1.648

Poezi nga Fjolla Hajrizaj.

Ende mungoni
Sa herë që derë e shtëpisë hapet e mbyllet
Festat parakalojnë në kalendar
e emri juaj përmendet
Sa e sa herë që zemra thyhet e gotat cakërrohen me shpresë
Hahet e pihet e loti përbihet…

Ende mungoni
Në varr, epitaf, në fundfaqe gazetash
në letra varur drurëve e shtyllave
Mungoni kur çjerrim zërin protestave
Veçse teproni në retorikën boshe
të atyre që atdheun kanë kryefjalë
e valutën kult
mbase edhe qëndroni
si simbol triumfi
në shkresat e okupatorit.

Ende mungoni…
Të pagjetur, të zhdukur,
të vrarë, të strukur në harresën kolektive
Ju që sot e mot
në muret e shtëpive jeni kopje fizike
e në testamentin e shoqërisë
plagë që kullon
Ende mungoni….

Në emër të dhimbjes
pse fshihen përgjigjet
kur ju mungoni?!

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit