26.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4625

Malishevë: Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit që u përleshën për tokë

0

Të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor Faton, Arben, Agim, Bujar dhe Xhevdet Telaku, janë deklaruar të pafajshëm, në seancën fillestare të së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e çështjes, Mone Syla, të akuzuarit kanë thënë se nuk e ndiejnë veten fajtorë për akuzën me të cilën ngarkohen.

Të akuzuarit Agim dhe Xhevdet Telaku, në këtë seancë janë paraqitur me avokat mbrojtës, kurse të akuzuarit tjerë nuk janë paraqitur me avokat mbrojtës.

Gjyqtari i çështjes, Mentor Bajraktari, ka njoftuar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës se brenda afatit ligjor, para shqyrtimit të dytë, mund të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës apo të kundërshtojnë provat e cekura në aktakuzë.

Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua të mbahet më 9 tetor 2018, në orën 13:15.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të akuzuarit, Faton, Arben, Agim dhe Bujar Telaku, akuzohen se më 23 korrik 2015, rreth orës 10:30, në fshatin Banjë të Komunës së Malishevës, për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht duke u goditur me grushte, shqelma dhe gjësende të forta, duke rrëzuar për tokë të dëmtuarin Muhamet Telaku.

Më tej në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, Faton, Agim dhe Arben kanë goditur me grushte dhe shqelma edhe të akuzuarin-të dëmtuarin Xhevdet Telaku, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndërsa, edhe i akuzuari Xhevdet Telaku, sipas aktakuzës, në kohë dhe vend të njëjtë gjatë përleshjes me të akuzuarit e tjerë, ka kapur për fyti të akuzuarin-të dëmtuarin Faton Telaku dhe të njëjtin e kafshon në trup dhe e godet me shqelma dhe grushte, me ç’rast  i shkakton lëndime të lehta trupore.

Me këtë, sipas aktakuzës, të akuzuarit Faton, Arben, Agim, dhe Bujar Telaku në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Kurse, i akuzuari Xhevdet Telaku po ashtu si i vetëm ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rudiger kërkon falje për atë që i bëri Pavardit

0

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, i ka kërkuar falje Benjamin Pavardit për shenjat e tmerrshme që ia la në qafë francezit.

Lojtarët në fjalë u përplasen në një moment në sfidën mes Gjermanisë e Francës në kuadër të Ligës së Kombeve, e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Rudiger u kritikua për këtë ndërhyrje pasi që nuk u kujdes shumë për kundërshtarin.

“Më vjen keq për Pavard, nuk ishte e qëllimshme”, postoi ai në “Twitter”. “I kërkova falje menjëherë pasi që ndodhi dhe dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’i kërkuar sërish falje dhe i uroi shërim të shpejtë!”. /Insporti.com/

Spitali i Prizrenit bëhet me Laparaskop të ri, pas 15 viteve

0

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se pas 15 viteve, Spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri.

Ai në Facebook ka shkruar se po bëhen investime për shërbimet mjekësore i cili nuk do të kufizohet vetëm në QKUK por në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore.”

Pajisje moderne, ne vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do ta shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”, ka shkruar ai,

Zbulohen pamjet e papublikuara, ja videoja 30-minutëshe nga 11 shtatori (VIDEO)

0

Të tjera pamje tronditëse të papublikuara më parë janë zbuluar lidhur me ngjarjet e 11 shtatorit.

Në video shfaqen momentet kur njerëzit vraponin të lemerisur mes shtëllungave të tymit, teksa kishin parë vdekjen me sy.

Pamjet janë xhiruar nga operatori i “CBS News” Mark LaGanga, pak pasi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator 2001.

Në pothuajse 30 minuta të paprekura dhe të pamodifikuara LaGanga nxjerr në dritë heroizmin e zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë të shpëtimit.

“U shemb gjithçka poshtë, një ferr”, tregojnë personat e parë që mundi të takonte operatori në momentet e para pas shembjes së kullës së parë. Mandej vjen shembja e kullës së dytë, njerëz që i largohen operatorit, i cili qëndroi stoik deri në momentin kur u mbulua nga reja e dendur e pluhurit.

Video publikohet në një kohë kur po i afrohemi 17-vjetorit të atentateve terroriste të “Al Kaedës” në Nju-Jork, që tronditën jo vetëm SHBA-të por botën mbarë.

 

Dragash: Gjendja e mjerueshme e rrugës në shkollën e Kosavës (Video)

0

Fshati Kosavë ka problem me rrugën e shkollës që nga paslufta.

Emisioni “Zyra e Ankesave”, që transmetohet në RTV Dukagjini ka transmetuar disa fotografi nga rruga që dërgon në shkollën fillore të Kosavës.

Moderatori dhe analisti i njohur, Arben Ahmeti ironizon madje, duke thënë se “nëse bie shi, nxënësit duhet të shkojnë me anije në shkollë”./Opoja Sot/

Zbulohet rastësisht një letër e Ajnshtajnit!

0

Kopja e një letre të nënshkruar nga Albert Ajnshtajn u gjet rastësisht nga një nëpunës i Arkivit Kulturor Hebraik të Mynihut, që ishte fshehur mes dy gazetave të vitit 1961, sipas shtypit vendas.

Është një letër përshëndetëse e vitit 1932 dhe e shkruar nga shkencëtari për ditëlindjen e 50-të të ekonomistit hebre Julius Hirsch, origjinali i të cilit është ruajtur në trashëgiminë Hirsch të Institutit Leo-Baeck në Nju Jork.

“Letra ishte nënshkruar nga Ajnshtajni dhe kolegu ishte shumë i kënaqur për zbulimin”, sipas medias.

Mënyra e mbërritjes së letrës në arkivin e Munihut nuk është e qartë.Ajnshtajni kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe të rinisë në Mynih, por më 1932 ai kishte qenë në Berlin për pak kohë përpara se të shkonte në SHBA.

Shpirti im

0

Poezi nga Nazim Hikmet

Shpirti im

mbylli sytë

avash avash

siç fundosesh në ujë

zhytu në gjumë

lakuriq dhe veshur me të bardha

më e bukura ëndërr

do të të presë

shpirti im

mbylli sytë

avash avash

përhumbu, si në harkun e krahëve të mi

në gjumin tënd mos më harro

mbylli sytë dalëngadalë

sytë e tu të kaftë

ku digjet një flakë e gjelbër

shpirti im.

Tre vjet burgim për vjedhje në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me tre vjet burgim dhe 300 euro gjobë të akuzuarin P.P nga fshati Velezhë për vjedhje të rëndë në Prizren.

Më 27 shtator të vitit 2017 në afërsi të fshatit Sërbicë e Epërme, së bashku me disa të dyshuar tjerë që ende nuk janë identifikuar, ka vjedhur pasurinë të luajtshme dhe naftë nga kamionët e kompanisë “Sed Tours”.

“Aty vërehen nga roja i objektit të Kompanisë i cili u vihet pas të pandehurit dhe të dyshuarve tjerë, në atë momente i pandehuri P.P shtënë me armë zjarri në drejtim të dëshmitarit, dhe arrin të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ministri Gashi inspektoi punimet në kullën e Fazli Boqollit në Raushiq

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka vizituar kullën e familjes së Fazli Boqollit në Raushiq. Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi ka parë nga afër punimet që po bëhen në këtë kullë, investim i MKRS-së.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur me punimet që janë duke u realizuar në këtë kullë dhe tha se “Si ministri, kemi ndarë mjete të mjaftueshme sipas kërkesës së Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, me qëllim që këtë kullë, por edhe kullat e tjera në rrafshin e Dukagjinit t’i restaurojmë, sepse këto kulla kanë domethënie jashtëzakonisht të madhe dhe historike të periudhave të ndryshme”.

“Ne jemi të përkushtuar që t’i ruajmë dhe t’i rikthejmë këto kulla në funksion, varësisht prej rolit që kanë pasur në të kaluarën dhe tani dhe besoj që edhe viti 2019 do të jetë vit i veçante sa i përket investimeve në këto kulla” ka thënë ministri Gashi.

Ministri Gashi i përgëzoj familjarët për bashkëpunimin, dhe gatishmërinë që këtë kullë ta rikthejmë në funksion, sepse në shumë lokalitete, kullat e tilla, tashmë janë shkatërruar. Por këto që ekzistojnë, jemi të interesuar si ministri që t’i funksionaliojme.

Ndërkaq, drejtoresha për Trashëgimi Kulturore në Pejë, Shpresa Gjonbalaj falënderoi ministrin për mbështetjen dhe angazhimin që ka shprehur për t’i parë nga afër punimet e restaurimit të kullës së Fazli Boqollit.

“Kjo kullë ka vlera të veçanta historike, ndihet për veprimtari patriotike, gjatë viteve të 90’ ky monument ka qenë në shërbim të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në krye me Anton Çettën. Në oden e kësaj kulle atëkohë janë pajtuar shumë gjaqe. Po ashtu, ka qenë edhe si shkollë shqipe në kohën e sistemit paralel në Kosovë. Gjithashtu, ka shërbyer edhe në punimin dhe riparimin e armëve në kohën e rezistencës çlirimtare për nevojat e UÇK-së” tha Gjonbalaj.

Ndërkaq kryefamiljari Fazli Boqolli falënderoi ministrin Gashi për kontributin dhe angazhimin që ka treguar për restaurimin e kësaj kulle me vlera historike po ashtu shprehu falënderim për të gjithë ata të cilën janë angazhuar rreth këtij restaurimi.

Kulla përmban karakteristikat e objekteve fortifikuese familjare, e që janë tipike edhe për ndërtimin e tipit të njëjtë në Rrafshin e Dukagjinit. Si ndërtim u realizua në gjysmën e dytë të shek. XVIII-të.

Monumenti disa herë ka pësuar djegie, fillimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është djegur e mandej është rinovuar pa humbur elementet bazë të kullës. Edhe gjatë luftës së fundit 1998/99, nga forcat serbe kulla u dogj, duke lënë vetëm muret të cilat në mungesë të intervenimit po rrënohen vazhdimisht. Për këtë arsye MKRS-ja për shkak të të vlerave saja si në aspektin arkitektonik, historik, shoqëror e shpirtëror e ka vlerësuar që sa më parë të intervenojë në këtë monument.

Has: Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”, kërkon poezi për Skënderbeun

0

Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”  dhe Këshilli organizativ i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet për çdo vit në Zym të Hasit, ka shpallur konkurs letrar për poezi që do të lexohen në edicionin e sivjetmë të “Takimet e Gjeçovit”.

Meqenëse manifestimi i sivjetmë shënohet në kuadër të Vitit të Skënderbeut,  Shoqata “Shtjefën Gjeçovi dhe Këshilli organizativ i manifestimit, kërkojnë që edhe poezitë konkurruese t’i kushtohen kësaj heroit.

Në manifestim do të lexohen 10 poezi, por do të përzgjidhen më shumë për t’u botuar në një përmbledhje të veçantë për kushtimore.

Poezitë duhet të dërgohen në e-mail adresën [email protected], deri më 30 shtator 2018.

Edicioni i sivjetmë i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” mbahet në Zym të Hasit, më 12 e 13 tetor 2018.