17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4622

Frymëzimi dhe euforia e Vuçiçit, sikur e Milloshoviqit

0

Shkruan; Qazim THAÇI

Presidenti i Serbisw , Aleksandar Vuçiç, të dielën, edhe njëherë na përkujtoi euforinë e diktatorit Millosheviq në Gazimestan. Në fakt kjo tregon se ata vazhdojnë të frymëzohen nga Akademia e Qosiqit dhe nga Kisha Ortodokse që ndaj shqiptarëve vazhdon të kultivon vetëm urrejtje.

Mirëpo, kësaj radhe presidenti Vuçiç piu ujë të ftohtë në Ujman dhe populli trim drenicas, nuk e ndaloi aspak atw, pos që kërkoi nga ai të kërkojë falje.

Por natyrisht duka ia treguar rrugën e kthimit andaj nga ka ardhur. Akt të cilin presidenti Vuçiç është dashur ta bëjë edhe më herët.

Ai është radha që të kërkojë falje dhe të gjunjëzohet para kompleksit të lirisë të familjes Jashari. Kjo do të tregonë se ky president vazhdon të pijë ujin e Artemies, dhe nuk e kaluar fruthin e Akademisë që krijojnë ndjenjë shoveniste ndaj popullit shqiptar.

Derisa diktatori Milosheviq,ishte nxitës nga Gazimestani, sot, u tregua nxitës presidenti Vuçiç nga Ujëmani,
Por, në këtë shekull të shqiptarëve,garant se pasëardhësi I këtyre do të nxisë ndoshta në kufijtë natyral të Nisusit, apo Nishin e sotëm. Populli kosovarë tashmë duhet ta kuptojmë se nuk kemi pse të hasmohemi me bijtë tanë, që tashmë janë liderë politikë.

Apo, me ata djem që në kushtet e vështira të mendohej rebelimi ndaj një Serbie të fuqishme. Ata atëbotë I thanë Jo-në e madhe edhe tani jemi të bindur se përsëri ia thonë JO-në madhe, por, faktori ndërkombëtar kërkon që një ditë ky problem të normalizohet, siç është sot çështja mes gjermanëve dhe francezëve.Por, mos të harrojmë se Gjermania naziste, ende paguan borxh.
Ende paguan targën e rëndë të asaj periudhe. Prandaj, edhe Serbia nuk ka si ndryshe të mos paguajë dëmin e pakomepnzueshëm ndaj Kosovës.

Këtë sot denjësisht dhe pa asnjë veprim dhune ia përkujtoi populli drenicas që kërkoi të vetëdijësohet një presidenti I frymëzuar gabimisht, presidenti Vuçiç dhe të përkulet para familjes legjendare Jashari jo vetëm në Kosovë por, në botën civilzuese, famlja Jashari u sakrifikua për lirinë e këtij vendi. Rastet e sakicave të familjeve si kjo Jashari në botën demokratike po të ishin edhe nga ndonjë fatkeqsi natyrore do të fitonte përkulje të përbotshme.

Kurse këta janë sakrifikuar me idealin më të çmuar të njerëzimit për lirinë e vendit. Serbia në fakt sot presidenti Vuçiç nuk harroi atë thënien e popullit’Ujku qimen e ndërron por, zanatin se harron” .

Derisa në adresë të kësaj maksime duke dashur ti kundërvihet, mediat e politizuara në Serbi e quajtën këtë kërkim falje fitore në skenën botërore. A ka fjalë më të shenjtë se kërkim falja, por, ai popull që se njeh kërkim faljen, ai është e shkruar nga “Zoti e robi të dështojë” .

Pak e prekshme ishte akti I disa liderëve që shpesh ishin të prirur të kundërshtojë liderët apo veprimet brenda sojit. Por, ,që sot as edhe një vezë , e as edhe një domate nuk e panë të arsyeshme ta gjuajnë, jo për tjetër së paku për të kërkuar një veprim që ti kërkohet falje këtij populli. Që nëse pak I çasemi fakteve del se nuk është larg llogoreve naziste, as vrasjeve të të asaj kohe.

Kosovës I duhet një unifikim, sepse djem e vajza e po ashtu edhe miqtë besnik e dinjitetëshëm të NATO-së këtij vendi ia sollën lirinë, Prandaj, presidenti Vuçiç asnjë detyrë ti e as populli yt. me më prioritet se kërkim falje publike dhe përulje ndaj Kosovës nuk keni..

Presidenti Vuçiç I dehur nga uji pagëzues I Artemijes sot, ka lavdëruar diktatorin Milosheviq, dikatrorin që ka vra mijëra fëmijë pleqë ,gra e bura, ka djegur shtëpi shkolla, biblioteka, foshnjore bile me fëmijë në ato, xhami e tyrbe aq shumë, sa nuk ka bërë as vetë Hitleri.

E tash i duhet këtij presidenti ta lavdrojë. Koha dhe ora e historisë më nuk punon për diktatorët e kalibrit të Milosheviqit presidenti Vuçiç. Me këtë akt Serbia në faktorin ndërkombëtar duhet të marrë dignozën e një politike shovene dhe për këtë bota duhet ti jap rehabilitim duke e trajtuar si të sëmur të Ballkanit.

Një autobus i Kosovës sulmohet në Serbi

0

Një autobus udhëtarësh, i cili po udhëtonte drejt Kosovës nga Gjermania, është sulmuar në Serbi.

Nga sulmi me gurë, përpos xhamit të autobusit “Barileva Turist”, që është thyer pas këtij sulmi, nuk raportohet të ketë pasur njerëz të lënduar.

Për sulmin me gurë ka njoftuar një shtetas i Kosovës, i cili jeton në Gjermani.

“Sot në serbi është sulmuar ky autobus me udhëtar që dojnë të bëjnë pushim në kosovë”, ka shkruar Mentor E. Rama në Facebook.

Autobusi ishte nisur nga qyteti i Këlnit, drejt Prishtinës.

Pogba iu ‘përgjigjet’ spekulimeve rreth një kalimi të mundshëm te Barcelona

0

Paul Pogba i ka hedhur poshtë zërat për një kalim te Barcelona.

Ylli francez i Manchester United këtë afat kalimtar është përfolur shumë për një largim nga ‘Old Trafford’, me Barcelonën si një destinacion të mundshëm.

24 vjeçari në vitin 2016 për 105 milionë euro ishte transferuar te United nga Juventusi.

“Përderisa nuk më shihni në fanellën e Barcelonës, është sepse jam në Manchester. Spekulime do të ketë gjithmonë”, ka deklaruar Pogba.

Ai tutje ka folur edhe për raporton e tij me Jose Mourinhon, ku ka thënë se kanë pasur disa mosmarrëveshje të vogla.

“Kemi pasur disa gjëra të vogla me trajnerit, por marrëdhënia është gjithmonë e njëjtë, si trajner dhe lojtar. Ne kemi një synim të përbashkët, që është për të fituar”, ka shtuar ai.Paul Pogba i ka hedhur poshtë zërat për një kalim te Barcelona.
Ylli francez i Manchester United këtë afat kalimtar është përfolur shumë për një largim nga ‘Old Trafford’, me Barcelonën si një destinacion të mundshëm.

24 vjeçari në vitin 2016 për 105 milionë euro ishte transferuar te United nga Juventusi.

“Përderisa nuk më shihni në fanellën e Barcelonës, është sepse jam në Manchester. Spekulime do të ketë gjithmonë”, ka deklaruar Pogba.

Ai tutje ka folur edhe për raporton e tij me Jose Mourinhon, ku ka thënë se kanë pasur disa mosmarrëveshje të vogla.

“Kemi pasur disa gjëra të vogla me trajnerit, por marrëdhënia është gjithmonë e njëjtë, si trajner dhe lojtar. Ne kemi një synim të përbashkët, që është për të fituar”, ka shtuar ai.

Bashkimi zyrtarizon Ujkan Karanezin

0

Ujkan Karanezi është transferimi më i ri i KB Bashkimit.

Këtë e ka konfirmuar klubi nga Prizreni përmes faqes zyrtare, transmeton Koha.net.

“Ujkan Karanezi, bashkohet me Bashkimin. Ujkani (23 vjeçar, 203cm) lojtar i krahut, sezonin 2016/17 luajti për ” Golden Eagle Ylli”, kurse sezonin 2017/18 për ish KB ” Kalaja”. Ujkani do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë në të ardhmen, pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit e skuadrës sonë”, thotë KB Bashkimi.

Vdes aktori i njohur

0

Bill Daily, i njohur për karakteret e tij komike në ‘I Dream of Jeannie’ dhe ‘The Bob Neëhart Shoë’, ndërroi jetë të martën në moshën 91-vjeçare.

Aktori i njohur vdiq nga shkaqe natyrore, tha djali i tij J.Patrick Daily, raporton Hollyëood Reporter.

Daily ka lindur në Des Moines, Ioëa, u rrit në Çikago dhe filloi karrierën e tij si një komedian, sipas Variety.

Arrestohet personi i kërkuar në Vërmicë

0

Një person është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Ai, ishte në kërkim të organeve të drejtësisë.

“I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Tutorët po i keqpërdorin fëmijët lypsarë në Prizren

0

Prizreni është qyteti më i vizituar në Kosovë. Sheshi i këtij qyteti, nga mëngjesi deri vonë, është i ngarkuar me vetura të shumta, që krijojnë pamje të tmerrshme. Por, gjatë ditës lypsarët vërshojnë gjithandej dhe nuk lënë rehat qytetarët.

Zëdhënësi i Policisë, kapiteni Hazir Berisha thotë se ka pasur disa aksione, por kot ata përsëri rikthehen në këtë qytet.

Drejtori për Mirëqenie Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi ka thënë se pas shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunim me organizatën gjermane “Terre Des Home”, të dëshmuar për trajtimin e lypsarëve dhe nëse ka nevojë edhe të familjeve të tyre.”Organizata ka një buxhet të saj prej 500 mijë euro, ndërsa stafin do ta caktojë vetë. Projekti tashmë në këtë drejtim ka filluar edhe me Ministrinë e Mirëqenies për Punë Sociale dhe do të vazhdohet pas procedurave tenderuese për objektet.

Lypsarët sillen në grup

Këtë problem të lypsarëve si brengë të madhe e ka edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili për “Kosova Sot” thekson se do të mundohen që së paku këta fëmijë t’i trajtojnë konform normave ligjore, por të cilët janë shumë. “Po, kam kërkuar një efikasitet më të madh të policisë për ata fëmijë lypsarë, të cilët flenë rrugëve”, theksoi ai. Prizreni në shesh mund të ketë rreth 60 lypsarë, pjesa më e madhe nga Shqipëria, që operojnë kryesisht në qendër, duke krijuar një imazh tepër të keq për qytetin, aq më tepër tek të huajt që nuk janë të rrallë në Prizren. Por, shumica e lypsarëve nuk preferojnë të flasin për faktin se a janë ata nevojtarë apo ata punojnë për tutorët e tyre. Edhe policia dyshon se dikush qëndron prapa kësaj dukurie, duke sjellë lypsarët në grup në Prizren nga Shqipëria. Pas fillimit të projektit ai nuk do të ketë leverdi, pasi ata do të mbyllen dhe nuk do t’i sjellin ndonjë fitim askujt. Zyrtaret e Komunës pohojnë se dyshimet janë dikush qëndron pas tyre. Policia për të larguar lypsarët nuk kanë qenë sa duhet efikase.

Rreziku për bartjen e sëmundjeve

Ata largohen, por pas dy-tri ditësh rikthehen përsëri. Mirëpo, sheshin “Shatërvan” po e shëmtojnë edhe qentë endacakë që flenë në shesh bashkë me fëmijë lypsarë. Afrim Gashi thotë se ajo çka po ndodh është e turpshme. Qytetarët duhet të vetëdijësohen që këtij sheshi t’ia kthejnë bukurinë, thotë Hanife Berisha. Sheshi i “Shatërvanit” kurrë më shumë s’ka pasur lypsarë dhe qenë endacakë. Policia tregojnë se janë në aktivitet. Kurse drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani pohon se qentë endacakë duhet t’i largojë Qeveria. Megjithëkëtë, një prej problemeve më të raportuara nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prizrenit ka të bëjë me agresivitetin e tyre dhe mundësinë e bartjes së sëmundjeve të ndryshme nga qentë endacakë. Zyrtarët e Komunës kanë theksuar se ky problem është krijuar me vite dhe se nuk ka shkop magjik për zgjidhjen e këtij problem të shpejtë, ndërkohë që kanë numëruar edhe masat që po merren për menaxhimin e çështjes së qenve endacakë. Ky problem tashmë po shihet dhe konfirmohet edhe nga raportimet e Qendrës së Thirrjeve ‘Alo, Komuna’.

(Kosova Sot)

Shtyhet sërish fillimi i mësimit në gjimnazin e Malishevës

0

Për shkak të punimeve që po vazhdojnë, Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka njoftuar se mësimi nuk do të fillojë as këtë javë.

Përmes një njoftimi të publikuar në “Facebook”, Gjimnazi njofton se mësimi do të fillojë të hënën e ardhshme, më 17 shtator.

Gjimnazi njofton nxënësit dhe mësimdhënësit se janë duke vazhduar punimet në shkollë “në mënyrë që të krijohet një ambient dhe hapësirë më e mirë” për zhvillimin e procesit mësimor.

1 Shtator 1939: Pushtimi nazist

0

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, ushtria gjermane filloi një sulm të egër përgjatë kufirit polak. Luftwaffe bombardoi aeroportet, linjat hekurudhore, bazat ushtarake, dhe çdo gjë tjetër që konsiderohej e rëndësishme për komandën dhe lëvizjen e forcave të armatosura polake. Blitzkrieg-u i parë kishte nisur.

Një orë më vonë trupat gjermane sulmuan nga veriu dhe jugu, duke synuar rrethimin e ushtrisë polake. Polakët u tërhoqën, ndërsa panë trupat gjermane t’u dilnin pas shpine. Dy ditë më vonë, në shenjë respekti ndaj detyrimeve të tyre ndaj Polonisë, Franca dhe Britanisë i shpallën formalisht luftë Gjermanisë.

Por kjo nuk pati asnjë vlerë për Poloninë. Goditja përfundimtare erdhi më 17 shtator, kur forcat sovjetike, bazuar tek një marrëveshjeje sekrete me Gjermaninë, marshuan drejt territorit polak nga Lindja. Varshava u dorëzua më 27 shtator. Dhe më 6 tetor, kapitulloi i gjithë vendi. Polonia pushoi së ekzistuari si një vend. Lufta e Dytë Botërore, sapo kishte filluar.

Ditari i një mjeku polak

Dr.Zigmunt Klukovski, ishte mjeku kryesor i një spitali të vogël në fshatin Szhebrezhin në jug të qytetit të Lublinit. Një diarist entuziast, mjeku kronikoi çdo ditë pushtimin nazist, teksa ngjarjet dramatike shpaloseshin jashtë dritares së dhomës së tij në spital.

Zbulimi i vëzhgimeve të tij, do të parathoshte vdekjen e menjëhershme. Prandaj, ai i fshehu me kujdes dorëshkrimet e tij, shpesh duke ndryshuar vendndodhjen e tyre gjatë 5 viteve të pushtimit nazist. Ditari i tij i jashtëzakonshëm u botua në Poloni më 1959, pak para vdekjes së mjekut dhe më pas u përkthye në anglisht.

11 tetor 1939

Qyteti është i mbushur me gjermanë. Ata janë të akomoduar në të gjitha shtëpitë e mëdha. Shumica e tyre janë nga Austria, dhe disa nga Vjena. Në përgjithësi gjermanët po përpiqen të pastrojnë qytetin. Për këtë punë, përdorin vetëm hebrenjtë. Këta duhet të fshijnë rrugët, të pastrojnë të gjitha çerdhet publike, dhe të mbushin të gjitha gropat nëpër rrugë.

Kudo ka njoftime në gjermanisht, që na japin një ide se çfarë mund të presim në të ardhmen.

Ne duhet të dorëzojmë të gjitha armët. Duhet të regjistrojmë të gjitha sëmundjet ngjitëse. Mbikëqyrja policore, është nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5:30. Kufizimet që vlejnë për dyqanet hebraike, ndryshojnë nga dita në ditë. Ndonjëherë hebrenjve u lejohet të hapin dyqanet e tyre dhe ndonjëherë jo. Duket se shumica e urdhrave u drejtohen hebrenjve.

18 shkurt 1940

Takova një grua nga Zamojski. Sapo kishte ardhur nga Çelmo. Për disa kohë, mora disa informacione alarmante për ekzekutimin e të sëmurëve mendorë të repartit psikiatrik në Çelmo. E pyeta nëse ajo histori ishte e vërtetë. Ajo më tha se po. Të gjithë të sëmurët mendorë u qëlluan me armë automatike, por nën kërcënimin e dënimit me vdekje, personelit të spitalit i ndalohet të flasë për këtë krim. Është kaq e vështirë të besosh diçka më të tmerrshme sesa sa kjo.

21 tetor 1942

Sot planifikova të tentoj sërish të shkoj në Zamosk. U zgjova shumë herët për t’u bërë gati, por rreth orës 6 të mëngjesit dëgjova zhurmë, dhe përmes dritares pashë një lëvizje të pazakontë. Ishte fillimi i të ashtuquajturës zhvendosje gjermane të hebrenjve, në realitet një asgjësim i të gjithë popullatës hebraike në Szhebrezhin.

Nga mëngjesi i hershëm deri vonë në mbrëmje, ne përjetuam ngjarje të papërshkrueshme, ushtarë të SS të armatosur, xhandarë, dhe “policë në uniforma blu” kaluan nëpër qytet, duke kërkuar hebrenjtë. Ata u grumbulluan tek sheshi i tregut. U morën nga shtëpitë, papafingot dhe vendet e tjera ku ishin fshehur.

Të shtëna pistoletash dhe armësh e tjera u dëgjuan gjatë tërë ditës, u hodhën disa herë granata dore nëpër bodrume. Hebrenjtë u rrahën, pa bërë dallime nëse ishin burra, gra apo fëmijë të vegjël. “Në orën 3 të pasdites ishin grumbulluar më shumë se 900 hebrenj. Gjermanët filluan të lëvizin në periferi të qytetit. Të gjithë hebrenjtë do të qëllohen, dhe 400- 500 janë vrarë. Polakët u detyruan të fillonin hapjen e varreve në varrezat hebraike. Nga informacionet që morëm, rreth 2000 veta janë fshehur.

Çifutët e arrestuan, u ngarkuan në një tren në stacionin hekurudhor, për t’u zhvendosur në një vend të panjohur. “Ishte një ditë e tmerrshme, nuk mund të përshkruaj gjithçka që ndodhi, as që mund ta imagjinoni barbarizmin e gjermanëve. Jam tërësisht i shokuar, dhe nuk mund ta marr dot veten.

Kemi marrë lajme për plaçkitje që shtohen gjithandej. Në javët e fundit janë shtuar edhe rastet e përdhunimit, ndërsa kam konstatuar shumë shtatëzani. Disa ditë më pare, erdhi për vizitë gruaja e një fermeri të mirënjohur, dhe më vonë një mësuese e re.

22 tetor 1942

Në qytet, disa nga shtëpitë hebraike u vulosën nga xhandarët, por të tjerët u lanë plotësisht të hapura, ndaj pati shumë grabitje. Është turp të thuhet, por disa polakë morën pjesë në ato krime. Disa njerëz, madje ndihmuan xhandarët të gjejnë hebrenjtë e fshehur. Gjermanët vranë edhe një fëmijë të vogël hebre. Është e vështirë të përshkruhen ngjarje të tilla. Është kaq e tmerrshme, sa që është thuajse e pamundur të kuptohet.

Ligjërisht në Szhebrezhin nuk ekzistojnë më hebrenjtë. Por ende shumë prej tyre, janë duke u fshehur. Herët a vonë, të gjithë do të vriten. Shkova sot ne qendrën e qytetit. Numri i përgjithshëm i hebrenjve të vrarë – ata i quajnë me aftësi të kufizuara – është i panjohur, madje edhe specialistët më të mirë u shfarosën. Ne po nisim ta ndjejmë mungesën e mekanikëve të mirë.

Burimi: EyewitnessHistory

Në shqip nga bota.al

 0  0

Ads by Revcontent

N

Ronaldo, i zhgënjyer me gazetarët spanjollë

0

Lajmi më i madh i kësaj vere ishte transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus nga Real Madridi për 112 milionë euro, por ai ende vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të diskutuar në Spanjë, pasi që gazetarët spanjollë e lidhin çdo performancë të Real Madridit me mungesën e Ronaldos.

Shumë gazetarë spanjollë kanë shkruar se “Los Blancos” po luajnë më mirë dhe po duken më të bashkuar pa sulmuesin portugez, dhe kjo gjë raportohet nga Marca se e ka lënduar Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

Ai është i mërzitur nga kritikat që ka marrë dhe ndien se ajo që ai ka arritur me skuadrën e Real Madridit gjatë viteve që ka qenë aty, është duke u nënvlerësuar. Pasi që besonte se ai kishte marrëdhënie miqësore me gazetarët spanjollë të sportit, ai kishte pritur të merrte një trajtim tjetër nga ky që është duke marrë tani.

Një nga lajmet më të përfolura të javëve të fundit ka qenë vendimi i Ronaldos për të mos marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të organizuar nga UEFA në Monako. Ai e humbi çmimin për lojtarin më të mirë, të cilin e fitoi ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Luka Modric.

Sipas disa gazetave portugeze, sulmuesi i Juventusit e kishte telefonuar Modricin për ta përgëzuar për suksesin e tij, edhe pse mendon se ai e kishte merituar atë çmim. Pasi që kërkoi falje për mospjesëmarrje, tensionet mes tij dhe ish-bashkëlojtarët e tij janë ulur, dhe ai pritet të marrë pjesë në ceremoninë e FIFA më 24 shtator.

Ndërsa, bordi drejtues i Juventusit janë të kënaqur me lojtarin e tij dhe ata mendojnë se vendimi për të mos marrë pjesë në ceremoninë e UEFA-s është një vendim personal. Ata nuk kanë asnjë problem me mospjesëmarrjen e tij dhe janë të kënaqur me profesionalizmin e tij.