31.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 4638

Kërkohet interpretim ligjor për profesorët e shkollave të mesme të Suharekës me Barchelor

0

Pesë mësimdhënës të Suharekës vazhdojnë punën në shkolla profesionale vetëm me diplomën Barchelor. Sipas ligjit të arsimti mësuesit në shkollat e mesme duhet të kenë të përfunduar masterin.

Situata e krijuar pasi në kohën kur mësuesit ishin rekrutuar kriteri nuk ishte paraparë me ligj ndërsa edhe përkudnër afatit prej disa vitesh për ta përfunduar masterin mësimdhënsit nga Suhareka nuk e kanë përfunduar këtë kriter. Drejtori i Arsimit, Remzi Bytyqi ka pranaur këtë problem duke thënë se tani janë duke pritur një mendim nga ana e Inspektoratit të Arsimit.

“Meqenëse në Shkollën teknike është konstatuar se janë pesë mësimdhënës me kualifikim akademik Bachelor, por që punojnë në arsimin profesional dhe nuk bien në ndesh me UA 5/2015, dhe se ne kishim paqartësi, kemi kërkuar nga zyrtarët e MASHT-it të na sqarojnë se si duhet vepruar me këta.”, ka thënë Bytyqi.

Ai theksoi se mësimdhënësit e kuadrit profesional që janë pranuar përmes udhëzimit administrativ të vitit 2015-të nga Ministria e Arsimit, duhet të vazhdojnë punën dhe se për këtë çështje posedojnë edhe interpretimin ligjor nga MASHT-i.

“Këtë vit Ministria e Arsimit ka nxjerrë Udhëzimin administrativë me numër 10/2018 i cili ka të bëjë për kuadrin e arsimit të përgjithshëm ndërsa për kuadrin e arsimit profesional mbetet ende në fuqi UA 05/2015 i cili përcakton kuadrin e arsimit Profesional. Disponojmë edhe interpretimin ligjor të Zyrës ligjore në kuadër të MASHT-t.”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi i pyetur për të njëjtën çështje, pavarësisht udhëzimit administrativ nga MASHT-i, tha se hapja e konkurseve për këto pozita është kompetencë e komunës dhe jo e tyre.

“Kjo çështje është kompetencë e pushtetit lokal dhe jo e Ministrisë.”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional në nenin 20 tek Praktika Profesionale thuhet se mësimdhënësit që janë pranuar me kualifikimin Bachelor vazhdojnë punën për tre vite shkollore me kusht që gjatë kësaj periudhe t’i përfundojnë studimet Master.

Ndërkaq, për vitin shkollor 2018 dhe 2019 duhet të shpallet konkursi për të plotësuar vendet e atyre mësimdhënësve që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit.

Mamushë: Fëmija shtypet me makinë

0

Një i mitur ka marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në Mamushë.

Sipas policisë shoferi i makinës e ka goditur këmbësorin me melaninë ndërsa ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima sipas policisë ka marrë trajtim mjekësorë në Spitalin e Prizrenit ndërsa policia është vënë në kërkim të dorasit.

Luftë fjalësh SHBA-Rusi, teksa Siria përgatit sulmin mbi Idlib

0

Rusia ka dërguar rreth 12 anije luftarake në Mesdhe, në atë që një gazetë ruse e konsideroi të martën si “përgatitjen më të madhe detare” të Moskës që prej përfshirjes në konfliktin sirian në vitin 2015.

Përforcimet vijnë teksa aleati i Rusisë, presidenti sirian Bashar al-Assad besohet se po përgatit një sulm madhor në enklavën e fundit të zotëruar prej rebelëve, në provincën veriore të Idlibit, transmeton tch.

Rusia, ndërkohë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po mbledh forcat e saj në Lindjen e Mesme, në përgatitje për një sulm të mundshëm ndaj forcave qeveritare siriane.

Të shtunën, fregatat “Admiral Grigorovich” dhe “Admiral Essen” kaluan përmes ngushticës së Bosforit drejt Mesdheut, sipas pamjeve të siguruara nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Një ditë para tyre, fregata Pytlivy dhe aeroplanmbajtësja “Nikolai Filchenkov” u panë të kalonin përmes ngushticave turke që lidhin detin e Zi me Mesdheun. Më herët gjatë muajit ka kaluar në të njëjtën rrugë edhe “Vishny Volochek”, shoqërues i anijeve raketahedhëse.

Gazeta”Izvestia” shkruan se Rusia ka dislokuar numrin më të madh të forcave të saj detare në Mesdhe që prej ndërhyrjes në Siri në vitin 2015 dhe kthimit të luftës civile në favor të Assadit. Sipas “Izvestia”-s, edhe dy nëndetëse janë dërguar në rajon.

Qeveria siriane po përgatitet për një ofensivë të pritshme në provincën e Idlibit, aty ku jetojnë rreth 3 milionë banorë, por që ka edhe një prani të madhe të militantëve të “al-Qaeda”-s apo të tjerë të grupeve rebele siriane. Idlibi është në kufi me Turqinë, duke shtuar edhe frikën se mund të shkaktojë një katastrofë humanitare dhe sigurie gjithashtu.

Por, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të martën qeveritë ruse dhe siriane kundër përdorimit të armëve kimike në Siri.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se SHBA “do t’i përgjigjen çdo përdorimi të verifikuar të armëve kimike në Idlib apo kudo tjetër në Siri, në një mënyrë të shpejtë dhe të përshtatshme”.

Komentet vijnë ndërkohë që Rusia akuzoi sërish rebelët sirianë se po përgatiten për një sulm kimik që Moska pretendon se do të shfrytëzohet për të justifikuar sulmet ajrore të Perëndimit kundër trupave siriane. Megjithatë, analistë perëndimorë apo të pavarur kanë dalë në konkluzionet se kanë qenë forcat qeveritare siriane, ato që kanë kryer disa herë sulme me armë kimike përgjatë harkut 7-vjeçar të luftës civile.

Rrahje në Mushtisht të Suharekës

0

Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Mushtisht të Suharekës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, njofton PK.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Konfiskohet një armë në fshatin Landovicë

0

Policia ka konfiskuar një armë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

“Njësia policore gjatë kontrollimit tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me trembëdhjetë fishek”, njofton PK.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, rasti po trajtohet me procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Mësimi i shqipes në Turqi ishte kërkesë para një shekulli

0

Në prill të këtij viti lajmi për hapjen e një shkolle në qytezën Kemalpasha në Izmir të Turqisë, ku do të mësohej edhe shqipja, qe shpërndarë gjithandej në mediat shqiptare. U cilësua si shkolla e parë ku komuniteti shqiptar, jo i pakët në atë qytet, mund ta mësonte gjuhën amtare. Zyrtarë të Turqisë e të Shqipërisë do ta cilësonin si një hap të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Por jo pak rezultate kishte arritur komuniteti shqiptar në shtetin turk, këtu e një shekull më parë. Për gjuhën kishte kërkesa të qarta. Në disa raste ia doli e tek një shekull më vonë u arrit që shqipja të jetë lëndë zgjedhore në shkollat e Turqisë, në vitin shkollor 207/2018.

Tentimet për arsimim në gjuhën shqipe në Turqi hasen pak para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se ishte gushti i vitit 1908 kur një shqiptar, që quhej Sefer, i kërkonte klubit “Bashkimi” në Manastir që t’i dërgonin libra në shqip pasi ai kishte arritur të mblidhte fonde nga shqiptarët. Po “Bashkimit” i ishte dërguar kërkesë për libra në shqip nga një tjetër shqiptar i Turqisë, pasi ia kishte mësyrë të hapte një librari. Doktorantja e gjuhës shqipe, Rijetë Simitçiu, ligjëruese në Universitetin e Thrakës në Edirne, ka folur për gjendjen e tanishme të arsimit shqip në Turqi.

Më 2016 ishte marrë vendim që shqipja të jetë lëndë zgjedhore në shkolla. Ajo ka treguar se tekstet mësimore për klasat 5 dhe 6 kanë përfunduar, ndërsa mësimi i gjuhës si lëndë zgjedhore ka filluar në vitin shkollor 2017-2018.

“Mësimi realizohet dy herë në javë, kurse akoma nuk dihet një numër i saktë nxënësish që mësojnë gjuhën. Por gjuha shqipe tash mund të mësohet edhe jashtë shkollave nëpërmjet kurseve”, ka thënë ajo. Ka treguar se në Universitetin e Thrakës në Edirne që nga viti akademik 2007-2008 ekziston Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe si i vetmi në mbarë Turqinë. Në vitin 2017, Departamenti numëronte 31 studentë.

Për gjuhën shqipe jashtë Kosovës ka folur edhe doktoranti i gjuhës, Senad Neziri

Arsimi kosovar, ky gjah për çakejt babëzi

0

shkruan: Bejtullah KRASNIQI

Gjithkund nëpër botë, nëpër vende e shtete normale, pushtetarët angazhohen që t’I hetojnë, hulumtojnë, gjurmojnë e zbulojnë dobësitë e funksionimit të institucioneve në mënyrë që pastaj t’i luftojnë ato mangësi. Edhe te ne ka njerëz të vullnetit të mirë, por ata janë të penguar nga klane të interesit dhe ligjet, qëllimisht, të çakorduara të fushave të ndryshme që do të duhej të na e lehtësojnë jetën, por që nuk është ashtu.

Pas pak ditësh do të fillojë viti i ri shkollor. Të gjithë jemi dëshmitarë të frazave bajate që si refren i ndonjë kënge tallava i servohen opinionit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor si: “janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, kanë përfunduar renovimet dhe gëlqerosjet e objekteve shkollore, nxënësit e etshëm për dituri janë përmalluar për mësuesit e tyre, mësimdhënësit mezi presin të takohen sërish me nxënësit e tyre të dashur, blla, blla blla…”. Kronikat e televizioneve tona na bombardojnë me retorikë socrealiste që nuk kanë lëvizur nga koha e Titos e Enverit. Farsat e tilla nuk i ndihmijnë vendit, fshehja e problemeve nën tapet nuk i zgjidh ato, përkundrazi, i shumëzon.

Qytetarët tanë që nuk e njohin problematikën shkollore për së afërmi, mund edhe t’u besojnë kronikave të televizioneve, shkrimeve të gazetave dhe portaleve, por ata që janë të kyqur drejtëpërdrejtë në sistemin arsimor janë në dijeni të shkaqeve që po e rrënojnë shkollën shqipe, dhe për çudi, nuk janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre, qoftë edhe modest, për ta ndaluar rrokullisjen drejt humnerës të shkollës shqipe.

Qyteti i Prizrenit, që nga pas lufta, nuk ka pasur shumë fat me drejtuesit e arsimit. Ata kanë lënë pas vetes një mal me probleme pothuajse të pazgjithshme dhe kanë lënë elementet e tyre turbullues, në këtë rast derejtorët e shkollave sabotues e bojkotues.

Me ndërrimin e pushtetit lokal, kemi shpresuar, shumë kemi shpresuar, se ndryshimet do të jenë të dukshme, sepse edhe koha e kërkon këte. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Në këtë shkrim do të përpiqem të sjell pak fakte konkrete, nga ky det me argumente mbi destruktivitetin e drejtorëve të shkollave tona.
Kohë më parë, Drejtoria e Arsimit e Prizrenit ka shpallur konkurs për vendet e lira të punës. Megjithse kishte disa vende të lira për mësimin klasor, për habi, nuk pati as edhe një vend të lirë për mësimin lëndor! Komuna e Prizrenit ka mbi pesëdhjet shkolla dhe mbi 2600 mësimdhënës. Kryesia e Sindikatës (SBASHK) pranë shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren, duke pasur edhe obligim sindikal, ka hulumtuar dhe përmes burimeve të ndryshme tejet të besueshme, ka arrit të zbulojë një numër relativisht të madh të vendeve të lira të mësimit lëndor.

Një pjesë e këtyre vendeve të lira të punës do të plotësohet duke i sistemuar arsimtarët që nuk kanë pasur numër të mjaftueshëm të orëve, por, një numër i konsiderueshëm mbetet plotësisht i zbrazët dhe do të duhej të shpalleshin të lira.

Është e zakonshme dhe e nevojshme që para fillimit të vitit shkollor, nëpër shkolla të mbahet nga një mbledhje e Këshillit të Arsimtarëve në të cilën drejtori i shkollës i njoftën mësimdhënësit për detyrat që i presin dhe e bënë ndarjen e orëve për arsimtarë. Edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren para dy ditësh u mbajt një mbledhje e tillë. Drejtori i kësaj shkolle, Arif Kabashi, rrëmujën që mbretëron në këtë shkollë e paraqiti si një rregull apsolut dhe kështu kungullin që ua shiti për shalqi, e gëlltitën të gjithë njëqin e sa mësimdhënës që ishin prezent pa asnjë reagim. Kur anëtari i këshillit drejtues të sindikatës u interesua se pse nuk është shpallur i lirë vendi i një arsimtari të gjuhës dhe letërsisë shqipe që tashmë është në pension, shpresojmë të merituar, ai u përgjigj: sepse tashmë e kam pranuar një arsimtare pa konkurs!!! (arsimtarja në fjalë ka qenë punëtore e organizatës SAVE THE CHILDREN dhe jo punëtore e shkollës në fjalë).

Pas reagimit të Kryesisë së Sindikatës me pyetjen: kush ta ka dhënë këtë të drejtë? Ai u mundua t’i ikte përgjigjes, dhe në fund e hodhi topin në teren të gabuar duke thënë: këtë ma ka lejuar Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, natyrisht duke shpresuar se kjo do të kaloj me kaq. Kryesia e Sindikatës, nuk i besoi, sepse e njohin si manipulues të shkathët, prandaj vendosi që këtë rast ta hulumtojë. Pas disa takimeve me njerëz të informuar, po edhe me vetë Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, zbuluam se drejtori i shkollës i kishte gënjyer të gjithë të pranishmit dhe, padrejtësisht, ia kishte hedhur fajin drejtorit të DKA-së. Ky drejtor, për tetë vjet të sundimit të tij, për çdo vit thuaja se ka punësuar njerëz pa konkurs. Cila është arsyeja që ai vepron kështu dhe me kë e ka ndarë gjahun, mbetet të sqarohet nga vet ai ose nga prokuroria jonë anemike.

Gjatë takimit që Kryesia e Sindikatës së shkollës “Motrat Qiriazi” pati me drejtorin e DKA-së, u njoftua për shumë iniciativa pozitive, por që mbetet të shihet a do të mund të realizohen. Njëra ndër këto iniciativa ishte edhe një letër qarkore e DKA-së drejtuar drejtorëve të shkollave të Komunës së Prizrenit me nr: 2118/2018 me nëntitull, Për: Drejtorët e shkollave. Në paragrafin e katërt të kësaj qarkoreje shkruan:

“Në rastet kur drejtori i shkollës nuk i ka adresuar kërkesat/nevojat për mësimdhënës, përkatësisht konkurs në DKA, për vitin shkollor 2018/2019 sipas udhëzimeve në fjalë, do të mbahet përgjegjës. DKA nuk do të nënshkruaj asnjë kontratë pune, as edhe për numër të kufizuar të orëve mësimore, pa institucionin e konkursit”.

Mosrespektimi i kësaj kërkese të DKA-së tregon se sa arrogant dhe sabotuaes janë shumica e drejtorëve të shkollave. Nuk dua t’i fus të gjithë drejtorët e shkollave në një thes, përjashtime sigurisht që ka, por pushtetit aktual i mbetet që t’i identifikoj shumicën destruktive dhe t’ua ndaloj hyrjen nëpër shkolla. Kjo do të arrihej, për këtë jam shumë i bindur, me një auditim të pavarur të keqmenaxhimit të financave nëpër shkolla.

Bojkoti dhe sabotimi i qeverisë lokale është aq i organizuar sa kjo duket qartazi edhe me djegjen e vazhdueshme të kontejnerëve të mbeturinave, me dëmtimin e vazhdueshëm të fidaneve të mbjella nëpër rrugët e qytetit, me dëmtimin e stolisjeve të trungjeve të lisave nëpër qytet etj. etj.

Prandaj Qeverisë Lokale të Prizrenit i duhet të jetë më këmbëngulëse në zhdavaritjen e mjegullës dhe zbulimin e qerdheve të qakejve babëzi, në mënyrë që të frymojmë të lirë. Këtë ia keni borgj qytetit, qytetarëve dhe gjeneratave që po rriten të pa shpresë. Në të kundërtën, pas përfundimit të këtij mandati, mund të përfundoni duke mrizuar nën hijet e lisave skaj Lumbardhit.

P r i z r e n
30. 8. 2018

Drejtori i Arsimit në Prizren flet pas akuzave se piu alkool në orar të punës (Video)

0

Ar Gashi po pretendon se drejtori i Arsimit në Prizren ka konsumuar alkool të martën në oborrin e DKA-së.

Për ta vërtetuar, ai ka postuar disa fotografi në Facebook të drejtorit të DKA-së, Skender Susuri, të martën paradite, të cilat, sipas tij, janë dëshmi që Susuri ka qenë duke konsumuar alkool.

Gashi thotë se u kërcënua nga drejtori dhe një policë hetues në Facebook.

Ndryshe nga Gashi, drejtori i DKA-së, Skender Susuri, e mohon se ka konsumuar alkool. Ky ka një version tjetër, raporton T7.

“Unë i kam 54 vite unë kurrë në jetë nuk jam konsumuar alkoool, as edhe cigare.Unë i përcjelli zakonisht deri tek dera e oborrit të gjithë në rrugë e sipër e kam pa një kanaqe e cila ka qenë e vendosur në lulishtet dhe e kam marrë për me vendos në hedhurinë”.

I pari i Arsimit në Prizren nuk e pranon se e ka kërcënuar Gashin.

“Nëse ai dëshmon gërvishtjen unë marrë përgjegjësi vetëm e kam pyet pse e fotografove drejtorin. Jam mendu për një kallxim penal, jo për rastin po për me mbrojt institucionin”.

Frontal ka siguruar videot ku shihet se Susuri nuk ka qenë duke konsumuar alkool, por vetëm duke e larguar një kënaçe të birrës.

Rastin në fjalë po e heton Policia. Këtë e ka konfirmuar nëpërmjet telefonit rreshteri Vesel Gashi.

Gashi ka kërkuar nga Ar Gashi që nëse ka kërcënime nga ndonjë zyrtar policor, ta paraqes në Inspektoratin Policor.

 

Dënohet me katër vjet burgim, i akuzuari për vjedhje në Prizren

0

Mërgim Kryeziu, të mërkurën, është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, për vjedhje të rreth gjashtë mijë eurove dhe një sasie ari nga i dëmtuari Isuf Jemini, për të cilën vepër është dënuar me burgim prej katër vitesh dhe me gjobë prej një mijë euro.

Para se të shpallej aktgjykimi, i akuzuari ka dhënë mbrojtjen e tij, ku ka mohuar në tërësi kryerjen e veprës penale, megjithëse gjatë marrjes në pyetje në polici dhe prokurori i njëjti kishte pranuar në tërësi veprën penale me të cilën ngarkohej.

I akuzuari ka thënë se megjithëse ka pasur mbrojtës gjatë marrjes në pyetje në polici dhe prokurori, paraprakisht është kërcënuar nga policët që të pranojë fajin se përndryshe do ta rrahin, por se ai këtë fakt nuk ia ka treguar mbrojtësit të tij me arsye se nuk e ka ditur se duhet.

Më pas, palët në procedurë kanë dhënë fjalët përfundimtare, ku prokurori Shpend Binaj ka thënë se gjatë seancave të shqyrtimit gjyqësor, nga administrimi i provave dhe deklaratave të vetë të akuzuarit gjatë fazës së hetimeve, me padyshim është vërtetuar që i njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Prokurori Binaj ka thënë se gjykata nuk duhet të marrë parasysh deklaratën e të pandehurit sa i përket kinse kërcënimeve të marra nga organet e rendit gjatë dhënies së deklaratës së tij në fazë të hetimeve pasi që i njëjti ka pasur mbrojtës dhe i janë respektuar të gjitha të drejtat, po me këtë veprim dëshiron t’i ikë përgjegjësisë penale.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rexhep Kabashi, ka deklaruar se organi i akuzës me asnjë provë nuk ka arritur të dëshmojë se klienti i tij ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, por se krejt aktakuza është bazuar në dy deklaratat e të akuzuarit të dhëna në fazën e hetimeve.

Kabashi ka thënë se deklaratat e të akuzuarit në fazën e hetimeve nuk mund të paraqiten si prova të vetme për të dënuar të akuzuarin por mund të shërbejnë si bazë për t’i bërë pyetje të njëjtit dhe se duhet të ketë prova tjera që mbështesin deklaratat e të akuzuarit për fajësi.

Gjyqtarja e rastit, Tetuta Krusha, pas përfundimit të gjykimit, ka shpallur fajtor të akuzuarin Kryeziu dhe të njëjtin e ka dënuar me katër vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë, duke treguar se i akuzuari ka pasur edhe rast tjetër për vepër penale të vjedhjes andaj ka shqiptuar dënim më të rëndë me qëllim që të arrihet efekti te i pandehuri që të mos kryejë vepra tjera penale në të ardhmen.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Mërgim Kryeziut, të cilin e akuzonte se më 20 gusht 2016, ka hyrë në banesën e të dëmtuarit Isuf Emini me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Sipas aktakuzës, i akuzuari ka hyrë në banesë përmes derës së ballkonit të banesës dhe pas kontrollimit të dhomave të banesës, në dhomën e gjumit ka marrë një sasi të arit dhe para në shumë prej 6 mijë euro, ndërsa amë pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes./betimiperdrejtesi/