22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Giggs: Bale është gati për ta zëvendësuar Ronaldon

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, mendon se bashkëkombësi i tij nga Uellsi, Gareth Bale, është mjaftueshëm i mirë për ta mbuluar hapësirën e lënë bosh nga largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo.Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” la Real Madridi këtë verë pas nëntë sezoneve, duke u tranferuar për më shumë se 100 milionë euro.

Reali ende nuk ka blerë zëvendësues të 33-vjeçarit me pretekstin se Gareth Bale mund ta marrë rolin e portugezit. Kështu po insison Julen Lopetegui, dhe tani të njëjtin mendim e ka edhe Ryan Giggs.“Kur dikush si Cristiano largohet, atëherë gjithmonë do të ketë më shumë vëmendje dhe presion në lojtarin që do ta zëvendësojë atë sa i përket golave dhe rrezikut”, ka thënë Giggs.“Është një hapësirë e madhe e mbetur bosh, por Garethi ka përvojë tani pasi që ka qenë në klub për një kohë të gjatë. Çdo vit ka më shumë presion mbi të dhe ai e ka përballuar këtë në mënyrë të mrekullueshme”, shtoi ai.

“Është ndryshe këtë vit sepse Cristiano është larguar dhe tani do te këtë më shumë vëmendje mbi lojtarët që duhet t’i zëvendësojnë golat e tij. Por, Garethi i ka shfaqur aftësitë e tij në ndeshjet e mëdha dhe ai mund t’i përballojë të gjitha gjërat që i dalin përpara”, theksoi mes tjerash Giggs.Bale, i cili është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga. Ai ka realizuar dy gola në dy takime.Edicionin e kaluar e përfundoi me 16 finalizime në La Liga, 21 në të gjitha garat.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Lajmet e Fundit