetje që në dy vitet e ardhshme të organizojmë një aktivitet”.

Në Vërmicë arrestohet një shtetas i Shqipërisë

0

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë .

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

STREP TEST për herë të parë në qendrat e mjekësisë familjare në Prizren

0

Qendrat e mjekësisë familjare në Prizren për herë të parë janë pajisur më STREP TEST që ndikon në uljen e përshkrimit të barnave për fëmijët e porsalindur e deri në moshën 15 vjeçare.

STREP-TEST është një test i shpejtë dhe orientues që në rast të prezencës së Streptococcus pyogenes, grupi A, detekton pozitivitetin dhe përfitojmë në kohë që të fillohet sa më parë me antibiotik.

“Pas përgatitjeve profesionale dhe atyre teknike, nga sot, në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunën e Prizrenit ka filluar shërbimi i ri shëndetësor për fëmijë, analiza e STREP TESTIT.

Analiza e strep testit ofrohet për herë të parë në qendrat e mjekësisë familjare për fëmijët 0-15 vjeç në komunën e Prizrenit dhe në masë të madhe do të ndikojë në uljen e përqindjes së përshkrimit të antibiotikëve dhe në uljen e rezistencës në antibiotikë tek fëmijët, pasi ndihmon në përcaktimin e shkaktarëve të sëmundjeve” thuhet në komunikatën e Komunës.

Tha se babai vrau veten, zbulohet e verteta e frikshme për vdekjen e milionerit, i biri në burg

0

Një ish milioner kanadez dy herë i dënuar për vrasje, është dënuar edhe për një krim të tretë, atë të vrasjes së babait të tij.

Fillimisht vdekja e Ëayne Millard ishte cilësuar vetëvrasje, por më pas u zbulua se kishim të bënim me një krim.

Dellen Millard qau kur dëgjoi gjyqtarin ta shpallte fajtor.

Millard tashmë po kryen dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet e Laura Babcock dhe Tim Bosma.

Ai trashëgoi pasurinë familjare pasi babai i tij u gjet i qëlluar në kokë.

Vdekja e vitit 2012 fillimisht u raportua si një vetëvrasje, por të hënën një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Ontarios e shpalli atë fajtor për vrasjen e të atit.

Krimi ishte shënuar ndërsa viktima po flinte.

Millard i kishte thënë policisë se babai i tij ishte në depresion dhe alkoolist.

“Ai kishte një trishtim të madh por kurrë nuk deshi ta ndante atë me mua”, tha ai një ditë pasi vdiq babai i tij.

Por punonjësit e MillardAir, kompania e aviacionit të familjes, thanë se kishte pasur tensione mes Millard dhe babait të tij, sipas një hetimi të CBC.

Gjashtë muaj më vonë, nga zhdukja e Tim Bosma filloi një zinxhir hetimesh që përfundimisht çuan në dënimin me burg përjetë të Millard për tri vrasje.

Prifti përdhunon murgeshën: Seksi është terapi për të të shëruar

0

Një murgeshë në Itali ka denoncuar një prift, se e ka përdhunuar, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë prift dosido, por për Giovanni Salonia, 71 vjeç, i cili është docent, autor librash dhe psikolog.

Murgesha ishte në një moment delikat dhe kishte shkuar tek Salonia pikërisht për një terapi psikologjike.

Por sipas saj, 71-vjeçari e ka përdhunuar, me argumentin se seksi është një terapi që do ta shëronte atë.

Dëshmia e murgeshës po merret në shqyrtim nga grupi hetimor.

Ky është reagimi i PDK-së në Prizren për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

0

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Prizren, ka reguar sot lidhur me zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Sipas këtij subjekti politik, kryetari Mytaher Haskuka me këtë konkurs ka shkrlur premtin e vetë.

Reagimi i plotë i PDK-së
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundin në arsim në Komunën e Prizrenit, në lidhje me konkursin e ripërsëritur të Drejtorisë Komunale të Arsimit për drejtorë e zëvendës drejtorë të shkollave, si pasojë e pazareve politike të përcjellë që nga fushata parazgjedhore.

Ky veprim është edhe një dështim i radhës i Qeverisë pa identitet, Haskuka, i cili që nga ardhja në krye të Komunës së Prizrenit, nuk ka realizuar asnjë premtim të tij.

Kryetari Haskuka përmes përzgjedhjes së drejtorëve nëpër disa prej shkollave të komunës së Prizrenit, ka shkelur premtimet e veta për gjoja depolitizimin e arsimit, dhe po ashtu ka fyer qytetarët e Prizrenit, personelin arsimor dhe prindërit e nxënësve të shkollave të qytetit. Ai, dhe hisedarët e tij mbajnë përgjegjësi politike dhe qytetare, për vendimet që edhe përmes këtij konkursi ta instrumentalizoj dhe ideoligjizojë shkollën, tempullin e diturisë.

Së pari, u zhvillua konkursi dhe u publikuan të ranguarit në listën e përzgjedhur, por pas shumë shantazheve të partnerëve të koalicionit dhe militantëve të VV-së, ai konkurs u anulua.

Pas përsëritjes të së njëjtit konkurs, ditën e fundit të skadimit të afatit ligjor, u publikua lista e të përzgjedhurve nga komisioni për drejtorë e zv.drejtorë, proces i shantazhuar nga një pjesë e këtij koalicioni të panatyrshëm, i kushtëzuar me votimin e buxhetit të paralajmëruar për vitin 2019.

PDK Dega në Prizren, fton konceptin institucional të LDK-së, si partnerë të Koalicionit qeveritar, të dalë me qëndrim të çartë politik për këtë proces të fundosur në pazarllëqet politike e familjare.

PDK, Dega në Prizren, e shqetësuar me këto zhvillime antiligjore të keq qeverisjes, do t’i ndjek të gjitha rrugët legale për të demaskuar pafuqinë e Mytës, përballë militantëve partiak që udhëheqësit e shkollave i konsiderojnë menaxher të Qendrave të Vendvotimeve.

Njoftojmë opinionin e gjerë se që nga sot do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, për ta debatuar këtë temë të rëndësisë së veçantë.

Modric në rrjete sociale tregon kujt ia dedikon trofeun e ‘The Best

0

Luka Modric ka treguar se kujt ia dedikon trofeun e lojtarit më të mirë të botës.

Mesfushori kroat mbrëmë u zgjodh më i miri në botë në çmimet e ‘The Best’ nga FIFA.

33-vjeçari, që pati një vit të jashtëzakonshëm ku fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe arriti në finale të Kupës së Botës, reagoi edhe në rrjete sociale pasi mundi Ronaldon e Salahun për çmimin e më të mirit.

“Dedikuar të gjithëve që e duan futbollin”, ka shkruar Modric në ‘Twitter’, në disa gjuhë të ndryshme, përcjell Insporti.

Conte mund të befasojë me skuadrën e re

0

Ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte, shumë shpejt mund të rikthehet në Serie A. Por kësaj radhe jo në Torino, po në kryeqytetin italian, Romë.

Verdhekuqtë po kalojnë momente shumë të vështira pas rezultateve tejet të dobëta në javët e fundit, ndaj Eusebio Di Francesco i ka ditët e numëruara në “Olimpico”.

Siç raportojnë mediat italiane, Di Francesco ka afat edhe dy ndeshje që të bëjë më të mirën, pra në rast të dështimit në mesjavë kundër Frosinones ose në fundjavë në derbin kundër Lazios, shumë lehtë mund të shkarkohet.

Zëvendësuesi i tij pritet të jetë ish-timonieri i Chelseat, Conte.

Grabitet posta në Malishevë

0

Një qytetar ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të postës dhe aty kanë thyer dy kasaforta, si dhe kishin demoluar objektin.

PK-ja njofton se rasti ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, dje rreth orës 07:40.

Sipas ankuesit për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

‘Ata që ikin’ shfaqet sot në Teatrin ‘Bekim Fehmiu’

0

Repriza e shfaqjes “Ata që ikin” jepet në ora 20:00 në Teatrin  e qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”.

Shfaqja trajton fate njerëzish të cilët në pamundësi për të gjetur kuptimin e vërtetë të ekzistencës së tyre në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje.

Luajn: Xhevdet Doda, Donikë Ahmeti (aktore mysafire), Ernest Malazogu, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi, Zanë Duraku, Hajat Toçilla, Edona Sopaj, Alban Morina, Rifat Smani, Alban Çela si dhe Afrim Kasapolli.