29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 4605

Ministria e gatshme për korrigjim vendimesh në raport me Prizrenin

0

Drejtues të Komunës së Prizrenit do ta njoftojnë lidershipin politik të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për disa raste në të cilat konsiderojnë se niveli qendror ka vendosur në kundërshtim me dispozitat ligjore. Ndërsa udhëheqja aktuale e MMPH-së ka theksuar se janë të gatshëm që t’i shikojnë ato dhe në rast se konstatohen lëshime, atëherë edhe të marrin veprime për t’i korrigjuar.

Pak javë më parë organet komunale të Prizrenit u patën bërë thirrje organeve të drejtësisë që të nisnin hetimet ndaj Zyrës ligjore në MMPH, “për ndërhyrje në vendimet e Komunës, që lënë për të dyshuar se ato ishin vendime interesi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

me këtë çështje ushtruesi i detyrës i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka theksuar se rishtazi e ka marrë drejtimin e ministrisë dhe se nuk ka informata më specifike për këto shqetësime. “Por edhe unë e ftoj hetuesinë që ta hetojë Zyrën ligjore të MMPH-së, kabinetin e ministrit dhe çdo zyrtar e çdo zyre brenda ministrisë. Nuk do të lejojmë që për teket e askujt t’i mohohet e drejta qoftë një komune apo një qytetari që ka kërkuar një të drejtë në MMPH. Nuk do ta amnistoj asnjë person derisa e drejtoj këtë ministri”, ka thënë Matoshi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se në takimin e parë me Matoshin diskutimi është përqendruar në projektet e përbashkëta dhe se problemet lidhur me ndërhyrjet e dyshimta të MMPH-së në vendimet e Komunës do të shqyrtohen në ditët në vijim..

Luhatet koalicioni i LDK-së me LVV-në dhe Nismën Socialdemokrate në Prizren

0

Publikimi i listës së kandidatëve të propozuar për drejtorë dhe zv.drejtorë shkollash në Prizren ka krijuar pakënaqësi te njëri prej partnerëve të koalicionit qeverisës lokal.

Drejtues të Degës së LDK-së, kanë bërë të ditur se pas këtij zhvillimi janë të detyruar që të shqyrtojnë vazhdimin apo jo të koalicionit në nivel lokal, me LVV-në dhe Nisman Socialdemokrate, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas shpalljes së emrave për drejtorë shkollash, por jo vetëm ky rast, po e imponojnë nevojën e diskutimit së pari brenda Degës së LDK-së, nëse eksperimenti i parë në Kosovë i bashkëqeverisjes VV-LDK-Nisma të vazhdojë apo të përfundojë”, ka shprehur qëndrimin në rrjetet sociale kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

Komuna e Prizrenit të premten pak para përfundimit të orarit të rregullt të punës në ueb faqen e saj ka publikuar listën me kandidatët e propozuar për drejtorë dhe zv.drejtorë shkollash.

Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve në Drejtorinë e Arsimit, ka bërë vlerësimin e kandidatëve dhe ka propozuar kandidatët. Në shkollat SHML “Lorenc Antoni”, SHML “Luciano Motroni”, SHFMU “Meto Bajraktari” në Reçane dhe SHFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë, procesi i zgjedhjes së drejtorëve do të përsëritet…

A do t’i nënshtrojë ligji padronët uzurpues të tokave në Prizren?

0

Drejtori i Inspektoratit të Komunë së Prizrenit Islam Thaçi, inspektorë të shumtë, përfaqësues të ” Infrakoss-it” ,pjesë- tarë të Policisë së Kosovës dhe Drejtoria e Kadastrës, të gjithë bashkërisht filluan të bëjnë lirimin e hapësirave të uzurpuara në hapësirat e hekurudhës . Islam Thaçi tregon se ky lirim i hapësirave dhe vënia e shenjëzimit të pikave sipas matjes po bëhet në bazë të marrëveshjes që është mes” Infrakoss”-it dhe Komunës për të realizuar pikën 11 të kësaj marrëveshjeje që lidhet me lirimin e hapësirave. “Besojmë se brenda një jave angazhim bashkërisht do të arrijmë të i lirojmë të gjitha hapësirat e uzurpuara deri tek autostrada”, theksoi për gazetën “Kosova Sot”, Islam Thaçi. Kurse, kryetari i Komisionit të “Infrakoss”- it për lirimin e këtyre hapësirave, Ruzhdi Morina, për gazetën “Kosova Sot”, theksoi se po mundohen që të lirojmë këto hapësira. “Ajo që dua të them, ne kemi ankesa në neglizhencën e Gjykatës sa i përket rastit të pronave të hekurudhës”, është shprehur ai.

Treni mund të vijë së shpejti në Prizren

Morina theksoi se në rastet e gjykatave ato janë neglizhente dhe ka shumë ndërtimet e larta pa leje ku janë paraqitur ato në gjykatë. “Janë rreth 80 lëndë të cilat i janë parashtruar gjykatës. Nëse arrijmë që të kemi bashkëpunim me gjykatën dhe nëse plani i kompanisë tonë shkon sipas parashikimeve besojmë se brenda dy vitesh treni mund të vijë për Prizren”, është shprehur ai. Morina tha se ka besim në gjykata që lidhur me këto lëndë do të gjejë edhe mbështetjen ligjore. Disa nga pronarët e hapësirave lirimin e bëjnë në mënyrë vullnetare dhe pa pasur nevojë për intervenime të tjera. Mirëpo, tash pikërisht ky angazhim do të shihet a do të arrijë të munden me drejtësi apo kësaj radhe do të shihet se më të fortë do të dalin padronët, a do të dalin mbi ligjin apo ata do të tregohen kooperues. Pikërisht kjo hapësirë ka bërë që tashmë të mbetet një shqetësim i veçantë kjo temë.

Njerëzit që kanë ndërtuar shtëpi pranë hekurudhës i ka kapur paniku

Kohë më parë lidhur me këto ndërtime të larta, Fatmir Memaj theksoi se asnjë rast i vetëm nuk është i ndërtuar pa leje ndërtimi. Kurse, kryeshefi i “Infrakoss”-it i pati thënë gazetës se duhet të shihet kuvendarët që kanë miratuar ndryshimin e ligjit ndërtimor sa i përket votimit të Kuvendit, lidhur me votimin e kësaj hapësire. Tashmë shumë qytetarë që kanë të ndërtuar në afërsi të hekurudhave ndonjë shtëpi të vogël banimi i ka kapluar paniku, sepse ata tashmë frikësohen se do t’u rrënohen shtëpitë. Edhe zyrtarë të shoqërisë civile tashmë thonë se këtu mbetet të matet, a thua do të dalin padronët mbi ligjin, apo ligji do të veprojë drejt. Në këtë drejtim kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha tha se beson se ligji në komunën e Prizrenit do të jetë më efikasi. “Mos harroni se kemi shumë rezultate pozitive “, ka thënë ai për gazetë

(Kosova Sot)

Të mërkurën Trump kryeson në Këshillin e Sigurimit të KB

0

Presidenti amerikan Donald Trump do ta kryesojë të mërkurën Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ambasadorja e SHBA pranë KB Nikki Haley paralajmëron se kjo do të jetë seanca më e shikuar deri tani, transmetojnë agjencitë e huaja.

Trump ka kryesuar nëpër takime të këshillit drejtues, kabinetit dhe ka marrë pjesë në emisionet televizive “reality”, por këtë javë në kuadër të aktivitetit gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB, ai në seancën e Këshillit të Sigurimit do ta kritikojë Iranin, pretendon Reuters.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të mund ta kryesojë Këshillin e Sigurimit pasi këtë muaj SHBA po e kryeson këtë organ ekzekutiv 15 anëtarësh i KB.

“Jam e sigurt se kjo do të jetë seanca më e shikuar e Këshillit të Sigurimit ndonjëherë”, i ka thënë Haley gazetarëve.

Ajo ka theksuar se nuk është planifikuar që në këtë seancë të miratohet ndonjë rezolutë.

Mirëpo, përkundër natyrës së paparashikueshme të Trumpit, disa diplomatë nuk presin shfaqje të ngjashme me “realiy” në Këshillin e Sigurimit ku çdo vend anëtarë do të përfaqësohet nga kryeministri apo presidenti, përveç Rusisë dhe Kinës të cilat me siguri do t’i përfaqësojnë ministrat.

“Mendoj se aspak nuk do të jetë argëtuese” ka thënë një diplomat i lartë i KB, i cili deshi të mbetet anonim, shkruan Reuters.

Në pyetje çfarë mendon për paralajmërimin se Trump do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus pranë KB Vasilij Nebenzja me buzëqeshje u përgjigj: “Jam i ngazëllyer”.

Tri aksidente me fatalitet dhe 846 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

0

24 orëshi i kaluar në Kosovë është shënuar me tri aksidente fatale dhe gjithsej 846 gjoba të trafikut të shqiptuara.

Në vuajtje të dënimit janë dërguar dy persona, 12 janë arrestuar, kurse 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve gjatë ditës së diele ishte 30.

Përveç tri aksidenteve me fatalitet, u shënuan edhe 13 aksidente me të lënduar, kurse 14 sosh pa të lënduar.

Një mijë shkolla me vetëm 80 pedagogë dhe psikologë

0

Numri i psikologëve dhe i pedagogëve në shkollat e Kosovës nuk ka shanse të shtohet gjatë vitit 2018.

Aktualisht në mbi 1 mijë shkolla të arsimit parauniversitar të Kosovës janë të angazhuar 40 pedagogë dhe 40 psikologë. Që i bie se në shumicën e shkollave nuk ka fare psikologë dhe pedagogë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgjegjësinë e angazhimit të tyre në shkolla po ua lënë komunave. E ishte po kjo ministri që muaj më parë ishte zotuar se nga ky vit do të angazhohet që të shtojnë numrin e këtyre ekspertëve në institucionet e arsimit parauniversitar.

Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se ministria është në dijeni se shkollat kanë nevojë për psikologë dhe pedagogë, por që shtimi i numrit të tyre varet nga komunat.

Neni 37 i Ligjit për arsimin parauniversitar, i cili flet për personelin profesional jomësimdhënës parasheh që shkollat duhet të kenë të angazhuar psikologë dhe pedagogë.

Ritestimi i shoferëve konsiderohet i paligjshëm

0

I paligjshëm dhe shkelje e të drejtave të njeriut po konsiderohet përpjekja e Ministrisë së Infrastrukturës për t’i ritestuar për patentë shofer të gjithë qytetarët që e posedojnë këtë dokument.

Kjo, pritet të bëhet e obligueshme nëpërmjet një udhëzimi administrativ që Ministria është duke e përgatitur, shkruan sot “Koha Ditore”. Këtë e ka pohuar edhe vetë ministri, Pal Lekaj.

Por kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë se përveçqë është shkelje ligjore, është edhe zhvatje e qytetarëve, pasi këtë proces pritet ta udhëheqë një kompani private.

Shala ka theksuar se nëse një qytetar është pajisur me patentë shofer, ai nuk ka nevojë të hyjë më në ritestim nëse paraprakisht nuk ka shkaktuar kundërvajtje të rënda dhe nuk e ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Të dielën ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke e arsyetuar këtë nismë, ka vënë në dyshim aftësitë e qytetarëve pasi sipas tij përnjëherë nuk mund të mësohen të gjitha rregullat e komunikacionit.

KB Bashkimi femrat mposhtin Vushtrrinë me mbi 100 pikë diferencë

0

Vashat e KB Bashkimit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit.

Në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Vushtrrisë skuadra e KB Bashkimit fitoi me mbi 100 pikë diferencë, duke treguar superioritetin në basketbollin kosovar te femrat, transmeton Koha.net.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 127-17.

Më e mira te Bashkimi ishte Stewart me 24 pikë, e u ndihmua nga Muhadri e Shaw që shënuan nga 16 pikë.

E te Vushtrria më e mira ishte Shala me 11 pikë.

Image

© 

Pasi e dërmoi duke e rrahur, Joshua e vizitoi Povetkinin, zbuloni se çka i tha

0

Në një video të publikuar nga boksieri anglez, Anthony Joshua, në rrjetet e tij sociale, shihet se anglezi kishte shkuar ta përshëndetë Alexander Povetkinin dhe stafin e tij pas meçit mes atyre të dyve.Joshua e mposhti rusin, Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet ËBO, ËBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut.

“Kjo është e gjitha. Ky është respekti. Ti ke qenë i mirë edhe si amator [para se të bëheshe profesionist], ke qenë shumë i qëndrueshëm. Si dhe dua të që të vij në Rusi”, dëgjohet duke i thënë Povetkini Joshua.

Povektini iu përgjigj përmes përkthyesit të tij duke i thënë se ai është i mirëpritur kurdo që dëshiron. Rusi e postoi edhe vetë një video në Instagramin e tij, ku shihej fytyra e tij e mavijosur  rreth syrit si dhe në prerjen në anën e majtë.

Arrestohet një person i kërkuar në Vërmicë

0

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

Ai është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Prizren./PrizrenPress.com/