24.5 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4616

Rriten pagat në kulturë për 50 për qind

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësim-ndryshimin e rregullores për gradimin dhe pagat në kulturë për krijuesit dhe performuesit si dhe punonjësit profesionalë të trashëgimisë kulturore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se përmes këtij akti, do të rritet paga në vlerë prej 50% për këto kategori dhe do të përmbyllet procesi i punës së përbashkët i të gjithë akterëve.

Me këtë rast ai u ka bërë thirrje artistëve që të ndërpresin grevën dhe t’i kthehen punës dhe angazhimeve që kanë.

Rahoveci është gati për aksionin ”Ta pastrojmë Kosovën”

0

Anëtarët e task forcës komunale të Rahovecit për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” kanë mbajtur takim për koordinimin dhe zhvillimin e këtij aksioni.

Smajl Latifi, kryetar i Komunës, bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë aksion, ndërsa Përparim Krasniqi, kryesues i task forcës, njoftoi se aksioni fillon simbolikisht më 15 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

Drejtorët e drejtorive komunale, të cilët edhe janë pjesë e kësaj task force, u zotuan se do të jenë edhe vetë pjesë e këtij aksioni.

Rahoveci është gati për aksionin �Ta pastrojmë Kosovën�

Prizreni paralajmëron krijimin e Zyrës së Gjelbër

0

Përfshirja e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm brenda komuniteteve në Kosovë është trajtuar në diskutimin publik të mbajtur të mërkurën në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Debati i organizuar nga Balkan Green Foundation (BGF), që është pjesë e Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka nxjerrë në pah sfidat e pushtetit lokal në raport me këtë çështje, sikurse edhe brengat dhe telashet e ndryshme që kanë qytetarët kundruall pushtetit lokal e qendror.

Drejtori ekzekutiv i BGF-së, Visar Azemi, tha se përfshirja në diskursin publik të kësaj teme mbetet e rëndësisë së veçantë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pohuar se çështja ambientale është aspekti kyç i zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ne si komunë duke i marrë për bazë edhe zhvillimet globale jemi duke punuar për krijimin e një Zyre të Gjelbër, që do të merret me çështjet e ngrohjes globale dhe ndikimit në Prizren, si dhe fushat e ekonomisë ku mund të krijohet punësim me aktivitetet ekonomike që janë në përputhje me ambientin”, ka thënë Haskuka. Si tri sfera të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Prizrenit ka veçuar turizmin, bujqësinë dhe arsimin e edukimin

Deklarata e ngarkuar e Vuçiçit, po e alarmon botën

0

Qazim THAÇI

Presidenti serbë Aleksandër Vuçiç,tashmë është radha të kuptojë realitetin e ngarkesës së tij shpirtërore nga bekimi i Artemijes,plotë ortodoksizëm patriakal.Vije në Kosovë dhe në vendin ku pikërisht ky ortodoksizëm ka vrarë e ka krijuar viktima po të analizosh mirë sa në kohën të nazizmit.

Prandaj, merrene me mend sikurse zona e nderuar Merkel të shkonte sot,në Jeruzalem e ta lavdronte Hitlerin. Athua çfarë do të bënte bota?Domosdo se së pari do të tronditej në masën e ndonjë lufte të tretë botërore. Përderisa presidenti Vuçiç pa asnjë cipë politikë e pohon dhe e lavdron dikatorin që ka vdekur në Hagë, Dikatorin Milosheviq. Kjo ka nxitur tej mase injorimin demokratik të presidentes kroate.

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit,dhe kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç,andaj reagimi i presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila tashmë është bërë ikonë e një bote demokratike për shkak të shumë arritjeve brenda shtetit të sajë, shkruan “Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flasë Vuçiç dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate -Kitaroviç për Dnevnik, duke komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Kosovë. “”Unë nuk do ta lë Vuçiç që të imponojë tema,as të zbresë në nivelin e atij komenti në fjalimet e tij. Ai po flet për veten”, tha presidentja kroate Kjo është një nga përgjigjet që duhet ta bëjë një presidente një shteti demokratik.

Tani në këtë frymë edhe liderët kosovar e kanë kërkuar ndihmën e shtetit të tyre amë të Shqipërisë,, Bota nuk ka nevojë për gjakderdhje më së paku këtë nevojë e ka Gadishulli Ballkanik ku ende janë plagët e pashëruaa ende janë 1,650 nëna e motra që nuk kanë ku të vendosin një lule mbi varr, Prandaj, tani më bota duhet të ia jap vendin Serbisë, ku tjetër pos bllokade që duhet tia bëjnw për të mos ketë përkrahjen.

Presidenti i Serbisë Vuçiç nëse kësaj radhe nuk merr dënimin meritor bota duhet të dijë se ai dhe populli i tij serbë do të vazhdojë ta rihapin synimet tyre gllabëruese, Prandaj,që bota mos të detyrohet ta përsërisë 26 marsin e vitit 1999, tani është koha që bota tia jap vendin Serbisë e presidentit Vuçiç të përjashtojë nga instancat e shtetve demokratike.

Të besojmë se tema e kufijëve të bëhet në kohën si puna e dardhave, Sepse pema vetëm e pjekur nuk të bënë dëm .Përndryshe të krijon siklet në stomak.Derisa,kur pema pjekur konsumohet krijon kënaqësi. radha është që BE kësaj radhe të mos behën symbyllur, Sepse popull serbë është provuar shumë herë se nuk e kupton gjuhën e mirëkuptimit, por gjuhës së dënimit ata nuk njohin gjuhë tjetrër. Kjo vije sepse ky popull është helmuar nga feja e po kështu edhe nga Akademia e rënduar emocionalisht për mitet e rreme.

Liria ‘viktima’ e radhës, Flamurtari nuk ndalet!

0

I vetmi ekip me formë perfekte në edicionin e sivjetmë të Superligës ështw Flamurtari!
Skuadra në fjalë sot shënoi edhe një tore tejet të rëndësishme ndaj Lirisë së Prizrenit, për ta vazhduar kështu formën fantastike në këtë nismë të sezonit.

I zakonshmi Shillova shënoi një herë dhe Quansah një herë tjetër për Flamurtarin, derisa goli i Lirisë në këtë takim u shënua nga Binishi, dhe ndeshja u mbyll me shifrat përfundimtare 3-1.

Kjo fiton mban të vetëm në krye Flamurtarin, kurse Liria pas 4 xhirove ka
vetëm 3 pikë.

Rrëfimet e dëshmitarëve për masakrën e serbëve në Krushë të Vogël

0

Kasum Hajdari ishte personi i cili kishte nxjerur kamionin me trupat e mbi 100 shqiptarëve të Krushës së Vogël nga Lumi Drin. Pas tërheqjes së kamionit ai kishte vërejtur gjymtyrë të njerëzve dhe rroga të djegura. Kamionin bashkë me eshtrat i kishte dorëzuar në Kryq të Kuq.

Dëshminë e Kasum Hajdarit dhe shumë të tjerëve, Prokuroria i ka marrë parasysh në aktakuzën e saj kundër serbit të dyshuar për krime lufte, Darko Tasiq i cili nesër pritet të dalë para gjykatës.

Në dëshminë e Kasum Hajdarit nga Krusha e Vogël, tregohet në detaje gjithë momenti kur Darko Tasiq bashkë me familjen e tij, i kishin djegur trupat e pajetë të shqiptarëve.

“Kamioni u vozit në lumë por ngeci në një vend ku pjesa e jashtme mbeti mbi ujë. Tasiq u largua dhe u kthye pas pak po përsëri ngeci, nuk mund të shkonte më tutje. Në një moment dëshmitari u afrua më pranë lumit për të pasur pamje më të mirë. Pastaj ai vërjeti këta persona të shpërndajne një lëndë brenda mbulesës së kamionit, dhe pesë minuta më vonë nga kamioni doli flakë. Dëshmitari deklaroi se pas kthimit në fshat pas luftës në shtëpinë e të akuzuarit gjenë pasuri të familjes së tij. Gjithashtu ai gjeti furgonin që ishte në përcjellje të kamionit. Shkoi në Drin dhe ndihmoi për ta tërhequr kamionin nga uji. Pas tërheqjes vërjeti kocka dhe rroba të djegura”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Edhe Kadri Muharremi ishte prezentë marsin e vitit 1999, kur familja e Tasiq po plaçkiste nëpër Krushë të Vogël.

Ai në deklaratën e tij tregon për britmat që i kishte dëgjuar në momentin kur po digjej kamioni me trupat e shqiptarëve brenda.

“Dëshmitari ishte 300 metra larg lumit kur e pa për herë të parë kamionin, por u afrua më pranë. Darko Tasiq po e ngiste kamionin për në lumë, por kamioni ngeci. Ata u panë duke hedhur një lloj lënde në kamion dhe po dilte tym. Dëshmitari dëgjoi britma që vinin nga kamioni. Ai i pa njerëzit të shtinin me armnet e tyre. Dëshmitari deklaroi se kamioni u dogj për dy a tre ditë, dhe ai më pas pa trupa në kamion”, shkruhet në aktakuzë.

Në një shkollë me të dyshuarin për krime lufte tashmë, kishte qenë Driton Limani.

Në dëshminë e tij dhënë Prokurorisë ai ka treguar se pas kthimit nga Shqipëria, në vendin ku kishte mbetur kamioni, ai gjente këpucë dhe eshtra.

“Dëshmitari e njihte familjen e Tasiq, përfshirë të akuzuarin Darko Tasiq. Dëshmitari deklaroi se Darko Tasiq ishte një serbë vendas dhe ishte polic rezervë, dhe e kishte parë në uniform shumë herë para datës 25 mars 1999. Pas kthimit nga Shqipëria dëshmitarei dëgjoi se kanë qenë bijtë e Kekës (babit të Darko Tasiq) ata që e kanë shtyrë kamionin në lumë”, ka treguar dëshmitarki.

Nga Prokuroria janë intervistuar edhe dhjetëra dëshmitarë tjerë, të cilët kanë konfirmuar se Darko Tasiq ka qenë pjesëmarrës në vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në Krushë të Vogël.

Një gjë të tillë e kanë thënë Drita Batusha, Dervish Hajdari, Mark Prekpalaj, Tomë Prekpalaj, Shaban Avdyli, Gani Zylfiu, Milazim Duraku, Ali Emrullahu, që të gjithë dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Darko Tasiq u thirr për intervistë nga prokuroria më 13 dhjetor të vitit 2017.

Por ai kishte zgjedhue që të heshtë, duke mos pranuar të flas para prokurorit. /Insajderi.com

Legjenda e Liverpoolit, fjalë të mëdha për Shaqirin

0

Transferimi i Xherdan Shaqirit te Liverpooli është komentuar në mënyra të ndryshme në Angli. Nuk kanë munguar kritikat ndaj tij, por ka edhe të tillë që i thurin lavde.

Legjenda e Liverpoolit,Jamie Carragher ka lavdëruar klubin e kuq për nënshkrimin me Xherdan Shaqirin, pasi ai mbeti i impresionuar në ndeshjen e sulmuesit kundër Anglisë.

Që nga bashkimi nga Stoke City (13 milionë euro), Shaqiri ka kaluar momente të mira me “Të Kuqtë” dhe Carragher i ka thurur shpeshherë elozhe.

“Unë mendoj se është një blerje e shkëlqyeshme për Liverpoolin. Ai ka qenë në klubet e mëdha dhe ka përvojë të madhe. Ju shikoni etiketën e çmimit dhe gaboheni. Nëse Salah largohet, a do ta zëvendësojë ndonjëherë? Unë nuk mendoj se ai do ta zëvendësojë atë perfekt, por do të afrohet shumë”, ka thënë Carragher.

“Ai bëri një ndryshim kur u aktivizua kundër Leicester. Shaqiri luan më shumë në qendër të sulmit për Zvicrën, kështu që ndoshta është diçka që duhet ta shikojë edhe Klopp”, ka shtuar ish-mbrojtësi anglez.

Një person gjendet pa shenja jete në “Marash” të Prizrenit

0

Një person i moshës 61 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në qendër të Prizrenit, saktësisht në pjesën e njohur si ‘Marash’.

Rastin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Policia e Prizrenit në orën 15:40 minuta ka pranuar informacionin se një person i moshës 61 vjeçare është gjetur pa shenja jete” ,ka thënë Berisha.

Sipas tij në bazë të informacioneve të para rasti nuk ka të bëjë me ndonjë përdorim dhune apo diçka të ngjashme dhe në bazë të deklaratave të dëshmitareve ky i fundit kishte pasur probleme shëndetësore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante bashkë me Prokurorin dhe sipas të gjitha informacioneve nuk ka indikacione për përdorim dhune apo diçka të ngjashme. Sipas dëshmitarëve besohet se i njëjti ka pasur probleme shëndetësore. Megjithatë hetuesit do të merren me rastin dhe trupi i pajetë do të shkojë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”,ka përfunduar Berisha./Indeksonlin

I dënuar në Itali, arrestohet në Morinë, 41 vjeçari nga Prizreni

0

Një 41 vjeçar nga Prizreni u arrestua nga policia kufitare në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Në pranga përfundoi Astrit Koçi, i dënuar në Itali me 4 vite e 8 muaj burg, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas u kap në hyrje të pikës së kalimit kufitar, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, e dënuan atë me mbi 4 vite burg më 24 tetor të vitit 2007.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Gashi në Obiliq: Shtëpia e Kulturës përfundon këtë vit, vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë kampin stërvitor

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot komunën e Obiliqit. Ministri fillimisht është pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, i cili e ka shoqëruar për vizitë në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq dhe në stadiumin “Agron Rama”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot komunën e Obiliqit. Ministri fillimisht është pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, i cili e ka shoqëruar për vizitë në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq dhe në stadiumin “Agron Rama”.

Gjatë kësaj vizite, në prononcimin për media, ministri Gashi fillimisht shprehu kënaqësinë për takimin në Komunën e Obiliqit. Ai tha se ky është takimi i katërt në muajt e fundit me qëllim të koordinimit të aktiviteteve sa i përket investimeve.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është duke investuar në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, një projekt rreth 750 mijë euro dhe besoj që jemi te faza e fundit e këtij projekti. Sot jam edhe për ta vizituar kryetarin por edhe për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në atë objekt”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi, po ashtu, foli edhe rreth projektit të tri fushave ndihmëse, që është njëri prej projekteve kapitale që e financon UEFA.

“Është një projekt i përbashkët trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Obiliqit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Punimet do t’i menaxhojë Federata kurse financimin do ta bëjë UEFA. Ministria dhe kryetari kanë qenë jashtëzakonisht të përkushtuar që në afat rekord të sigurojmë edhe hapësirën edhe parcelën dhe në të njëjtën kohë të mundësojmë këtë investim që do të jetë njëri prej investimeve më të mëdha në Komunën e Obiliqit në infrastrukturën sportive dhe natyrisht ky projekt është në kuadër të ngritjes së cilësisë, avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës”, theksoi ministri Gashi.

Ai, po ashtu, falënderoi dhe përgëzoi kryetarin Gashi për përkushtimin e tij për ndarjen e hapësirave të lokacionit për ndërtimin e tri fushave ndihmëse.

Ministri Gashi, duke i uruar qytetarët e komunës së Obiliqit për objektin e Shtëpisë së Kulturës por edhe për tri fushat ndihmëse, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe për projektet tjera duke theksuar se “Ministria e Kulturës do të jetë e interesuar por në të njëjtën kohë e gatshme për realizimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve të komunës së Obiliqit, që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin”.

Ndërkaq, kryetari Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, falënderoi ministrin Gashi për vizitën e tij. Për projektin e objektit të Shtëpisë së Kulturës ai tha se “kemi filluar një projekt madhor dhe shumë të domosdoshme për qytetarët e Obiliqit”. Kryetari Gashi po ashtu foli edhe rreth stadiumit duke falënderuar ministrin për angazhimin e tij. Ai tha: “këto janë takime të rregullta ku ne konsultohemi bashkë për bashkëpunim”.

Gjatë vizitës në stadiumin “Agron Rama”, prezent ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai tha se “falënderimi i takon kryetarit të Komunës dhe asamblistëve të Obiliqit të cilët kanë vendos të japin këtë pronë në shërbim të kampit nacional të futbollit që do të bëhet në koordinim me UEFA-n dhe FIFA-n”. Kryetari Ademi, po ashtu, falënderoi edhe ministrin Gashi për angazhimin e tij në krijimin e kushteve për të investuar në infrastrukturën sportive në vend.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/gashi-ne-obiliq-shtepia-e-kultures-perfundon-kete-vit-vitin-e-ardhshem-do-ta-ndertojme-kampin-stervitor-575318/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright