Të mërkurën Trump kryeson në Këshillin e Sigurimit të KB

Presidenti amerikan Donald Trump do ta kryesojë të mërkurën Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ambasadorja e SHBA pranë KB Nikki Haley paralajmëron se kjo do të jetë seanca më e shikuar deri tani, transmetojnë agjencitë e huaja.

Trump ka kryesuar nëpër takime të këshillit drejtues, kabinetit dhe ka marrë pjesë në emisionet televizive “reality”, por këtë javë në kuadër të aktivitetit gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB, ai në seancën e Këshillit të Sigurimit do ta kritikojë Iranin, pretendon Reuters.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të mund ta kryesojë Këshillin e Sigurimit pasi këtë muaj SHBA po e kryeson këtë organ ekzekutiv 15 anëtarësh i KB.

“Jam e sigurt se kjo do të jetë seanca më e shikuar e Këshillit të Sigurimit ndonjëherë”, i ka thënë Haley gazetarëve.

Ajo ka theksuar se nuk është planifikuar që në këtë seancë të miratohet ndonjë rezolutë.

Mirëpo, përkundër natyrës së paparashikueshme të Trumpit, disa diplomatë nuk presin shfaqje të ngjashme me “realiy” në Këshillin e Sigurimit ku çdo vend anëtarë do të përfaqësohet nga kryeministri apo presidenti, përveç Rusisë dhe Kinës të cilat me siguri do t’i përfaqësojnë ministrat.

“Mendoj se aspak nuk do të jetë argëtuese” ka thënë një diplomat i lartë i KB, i cili deshi të mbetet anonim, shkruan Reuters.

Në pyetje çfarë mendon për paralajmërimin se Trump do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus pranë KB Vasilij Nebenzja me buzëqeshje u përgjigj: “Jam i ngazëllyer”.

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit