Politikani

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Si duket
politikani i mirë këtu
është ai që ka bërë kirurgji plastike
të cilit i kanë vënë në fytyrë lëkurë nga bytha
flet pak
por kur flet
nuk thotë asgjë
nuk e bënë asnjë hap përpara
as prapa apo në të majtë a në të djathtë
që të mos lodhet populli që ka lindur veç për ta ndjekur
dhe gjithmonë me kokën lart dhe shikim të vendosur
duke shikuar nga e ardhmja e vendit natyrisht
nxjerr ca bizhuteri nga thesari i fjalorit politik
unë e përfaqësoj qeverinë
gjindem këtu për t’iu ndihmuar
dhe vazhdon me
qytetarë të nderuar
premtimet tona kanë arritur çdo cep të vendit
në çdo shtëpi në çdo arë
ngjashëm si reklamat e coca cola-s
por ne po punojmë ditë e natë që para kësaj kompanie
ta zëmë një vend në OKB
rroftë Filani
rrofshin shokët tanë të rënë
duke e përfunduar leximin e fjalimit të shkruar
(si të ishte një ese klasik)
me një citim
hani mut
është e pamundur që me miliarda miza ta kenë gabim
Pasi ta mbaron fjalimin
buzëqesh
derisa në xhaminë e afërme
disa të shenjtë qajnë
sepse ata e dinë se në çdo minutë në këtë planet
lind një budalla

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit