35.2 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 4637

Paraburgim vëllezërve nga Mamusha që u përleshën për probleme pronësore

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një  muaji ndaj katër të pandehurve nga Mamusha për shkak të veprës penale të sulmit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren, paraburgimi është caktuar ndaj të pandehurve me iniciale  C.M., B.M., G.M. dhe D.M  që të gjithë nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të sulmit.

Deri te masa e paraburgimit ka ardhur sepse  më datën 27.08.2018 rrethe orës 21:00, në Mamushë  të pandehurit me iniciale C.M.,AM, G.M.,  në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve në mes veti, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve pronësoro juridike me të dëmtuarin me iniciale D.M., të cilin e kanë edhe vëlla, pasi që fillimisht fjalosen, më pas e sulmojnë duke e goditur me grusht dhe shqelma nëpër pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas pasojë e lëndimeve, i dëmtuari ka kërkuar trajtim mjekësor pranë Spitalit Rajonal në Prizren.

Gjithashtu i pandehuri me iniciale D.M., për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve lidhur me hapësirat e brendshme të shtëpisë, pa pëlqimin e të pandehurve B.M, C.M., dhe G.M., me dashje përdor forcën duke e sulmuar dhe kapur për fyti të dëmtuarin B.M., e më pastaj duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 21:30 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

Shtyhet gjykimi ndaj të dyshuarit për vjedhje në “Spahia Petrol” në Prizren

0

Mungesa e një karte të identitetit nga ana e të akuzuarit për vjedhje, M.Sh., ka bërë që seanca e paraparë për të enjten ndaj tij të mos mbahet.

Për shkak të pamundësisë për të njohur dhe identifikuar të pandehurin në këtë çështje, kjo seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, është shtyrë për një ditë tjetër.

Gjykatësja Teuta Krusha, ka deklaruar se për të pandehurin në fjalë kishte disa ftesa te rregullta  nga kjo gjykatë, mirëpo asnjëherë nuk u është përgjigjur, derisa sipas saj, në këtë seancë i akuzuari ka ardhur pa ndonjë kartelë identifikuese.

Kurse, i akuzuari ka thënë se dokumentet i kishte harruar në shtëpi, duke premtuar se ato do t’i ketë për seancën e radhës.

Ne këtë seancë ka qenë prezent edhe prokurori i rastit, Shpend Binaj.

Shqyrtimi i radhës është caktuar të mbahet më 7 shtator 2018, në orën 09:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj M. Sh., duke e akuzuar se më 18 tetor 2015, në restorantin e pompës së derivateve “Spahia Petrol” në Prizren, me dashje merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri Shega, ishte ofruar banakut të restorantit dhe nga aty kishte arritur të merrte një telefon te tipit “Iphon4”, që i përkiste të dëmtuarit  A. H., që punonte si kamerier në këtë restorant.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, i akuzuari këtë telefon ia kishte shitur një personi nga Shqipëria, ku si kompensim kishte pranuar një sasi droge prej 1.5 gramë e llojit heroinë.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes, nga neni 325 par 1, te KPRK-së./betimiperdrejtesi/

Konfirmohet kundërshtari i ri i Anthony Joshuas

0

Pas marrëveshjes që Tyson Fury dhe Deontay Wilder arritën mes tyre për të dueluar në nëntor të këtij viti për titullin kampion bote në peshën e rëndë që mbahet nga boksieri amerikan, duket se ka detyruar Anthony Joshua të kundërpërgjigjet duke dueluar me Dillian Whyte në prill të 2019-ës.Këtë gjë e ka konfirmuar Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Joshua, që duket se ka ndërmend t’i ofrojë boksierit të tij një duel të lehtë.

“Duke parë se si shkuan gjërat, Dillian Whyte është boksieri favorit për të dueluar me Joshua në prill të vitit të ardhshëm. Wilder ka deklaruar se nuk dëshiron të komunikojë më me ne. Po ashtu edhe stafi i tij. Ndaj, për momentin duket se sfida me Wilder është e pamundur për t’u zhvilluar, pasi nuk arrijmë të komunikojmë dot me të”, u shpreh Hearn.Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, do të bmrojë titujt më 22 shtator në “Wembley” ndaj Alexander Povetkin, por duket se britaniku po mendon që tani për 2019-ën.Pas kësaj deklarate të menaxherit të tij duket e vështirë që Joshua të duelojë me fituesin e sfidësn Fury-Wilder.Nuk dihet nëse do të kemi një derbi britanik në ring, në rast se Fury i merr titullin Wilder dhe kërkon të unifikojë titujt me një duel ndaj Joshua.Whyte e kishte mposhtur një herë Joshuan në një duel amator, kurse Joshua kishte fituar përballjen e tyre të fundit, në vitin 2015.

Komuna e Prizrenit kërkon hetime ndaj zyrës ligjore të Ministrisë së Mjedisit

0

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi për media e ka quajtur të njëanshëm vendimin e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në lidhje me intervenimin në qendrën tregtare, në ndërtim e sipër, në rrugën Tirana.

Sipas kësaj komune, këto veprime kanë prapa qëllim që të bëhet amnistimi i keqqeverisjes së dhjetë viteve të fundit në Prizren dhe ka kërkuar hetime ndaj \yrës ligjore të Ministrisë së Mjedisit.

“Zyra ligjore e MMPH-së në disa raste të fundit ka vepruar njëanshëm kundrejt vendimeve të Komunës së Prizrenit, duke tentuar të amnistojë keqqeverisjen e shkaktuar në dhjetëvjetëshin e fundit”, thuhet në një pjesë të kumtesës.

Komuna po ashtu ka ftuar organet e rendit që të hetojnë këtë zyrë për ndërhyrje në vendimet e Komunës.

“Disa vendime te njëanshme të Zyrës Ligjore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mbrojtje të palëve që kanë bërë shkelje të ligjit, janë të pazbatueshme dhe e dëmtojnë interesin publik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Kjo Zyrë ka intervenuar në disa raste kur Komuna ka tentuar të zbatojë ligjin dhe rendin në sektorin e ndërtimit, duke iu mundësuar palëve që t’i vazhdojnë veprimtaritë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet më tej.

“Rasti i fundit ka të bëjë me intervenim në qendrën tregtare, në ndërtim e sipër, në rrugën Tirana, për parregullsitë e së cilës opinioni është informuar në vazhdimësi. Para se të merrej vendimi me rrënim nga ana e inspektoratit, janë shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore dhe është vepruar konform ligjit, ndërsa palës i është ofruar revidimi i lejes për pjesën tjetër të objektit”.

Përkundër se në procesverbal, thuhet në njoftim, pala është deklaruar se do ta rrënojë vetë pjesën e objektit e cila është ndërtuar në hapësirën e paraparë për rrugë komunale, zyrtarët e kësaj ministrie i kanë dërguar një vendim Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës, i cili e anulon vendimin ku pala ka pranuar vetë të bëjë rrënimin.

“Që të jetë situata më absurde, ky vendim i zyrtarëve të kësaj ministrie bazohet vetëm në një paragraf të procesverbalit dhe jo të procesverbalit në tërësi. Nxjerrja nga konteksti i një vendimi të zyrtarëve komunalë dhe mos konsultimi i palës tjetër (Komunës, në këtë rast) para se të merret vendimi, është i pazbatueshëm dhe e dëmton interesin publik. Ky vendim është marrë “sa për t’i hedhur hi syve” opinionit, ngase nuk ka bazë ligjore që mundëson mosveprimin e zyrtarëve komunalë te rasti në fjalë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit që shton se “Zyra ligjore e MMPH-së në disa raste të fundit ka vepruar njëanshëm kundrejt vendimeve të Komunës së Prizrenit, duke tentuar të amnistojë keqqeverisjen e shkaktuar në dhjetëvjetëshin e fundit”.

“Askush nuk dëshiron të përsëritet rasti ku një objekt mbyll një rrugë publike (sikur rasti në transitin e ri), prandaj jemi të vendosur ta zbatojmë rendin dhe ligjin në gjithë territorin tonë, pa përjashtim. Me këtë rast ftojmë organet e rendit që të fillojnë hetimet ndaj Zyrës Ligjore në MMPH për ndërhyrje në vendimet e Komunës, vendime që lënë për të dyshuar se këto janë vendime interesi.

Mandzukiq refuzoi disa skuadra për Juventus

0

Sulmuesi kroat ka zgjedhur të mbetet në Torino, duke refuzuar kështu ofertat e skuadrave gjermane, angleze dhe kineze.

Mario Mandzukiq ka refuzuar ofertën e Borussia Dortmund, duke zgjedhur të qëndrojë tek Juventus edhe për një edicion.

Kroati raportohet të ketë lëshuar mundësinë e transferimit edhe tek Manchester United, duke zgjedhur të mbetet tek Zonja e Vjetër.

Mandzukiq është përcjellë me kujdes edhe nga disa skuadra kineze, por ato e kanë tërhequr interesimin pasi sulmuesi e ka bërë të qartë se do të mbetet në Torino.

Giggs: Bale është gati për ta zëvendësuar Ronaldon

0

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, mendon se bashkëkombësi i tij nga Uellsi, Gareth Bale, është mjaftueshëm i mirë për ta mbuluar hapësirën e lënë bosh nga largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo.Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” la Real Madridi këtë verë pas nëntë sezoneve, duke u tranferuar për më shumë se 100 milionë euro.

Reali ende nuk ka blerë zëvendësues të 33-vjeçarit me pretekstin se Gareth Bale mund ta marrë rolin e portugezit. Kështu po insison Julen Lopetegui, dhe tani të njëjtin mendim e ka edhe Ryan Giggs.“Kur dikush si Cristiano largohet, atëherë gjithmonë do të ketë më shumë vëmendje dhe presion në lojtarin që do ta zëvendësojë atë sa i përket golave dhe rrezikut”, ka thënë Giggs.“Është një hapësirë e madhe e mbetur bosh, por Garethi ka përvojë tani pasi që ka qenë në klub për një kohë të gjatë. Çdo vit ka më shumë presion mbi të dhe ai e ka përballuar këtë në mënyrë të mrekullueshme”, shtoi ai.

“Është ndryshe këtë vit sepse Cristiano është larguar dhe tani do te këtë më shumë vëmendje mbi lojtarët që duhet t’i zëvendësojnë golat e tij. Por, Garethi i ka shfaqur aftësitë e tij në ndeshjet e mëdha dhe ai mund t’i përballojë të gjitha gjërat që i dalin përpara”, theksoi mes tjerash Giggs.Bale, i cili është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga. Ai ka realizuar dy gola në dy takime.Edicionin e kaluar e përfundoi me 16 finalizime në La Liga, 21 në të gjitha garat.

Dibran Hoxha nderohet me çmim për merita të veçanta

0

Duke u thirrur në meritat e tij të veçanta, kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, Adnan Salihu i dorëzoi çmim Dibran Hoxhës, ish- rojës së valltares “Kallashi”, për të cilën “Drejtësia në Kosovë”, në shtator të vitit 2015 zbuloi se ka të regjistruara 155 vepra të kundërligjshme.

Në ngjarjen që u zhvillua në Tiranë, kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanovcit se ishte kënaqësi e veçantë të dorëzoj çmime të tilla.

“Për mua ishte një kënaqësi e veçantë që isha prezent në këtë manifestim ku faktikisht ishin prezent personalitetet të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjithashtu këtu ishin të pranishëm njerëz dhe veprimtarë të lëmive të ndryshme duke filluar nga arti e deri tek ata që i ushqejnë ata që kanë nevojë”, tha Salihu në një prononcim pas ngjarjes.

Në anën tjetër, “Kobra”, u zota se do të vazhdoj të ndihmoj të tjerët deri “në vdekje”.

“Patjetër deri në vdekje, unë kam lindur me vullnetin e dashurinë për të ndihmuar njerëzit”, tha Kobra.

Në shtator të vitit 2015 emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ekskluzivisht solli hulumtimin mbi veprimtarinë e valltares Kallashi dhe bashkëpunëtorëve të saj si dhe rastet e regjistruara të tyre në polici në emisionin e titulluar si “Vallëzimi i Krimit”.

Kryetari kuvendit të Bujanocit nderon me mirënjohje ish rojën e â??Kallashitâ? me 150 vepra penale

20 vjet pritje të familjarëve të zhdukur nga Krusha e Vogël

0

Ahmeti dhe Burimi janë fëmijë të familjes Batusha nga Krusha e Vogël e Prizrenit.

Të dytë kanë trashëguar emrat e  gjyshit dhe axhës së tyre të cilët asnjëherë nuk i panë .

Gjyshja e tyre Vezirja thotë se ka qenë e rëndë të ja shpjegoj fëmijëve se përse ata nuk kanë aritur ta njohin as axhën tjetër të tyre Blerimin.

Burri i saj dhe dy djemtë ishin ndër 113 civilët e këtij fshati që ishin marrë nga forcat serbe me 25 dhe 26 Mars të vitit 1999.

Ajo kujton ditën kur fshati ishte rrethuar nga forcat serbe, ajo thotë  se ushtria i kishte nxjerë nga shtëpia duke i ndarë në një anë burrat e në anën tjetër gratë

“Këtu i kanë marrë prej dyerve të shtëpisë së kunatit e deti te dyert e mia, krejt burrat duart pas, dy persona kanë hyrë në shtëpinë time me nga dy automata e në shtëpinë e kunatit kishin hyp përmbi kulm” tha ajo .

Pasi që forcat serbe ja morën bashkëshortin Ahmetin ajo ishte përpjekur t’i shpëtoj tre djemtë e saj, Burimin 17 vjecar, Lirimin 15 dhe Beharin që e kishte veshur si vajzë.

“Këtu i kanë ndalë djemtë mua më tha ndalu me djemë, deshta të them mos m’i mbytni djemtë më mbytni mua por pata frikë mos po bëhet më keq,nga këtu janë ndarë, djemtë thanë hajt se nuk na bëjnë kurgjo,u ndanë ata shkuan naltë ne shkuam teposhtë. Prej asaj dite më nuk dijmë kurgjo “ thotë ajo.

Ajo thotë se duke u larguar janë dëgjuar të shtënat e armëve. Sot ajo dëshpërimin po mundohet ta largojë duke punuar kopështin në shtëpinë e saj. Mallin për familjarët e zhdukur mundohet ta shuajë me fotografi por mbushet mllef e lotë sa herë i sheh ato .

Deri më tash janë gjetur kufomat e 45 civilëve shqiptarë të Krushës së Vogel të pagjetur janë edhe 68 të tjerë në mësin e të cilëve edhe djemtë dhe burri i zonjës Batusha.

Edhe sot nuk është zbardhur fati i 1648 personave të pagjëetur të zhdukur në Kosovë në vitet 1998-1999-2000.

Kjo çështje është parë si politike edhe pse është trajtuar si humanitare.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se për të vazhduar më tutje me raportet Kosovë Serbi duhet të zgjidhet cështja e të pagjeturve

“Mund të ketë në letër një formë pajtimi, por defakto pa u zgjidh problemet që kanë dal si trashëgëmi e luftës në rend të parë cështja e personave të zhdukur mirëpo edhe përgjegjësia penale pra ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të dënohen kurrë të gjithë ata që kanë kryer krime por së paku të ketë më shumë gjykime” , tha Blakaj./kallxo.com/

Gashi: UEFA konfirmon se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pranuar konfirmimin nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) konfirmimin se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Konkretisht, UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumin për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018. Me këtë rast,

 Ministri Gashi, pas konfirmimit të marrë e uron tërë komunitetin futbollistik në Kosovës, duke filluar nga Federata e Futbollit të Kosovës, klubet, futbollistët e punëtorët sportiv. “Ne si ministri dhe unë si ministër personalisht, në vazhdimësi dhe me angazhimin më të madh kemi punuar që të vijmë deri tek kjo ditë kur zyrtarisht të na lejohet që të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare në stadiumet përbrenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri. “Dua të njoftoj komunitetin sportiv në përgjithësi dhe atë të futbollit në veçanti se UEFA na e ka dërguar konfirmimin që lejon përdorimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të UEFA-së, dhe më 10 shtator Kosova do të shënojë një fark historik sepse për herë të parë luan në një stadium të pranuar ndërkombëtarisht në territorin e vet dhe nuk ka nevojë të shfrytëzojë arenat sportive të vendeve tjera”, tha ministri.

 “Dua t’i uroj të gjithë ata që kanë kontribuuar që për punën që stadiumi ka ardhur deri në këtë fazë. Po ashtu i uroj dhe u dëshiroj suksese edhe futbollistëve që do ta shfrytëzojnë këtë stadium modern në të cilin kemi investuar dhe jemi angazhuar maksimalisht për të”, ka uruar Gashi.

Vozitje e çmendur në autostradën Prizren-Prishtinë(Video)

0

Në një video të dërguar në KALLXO.com nga një qytetarë shihet një veturë e tipit Golf, ngjyrë hiri, e cila është  duke vozitur në kahjen e kundërt të autostradës, gjë e cila është e ndaluar.

Me 2 gusht, KALLXO.com ka raportuar për një aksident  në autostradë, afër fshatit Trudë, ku kanë mbetur  të vdekur dy persona.

Në këtë aksident një veturë kishte hyrë në kahjen e kundër të autostradës dhe ishte aksidentuar me një veturë tjetër.

 

h