19.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4628

Eskalon situata: Djali i Thaçit, Endriti, replikon me Kurtin, ia kërkon çikën për grua

0

Albin Kurti i VV’së e Presidenti Hashim Thaçi, siç duket shumë shpejt pritet që të bëhen ‘miq’ shtëpie. Djali i Thaçit, Endriti, është bërë gati për martesë. Ai madje publikisht po ia kërkon dorën vajzës së liderit të VV’së, Albin Kurtit
“…Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë”, i ka shkruar Endriti në Instagram

Djali i presidentit Thaçi këto komente i bëri pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili sot tha se Thaçit i ka mbetur vetëm edhe djalin ta martojë me vajzën e Vuçiqit.

Endriti, ka shkruar në ‘Instagram’, se e falënderon Albin Kurtin për këtë ofertë, mirëpo ai do ta presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet.

Por që kjo të ndodhë Endriti i Thaçit i ka disa kushte. Thotë se vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez”

“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Madje, ai në formë ironie tha se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi taman sikur në mesjetë.

“Presidenti që gjashtë vjet duke dialoguar me Serbinë, mirëpo pa sukses. As nuk u shpërbënë strukturat e Serbisë, as nuk u kthyen të pagjeturit e as për dëme të luftës nuk është bërë asgjë. Pas negociatave të pasuksesshme, Presidenti po pretendon që ka shkop magjik dhe të zgjidh problemin. Thaçi dhe Vuçiq po e trajtojnë shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private.

Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë. Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, ka thënë Kurti

Gashi në Samitin e parë Rajonal të SIGA-s: E ndiej se epoka e re e sportit po ndodh

0

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Samitin e Parë Rajonal të Aleancës Globale për Integritetin në Sport (SIGA) me temën “Integriteti Sportiv – Sfidat, Zgjidhjet dhe Bashkëpunimi Rajonal”.

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, tha se po ndihet mirë që po merr pjesë në këtë samit, i cili po realizohet në Kosovë dhe, sipas tij, kjo po sjellë një epokë të re për vendin tonë, raporton Ekonomia Online.

“KOK dhe Aleanca Globale për Integritet në Sport na bashkëngjitet më së miri sa i përket interesit për një qeverisje në sport dhe vizionit drejt saj. MKRS është e angazhuar të ndërtojë një proces strategjik të qeverisjes së sportit në Kosovë dhe ky proces po ndeshet me sfida dhe angazhimin e ndryshimit, por edhe me një vullnet të madh të institucioneve me partnerë qendrorë, lokalë dhe ndërkombëtarë me rëndësi strategjike për sportin”, tha Gashi.

“Ambicia jonë është që ne të jemi të suksesshëm, të qëndrueshëm dhe në shërbim të brezave të ardhshëm me përgjegjësi për të dhënë shembuj të mirëqeverisjes edhe në vazhdimësi”, tha ai.

“Kam besim që në rrugën që kemi nisur ndiej shumë energji pozitive dhe fakti që ju jeni sot në Kosovë në këtë samit e ndiej se epoka e re e sportit po ndodh dhe ju falënderoj në emër të qeverisë që këtë epokë që po e prekim së bashku ta realizojmë bashkërisht”, shtoi Gashi.

Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, tha se po ndihet i lumtur dhe krenar që SIGA ia ka besuar Kosovës organizimin e samitit të parë, raporton EO.

“Mendoj se jemi me kohë dhe në vend të duhur me partnerë të duhur dhe me vullnetin absolut qeveritar që të realizohen gjëra të mira për sportin në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Jam krenar që SIGA ndan vizion për të promovuar një botë më të mirë për qeverisje më të mirë duke iu ofruar shoqërisë qasje në rregulla të lojës”, tha Hasani.

Ai shtoi se sporti është promovimi më i mirë i paqes.

“Shpresojmë se ky samit do të na sjellë ide dhe arenë ku mund të këmbehen informatat dhe praktikat më të mira që fusha e sportit të jetë moment që do ndërtohet në bazë të integritetit në fushën e sportit në nivel global”, tha Hasani.

Kryeshefi ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Macedo de Medeiros, tha se është i lumtur që gjendet në Kosovë në emër të SIGA-s dhe t’ia japë Kosovës mbështetjen e duhur në sport, raporton EO.

“Jemi këtu të shprehim zotimin tonë, jo vetëm për ta futur sportin në epokën e re, por për të mësuar, dëgjuar dhe përvjelur mëngët për të punuar me njëri-tjetrin që t’i adresojmë problemet e dimensioneve rajonale”, tha de Medeiros.

“Ne besojmë që të gjithë këtu dhe të tjerët kuptojnë se sporti ballafaqohet me një moment unik e vendimtar”, tha ai.

Ai tha se është koha dhe përgjegjësia jonë që fjalët t’i transformojmë në vepra dhe sporti të ngritet sa më lartë që i jepet mundësia.

Ai falënderoi presidentin e KOK-ut për besimin dhe mbështetjen e tij që është zotuar dhe ka qëndruar i palëkundur që nga momenti i parë kur tha se Kosovën dëshiron ta shohë në ballë të kësaj beteje dhe sporti i Kosovës të bëj çmos t’i dalë sportit me standardet tjera të fuqishme.

Prizreni, nikoqir i konferencës mbi vlerësimin në edukim dhe psikologji

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka nisur punimet Kongresi VI Ndërkombëtar mbi matjen dhe vlerësimin në edukim dhe psikologji.

Kongresi ka për qëllim të ndajë ekspertizën, përvojën dhe punën shkencore me kolegët në mbarë botën. Kongresi do të përfshijë folësit e ftuar, diskutimet në panele, raportet verbale dhe prezantimet e posterëve.

Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj theksoi se Turqia dhe universitetet turke janë mbështetësit më të mëdhenj të këtij universiteti që nga fillimi duke shtuar se prej se ka ardhur rektor i UPZ bashkëpunimin me universitetet turke e ka konsideruar bashkëpunim kombëtar duke marr për bazë afërsinë e dy vendeve dhe diversitetin kulturor që ka Prizreni ku janë të koncentruar dhe akomoduar shumë mirë komunitet turk.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ndihet i nderuar që merr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme shkencore që po mbahet në qytetin e Prizrenit dhe iu uroi suksese në prezantimin e punës së tyre studiuesve në temat që trajtohen në këtë konferencë.

Ai shtoi se Prizreni ka bashkëpunim të mirë me shumë komuna të Turqisë.

Nga një fjalë rasti e mbajtën edhe r Selahattin Gelbal në emër të EPODDER Ya?ar Özbay në emër të HKU, të cilët falënderuan Vatanj dhe organizatoren Serdan Kervan për kontributin e tyre në organizimin e kësaj konference,

Konferenca do t`i zhvillojë punimet deri më 8 shtator..

Gashi viziton Përfaqësuesen e Kosovës në futboll në përgatitjet e tyre për Ligën e Kombeve

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, e cila po e përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, para udhëtimit për në Baku të Azerbajxhanit, ku Kosova do ta zhvillojnë ndeshjen kundër këtij shteti në kuadër të “Ligës së Kombeve” që po e organizon UEFA.

Në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të premte në ora 18:00 në Baku, Kosova po udhëton e plotë dhe e motivuar maksimalisht, e informuan ministrin Gashi shtabi teknik i përfaqësueses.

Në këtë vizitë, atë e priti trajneri i Përfaqësueses Bernard Challandes dhe përfaqësues të FFK-së.

Challendes e njoftoi ministrin Gashi se lojtarët janë në gatishmëri të plotë në përballje kundër Azerbajxhanit dhe u shpreh se do të bëjnë maksimumin për të siguruar tri pikë, ndonëse udhëtojnë si mysafirë për në Baku.

Gashi nga ana tjetër u shpreh se Kosova posedon shumë talente në futboll dhe MKRS-ja do t’i përkrahë dhe do t’u qëndrojë afër futbollistëve.

Ministri u dëshiroi suksese Përfaqësueses dhe djemve të saj në garat e Ligës së Kombeve. Ai kërkoi angazhim maksimal të futbollistëve që të arrihen rezultate sa më të mëdha në këtë Ligë,

1.648

0

Poezi nga Fjolla Hajrizaj.

Ende mungoni
Sa herë që derë e shtëpisë hapet e mbyllet
Festat parakalojnë në kalendar
e emri juaj përmendet
Sa e sa herë që zemra thyhet e gotat cakërrohen me shpresë
Hahet e pihet e loti përbihet…

Ende mungoni
Në varr, epitaf, në fundfaqe gazetash
në letra varur drurëve e shtyllave
Mungoni kur çjerrim zërin protestave
Veçse teproni në retorikën boshe
të atyre që atdheun kanë kryefjalë
e valutën kult
mbase edhe qëndroni
si simbol triumfi
në shkresat e okupatorit.

Ende mungoni…
Të pagjetur, të zhdukur,
të vrarë, të strukur në harresën kolektive
Ju që sot e mot
në muret e shtëpive jeni kopje fizike
e në testamentin e shoqërisë
plagë që kullon
Ende mungoni….

Në emër të dhimbjes
pse fshihen përgjigjet
kur ju mungoni?!

Një muaj paraburgim për vjedhjen e bastores në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.M. dhe K.T. vjedhje e rëndë.

Më 1 shtator rreth orës 03:20 minuta kanë vjedhur një bastore sportive, pronë e S.S.

“Duke e përdorur forcën kanë hapur derën e lokalit përmes kaçavidës prej nga kanë depërtuar në hapësirat e lokalit, dhe kanë marrë arkën e plastikës në një shumë të konsiderueshme parash dhe janë larguar nga vendi në një drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.09.2018 nga ora 04:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 01.10.2018.

Nait Hasanit nuk i pëlqen ekipi negociator i Haradinajt

0

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se është kundër renditjes së emrave në ekipin negociator të propozuar nga qeveria në seancën e djeshme të kuvendit.

Hasani shtoi se trajtimi i opozitës në atë renditje nuk është i mirëfilltë.

“Në seancë dje kam shkuar dhe kam pritë që do të hapet debat për diskutim, por forma e tillë nuk më ka pëlqyer, renditja ai i pari, ky i dyti. Trajtimi i opozitës nuk është i mirëfilltë, duhet të kemi konsensus politik, e jo një renditje të numrave, krejt jemi ta parët e askush i dyti. Ekipi që do të shkojë do të flet në emër të shtetit”, tha Hasani.

Deputeti i PDK-së shtoi se nuk i sheh të rrezikshme deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, pasi sipas tij cilado marrëveshje e arritur nuk mund të kalojë pa u ratifikuar në kuvend.

“Duhet të kemi vijat e kuqe për mos ndryshim të kufijve. Vota ime është kundër për ato ndryshime në rast se bëhet një marrëveshje e tillë në Kuvend”, tha ai në tryezën “Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?” , ku po diskutohet për qëndrimin e partive politike të Kosovës rreth kësaj ideje, koston e një opsioni të tillë për Kosovën si dhe të ardhmen e aseteve ekonomike e strategjike të Kosovës që gjenden matanë lumit Ibër.

Folës në tryezën e moderuar nga Jeta Xharra do të jenë:; Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK; Albin Kurti, kryetar i LVV, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit; Fehmi Beja, kryetar i Komunës së Medvegjës; Nenad Rashiq, kryetar i PDP; Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, si dhe deputetë, ish-deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë tryezës do të emetohen video të shkurta të pikëpamjeve të analistëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa e rajoni të dhëna ekskluzivisht për këtë tryezë.

Tryeza diskutimi ‘Loja me Kufij: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan”, organizohet nga Emisioni ‘Jeta në Kosovë’

Flaka Siqeca e liron postin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është i detyruar që të bëjë ndryshimin e parë në ekzekutivin e tij.

Kjo ngase drejtoresha e Shëndetësisë, Flaka Siqeca, do ta lirojë këtë post, për shkak të specializimit jashtë Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky zhvillim ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, të ngjallë edhe njëherë interesimin për udhëheqjen e kësaj drejtorie.

Madje LDK-ja ka propozuar që LVV-së t’ia jap drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ta marrë drejtorinë e Shëndetësisë…

Pogba dëshiron të luajë për Zidanin

0

Paul Pogba e ka ëndërr të luajë nën urdhrat e njërit prej heronjve të fëmijërisë së tij.

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, po ëndërron që një ditë ta ketë për trajner Zinedine Zidanin, sipas tabloidit britanik “The Sun”.

Pasi u largua nga Real Madridi këtë verë, është përfolur se Zidane mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, me Jose Mourinhon nën presion të madh pas rezultateve të dobëta.

Pogba do ta shfrytëzonte rastin për të punuar me Zidanin, të cilin e ka adhuruar si fëmijë.

Pogba dëshiron të luajë për Zidanin

Kurti: Ka mbetur që veç edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit

0

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Kurti bëri një krahasim të kohës së sotme me mesjetën, duke thënë se dy ‘mbretërit’, Thaçi dhe Vuqiq po e konsiderojnë tokën si private dhe po shtypin popullin..

Madje, ai në formë ironie tha se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi taman sikur në mesjetë.

“Presidenti që gjashtë vjet duke dialoguar me Serbinë, mirëpo pa sukses. As nuk u shpërbënë strukturat e Serbisë, as nuk u kthyen të pagjeturit e as për dëme të luftës nuk është bërë asgjë. Pas negociatave të pasuksesshme, Presidenti po pretendon që ka shkop magjik dhe të zgjidh problemin. Thaçi dhe Vuçiq po e trajtojnë shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private.

Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë. Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, ka thënë Kurti