12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Tha se babai vrau veten, zbulohet e verteta e frikshme për vdekjen e milionerit, i biri në burg

Një ish milioner kanadez dy herë i dënuar për vrasje, është dënuar edhe për një krim të tretë, atë të vrasjes së babait të tij.

Fillimisht vdekja e Ëayne Millard ishte cilësuar vetëvrasje, por më pas u zbulua se kishim të bënim me një krim.

Dellen Millard qau kur dëgjoi gjyqtarin ta shpallte fajtor.

Millard tashmë po kryen dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet e Laura Babcock dhe Tim Bosma.

Ai trashëgoi pasurinë familjare pasi babai i tij u gjet i qëlluar në kokë.

Vdekja e vitit 2012 fillimisht u raportua si një vetëvrasje, por të hënën një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Ontarios e shpalli atë fajtor për vrasjen e të atit.

Krimi ishte shënuar ndërsa viktima po flinte.

Millard i kishte thënë policisë se babai i tij ishte në depresion dhe alkoolist.

“Ai kishte një trishtim të madh por kurrë nuk deshi ta ndante atë me mua”, tha ai një ditë pasi vdiq babai i tij.

Por punonjësit e MillardAir, kompania e aviacionit të familjes, thanë se kishte pasur tensione mes Millard dhe babait të tij, sipas një hetimi të CBC.

Gjashtë muaj më vonë, nga zhdukja e Tim Bosma filloi një zinxhir hetimesh që përfundimisht çuan në dënimin me burg përjetë të Millard për tri vrasje.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Lajmet e Fundit