14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 4649

Politikani

0

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Si duket
politikani i mirë këtu
është ai që ka bërë kirurgji plastike
të cilit i kanë vënë në fytyrë lëkurë nga bytha
flet pak
por kur flet
nuk thotë asgjë
nuk e bënë asnjë hap përpara
as prapa apo në të majtë a në të djathtë
që të mos lodhet populli që ka lindur veç për ta ndjekur
dhe gjithmonë me kokën lart dhe shikim të vendosur
duke shikuar nga e ardhmja e vendit natyrisht
nxjerr ca bizhuteri nga thesari i fjalorit politik
unë e përfaqësoj qeverinë
gjindem këtu për t’iu ndihmuar
dhe vazhdon me
qytetarë të nderuar
premtimet tona kanë arritur çdo cep të vendit
në çdo shtëpi në çdo arë
ngjashëm si reklamat e coca cola-s
por ne po punojmë ditë e natë që para kësaj kompanie
ta zëmë një vend në OKB
rroftë Filani
rrofshin shokët tanë të rënë
duke e përfunduar leximin e fjalimit të shkruar
(si të ishte një ese klasik)
me një citim
hani mut
është e pamundur që me miliarda miza ta kenë gabim
Pasi ta mbaron fjalimin
buzëqesh
derisa në xhaminë e afërme
disa të shenjtë qajnë
sepse ata e dinë se në çdo minutë në këtë planet
lind një budalla

Kam një jetë duke të pritur

0

Poezi nga Robert Shvarc

Eja, kokën dua t’a mbështes,
Mbi gjirin tënd të tallazitur.
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes,
Se kam një jetë duke të pritur!

Eja, dua të kridhem te ti,
Thellë e më thellë, siç di vetë.
Në mos qoftë as kjo dashuri,
Më thuaj, ç’dreqin mund të jetë?

Joshua “harron” Povetkin: Po mendoj për emrin e rivalit të muajit prill

0

Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë botë në peshën e rëndë ndaj rusit Alexander Povetkin më 22 shtator në stadiumin “Wembley”, por boksieri britanik e ka mendjen tek sfida që do të zhvillojë prillin e ardhshëm.

Kampioni i botës e konsideron një sfidë të fituar duelin me rusin, ndaj pret të mësojë se cili do të jetë rivali i parë për të i 2019-ës. Wilder dhe Fury do të përballen mes tyre në nëntor ose dhjetor të këtij viti dhe me shumë gjasa Joshua do të duelojë me fituesin e kësaj sfide.

“Mendoj se sfida më e rëndësishme tani për tani në peshat e rënda është ajo mes meje dhe Wilder dhe jo kjo që do të zhvilloj ndaj Povetkin. Unë dua që të përballem me më të mirët, ndoshta kjo gjë do të ndodhë vitin tjetër. Ndaj po mendoj për të ardhmen, për atë që do të ndodhë në prill”, u shpreh Anthony Joshua (21 fitore dhe asnjë humbje si profesionist), kampion bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Bashkia Kukës dhe Komuna e Prizrenit, aksion pastrimi në të dyja anët e kufirit

0

Të rinjtë e “Smile Albania” vazhdojnë aksionin e tyre për një Shqipëri turistike dhe ambientale. Këtë herë ata ishin në bashkinë Kukës dhe komunë të Prizrenit për aksionin e pastrimit në të dyja anët e kufirit, në Morin.

Së bashku me të rinjtë ishte i pranishëm dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili shprehu mirënjohje për të rinjtë që presin turistët e huaj jo vetëm me buzëqeshjen e mirëseardhjes, por dhe me pastrim.

Ministri Klosi u shpreh se “projekti “Smile Albania” po konkludon dhe jemi në 10-ditshin e fundit të një përpjekjeje tonë dymujore për të dëshmuar se në Shqipëri ka mikpritje për këdo turist, vendas apo të huaj. Kemi dy muaj që në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha pikat hyrëse ne kemi shpërndarë buzëqeshje dhe bashkë me buzëqeshjet kemi shpërndarë edhe nevojën që të kemi edhe më shumë pastërti”.

Ai tha se “një falënderim shkon dhe për dy kryetarët e bashkive, të bashkisë së Kukësit dhe të komunës së Prizrenit që mbështetën këtë nismë të projektit “Smile” për të pastruar zonën ndërmjet dy kufijve. E bëjmë në mënyrë simbolike dhe të nevojshme. E bëjmë në mënyrë simbolike, pasi kemi nevojë që të dëshmojmë se nuk ka kufi dhe ne në të dy anët e bjeshkëve e kuptojmë se turizmi është një industri që duhet ta zhvillojmë me shumë sukses. E bëjmë në mënyrë simbolike, që dy bashkitë, e Kukësit dhe e Prizrenit, ndihmojnë për të pastruar në këtë moment kur hyjnë kaq shumë turistë vendas dhe të huaj”.

Gjithashtu Klosi shtoi se “në mënyrë simbolike ka ardhur koha që ashtu siç e tha edhe kryetari i bashkisë së Kukësit për të parë projekte rajonale, jo vetëm për turizmin, jo vetëm për ta parë këtë zonë një produkt turistik që turistët të gjejnë bukuritë e bjeshkëve, pa parë se ku është vija e kufirit, por njëlloj të gjejnë mikpritje si në këtë anë dhe në atë anë të kufirit, për të pasur mundësinë që këtë zonë ta trajtojmë së bashku me projekte natyrore, por edhe mjedisore, për të parë së bashku me qeverinë e Kosovës që liqenin e Fierzës ta mbajmë pastër nga prurjet e lumenjve dhe të kemi mundësinë që këtë zonë kaq të bukur mos ta ndotim me mostrajtimin e duhur të mbetjeve urbane në të gjitha qytetet dhe njësitë administrative të kësaj zone të malësisë”.

“Por po ashtu e bëjmë për të parë fare qartë që në këto ditë, derisa të mbyllet sezoni turistik, deri në fund të shtatorit, ata që do të kalojnë pikën e Morinës, turistët, por sidomos vëllezërit tanë nga Kosova, të gjejnë jo vetëm buzëqeshjen e projektit ‘Smile’, por edhe një pastërti shumë të nevojshme në gjithë këtë zonë, në të dyja anët e kufirit. E them këtë, sepse siç kishim statistikat që vijnë nga drejtoria e policisë, vetëm në katër orët e para të mëngjesit, 04:00 – 08:00, kanë hyrë 32 mijë shtetas kosovarë që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për pushime, duke shfrytëzuar pas festës së Bajramit, 10-ditshin e fundgushtit, por edhe dyjavëshin e parë të shtatorit dhe vetëm sot në një ditë, pritet që të kalojë numri 70 mijë i shtetasve kosovarë që vijnë për turizëm në Shqipëri”, – vijoi ministri Klosi.

“Është një numër i konsiderueshëm, që të çon te debati për praninë e turistëve të huaj, një debat që nuk ka shumë vlerë, por vlera më e madhe është që ne duhet të vazhdojmë të presim turistët e huaj. Shqipëria, pa dyshim, edhe në këtë vit, do të kalojë numrin e 5.5 milionë turistëve të huaj dhe po t’i shtojmë edhe turistët shqiptarë në shifra që kthehen në 6 milionë turistë që kanë shfrytëzuar bregdetin dhe pasuritë tona natyrore. Por pika e Morinës është shumë e nevojshme për të qenë sa më mikpritëse dhe sa më e pastër, pasi në një vit ne presim mbi 1.7 milionë shtetas kosovarë që kalojnë këtë pikë kufitare dhe vijnë të kalojnë pushimet në Shqipëri. E kemi shumë të nevojshme atë që kemi thënë edhe në takimet që bëmë në Prizren, edhe këtu në Kukës dhe vazhdojmë ta themi: bregdeti është i njëjtë, bregdeti është i përbashkët, bregdeti nuk ka ndarje për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, mikpritja është e njëjtë, mikpritja është e përbashkët, mikpritja shqiptare është e njëjtë për të gjithë qytetarët në të dy anët e kufirit. Ndaj dhe ne do të bëjmë sot këtë aksion dhe operacion simbolik, do të bëjmë një aksion që mbulon të gjithë sipërfaqen nga kufiri kosovar deri në afërsi të liqenit të Kukësit për ta pasur mundësinë që të bëjmë një situatë më të pastër edhe nga fluksi shumë i madh i njerëzve që jo gjithmonë e kanë kërkesën e tyre të parë për të mbajtur të pastër mjedisin”.

“200 të rinj të projektit “Smile” nga Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Tirana dhe të rinj të projektit “Smile” që kanë qenë gjatë gjithë kohës në pikën e Qafë-Morinës do të punojmë sot për ta bërë këtë sipërfaqe shumë të pastër. Falënderoj kryetarin e bashkisë së Kukësit që iu bashkua operacionit dhe kryetarit të komunës së Prizrenit që iu bashkua anës tjetër për të krijuar një operacion të përbashkët simbolik, për të vazhduar më tej me operacione të tjera, të cilat do të kërkojnë që edhe atë që ka logo projekti “Smile”, që të mbajmë pastër që të gjejmë pastër. Ne do ta përpiqemi që të vazhdojmë edukimin mjedisor si një ndër gjërat më të rëndësishme që qeveria shqiptare, Ministria e Mjedisit dhe e Turizmit do të kenë edhe në vitin e ardhshëm, në kuadër të një Shqipërie europiane turistike”, – tha Klosi.

Në fund ministri Klosi falënderoi të rinjtë e “Smile Albania”për operacionin që kanë ndërmarrë gjatë këtyre dy muajve. Ai gjithashtu bëri thirrje që në këto 10 ditë që kanë mbetur të jemi çdo ditë në krye të detyrës dhe me të njëjtin entuziazëm si ditën e parë kur filloi operacioni “Smile Albania”.

Numri i gjobave për 24 orët e kaluara, 1 mijë e 176

0

Një mijë e 176 është numri i tiketave të trafikut të shqiptuara nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

59 aksidente kanë ndodhur dje, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 22 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 37 sosh pa të lënduar.

Janë arrestuar 14 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajte të dënimit.

Konfiskohet një pushkë automatike në Dragash

0

Policia ka kontrolluar një shtëpi të një të dyshuari në Dragash, ku ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK 47 me dy karikatorë dhe 50 fishek, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Barcelona planifikon t’ia zgjasë kontratën Valverdes

0

Barcelona po i planifikon bisedimet për zgjatje të kontratës së Ernesto Valverdes, raporton Mundo Deportivo.

Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale, andaj ata shpresojnë që ta mbajnë në Camp Nou edhe për një vit tjetër.

Drejtori i futbollit te katalunasit, Eric Abidal, do të ulet në tryezë me të muajin e ardhshëm, dhe do t’i nisin negociatat për një marrëveshje të re.

Në Suharekë gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie

0

Policia e Kosovës, dje, ka pranuar një informatë që në fshatin Gjinoc të Suharekës se është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, shkruan PrizrenPress.

Një ankues mashkull i komunitetit shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborr të shtëpisë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar. /PrizrenPress.com/

Kam vdekur shtatë herë sot

0

Nga Artan Gjyzel Hasani

Kam vdekur shtatë herë sot

…por ti s’e di
askush s’di gjë për vdekjet e mia
shtatë sa mrekullitë…

ishte herët mëngjes
një zog që e gjeti të prishur strehën
më kujtoi foletë që dikur kisha
dhe u mbyta në filxhanin e kafesë…

ishte ora 8 kur ndodhi e dyta
i telefonova shtëpisë sime në Shqipëri
“Alo…mami…si je?”
pastaj u kujtova që aty nuk banon më askush
tymosa një cigare dhe vdiqa…

e treta do të ketë qenë në mesditë
kur ndërsa shihja veten në pasqyrë
sytë e tim eti më thanë
“nuk ia vlen, sado që të përpiqesh, biri im,
gjithnjë do të ndodhë diçka
dhe fundi do të të duket fillim…”

në 4 pasdite ndodhi e katërta
kur u ktheva nga puna për në shtëpi
kontrollova në kutinë postare
veç zarfa bankash, fatura dhe gjoba,
asnjë letër dashurie…

e pesta ndodhi në muzg
i tronditur nga buzëqeshja e tij
u përpoqa t’ia fshi lotin një kllouni
nuk munda, ndaj ia hoqa maskën
dhe isha unë ai…

tjetra si zakonisht në mbrëmje
kur të gjitha pemët e botës më duken mimoza
zgjata duart t’i përkëdhel, por ato nuk ishin
në atë orë unë gjithnjë bëhem pluhur
rërë në erë…
pjalm endacak…
vdekje aromatike…

me puthjen e jetës më ringjalli nata
për t’i varrosur gjashtë vdekjet nëpër vargje
ia lexova mungesës tënde
dhe kjo ishte e shtata…

/ KultPlus.com

Fluks i madh i automjeteve në pikën kufitare të Vermicës

0

Pika kufitare e Vërmicës është përballur nga një fluks i madh i automjeteve që janë nisur në drejtim të Shqipërisë. Udhëtarët po ankohen për kolonat e gjata që u krijuan deri në disa kilometra në këtë vendkalim kufitar.

Zyrtarë të kësaj pike kanë konfirmuar për RTK-në se ka kolona dhe se policia kufitare e të dy vendeve po punon me kapacitet maksimal.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve që janë nisur në drejtim të Shqipërisë, është bllokuar segmenti Morinë-Kukës, pjesë e rrugës së Kombit.

Radha e automjeteve ishte shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.

Shkak për këtë gjendje janë punimet që po bëhen në ura që detyron që komunikacioni të zhvillohet vetëm në një korsi.

Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar, pasi radha e automjeteve është shumë e madhe.

Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun, duke mbajtur rendin në trafik.